Mizantropia mbi Gërdec

Mizantropia mbi Gërdec Arbër Zaimi Përballja e njeriut me poshtërsinë është gjithherë tronditëse, por në disa raste kjo e fundit është kaq e madhe sa të lë pa fjalë, krijon momente të papërshkrueshme e të pakomentueshme. Në këtë cep të parëndësishëm të botës këto momentet në fjalë zgjasin, shtrihen në kohë, bëhen shpirtshkatërruese, mendjembytëse. Ekuilibrat natyrorë brenda homo

38 Komente

Përse e kërkon fajin tek 50vjetët e shkuar?
Përse e kërkon fajin tek 20 vjetët e fundit?
Përse analizon të gjitha shkaqet e mundëshme, por nuk thua që ata që thonë:"“E kush vallë po e rruan për Gërdecin, të gjithë përpiqen të përfitojnë, edhe juve që shkoni e i ndihmoni, për të përfituar shkoni...”, ndoshta kanë arsye që të besojnë se, edhe ju, shfrytëzoni Mjaft-in si trampolinë për tu hedhur një të nesërme në politikë?

 

O edrus, po mohon praktikisht cdo lloj marredhenie njerezore.

E megjithate po ndjek logjiken tende, ne shkrim e them se cdo politike ngrihet mbi ngjarje e situata te njerezve,e komuniteteve qe shpesh sherbejne si baze per demagogjine e politikaneve etj etj. Natyrisht qe politikanet e perdorin nje ngjarje qofte dhe fatkeqe per t'u promovuar. Po i dorezohemi ketij fakti, se s'kemi c'bejme...

Por nuk ke legjitimitet te promovohesh kur nuk ke bere asgje. Pra une e kuptoj disi te promovohesh kur ke dhene nje ndihme - tipit meqenese une i kam dhene edrusit nje qese me karamele jam njeri i mire, por nuk e kuptoj dot aspak te kerkosh te promovohesh pa dhene asnje ndihme - tipit, te dalesh nje here ne vit te thuash qe edrusi ka kohe pa ngrene karamele, por e ka fajin sala...

Sol, Mjafti ka qënë (bile edhe është dhe shpresoj që të mbetet) "partia" e vetme shqiptare që ka simpatinë dhe mbështetjen time në çdo iniciativë të sajën.
Këtë mbështetje timen (një pikë ujë në oqean kjo) e kam dhënë dhe do ta jap pa rezerva sepse VËRTET Mjaft-i ka bërë Shumë për zgjimin e ndërgjegjes qytetare në Shqipëri dhe sepse shikoj tek të rinjtë e saj një impenjim, një idealizëm dhe entuziazëm të pastërt për të bërë shumë më tepër se sa (shpesh) vetë politika institucionale.... ta them këtë sepse nuk po mohoj asnjë lloj mardhënie njerëzore apo që po lë mënjanë gjithë ç'kam patur e kam respekt për djemtë dhe vajzat e Mjaft-it, por që në komentin tim të mësipërm provova që të flisja me llogjikën e një të treti që rrethanat e kanë çuar të zhgënjehet nga se si kanë shkuar.

P.s: Në fillim të komentit fjalën parti e futa në thonjëza, por.... dhe kjo është një bindje e imja, sikur vetë Mjaft-i të kishte ndërruar statusin, nga OJQ në një parti, jam i bindur që tani do të qeshnim me 2% që do t'i ngelej Ramës dhe Berishës dhe jo me 2% që marrin forcat e reja politike smiley

Shkrim i nje femije qe revoltohet pse mungon nje solidarizim idealist masiv.

Nuk mund te pres me shume. Do e kuptoje kur te rritet.

Lule Kodra,

na te te jap nje fabul une ty dhe futi nje roman kete jave :

Ishe njani donte njanen. Kjo njana shkoi ne plazh me nji qeter. Ky njani  i ndoqi nga pas. Kjo njana me kete qetrin u futen ne det te laheshin. Oh oh , ata ne det. Ky njani rrinte ne breg ene hante thonjte smiley

Donte ti ndiqte dhe atje m`det. Nuk e bente dot . Nuk dinte not.

