MIGJENI

Përkujtesë datëlindore
PESHA E FATIT

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambësh që zbuluem hy’n
edhe aq ma tepër e ngatërruem ny’n…
shpirtënt tonë skyftera deshen të bahen pëllumba.
[...]

58 Komente

Me çalue n’anë të djathtë, me çalue n’anë të majtë…Si paljaço i gjorë që kah t’ia mbajë s’di,mbasi kambën e theu n’akrobaci -jet’ e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë. 

Rrofsh mi non rrofsh smiley

Sot mora vesh qe eshte datelindja e Migjenit dhe Dritero Agollit dhe mendova se duhej nje perkujtim per te dy gjenite e letrave shqipe.

Kush te kete deshire te na sjelle poezi te tjera, apo cdo gje tjeter qe ka lidhje me ta, qofte dhe anekdoda,  bujrum! smiley

 

po lexosha keto dite nje artikull gazete me sugjerime per gjuhen e vertete te perdorur nga Migjeni... po mendojsha si ka mundesi te kemi kaq pikepyetje e te paditura per nje autor jo shume te larget. mu bë se sa me pak dime aq me pak mundohemi te mesojme.

Hapa botimin e 89's. Pergatitësit thonin se në korrekturë (fjalë e tyre kjo) kishin kombinuar elemente të gjuhës së Migjenit dhe të gjuhës letrare). Nejse, food for thought.

Variante, variable, varja.

Migjenin e kam pas lexu kryesisht ne nje botim kosovet. kopertina jeshile. botim luksi. tip mercedesi: po te lexojshe aty, s'dojshe me e ndrru mo.

Ah more Migjen qe vdiqe shpejt !

E imagjinon dot te na kishte lene edhe disa vite te tjera krijimtari Migjeni, cfar fat i madh do ishte ?

gjenite rrojne pak, se pernryshe bohen bajat smiley

mund te kesh te drejte per kete, nuk e di pse gjithmone kam pare nje ngjashmeri te madhe midis Kafkes dhe Migjenit tone, biles edhe ne pamje ishin te ngjashem. E habitshme!

se njof kafken,

sorry

Edhe ai vdiq i ri, po nga turbekulozi, dhe ishte nje gjeni i letrave. Do te keshilloja ta lexoje sepse eshte vertete nje nga shkrimtaret me te mire. Te pakten Procesi mbahet si nje nga novelat me te mira te shekullit 19-te.

e kam provu me metamorfozen edhe procesin por skam prapanice per ate pune smiley

gjinje pa shkolle, sna mrri krraba gjer aty smiley

Flm per postimin,

poezi shume te bukura

por nuk po i kuptoj keto dy vargje:

ne kensit dykambësh që zbuluem hy’nedhe aq ma tepër e ngatërruem ny’n  

Cfare do te thote kensit? Po hy'n do te thote Hyen (Hyjin, Perendine)?

Ny'n nuk po e gjej dot hic se c'do te thote.

Ndihme, ju lutem.

kensit = qeniet (nga me ken&eumlsmiley 

ny'n= nyen, nyjen

smiley

flm Ana H!

 

ASHes,

flm.

Por perseri nuk e kuptoj vargun: mos ndoshta eshte shprehje "te ngaterrosh nyjen"?

Ujku i humbur, miremengjes smiley

po perpiqem te sjell pakez ne gjuhe letrare 3 vargjet e para:

Na shtypi fati e na bani krymba
ne qeniet dykambëshe që zbuluem Hyjin
edhe aq ma tepër e ngatërruem nyjen...

Nuk ruhet fare rima, apo jo?

Me vone, do te hedh nja dy poezi te tjera, qe as vete s'i kisha lexuar me pare. Migjenin e dashuruar s'e kisha njohur. smiley

 

Lidhur me origjinen e Migjenit... Kam lexuar nga Kadare se Migjeni eshte i kombesise malazeze edhe pse ai kete kurre nuk e kishte thene, per dallim nga Spasse qe u deklarua se eshte i kombesise maqedone.

