Mise-en-scene

Ajo kurre s’kishte qene per ta nje dhome gjumi. Pertoke, nje dyshek i madh dhe rroba te flakura pa kujdes, dy vellime filozofie perbri sutjenave te asaj, ne qoshe nje hekur rrobash. I paperdorur. Jo larg, rafte plastike – brenda rroba, foto, nje parfum i mbaruar, nje flamur shqiptar nga ata qe vendosen mbi byro, ca stilolapsa.

Dy trupa krejt te zhveshur. Te nxehte. Ajo vendosi buzet mbi faqen e tij dhe i peshperiti se shfaqja do te luhej te premten ne darke. Ai i premtoi asaj se do te ishte patjeter aty. Sigurisht qe po, ajo kishte nevoje per prezencen e tij ne salle, ndaj ai duhet te asistonte gjate interpretimit te saj. Ajo ishte nje aktore e shkelqyer, ishte ylli i ri i teatrit ne kryeqytet.

U ftoh ajri ne dhome apo vete trupat ? Por ajo u ngrit si per te ngrohur ambjentin dhe filloi te recitonte nje fragment te rolit te saj. Diksion perfekt qe te godiste diku thelle ne gjoks. Befas syte e saj u zbehen. Ajo u shemb e vdekur mbi te. Hapi syte, « ne fakt Antigona vari veten i dashur », tha ajo duke buzeqeshur. Ai nuk tha asgje. Fjalet s’do te ishin kurre te duhura per te pershkruar ate fund.

Te premten ne darke binte nje shi i imet. Afishet e ngjitura mbi murin e teatrit u njomen dalengadale. Imazhi u prish dhe titulli i shfaqjes mezi dukej. « Cilesi e dobet » mendoi ai duke hyre ne godinen e teatrit. Salla ishte e ftohte. Njerezit te strukur brenda palltove te tyre merdhinin ne heshtje. Atij ju mbajt fryma kur ajo doli ne skene. Peshperiste fjale pas fjale rolin e saj. Ajo perseriste shpesh ne studion e tij, ndaj e njihte permendesh pjesen e saj deri kur ne fund heroina sakrifikohej. Dhe ja ku litari kerciti dhunshem dhe trupi i saj u var i dërrmuar mbi skene, i pajete. Ne salle, megjithe fundin e hidhur, te gjithe u ngriten ne kembe dhe duartrokiten gjate. Kishte nga ata qe brohoriten emrin e saj. Ai duke veshtruar drejt tyre vriste mendjen sesi ishte e mundur qe keta njerez te duartrokisnin vdekjen e dikujt. Ata, ato, ju duken krejt mizore, ashtu, brenda palltove dhe gezofeve te tyre, buzeqeshjeve dhe buzekuqeve.

Qe nga ajo e premte koha zvarritej me gjithe vitet qe shkonin njeri pas tjetrit. Zhdukja e saj e kishte plagosur rende. Si gjithmone dhe ate nate shtrati ju duk gjigand, dhoma e akullt dhe ne ajer kishte heshtje. Zgjati doren neper erresire dhe kerkoi qorrazi celesin e abazhurit. Drite. U ngrit. Ne kuzhine kerkoi nje thike me te cilen gerreu me kujdes nje shenje te vjeter plage ne brinje. Maja e thikes filloi te skuqej pak nga pak derisa metali ndeshi ne dicka te forte. Ndjeu dhimbje. Nguli fort gishterinjte perbrenda te çares, brinjet renkuan, por ai mundi ta shqiste ate prej aty. E fshehur prej vitesh, ajo kishte zene rrenje tashme brenda tij, larg skenes, larg interpretimeve dhe njerezve mizorë.

Nje mise-en-scene qe ata s’kishin mundur dot kurre ta shpjegonin. Pa rendesi. Ata ndjene mall per njeri tjetrin. Ç’ kohe e gjate e shkuar, por ajo s’kishte ndryshuar aspak. As ai.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).