Kur te kesh nevoje per nanji fabul tjeter me baj za. smiley

Morali i fabules sime dhe romanit qe do besh ti  : nuk mesohet noti ne te thate. smiley

Tani ik e lexo gazeten SOT dhe kompleto informacionin per ndonje shkrim konkurrence me Kacin .

P.S. Kot me te pyt:  jo shume produktiv kete jave, si keshtu ?

 Me fabulen tende prej shkesi "njish" ne Kavaje, maksimumi qahet me te madhe, per sesi ndertohet shpirterisht nga brenda nje njeri tek oborri i PDsmiley) Morali jot, qe te vrasesh ne mes te dites per perfitime ne leke, na qenkesh e barabarte ne vlere me te mesuarin not per te kap nje femer ne Qerret(...e aq me keq per te thene ne "menyre inteligjente" qe kush ankohet, eshte i deshtuar ne krim-karrieren) me duket ose deshtim logjike, ose akoma me keq....Vetem se ti the, qe lexon gazeten Sot, dhe nje njeri si ty, ka enderren e duhur...por je akoma duke mbrujtur me teknikat e KACIT,(denoncuesit te Ufove) dhe kjo tregon qe ke rruge te gjate per tu bere notarsmiley)

Hudhu andej nga Facebooku Kothe, se kom shkrujt nje poezi per Kacin. Per produktivitetin, me qe ra llafi.

Kjo fabula jote me duket me shume moral. Noti nuk mesohet ne te thate. Me behet qejfi gjithashtu qe nuk je kunder te mesuarit te notit. Per nje sekonde mendova se ishe kunder notit, (solidarizimit idealist masiv). Ti ne fakt paske notuar kur ne i binim majmunit me shpulla. Apo po tregon historira tek peshku ne te thate???

Mu me pelqen ky termi, "solidarizim idealist masiv". Nuk e di ama se cili nga faktoret e ketij termi mungon edhe pse Gerdeci eshte rrezik i perseritshem. A mungon solidarizimi, idealizmi, apo masivja? Me duket se aty tek e para mbetemi ne breg neve, se keshtu tek e tek, e cajme Otranton me gome Zisi. Nga dy here bile.

Na trego edhe nje fabul tjeter, o Ezop.

Nje shkrim shume i mire Arber.  

Nuk e di pse po mu kujtua nje fragment i Bobby Sands (i burgosur per terrorizm ne burgun Maze ne Irlanden Veriore) nga filmi HUNGER i Steve McQueen.

 

Taking my life is not just the only thing I can do, it is the right thing to do. 

E ç’është më absurdja, jetët e atyre që vdiqën janë vlerësuar me dy milionë lekë, njëzet mijë dollarë. Një njeri është vlerësuar sa një Wolkswagen Golf, këtë çmim i ka vënë elita e opinionit publik, klasa jonë e nderuar politike.

Thenia e dites!

Po te mos na mbyste apatia, duhet te ishte piskama e dites...

o artikull shkrues,paske bere roman!

Këto mitingje, ku nuk u fol shumë për tragjedinë, kanë kushtuar pa frikë sa rindërtimi i dy shkollave në Gërdec. Apo i katër shtëpive...

 

Jam kurioz si i ka llogaritur  Arberi, shpenzimet e mitingut te opozites ,qe jane te barabarta me dy shkolla,dhe 4 shtepi?

 

Do te ishte shume interesante qe te dinim sa kushto nje miting tek Sheshi Skenderbe.,dhe tek ai i Nene Terezes!

 

Lule,

na nji fabul tjeter per romanin e javes tjeter :

Njani donte te shifte televizor dhe zihej me nipcen e vogel. Nipi kerkonte te shikonte filma vizatimore, ai njani lajme dhe sport.

Cdo dite grindeshin, po ai njani si i mocem i dha dum. Dorezohem tha, televizori eshte i joti or shejtan.

Shkoi te flinte . Ne ender shikonte Tomi dhe Xherin duke luajtur futboll.