 

Migjeni ishte autori i pare Shqiptar qe me ka ngacmuar shpirtin..

faleminderit  A smiley

Fantastik migjeni...e preferuara ime:

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj

Migjeni nuk eshte malazez. Gjyshi i Migjenit ishte shqiptar nga Dibra e Madhe, (fshatrat ortodokse shqiptare te Rekes)  prej nga mori dhe emrin, Nikolla Dibrani, qe me pas u martua me nje vajze nga fshati Kuc i Malit te Zi, por qe flisnin shqip. I ati i Migjenit, Gjergji ( kishte dhe nje vella tjeter Gjoka), martohet me Sofi Anastas Kokoshin, e cila vdes shume e re, duke lene pas 2 djem e 4 vajza, qe rriten nen kujdesin e te atit dhe te gjyshes nga babai.

Pak a shume, kjo eshte prejardhja e Migjenit.

Ja dhe nje Migjen romantik: smiley

Zonjushes Bojka

Buzmramja u dridhte nder afshet e mbrame

tw diellit perndimuer

me kuqlim e tisa purpuer,

me kaltrina te kullueta ne qielle e ne sy tand...

ku ne fund u pasqyronte nje dashni e lume

si vegimet e fatbardhsis ne lima',

mbi te cilin terthuer fluturon nje pellumb

dhe gezime te pamanta gugon pa pra.

Zojushe, q'at buzmramje,

une andrroj me andje

dhe me nje dashni te paster

ata dy sy tuej te kalter,

qe m'u falne lete,

me nje shikim diskret.

 

Sa me protokoll kjo më lart (Zojushe, ju...)...  smiley e megjithatë është e bukur. Rrofsh Ana!

Ashes, mua me beri pershtypja fjala "diskret", ne gjithe ate romantizem. smiley

 

Kanga e fundit

Perdite shoh qarte e ma qarte

dhe vuej thelle e ma thelle.

 

p.s. Kam ca dite qe e lexoj, jo nje nga nje, po ku te me hapet faqja dhe avash-avash, jo te terin pernjeheresh nje permbledhje te "Vargjeve te Lira dhe Novelave te Qytetit te Veriut". Avash-avash, se s'dua t'i harroj shpejt. 

Sepse "discret" eshte nje fjale problematike per shqipen. Dhe fakti qe perdorej qe ne ate kohe, tregon se "diskrecioni" nuk ka qene diçka qe perdorej asaj kohe ne viset tona. Aq me pak me vone. Megjithese periudha komuniste duhet te kishte bere qe te shpiknim nje fjale per kete. A nuk duhet te ishim "discret" kur flisnim tek shkolla ? A nuk na thoshin prinderit qe jini "discret" me shoket, mos flisni gjera qe s'duhet ?

Une nuk di fjale shqip qe ta perktheje mirefilli kete fjale. Me perifrazime, e shpjegoj gjithe diten, por fjale unike, nuk di. Kush e di, le ta hedhe gurin e pare.

 

Hurbi, jane ca gjera qe keta te medhenjte e qemotit t'i japin zgjidhjet atehere kur s'e pret, sado te torturohesh ti  e une per te gjetur nje fjale unike, plus qe kuptimi i saj ndryshon ne varesi te kontekstit.

Une ne disa raste, kur e kam perkthyer kam perdorur i perkore, dmth, me sensin e mases.

Jo, jo, eshte tjeter. Ndoshta ne ndonje kontekst tendin, edhe mund te shkonte, por eshte krejt tjeter gje.

Discret eshte diçka qe nuk bie ne sy.

I fola "pa rene ne sy".

Ai qeshi me "diskrecion" (qeshi me te ulet, pa terhequr vemendjen).

Kam nje mikeshe "discrete" (qe s'bie ne sy, qe nuk duket ne publik se e kam mikeshe).

