Mesazh

Më kujtohet shtëpia

me dhomat e saj të ngushta,

të ngrohta,

si kthesat e shkurtra

ku gjen rehat

në gjumë. 

Ajo ishte shtëpia.

Me nënë, me babë.

Me nënën si mjellmë lëvizjesh.

Me babanë gurëstrall

psherëtimash moshe. 

A të dhemb, o ba,

pyesja tim atë kur priste me brisk

mbi legenin me ujë të nxehtë përrallash

gërxhet e kallove të këmbës.

Nuk dhemb, joo, është mish i huaj, i vdekur – lëkundej

përralla në legenin e thellë pa fund. 

Dhe nëna qepte natën

si perparese,

ta kishim për ditën e hekurosur të shkollës.

E qepte me durim, ndërsa  shihja gjithë frikë

sesi gjestet e saj

të buta

si shkulme pambuku

vërtiteshin përpikmërisht rreth rrufeve

të gjilpërave e rrokamës së makinës qepëse.

Ishte e pamposhtur nëna. 

Dhe shtëpia zbehte muret, fundosej gjithësia e ngjizej

në një gjest,

tani një përkëdhelje

mbi kokat e gjithë fëmijëve të Tiranës,

teksa përshkon dhe ky kujtim elipsin e tij të gjatë

rreth meje,

mbetur pa përralla. 

26 Komente

Well, well, well!

PS The *s look down! smiley 

...qepte me durim, ndërsa  shihja gjithë frikë

sesi gjestet e saj

të buta

si shkulme pambuku

vërtiteshin përpikmërisht rreth rrufeve

të gjilpërave e rrokamës së makinës qepëse.

Ishte e pamposhtur nëna.

Yeah!

A të dhemb, o ba,

pyesja tim atë kur priste me brisk

mbi legenin me ujë të nxehtë përrallash

gërxhet e kallove të këmbës.

Nuk dhemb, joo, është mish i huaj, i vdekur – lëkundej

përralla në legenin e thellë pa fund. 

Kjo ishte si nje "flashback" femijerie. Faleminderit per "mesazhin" e bukur qe solle nepermjet kesaj poezie.

Dhe nëna qepte natën

si perparese,

ta kishim për ditën e hekurosur të shkollës.

------------------

kohe te arta! fim per emocionet qe me dhurove.

a ka mundesi te te them qe kjo eshte poezi shume e bukur, pa tingelluar fare si ata qe ulen e s dine c thone. me pelqen shume atmosfera morbide e vargjeve. balade mendimesh mu duk..

Lost, shume shume e bukur. Me kujtoi gjithe femijerine time, gjate se ciles te betohem nuk me interesonte fare per gjithe femijet e Tiranes. E prish pak ajo strofa e fundit, por nje varg eshte, besoj se rregullohet kollaj.

Atmosfera MORBIDE e vargjeve.

O Solnocturnus nuk eshte gjo e modhe sot me tregu qe di me fol nji gjuhe te huj lale. Po o thuje shqip o thuje anglisht, po mos i bej gjuhes shqipe ket lloj fyerje!!! Morbide mund ta thush e brishte e bute etj etj.

O ju qe akoma i thoni vetes shqiptar dhe qe jetoni jasht shtetit dhe e keni te "veshtire" ti gjeni fjalet shqip. Boll se lat name me ket "Levantinizem" do te thoshte i madhi Faik Konica!!!

Morbide!!!!!!!!!!! Pffffffffffffffff

 

Kush eshte dakort qe fjala e BRISHTE eshte fjala me tingellimin me melankolik ne bote???

10 E LODE

flm per vleresimet!

Lulian, e drejte, as mua s`me binte ndermend per te gjithe femijet e Tiranes asokohe. Kjo poezi eshte shkruar sigurisht nga e tashmja personale, nga ku m`u duk se malli mund te perballohet me lehte dhe behet me i fisem nese shperndahet ne te gjithe femijerite e se shkuares. Dhe kjo eshte vec qellimit artistik qe synoja me kete kapercim ne fund te poezise.