Do moralin e kesaj  apo do dhe nje fabul shtese per ta bere me te kuptueshme. ;P

P.S. Llukan si admin ! Keta djemte e ndermarrjes nuk duan as verejtje as keshilla . Mire kete e di une , po pse duhet te detyrohem une te spjegoj se cdo me thene :

Mua ma ka mesuar bicikleten nje shoku i mamit ? smiley

Nuk kemi nga ato gjerat e qemotit ju atje e qe quheshin : forma edukimi ? smiley

Inxhinjer, faleminderit qe ekziston dhe qe komentove pikerisht ne kete shkrim. Verteton qe njerez si ata qe me bene te shkruaja kete shkrim nuk njoh vetem une, por gjellojne gjithandej.

Someone who thinks well of himself is said to have a healthy self-concept and is envied. Someone who thinks well of his country is called a patriot and is applauded. But someone who thinks well of other humans is regarded as hopelessly naïve and is dismissed.

Sol, Asgje e re nga fronti veriut (Gerdecit) Kjo dihet. Ajo qe nuk dihet eshte kur do te jete gerdeci radhes.Perseri i njejti ritual dhe gjithcka arkivohet.

Me shqetson kjo dite me kete shi si ne naten kur plaka Nice varroste kolonelin Z smiley

Spiritus, Gerdeci i radhes eshte duke ndodhur.

Ne nje rrobaqepesi anash Tiranes jane rreth 200 gra qe punojne 12 ore ne dite, e kur kthehen ne shtepi marrin pune me vete per te gjithe familjen - duke nxjerre syte mbi qendisma e mbi qepje. Paguhen 170 usd ne muaj.

Ne nje fabrike kepucesh aty afer jane vajzat e reja qe punojne vetem me nje dite pushim ne jave, dhe 12 ore ne dite, dhe ato po ashtu marrin pune me vete per te punuar dhe kater ore te tjera ne shtepi.

Ne nje shtypshkronje ne mes te tiranes me dhjetera punetore punojne nen efektin e kimikateve. 30 min ndenja aty dhe kisha nevoje te pija qumesht qe te vija ne vete. pjesa me e madhe e punetoreve qene kineze (a thua s'jane njerez). Kinezet, o Spiritus, cuna e goca, kishin tre vjet pa bere as edhe nje dite pushimi, dhe jane ne dispozicion 24 ore. Ata flene ne shtypshkronje. Por edhe shqiptaret aty punonin minimalisht 8 me 18...

Dhe si keto raste ka shume ne Tirane. Po te dalesh me tej ajo rroga 170 dollareshe behet 130, dhe orari nga 12 ore behet 16.

Dikush me tha dje, a mos valle duhet te plase kiameti qe te ndergjegjesohen njerezit? A e dine keta politikanet e mitingjeve qe Gerdeci edhe para shperthimit ka qene shume keq. A e dine se c'abuzime ka patur ne ate fabrike? C'do behet me Gerdecet e tjere, do presim te plasin...(dhe pasi te plasin do t'i leme viktimat te vuajne dhimbjen e tyre, si njerez pa njerez qe jane, per te cilet nuk na behet vone ne perspektivat tona te ngushta dhe ne rrathet tone familjare...Do veprojme sic sugjeron inxhinjeri???)

 

Sol, me fal qe po te drejtohem ty se s'besoj qe pergjegjesia bie mbi ty apo nje person tjeter ne veçanti, madje mendoj qe teorikisht une kam te njejten pergjegjesi qe ke ti, pavaresisht se s'bej pjese ne asnje organizate.Po te drejtohem vetem meqe solle keto shembuj.

  Une nuk gjej asgje me te mire te perfaqesuesit e Mjaftit po ti krahasoj me politikanet qe shahen prej tyre. Mjafti perdori Gerdecin kunder politikaneve, nuk perdori Gerdecin per te sensibilizuar njerezit qe DUHET te pretendojne nje jetese me te mire, kushte pune me te mira, qe DUHET te njohin cilat jane te drejtat e tyre, qe DUHET te mundohen per nje te ardhme me te mire. Nuk me duket qe ndonje po mundohet tu hapi syte njerezve per gjerat qe MUND te kene, po u hapen syte vetem aq sa u duhen per te fituar emer, vemendjen e televizionit, te gazetave etj etj.