Kurse "i perkore", ashtu eshte, me sensin e mases, qe nuk e tepron ne pije (sobre), ne veshje, ne qendrim.

Kurse "rezervim", siç mund te me keshilloje ndonjeri apo ndonjera, lidhet pak a shume me ndrojtjen, terheqjen.

Mirepo "diskrecioni" lidhet me teper me nje qendrim kulturor dhe jo me nje qendrim karakterial.

Jemi diskrete ngaqe i dime rregullat e sjelljes ne shoqeri, nuk duam te shqetesojme popullin, duam te mos na bejne me gisht, etj.

Ho capito ? (si me vajti mua italishtja per dhjame qeni, ah frengjishte frengjishte, sa kusure m'i kishte)

Atehere, mund te jete qendrim i permbajtur, i matur....

ata dy sy tuej te kalter,

qe m'u falne lete,

me nje shikim diskret.

Po ne kete rast si e kupton ti, shikimin diskret qe vasha i hedh Migjenit? Syte iu falen lehte me nje veshtrim te ndrojtur, apo me nje shikim te perkore? Une them qe eshte shikim i ndrojtur, apo jo?

 zhe ve kompronde.... smiley

Ne kuptimin e Migjenit, shikimi "diskret" eshte nje shikim i pervjedhur, si shtrember, a po me sheh a s'po me sheh, ose shikim i fshehte (por ketu na ngaterrohet pastaj : shikim nga vrima e çelesit).

Problemi eshte se Shqiptaret nuk e njohin kete veti, "diskrecionin". Kur merr fjalen ai, o do ta trondise mehallen, o ska. Nje armik i perbetuar i Shqiptareve, shkrimtari Peter Handke, na ka marre inat dhe thjesht ngaqe nuk e duron menyren tone te thenies : ""UNE, e bera".

Kujtoni Pelegrinin, kapuralin, dhe ate Shpetim a si e kishte emrin. Kush e vrau kapural Pelegrinin ? UNE (e forte kjo) e vrava (ketu bie ritmi, gati s'ndihet). Dhe keshtu na ka marre inat piskuriqi.

Qe diskrecioni nuk ekzistonte tek ne, kete e dija prej kohesh, por qe nuk paska ekzistuar as ne 1930, kete tani e mora vesh. Pse kaq "grande gueule" ne ?

Rregulli i gjuheve eshte : aty ku ske fjale, s'eshte ndjere nevoja per te.

Keshtu qe, edhe po gjetem nje fjale, ajo do te jete nje veti e huaj qe do te futet pak nga pak ne qenien tone, nepermjet gjuhes. Prandaj, Ana, leviz pak dhe mendo per brezat e ardhshem : gjej nje fjale te hajrit dhe lerua trashegim.

Psh francezet, halles, tezes, gruas se xhaxhait, etj etj, iu thone "tante". Kurse ne kemi fjale te ndryshme. Kjo tregon se francezeve nuk iu eshte dashur shume te germojne neper familje, kurse shqiptaret, o te puth halla ne dy faqe, o anullohet loja.

 

 i perkore - mendoj se perkthen nje nga kuptimet e discret, qe eshte ai modest. Tamam tamam une i perkore e lidh gjithmone me ngrenien (mbase pa ndonje aresye te dukshme)

Mendoj se nje nga problemet e perkthyeseve eshte perpjekja per te zevendesuar nje fjale me nje fjale, kur ne fakt, ashtu si ne fjalen diskret, ajo permbledh disa kuptime, pra eshte normale qe te perkthehet me fjale te ndryshme ne kontekste te ndryshme.

Discret p.sh vjen nga latinishtja discretus, qe eshte past participle e discernere - me nda, me dallu nga njera tjetra.

