MISHI TRETET, KOCKA MBETET

 
 
Revista “Mapo” boton një shkrim të Brikena Çabejt, për historinë e fletërrufeve kundër të jatit Eqrem Çabej, gjatë viteve të “frymës revolucionare” 1967-1968.
Tekstet e këtyre fletërrufeve kanë vlerë të paçmuar, për të kuptuar jo vetëm frymën anti-intelektuale të asaj periudhe “gardistësh të kuq”, por edhe disa konstante të psikologjisë së turmës shqiptare, të cilat duket [...]

9 Komente

"""""" për të kuptuar jo vetëm frymën anti-intelektuale të asaj periudhe “gardistësh të kuq”, por edhe disa konstante të psikologjisë së turmës shqiptare""""" Duke e pranuar si elegant kete paragraf te komentit mbi punimin e "Peisazhistit" une kam dyshimin tim qe autori i flete Rrufese eshte po ky qe boton artikullin "peizashist" Do te ishte me e udhes te ishte vene se kush e ka perzgjedhur dhe komenti pastaj do dal shume i qarte...sepse si moshe e re ndoshta nuk i kini shume parasysh se kush ishte e ardhmja qe "aktivizohej " per te tilla marifete . Dhe shakaxhiu i "peizaheve"( per nje nga miqt e  afert te EH te fixuar edhe ne fotografi miqsore&nbspsmiley  shton si pa teklif....""""""""""""Në atë kohë Çabej, nga të paktët specialistë të historisë së gjuhës shqipe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, mezi kishte arritur t’u mbijetonte spastrimeve ideologjike të regjimit komunist pas Luftës II.......Ky "peisazhisti" nga mania e llafollogjise kam vene re se merr persiper edhe rrolin e .......mashtrusit me llafe qe i shet si "peisazhe te fjales"

Idriz,

Duket se je keqkuptuar, lidhur me autorin e fletë-rrufesë. Asterion, më poshtë, e ka shpjeguar hollë se si.

Kurse përgojimin e autorit të blogut unë, sinqerisht, nuk e kuptoj. Aq më tepër kur ti e bazon në një parakusht të pavërtetë, për mua: miqësinë mes E. Hoxhës dhe E. Çabejt. Unë nuk kam qenë mik i asnjërit prej të dyve, e nuk kam nga ta di se sa miq ishin. Di vetëm që Çabejn, fill pas ardhjes në fuqi të Hoxhës më 1944, e vunë të provonte burgun. Nuk di më tepër hollësira, ama sipas atyre që thonë, hekurat i provoi. E kjo më bën ta vënë dyshim këtë gjasme miqësi.

Një gjë duhet të jetë e vërtetë: autorët e fletë-rrufesë nuk duhe të kenë pasur dijeni për një miqësi të tillë, ndryshe nuk do tia kishin qëndisur tre herë.

Idris, emrat e autorëve të fletë-rrufesë i gjen te artikulli i revistës MAPO.

Asterion!

Nuk e kam fjalen per emrat e e autoreve te flete rrufese , por per emrin e pruresit te ketij nga "Peizazhe te fjales". Jo per gje , se une nuk mba ne dore zigarete e se vertetes , por te pakten si bashkekohes dhe ndoshta i pasionuar me shume se shume te tjere , e di shume mire qe ky ishte nje debat intelektuial i pershtashem ne vlera, brenda atij sistemi ku jetonin edhe Fletrrufsat edhe i NDERUARI dhe SHUME i nderuari Prof. Cabej. Kam nje bindje te plote qe ai njeri( Prof Cabej) nuk e meriton kete poshterim te emrit ne korniza politike te kurverimit mendor te KOHES se sotme per ta portretizuar me fjale qe s'kane asnje kutpim se per cfare po thone . Fjale...Fjale...Fjale ...dhe une anoj nga ato por jo ne kurriz te tjetrit dhe MASHTRUESE....Keto lloj rrefenjash e interpetimesh po mbajne era m....nga dita ne dite dhe c ' eshte me e keqja po behet nje lloj gare se kush te dale me "antikomunist" nepermjet pshurjes se dinjitetit te njerezve te nderuar apo qofshin edhe te thjeshte ....qe punuan ,u puthen u shane ,debatuan, milituan, vdiqen ne kohe TJETER per TJETER nga ajo qe u pjell muza karieristeve e manipulatoreve te  Kohes.