 Patjeter qe ju keni nje site, ku çdo njeri jo APATIK mund te hyje, po me thuaj: Sa nga keto gra dhe vajza qe punojne aty e kane pare ndonjehere kete site, dhe sa prej tyre e dine çfare dmth APATIK??? Do e kuptonin te gjitha gjuhen me te cilen shkruani artikujt??

 Une jam shume kurioze te di çfare u thoni ketyre njerezve aty ku shkoni.

Si e perdori Mjafti Gerdecin?

Po ta kish perdorur Mjafti Gerdecin, se pari ti do te dije se c'marredhenie jane ndertuar me familjaret e viktimave, do te dije se c'kane bere aktivistet e Mjaftit, do te dije dhe c'kane perfituar. Mjafti nuk perdor Gerdecin per te share politikanet, ky pohim eshte i palogjikshem. Gerdeci eshte nje nga provat qe politikanet tane jane fajtore! Nese dikush vret une nuk perdor kete fakt per ta futur ne burg, nese dikush vret eshte kriminel dhe denohet!

Sa per ato grate dhe vajzat, nuk futen ato ne uebsajt, futen njerezit si ty, qe besoj e dine c'do te thote apatik.

Ato grate dhe vajzat ne kemi vendosur te mos i PERDORIM, te mos e ngreme ceshtjen e tyre, sepse keshtu do te binin rehat te gjithe, se kane paranojat e PERDORIMIT nga mjafti. Po i leme te paperdorura, se mbase rregullohet ceshtja vetiu.

Iris me vjen keq qe nuk e ke lexuar shkrimin me vemendje...diku aty une them qe zgjidhjen e problemeve te individit dhe te komunitetit e jep sistemi, e ky kontrollohet nga politika. E politika ne momentet e sotme te marketingut patjeter qe do i perdore problemet qe zgjidh per t'u promovuar. Por eshte ilegjitime te promovohesh nepermjet problemeve te cilat as nuk i ke zgjidhur, e as nuk i ke perballur ndonjehere.

 E drejte, ne website futen njerez si une, po une s'kam nevoje te ndergjegjesohem, se une s'le njeri te me shkele te drejtat. Nese artikujt  i shkruani per mua (ose njerez si une) ath dalin te panevojshem. Nese i shkruani per politikanet, duhet me pyt veten : Ke po prisni te reagoje?? Nuk besoj qe ndonjehere ka pasur efekt ti tregosh kriminelit viktimen per te pritur qe ai te qaje dhe ti nderi doren.

 Lidhjet tuaja me familjet e Gerdecit une s'jam askush qe ti ve ne dyshim, nuk mendoj se jeni te pashpirt, se s'kam arsye. Une besoj te deshira e individit per te ndryshuar jeten e vete, dhe jo te ajo e individit per te ndryshuar jeten e te tjereve. Besoj qe ti besh thirrje altruizmit te njerezve s'ka kuptim. Ky altruizem do zgjase aq sa te hyjne interesat ne mes. Miresia e njerezve ka kufi kur e shikon qe tjetri s'do te luaje vendit. Dhe njeriu s'ndihmohet duke e mare ne krah, po duke i treguar si te eci.

p.s: po s'u kuptuam s'u kuptuam, s'ka problem.

Iris, ndergjegjesimi nuk nenkupton te reagosh kur te shkelen te drejtat, mendoj se kete e ben kushdo, kjo vjen per efekt reaksioni. Ndergjegjesimi (dhe aktivizmi) - kundrejt apatise, do te thote qe ti te reagosh edhe kur shkelen te drejtat e tjeterkujt...Uebsajti i drejtohet pikerisht njerezve si ty, qe te mund te ndertojne nje lloj solidariteti per te penguar ate abuzimin ndaj te cilit reagimi i vetem i individit te abuzuar nuk do te kishte te njejtin efekt me reagimin e nje shoqerie te tere.

E vertete qe njeriu nuk ndihmohet duke e marre ne krahe etj etj, po nga ana tjeter eshte po aq e vertete qe shume njerez qe kane ditur te ecin, e kendejpari ecin pergjithesisht vetem, e kane pesuar (si ne Gerdec fjala qe vjen).