Fjala gjithashu ka disa nenkuptime por kryesorja eshte ajo qe te jep idene e mbajtjes se nje hapesire te respektueshme si ne kuptimin figurativ (gjate nje bisedimi) ashtu edhe te drejtperdrejte (gjate ecjes)

Personalisht ketu do ta zevendesoja diskret me te kujdesshem ose plot kujdes

 

 

PF, ka gjera qe si nyja gordiane e kane shume kollaj zgjidhjen. Discrete perkthimin me te mire ne shqip e ka... "diskret/e", ashtu si psh fjala revolution perkthimin me te mire ne shqip e ka... "revolucion".

Se keto perpjekie sjellin gjera te pabytha, psh "pellazgjimin" e vepres se Kadarese,  (lexo "shemtimin" e saj, ku pergjegjes kryesor eshte vete i zoti i punes me purizimin e vet te padobi ne ket rast); muhabet i konsumum me Mrrokun ky.

 Mbase, po une discret nuk e kam has kurre ne gjuhen e perditeshme, dhe nuk di pse me kujton pak ato kurvat e Italise se Duces qe pishin cigare me pipa te gjata druni. smiley

smiley

shoqerim makaber ideshe, e?

As une nuk e kisha nigju per sa kohe kam jetu ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk jane perdor as shprehje te tilla si psh "pjesezat e Higgsit", por e ka cdo gje nje here te pare... Per kto duhen gjenite si pune e Migjenit. Nja 50 a 100 vjet para bashkekohesve te tyre, te cilet "diskret" padiskutim e kam pas metabolizu si dobesi e frike e nenshtrim.... e rrezik e bojn ende.

Nuk tingellon keq mer jo, edhe jasht poezise: Psh "le te jemi diskrete mbi kete ceshtje". Nuk ngec gjuha askund, per menimin tim.

Em, jashte poezise ajo tingellon krejt normale, ( madje mua me kujton Gjuhesine e pergjithshme Linearita dhe Discrettezza te  Sysyrrit, qe e kisha tmerr) por brenda poezise, ku e di une, se si me duket, me tingellon ca e ashper, te themi.

Personalisht nuk do ta prekja discret. Ashtu eshte folur ne ate kohe ... Nuk zevendesohet, ajo eshte kyçi i poezisë ne fjalë. Hej belà, paska ardh koha me perkthy Migjenin shqip smiley

Fjala "diskret" nuk ka perkthim ne shqip. Sic nuk ka perkthim per "allegria"

Nejse, me mire kshu se si dojcat qe televizorin e bejne "fernsehenaparat"

 

 OK cuna. I fusim nji indietro dhe dalim. Pip..pip...pip...pip...

As une (s'e kan nigju "diskret" ne t'folmen e perditchme) !

Gjyshja ime nga Korca thote "i perkore", per te ngrene, dhe "me marifet" per gjerat e tjera jo-gastronomike! smiley

Admittedly, llafi "me marifet" nuk eshte veri seksi, po i bije ne koke, me shume se "me kujdes" apo "permbajtshem".

Zahten, keto llafet me "shem" ne fund une nuk i honeps dot kur jane te sajume thjeshte nga dembellliku i shkrusit! smiley

Zahten, keto llafet me "shem" ne fund une nuk i honeps dot kur jane te sajume thjeshte nga dembellliku i shkrusit!

 

hahaaha  ... na ke lon dhi-shëm Mrroklle smiley

 Mrroklle, po erdh puna deri te "marifet" une do ta pranoja me mire 

me nje veshtrim me t'futme...

une, me thene te drejte, sa here e kam hasur ne perkthim, e kam perkthyer fjalen diskret, por sic e kam thene me lart, dhe e thote dhe PF, brenda kontekstit te fjalise, ku dhe i eshte pershtatur fjala e duhur ne shqip.

FH, nuk po dua te perkthej Migjenin shqip, ( Prajtna zot rrezajkun, thosh dikur nje komshia ime) smiley, thjesht ajo fjale nuk eshte perdorur shume ne gjuhen tone, dhe rralle e kam hasur ne kete forme kaq te hapur, sa tek Migjeni.

