MOMENT X

60959238_redwinewoman

Rrëke vere

Kullojne mbi gjoksin e saj

Rrëke të shndritshme loti

Ku lundron shpresa

Mbi shtratin e bardhë

Flokë të shpërndarë gjithandej

Derdhen denjësisht të lodhur

Mbi aromë trupash

Hijet e dhomës

Luajnë me orët që numërojmë

Nëpër mëndje. Shpejtësia

e një makine që nxiton jashtë

dhe perdet që varin kryet

në errësirën e pafund.

Dua ti flas,

Por fjalet si të nisura prej së largu

Nuk vijnë, ato

Jane kafshë që shoqërojnë

Zërin prej thellësive.

E shoh si merr frymë,

Si perëndon ngadalë

fjala. Nën këmishën time të zbërthyer

mbi trupin prush të nxehtë

prekjet e saj epshore

fshihen si yje të tejbotshëm

Frymëmarrim qetësisht, por zemra

tinëz gufon brenda kafazit

na mjafton një vështrim

një prekje e parashikueshme

një psherëtimë krejt e lehtë

mbi buzë që të bëjmë

dashuri sërish …

      

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).