Nuk mendon se do te qe mire nese njerez qe kane zgjedhur rruge te ngjashme ne jete te ecnin prane e prane? Nuk do te qe mire qe njerez qe ecin ne rruge te ngjashme te ruanin njeri-tjetrin?

"Nuk do te qe mire qe njerez qe ecin ne rruge te ngjashme te ruanin njeri-tjetrin?"

 Tani po me thua qe perfaqesuesit e Mjaftit ecin ne rruge te ngjashme me njerezit qe punojne ne fabrike 12 ore??? 

 Nese ju nuk arrini te ndergjegjesoni ata njerez eshte vetem sepse nuk ecni ne rruge te ngjashme me ta. Ju perceptojne njesoj si çdo pale kepuce me lluster qe shkel balten e Gerdecit sa here i duhet foto per gazete.

 

 

Ke perceptim te gabuar, gjithsesi, sa i perket kepuceve me luster te aktivisteve te mjaftit. shumica jane studente, dhe nuk kane rroga te medha, lidhje politike apo perspektive te shndritshme.

Por edhe logjika calon, ndergjegjesimi nepermjet uebsajtit, sic ta thashe i drejtohet njerezve si ty, te ngjashmeve, atyre qe dine te kuptojne fjalen apati dhe qe kane nje dimension human.

Njerezit qe punojne ne fabrike etj duhen ndihmuar ne kete moment, ndergjegjesimi vjen ne nje faze te dyte!

Ajo qe thua ti, ta mesosh te ece, e jo ta marresh ne krahe eshte ok, ne nje moment te dyte. Me se pari duhet t'i zgjidhesh kembet

"Ju perceptojne njesoj si..

smiley s'thashe qe keni kepuce me luster.

Atehere i duhet kerkuar ndihme 97-es meqe punon ne fabrike. Po ai do te vihet ne pozite te veshtire: te shaje drejtoret, te shaje punetoret, apo te shaje organizatoret? Meqe punetoret i do me shume, si artist populist qe eshte, ata do te shaje me shume.

Organizimi i jetes shoqerore dhe politike ngrihet teorikisht mbi bazat e interesit te perbashket. Prandaj ti Iris je ndoshta ne ndonje sindikate studentore, apo sindikate punonjesish bankare, apo sindikate artistesh, apo ndonje gje tjeter qe te intereson me shume. Ose, nuk je dakort me menyren e organizuar te mbrojtjes se interesit, ke besim shume te madh te vota jote, ose nese nuk voton, te vota e bashkeatdhetareve e tu. Ose, akoma me mire, ke besim te perendia, e cila per sa kohe qe ti u permbahesh disa parimeve etike (qe kane te bejne kryesisht me interesat e tua) t'i mbron te drejtat nga siper.

Qe te kalosh te ndihma per te tjeret, qe kane interesa te ndryshme nga te tuat, kerkon qe ta shohesh pak me gjere kete punen e interesit, dmth t'a kuptosh me mire se c'eshte interesi yt. Nese je te kategoria qe ka besim te perendia, edhe kjo ceshtje u zgjidh per ty (e ndan fatin tend te mire me te tjeret). Nese je te kategoria qe e kupton se te trishton, revolton, debiliton, fatkeqesia madhore e te tjereve afer teje, ne mbrojtje te interesit tend perpiqesh t'i ndihmosh edhe te tjeret. Po ka edhe nje menyre me te shkurter per te evituar vuajtjet: shko ne nje vend tjeter, me me pak vuajtje, dhe jeto aty.

Iris nuk kam asgje me ty, po argumenti i interesit personal eshte argument qe duhet zhvilluar, jo shprehur si aksiome. Per ate qe eshte veshtire te kuptosh te tjeret e te organizosh per ata, ketu ke te drejte.

iris, eshte tamam si rruga qe duhet te ndjeke keci per tu bere dhi.

kisha kohe qe nuk kisha qesh aq fort kur e lexova kete thenien tate.