Hunter, allegria - eshte hare pergjithesisht.

That's all folks! smiley

smiley

Sorry, no harm meant! smiley

Pastaj, "Dhishem" nuk llaf i sajum!

I sajum eshte takemi :

 

Me shiko buzeqesh-shem,

bej sikur s'e sheh,

qe duart dridhen leht-shem,

kur pas kaq kohesh

puqemi! smiley

 

Oops!

Po kjo nga doli? smiley

Per Ju qe admironi me gjith mend Poezine ...Hiqni kallon nga duart kur cfletoni Migjenin , lani dhe syte ti kini pa "sklepa" , mbajini mendimet perkohesisht ,sa te diagnostikoheni  nga ndonje "Mjek ", qe jeni te afte te mendoni poetikisht

Vetem ndonje si forme "...oleje" ose "rote"mund te mendoje se ka fuqi ti perktheje Migjenit mendimet per ti lene trashegimi ...O kukuku moj nane ! C'po lexojme tek PPU!

kur kalojne 35 komente tek nji teme , fillon cakerdisja smiley

 

Eshte e dhene e shpendarjes normale ajo. Ne fakt numuri magjik eshte 30. Ka nje gjase shume te vogel qe "outliers" (tipa deviante, te percudshem etj) te mos shfaqen brenda asaj madhesie mostre (ne rastin tone bashkesia e numerueshme e funTme e komenteve).

thuja admineve kyt smiley

qe ti vejne peshe komenteve sipas renditjes se tyre ne tema specifike.

nqs e ke nder 30 te paret llogaritet si 1 koment.

nqs e ke nder 3-50 llogaritet si 5 komente

nqs e ke over 50 llogaritet si 10 komente njeheresh smiley

lol

Po pra! smiley

Shif mu!

Fillova me bo vjersha!

Edhe ku? Ke tema e Migjenit!

S'asht as Venerdi! smiley

 

neve knej na falet.

se jemi ftof smiley

ne kuptimin e vertete te fjales, po vdesim ftohti papritur se ndersa ishim vesh me dekolte menafshi, ja priti acari smiley

me c'rast u dashkesh thon: o acar-llik qi ti mos ardhsh kurr/ mendafshi diskret pri teje u tkurr...  smiley

Tallu ti, tallu, po s'kishte shall leshi diskret qe t'i bente balle atij te ftofti mbreme... smiley

po ti pse rri rrugeve naten mi non smiley

ca ishe tuj lyp ?

@Ana: c'ti bej qe tema eshte per shen MIGJENIN pa "to t'i benjim dy-tri bejte/ o moj nure, moj lanete/ u bera sa shtate dete/ mushur plot me val diskrete"  smiley

e teprova, sorry, kjo m'duket se futet midis 30 dhe 50-shes, simas klasifikimit te bedrijes.

cheers

Ja dhe nje te fundit:

LUTJE

Te lutem, o perendi,

per nje simfoni

me tinguj t'argjante,

e akorde t'arte.


Te lutem, o perendi,

per nje simfoni -

plot dashuni

te nxehte si te vasha gjite

kur vlojne ndjesite.


Te lutem, o perendi,

per nje simfoni

te defrej ne lumni

t'u u perkunde n'ani

te bukur t'andrrimeve

te kalter, ku te fantazmeve

buzet me terheqin zjarrte

e me digjen syte e flakte.


te lutem, o perendi.

per nje simfoni -

e kurr, e kurr ma te mos zgjohemi.

Fjala "diskret" perdoret edhe sot ne vendlindjen e Migjenit.

Diskret do thote " e pranueshme", diskretitim " te papranueshem".

Rima e tretun

   Jeta i kaloi si nje gote shampanje.

 

      Nett i çoi ner shtreten mbi gji te grave

      te cilat e deshten fort e ma fort per pare

     sesa per kafshimin e tij te dhambeve.

