midis e matanë

*** 
Kinse verë.
Njerëz në grup
Grup pleshtash në rradhë për benzinë
Pastaj shpërndahen
Në ditët e tyre
Në ndodhitë që ua kam zili.
 
Nuk kam iluzione shiu
Jeta m’është maraz
Më kruhet koka
Varë në penxhere
Kinse verë.
 
 
*** 
Përcjellim ushtarët e i ndjekim
Të gjithë duam të prekim një rreze lavdie
Ndjellë prej shkëlqimit të bajonetave
Sëkëlldi në bark
As fëmija nuk rëndon ashtu
As vdekja
 
Vdekja gënjen gjithnjë e më pak
Gjithnjë [...]

6 Komente

U zbardh qyteza Nuse për të tjerë Qeshet zemërzeza Qeshet gaz e vrerë Qysh kam fikur hyun Bora zuni borën Syu nuk zu syun Dora nuk zu dorën

 

fh, po sikur te shkruaje me teper ne gegnisht?

Sec kane nje pikellim poezite e tua te fundit...

Ana, per mua s'ka rendesi nga vjen fjala, mjaft qe te vije.

Kjo qe ke cituar ma sipri hyn ke B-Sides, dmth gjona per skrapi sa mos me hum doren. Ra bore ca dite e s'desha me e hum rastin smiley

Mire bere qe s'e humbe rastin, po une qe tek "avitu" them se s'duhet me e hup doren. Me fal, po atje me ka ngecur shiriti. smiley

 

welcome back, man.

na ke msu keq me krijimet e tua; do e shofim librin tjeter se shpejti apo jo?

Javash, javash Lost-i. Jam tu punu ne dy fronte, duke perfitu edhe nga koha qe na dha djali smiley

Kam qejf ta kry poetikun nga pranvera (provided gjej shpi botuese), megjithse akoma se kam te qarte Pse-ne e publikimit.

Po jam tu flirtu edhe me idene e nje novele ne gjuhe te ktuhit per nga vjeshta.

Me kismet, do i myllim do bira e do hapim do t'tjera smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).