Idris, seriozisht e ke, kur e quan atë farë gjyqi ideologjik "debat intelektual i përshtatshëm me vlera brenda atij sistemi..."? Debat intelektual? Me fletë-rrufe? Me këtë logjikë edhe internimet dhe prangat do t'i quaje acarime të debatit intelektual, besoj. 

Ti sado e "qut " qe te hiqesh dhe sado " asgjesuse " qe te paraqitesh ne argumente.....nuk mund te mos ta quash "debat intelektual" ate qe behej ne kohen e Cesarit  te rrethuar me pretoriane dhe nje qytetari . Pikerisht per kete e kam fjalen si TERESI por patjeter qe ty te intereson vetem "peizazhi" jo Jeta konkrete dhe njerzit Konkrete.  Me qe je kaq e i nformuar me jep nje rast te arrestimit ne vitin 1968 nga motivet e "fletrrufeve"..... Ne se ishte forme e papershtateshme per SOT ajo ishte e vetmja menyre qe u gjet per politken e KOHES ndaj "shurdhmemecerise" burokratike. Domosdo qe pati provokatore e shperdorues..por ne rastin ne fjale te jesh e Bindur qe CABEJ....ka qene i "imunizuar"... Ky eshte KYCI dhe jo metodat qe shiten si per Kinen dhe Shqiprine te njellojta . Per rrjedhoje ti mund te shtosh edhe Spacin dhe pincat qe u hiqeshin thonjte dhe vezet e zjera nen sqetull, biles biles edhe pirjen e gjakut ne maternitete sic """""u ka thane baba JUE""""

Ndersa menyra me thjeshte dhe me e VERTETE do te ishte ballafaqimi i pikpamjeve te te dy paleve dhe ndonje koment nga ata qe kane qene pjestar te fletrrufese ne se jeton, ne se do te duhej te thuhej dicka apo vertetohej nje pikpamje... Keto e nderojne emrin dhe vepren e CABEJT...Dijet e qendrushme shkencore  qe nuk i rrezohen kollaj . Sa per tellallet politike ata kane qene e do jene ne cdo kohe .

Nuk keni asnje ndryshim nga fleterrufete ...pervec dallimit se tani ato behen ne kompjuter  dhe me "peizazhiste" te fjales, patjeter me me shume hipokrizi e Belul --lleqe.

Edhe sikur Çabej të ketë qenë i imunizuar, shembulli që jepej, ishte shumë i dëmshëm për të paimunizuarit anembanë vendit. E për disa duhet të ketë qenë edhe fatal. Kur i varnin fletë-rrufe Çabejt, kujt do tia kursenin më poshtë?!

Idris, jam "i" jo "e".

Brikena Çabej, që ka shkruar për fletë-rrufetë te MAPO, është treguar aq e matur sa të mos përmendë një fletë-rrufe tjetër që ia bënë të jatit, në 1973, për ta kritikuar se e bija "ndiqte modën e huaj".

Autorin e asaj fletë-rrufeje e kam pasur në zyrë. E kishin gënjyer atëherë se ishte ndoshta i ri, por më vonë e kishte kuptuar se në ç'pisllëqe e kishte futur veten. Megjithatë, i vinte aq turp, sa thoshte se kur e kujtonte fletë-rrufenë, i vinte të futej në dhe.

Thua se Çabej ishte i imunizuar... por nuk është e vërtetë. Askush nuk ishte i imunizuar, të gjithë kishin frikë, duke përfshirë edhe xhelatët. Edhe Androkli Kostallari, që bënte ligjin në gjuhësi, dridhej kur ia kujtonin gruan ruse.

Hidhu edhe një sy tjetër autorëve të fletë-rrufesë. Po t'i mbash mend ato kohëra siç thua, do të kujtosh që kishte edhe arkeologë të tjerë, që nuk e vunë emrin në atë paçavure. Ata arkeologë ta japin përgjigjen e duhur: që atë regjim kriminelësh vetëm me heshtje mund ta kundërshtoje.

Heshtje atëherë, por jo tani. Prandaj mbaji gjithnjë gati tapat e veshëve, ditë e natë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).