A ban me e ba part-time pasditeve kur jam lirshem te MJAFT keshtu rrumbullakoj ndonje gje??!! smiley

Nje ese qe e kam shkruar per nje lende ne nje shkolle.  Po sjell nje pjese nga hyrja, dhe konkluzioni.  Eshte shkruar ne 2006.  Sol, po pate mundesi, nje koment do doja per konkluzionin:

In November 2004, “Mjaft” (Enough), the leading Albanian NGO was honored with the United Nations International Award for Civil Society.  It was the culmination of a long struggle, a perilous road for the “golden child” of the Albanian civil society, a child born out of the wreckage of the most isolated communist regime in Eastern Europe, and after the pain and frustration of a decade of transitional period.  It was a great achievement for a country where many people, up to the birth of “Enough” had little or no idea what the acronym “NGO” stood for ...

(konkluzioni) ...Throughout my school years, I have written many papers regarding different issues in my country.  It has always been an emotional experience, with bleak conclusions and a weak voice of shattered dreams, of disappointment that change was so slow to come by, and in the end, all there was left, were broken hopes and tears.  But this time, it's different.  Albania has found its path, which it had lost for 15 years.  It will be a long road, full of hardship and maybe more tears.  But in the end, I do believe it will emerge from the darkness, the child has begun to grow up and leave behind its childhood.  I am more hopeful now, because the people have found a voice for their grievances, through a more organized, consolidated civil society.  The NGO’s, Mjaft are the carriers of that voice, of hopes, of dreams of generations of Albanians who have longed for their country to walk the path of history with its head up.  It is a great burden, but worth it.  It is up to these young volunteers to give strength and dynamism to a long-awaited change … because if there was ever a right time, it’s now.   

 

PS: "Sheqerosur pak", se profesorja ishte "e cmend pas ojq-ve" lol, por ne thelb, realisht e vertete ndjesia ne ate kohe.  

Qenke zhgenjyer dhe ti o shoqja brigadiere ? Ndalu pak se kam nje fjale : "ti, a m'dashuru mu ?"

Jo, jo, ok, bera shaka, ja tani seriozisht :

Zhgenjimi eshte vella i pritjes. Vetem ai qe pret, ka gjasa te zhgenjehet. Sepse nje qe s'pret asgje nga X apo Y, ai nuk e njeh zhgenjimin. U formua levizja "Mjaft" ? Po, e ce pastaj ? Mos donin atehere qe te hidhesha perpjete nga gezimi ? Come on, shoqja brigadiere, jemi te rritur nashti dhe s'i kemi me syte ne skerluta, e s'po na hapen dot. Ohuuuuuuuu sa zhgenjime do hame ne nese marrim zjarr si kashta.

Mjafti u formua ? Pune e madhe. Mjafti tha qe "une keshtu e une ashtu" ? Pune e madhe, dava llogjesh. Mjafti do beje revollucion ? Pune e madhe perseri, s'e bejne per mua. Mjafti mendon per mua ? Ah ! ketu jo pune e madhe ! Sepse kete s'ia le ne dore as mjaftit as pamjaftit. Keshtu qe mesimet tekniko-shkencore mbi cudirat e shoqerise se lire te mesuar neper klubet e Tiranes, apo ne pubet plot cuperlina brekegrisura (jo nga varferia joooo), keto s'me tundojne fare, ama fare po te them.

Po ty shoqja brigadiere te lumte sepse e paske qare dhjeten me ate esene dhe ma merr mendja qe ky ishte qellimi i kerkuar. Sa per zhgenjimet, gjera kalimtare jane, 17 minuta zgjasin dhe pastaj e kthejme TV tek kanali tjeter.

Nuk jam zhgenjyer.  Pyetja per solin nuk ishte ne lidhje me mos-zhgenjimin tim.

Une dhjeten e mora, po qellimi nuk ishte ai.  Se ajo ishte "research paper" me n(shume)-faqe.  Dhe po te ishte per note te lehte, kisha gjetur ndonje NGO ne Indi, se do e kisha me te lehte per te gjetur material. 

Te them te drejten, te replikova sa per punen e notes (pune e madhe shume per mua.)  Mos e merr personalisht, po s'ia kam dhe aq ngene cinizmit tend sot.  Ndoshta ndonje dite tjeter.