        Dhe syparja ra, protagonsti vdiq.

.

.

       Por nuk vdes shampanja !

Shume i Madh Migjeni.Sa e vogel Shqiperia per njerez kaq te medhenj.Migjeni duket sikur akoma censurohet per vepren e vet,ai ka nje permendore ne shkoder qe kaq shume eshte vrare sikur don te thote e te tregoj edhe nje here tjeter, mjerimin e tij per vendin dhe njerezit, kush e ka pare bie dokord me mua.

Per Anen smiley

Malli rinuer

Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
shkrepen e përtrihen
për muret e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemrën teme
dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini.

Ndijesitë e mia me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më ther në krahnor
edhe më merr malli përjetë ma gazmore.

Malli rinuer përjetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull pëmdimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankolinë e vet aq trishtuese.

Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
më falin rytmin
e një dansit të largët,
më kujtojnë përqafimin
e çiftave të shkathët
që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.

 

PS: Ana, bli nje shall oj goc, bej sic bojne gjindja qe thone rrnoft sebepi per shopping smiley.

Monda, kriza globale ka prekur alta financen, jo me xhepat e mi te shpuar... gjate veres! smiley  Keshtu qe kam nxjerre nga senduku peshtamallin e gjyshes me arome trendeline. ( qe me thene te drejten, nuk eshte se me pelqen dhe aq shume, por eshte era e gjyshes, ama) smiley


peshtamallin

oh cme knaqe me kyt llaf, sa kisha pa e nigju... smiley

smiley

ja, rremojme neper senduqe si plaka diskrete qe jemi e nxjerrim kujtime... jo indiskrete...

smiley

Paul Auster shkruan diku per gjyshen dhe thote pak a shume keshtu :

Gjyshja ma shpifte fare me ate eren qe s'i hiqej kurre. Neper rroba, senduqe, nje ere vinte. Nejse. Nje dite gjyshja vdiq e shkoi, e me vdiq dhe babai, dhe thashe, hajt po hyj te rremoj njehere neper vjetersira. Nje te zbritur ne qilar, shih andej e shih kendej, kur shoh nje senduk me çeles. U bera kureshtar dhe mendova te shoh mos ka ndonje gje te fshehte. Nje te kapur çekiçin, kaçaviden, dhe ia nxora gjelin. Kur e hapa kapakun, wow ! me erdhi nje duhme nga ajo era e qelbur e gjyshes, sa u frika shume se mos gjyshja ishte varrosur ne ate senduk.

E nejse, ju e dini mire (ketu po flet Hurbineku tani), gjyshet mbajne ere. Ajo timja mbante nje ere bime, granabut i thoshte ajo, nje pararendes i Chanel 5, edhe sa here qe e fusja koken ne kerkim te ndonje llakumi, ajo era s'me hiqej as mua. E merrte vesh gjyshja pastaj se kisha hulumtuar nje çiçke. S'me thoshte gje, ama i rraste gjerat thelle e me thelle. E une isha pinxhivul dhe nganjehere s'kapja gje. Kurse tjatra, ajo s'te linte gje, i shfaroste ne vend kavanozet, sapo ia dergonin, pas dy oresh ia kishte nxjerre fundin. Gjyshe e keqe kjo, une po vdisja per buke, e ajo hante vetem pas dollapit. Ja keshtu. U pa puna, do shkruaj nje roman per gjyshet. Do kete shume gallata, se me e forta eshte qe ishin njera me e bukur se tjetra, dhe kur takoheshin bashke (krushkat medemek), tallnin menderen me 12 nuset e djemve, shemtaqe te gjitha perveç njeres. Eh çfare gallate.

Eh, per pak po thosha me vete, c'ka Hurbineku qe nuk po na ben ndonje perrallze me gjyshe sot?! I dhashe dhe goxha material! Ma tu... tu non mi deludi mai! smiley

 

p.s. Ve bast qe nusja me e bukur ishte nena jote. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).