mes(h) nate

Qyteti âsht strukë nër krahë t’Nikollës
e malli në gjoks.

Katër gra të vogla
dy e ka dy
pa u hepue
bashkohen me qytetin
nër mjegullën mistike.

Nji burrë në t'bardha rrëfen
nji metaforë të pakuptueme.
Qyteti mbulue me teshat ma t’mira
nuk bzan.

Kapuçi shkputë përgjysëm prej veshës 'nji grueje
lutet për mshirë.
Shollët e këpucëve të burrit ’gjujnzuem
drejtohen kah qielli
rrugë tue lypë.
Fëmija përbri ngjit pllambët e duerve;
heshtazi mat gishtnijt.

Nji burrë në t'bardha rrëfen
për t’sdisatën herë
nji metaforë të keqkuptueme.
Nji grue në t'zeza
lut Zotat e vet
për Dritë.

Qyteti lirohet prej krahëve t'Nikollës
e malli prej gjoksi.

Pamja: Katedralja e Shën Nikollës (St. Nicolas), Friburg, nga akvll d.v.

30 Komente

Akull, më shumë se "qyteti lirohet prej krahve t'Nikollës", këto vargje më ngjethën me forcën e tyre si/sa ato të M.Gj.Nikollës.

Bukur Akull.Si prej teje....Emocionuese....Me pelqeu metafora e keqkuptueme

Vargjet e fotoja te krijojne ndjesi ftohti....mes(h)nate e ftohte...ah Akull....

Loja me titullin ;mes(h) nate e gjetur bukur, gegnishtja po ashtu.

Qyteti mbulue me teshat ma t'mira

nuk bzan.

Migjeniane fryma. Akull stilismiley

Loja me titullin ;mes(h) nate e gjetur bukur, gegnishtja po ashtu.

Qyteti mbulue me teshat ma t'mira

nuk bzan.

Migjeniane fryma. Akull stilismiley

Vargje shume te fuqishme Akull.te ngrijne ne vend.me pelqen dialekti verior ketu!

Akull, kompozicioni shume interesant. kam pak veshtiresi per ta kuptuar poezine, pasiqe nuk e di nese Nikolla eshte njeri ketu, apo ndonje shenjt a kishe. me fal per injorancen, por nuk eshte fort e qarte,prandaj me duket e turbullt rrjedha e ndjesise, ne kete rast mallit. perndryshe, ka pasuri detajesh, edhe pse te shkeputura, japin atmosfere.

urime

Image Hosted by ImageShack.us

Avocados, bëra një shënim në fund, që do të të ndihmojë. 

Falemnderit të gjithëve që morët kohën për të lexuar e shkruar ( ty spiritus 2x : )  ), dhe për fjalët e mira, që sigurisht ma bëjnë zemrën mal.

Thanks, akull. e lexova prape. shume bukur, sinqerisht.

akvll. shume here hyni ketu ne debate me njeri tjeterin, dhe shume here e kaloni kufirin, megjithate,  urime, urime, urime, nje bravo te madhe me merite.

Etmond, në debate hyj(m&eumlsmiley për sport dhe me zemër të mirë. Më vjen keq nëse ti je shqetësuar nga kjo dhe të kërkoj sinqerisht falje. Falemnderit.

manjola69smileya yll kartolinasmiley

Enka.

 

Manjola qenke 1.Na mso si bohen kto montazhet.Hap ndonje kurs ktu me pagesesmiley

Image Hosted by ImageShack.us

E mrekullueshme. Se here e lexoj, aq me shume me pelqen. Shume..

Urime  Akvll-it !

akll, seeeeehr bukur - loved it! Ato shollet qe lypin rruge, detaj shume i goditur, roman me vete.

Kjo poezi ngjan me ato te Migjenit ,do zoti te jete ngjall nje Migjen i ri per shqiptaret ,ne kete shekull te ri .Poezia shume e bukur .

Nji burrë në t'bardha rrëfen
nji metaforë të pakuptueme.
Qyteti mbulue me teshat ma t’mira
nuk bzan.

Mesiguri ketu eshte nje kontrast qe duhet te prek kete qytet indiferent nga zhelet e bardha te ketij burri fatkeq .Ai eshte i veshur edhe me te bardha ,per tu pa nga qyteti ,per tu dalluar nga qyteti qe i mbyll syte perpara nje skamje .

Keshtu e kuptova une kete dhe thashe "poezi shume e bukur"!

mua me mjafton kjo:

Qyteti âsht strukë nër krahë t’Nikollës

Të terheq direkt nga hunda..  smiley  Bukur

Pa e lexu na nje 5 smiley Kur te vij tash po i bij mrapa.

Rrufjan! smiley

e kam lexu sot poezie dhe duhet me thane se me pelqeu. fort.

nuk dija se perdorej edhe fjala "veshe e nje gruje" e pyeta nje shkodran e me tha se perdoret. Jena ne krahe te ndryshem te gegnise e kanjihere ka gjana qe s'i marrim vesh as ndermejt gegesh.

nuk e di si me ia vu emrin kesaj t'thanmes Nikolle te shenjtit, ndoshta mund ta bejn'krahe t'ShenKollit, por ndoshta keshtu fiton force poezia duke u bere sa pak heretike.

une duke e lexu nuk rri dot pa e pefytyru veten te katedralja e Zojes se Shkodres me ate kumbanoren qe sa e paten perfundu e me do njerez tek tuk neper kishe. (kur ikja me nje shokun tim ai s'rrinte pa u mundue me pa vajat qe n'at kohe vinin me minifun ne kishe)

5 yllzi

Falemnderit o njerëz! Dhe ty Idris që s'u ktheve kurrë. : D

Shkinaks, kape pak k'të foton.

 

Shume bukur, lavdu kjoft Zoti!

Me s(h)ante. Iu lutshem.

 

hehe, rrofsh, rrofsh. përshëndetje dhe ty Ksanthipi. : )

 

 

Shumë e bukur kjo poezi !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).