 

Monda, meqe me kerkove nje koment

a) Kam kritikat e mia ndaj MJAFT-it, menyres si funksionon, dhe njerezve qe punojne dhe administrojne ate

b) Besoj qe njerezit duhet te organizohen

c) Mendoj qe nje shoqeri individesh vetmitare dhe egoiste perfundon keq.

 

Dhe me kete koment do te doja ta mbyllja temen e MJAFT-it, per ta diskutuar diku tjeter, ky diskutim duhet te qe per nje ceshtje me te rendesishme

Sol, te kerkova nje koment jo si kerkese llogarie lol.  Ajo pjese u postua edhe per Irisin ne fakt.  E nisur specifikist nga dicka qe tha:

Besoj qe ti besh thirrje altruizmit te njerezve s'ka kuptim. Ky altruizem do zgjase aq sa te hyjne interesat ne mes.

Une personalisht besoj se duhet bere thirrje altruzimit.  Por pervec anes filantropike te tij, e shikoj te pandare nga interesat.  A nuk eshte ne interesin e pergjithshem qe politikanet, shteti te vihet nen presion?!  Se nuk flitet vetem per "nje Gerdec" por edhe per kushtet e tjera te punes (minierat) apo rastet qe solli Sol me lart.  Politikanet/shteti vihen nen presion (per interesin e pergjithshem) si per vendet e punes shteterore, por dhe ato private, qe per keto te fundit te implementohen rregulla te rrepta sigurie etj.  

Gjithashtu, ndersa ajo ese ishte per "Mjaftin" nuk i drejtohem vetem asaj organizate, por shoqerise civile ne pergjithesi (dhe arsyeja pse u soll ketu.)  Me sakt dhe kjo teme, kjo ceshtje nuk eshte e Mjaftit. 

Sol, para tre vjetesh ndoshta kam shkruar me nje doze naiviteti.  (Ok, kam ca doza dhe tani.)  Kritika per Mjaftin mund te behen shume.  Dhe jo te tipit cilat disko frekuentojne naten.  S'me duhet fare.  Por pikerisht per te nxjerr ne pah ato dy pikat e fundit qe the: qe njerezit duhet te organizohen, sidomos kur kemi te bejme me tragjedi te tilla, apo me plage te tjera te shoqerise sone.  Sepse pa b) atehere shkojme ne c) 

Nga ana tjeter, ndoshta "expectations were high" dhe per me teper kur shton dhe ate apatine e shoqerise sot, veshtiresohet rruga.  Sic thashe, shoqeria civile shqiptare me gjithe problemet e saj, i duhet te perballoje nje barre te rende.  Por behet akoma me e rende nqs individet pervec apatise, vendosin nje mur midis altruizmit dhe interesave.  Detyra e shoqerise civile eshte ta shemb ate mur.

PS: Para se te me gjuj me gur ndonje skeptik, po flas per Mjaft si pjese e shoqerise civile e jo per aspirata te tjera.   

  Realiteti eshte Monda qe politikanet e shtetit s'i veme dot ne presion as une as ti, ndaj kur keto pjese si kjo me siper shkruhen per ne, vazhdojne te me duken pa kuptim.

 Ata qe i vene nen presion jane akoma njerez me te cilet asnje s'eshte ne gjendje te komunikoje dhe ti zgjoje. Asnje s'eshte ne gjendje tu transmetoje interesin e vete real per kete çeshtje dhe ti mbushe me shprese dhe deshire per te jetuar me mire.Fatkeqesia eshte pikerisht kjo, qe njerezit e afte s'kane kohe te merren me ta, ose s'kane interes te merren me ta, ndersa altruizmit te njerezve te paafte kot sa t'ju besh thirrje. (aftesi dhe paaftesi komunikuese dua te them).

Te tjerat pastaj, sesi interpreton gjithsecili egoizmin , altruizmin, kufijte interes personal interes i perbashket etj etj , jane ide qe jane krijuar nga jeta e secilit dhe  s'ka nevoje me patjeter te zgjidhet me e mira se s'jemi ne konkurs ketu.Ne na duhet ajo qe rezulton me efikase, ndryshe kot do debatonim.

 

 

 Me verte, dhe ky varet nga kendveshtrimi smiley

Iris, te dyja kemi nje problem.  Ti ate me xixa, une kete me vija, dhe nja ca xixa. 