Roni, mendoj se sol-nocturnus ka te drejte; "morbide" si fjale ne anglisht e ka edhe sinonimin/shoqerizimin e se brishtes, por ka gjithashtu edhe shoqerizime te tjera, te cilat i shkojne shume pershtat kesaj poezie dhe qe vete fjala "e brishte" nuk i percon dot. Gjithsesi, nese arrihet te gjendet bukuri me ane te njerit apo tjetrit kuptim, atehere dmth qe njefare vlere eshte arritur.

 

o roni, o nacionalist tastjerash, ik e bli nje fjalor anglisht - anglisht dhe meso si perkthehet fjala "morbid" para se ta nxjerresh fjalen ne mejdan

Bukur Losttext,

Karakteristike e jotja. Mall i thelle i shprehur teper thjeshte dhe me art. Gjejme veten aty. Faleminderit.

C na ktheve ne te pafajshmen femijeri, prej nga vjen drita e pafikur ne syte e nenes-mjellme e palodhur vertet, heshtja e dhembshur e babait, canta modeste prej bezeje, topi llastikut, pantallonat e grisura ne gjunjesmiley

Vizatim me penelata dhimbjesh dhe nostalgjie.

yes, 4 +* smiley

Nuk do te deshiroja te ulja nivelin e bisedes ne kete teme duke debatuar me ty sol.  Megjithate e ndoqa te perpikte keshillen tende dhe bleva 2 fjalor. Nje fjalor te gjuhes shqipe dhe nje fjalor te asaj anglishte. Te them te drejten MORBIDE ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk e gjeta.

Losttext as qe nuk i vura ne dyshim vlerat e poezise!!!

Mos u grindni mer, shfrytëzojeni energjinë për të inventu parole të reja.

 

 E bukur dhe e ndjere kjo Lost. "Ishte e pamposhtur nena" eshte mrekulli. Plaka ime akoma e ka makinen qepse "Singer" qe na qepte pantallonat dhe kemishat deri ne gjimnaz. I kam thene te mos e hedhi se do e marr une.

Nga ana teknike, kam idene se po eksperimenton pak, apo jo.

Singer? Nga ato qe iu jep me kembe?   smiley 

PS Eshte akoma ne Ali Dem. Si dhe nje radio e markes Marelli.  smiley  smiley

 Po Emo, nga ato me kembe. Plaka na i qepte gjithmone te gjera pantallonat mua edhe vellait. Po une e gjeta nje zgjidhje. I thoshte te qepte njehere pantallonat per vellain e vogel (ishte i gjate sa une po nja 15 kile me pak) dhe ato ia perlaja, kurse i vogli le ta zgjidhte vete problemin.

ju falemnderit Isabel, spiritus e PF, per kohen e kushtuar dhe vleresimet.

 

 

me fute dritherimat Lost pa egzagjerim.mu ngushtua kraharori duke e lexuar.

por bukur , shume bukur serish

Po plaka ime qe e vajis dhe e punon hala Singerin  dhe acarohet shume kur une paguj i dymileksh per te kthy pantallonat ke rrobaqepsi ? (se ne shqipot duhet me i kthy perhere pantollet, se jemi rrace muti, te shkurter smiley&nbspsmiley 

A thu ka ngel ne shekullin e kaluar e shkreta ??

Mu thafshin mua, qe si blej nje maqine me korent smiley

 

Lost, pese lost.

Po na shkatrrut ndergjegjjjen fare me keto poezi kshu.

Po nuk i kthe mrapc se je e shkurter mi, po se te osht fut gjinokasterlliku ne gjak, te osht fut.

PS pese lekshi aq e ka, po u thy, iku...  smiley  smiley 

Singer, Nexho, Singer e kishte dhe ime me. Mbaj mend edhe ate pompen/paguren e vajit, e cila e kishte vendin e vet perposh barkut metalik te makines qepese, ne nje vrime te rrumbullaket.

Sa per ndergjegjen, keshtu e ka, shkatrrohu prishu si puna e motit.

rrofsh per pesen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).