Qe andej pastaj, thjesht po diskutojme dhe s'kemi lidhje me efikacitetin.  (Te pakten per momentin.) 

Nja dy gjera paraprakisht: besoj ne elite, (jo ne oligarki por aristokraci aristetoliane.)  Elita (jo ajo e tipit gen shekullor autokton) eshte ajo qe historikisht ka qene katalizator per ndryshim.  Pa te, turma mbetet turme.  Pa te turma fle, apo ne rast te kundert, vret Sokratin. 

Shoqeria civile, ne ate aspekt eshte apo duhet te jete elita e ndenjes civile, altruizmit dhe interesit te perbashket.  Mos me thuaj qe nuk te ngacmon sadopak kjo:  E ç’është më absurdja, jetët e atyre që vdiqën janë vlerësuar me dy milionë lekë, njëzet mijë dollarë. Një njeri është vlerësuar sa një Wolkswagen Golf.

Mos me thuaj (ne kuptimin qe s'dua ta imagjinoj) qe kjo fjali, ky artikull po te kishte nje jehone me te gjere, nuk do prekte shoqerine shqiptare.  Dreqi ta marre, prinderit e mi ne Tirane blene apartamentin tre-fish te nje jete ...

Qofsha gabuar, e mbetsha "naive", por nuk do mund te jetoja me idene e apatise deri ne ate pike.  Dhe per me teper, (mbetsha gjithesesi naive) besoj se populli im, se ai vend, nuk eshte katandisur deri ne ate gjendje,  me gjithe zvarritjen dhe percundimin qe i eshte bere dinjitetit te atij populli, jo vetem 17 viteve te fundit.

E diku u nisur qe aty, atehere barra e shoqerise civile (e rende) eshte ta ringjalle, t'i jap shkendijen asaj ndenje civile te shoqerise.  Por me pare, duhet te organizoje eliten. 

Mua me duket se shqetesimet e tua dhe te miat jane te njejta, pavaresisht se mund te bejme loje fjalesh, nisur nga botekuptime, ne siperfaqe, te ndryshme.  Po, eshte e drejte qe Mjaft, apo OJQ te tjera (per shume arsye, organizimi, financimi, shperdorimi etj etj etj) nuk kane bere "mjaftueshem."  Ka hapesire te madhe per permiresim.  Megjithate, nje pjese e vogel e atij katalizatori eshte dhe ky artikull me siper.  Qe do te thosha "a breath of fresh air" krahasuar me pacavuret politike qe lexuam poshte e larte neper media me rastin e nje-vjetorit.  

 

Shoqeria civile (me kete term nenkuptoj organizatat, grupet e komunitetet e organizuara) mund te jape, dhe duhet te jape kontribut ne zgjidhjen e shume problemeve, ne ndihme te komuniteteve, por edhe ne gjenerimin e politikave dhe ideve. Por kjo do te ndodhe vetem kur shoqeria civile te kaloja barrierat qe ka ngritur rreth vetes, te dale nga ky "pseudoelitarizmi" i antipastave me pomodorini dhe me gorgonzola. Te dale dhe te perballet me skepticizmin e atyre qe kane plotesisht te drejte te jene skeptike!!

Nga ana tjeter per ceshtje si Gerdeci duhet te shqetesohet e duhet te kontribuoje cdo individ. E vetmja menyre kjo eshte qe tragjedia te mos kthehet ne komedi, apo ne farse.

E cfare prisni nga politikanet si Beirsha qe nuk ka respekt per gruan e tij jo me per Gerdecaret e "varfer injorante" apo si  Rama qe nuk ka respekt per femijene tij jo me per Gerdecaret "katunare"

Per politiken tone Gerdecaret jane miza qe shkelen me kembe nga buajt e politikes sone tek ziren me njeri tjetirn.

Kur njeriu me pushtet nuk do familjen e tij mos prit te doje te tjeret, aq  me teper ca "katundare" "te varfer" "pa shkolle".

Kete duhet te kene parasysh "katundaret" e "varfer" "injorante" shqiptare kur te votojne kete vit.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).