Mediat dhe miza e uthullës

Para disa ditësh më qëlloi të mësoj për një eksperiment që bëhet në laboratoret e gjenetistëve me mizën e uthullës të cilës, në gjuhë shkencore i thonë drosophila e që në shkollë na e kanë shqipëruar në drosofilla. Për ata që nuk e njohin: është një mizë e vogël, shumë e bukur me kokë të kuqe, trup të verdhë dhe bisht të murrmë. I pëlqejnë shumë ambjentet me lagështirë e të ëmbla dhe është një

22 Komente

Jane shume me komplekse ndikimet e mediave dhe me gjeresisht, te fushatave elektorale, se sa trjatohet ketu. Ka ndikime te castit - rezultati i castit, i zgjedhjeve per te cilat behet fjale - dhe ndikime qe shtrihen gjate ne kohe, qe i sherbejne krijimit te "emrit" dhe nivelit te vleres se emrit kandidat/parti ne kohe. Une nuk e di sa i ndryshem eshte votuesi shqiptar nga ai perendimor; "ketej" te japin indeksin "dollare fushate te harxhuar per zgjedhes te fituar" - por ky eshte vetem aspekti akut i ndikimit.

Nuk mund te rri pa vene ne dukje dukurine e perseritur te analisteve tane te gjetjes se nje metafore (miza e uthulles, big deal, biologji 101 per fillestare) se ciles me pas i nenshtrohet/sakrifikohet gjithe logjika dhe konkluzioni i shkrimit.

Eshte dicka e sigurt matematikore qe tam-tami elektoral nuk behet (vetem) per ca miza-zgjedhes aty ketu, por eshte dicka qe bazohet mbi psiken dhe natyren njerezore. Nuk po i hyj ketu edhe asaj qe quhet "opportunity cost", se ai eshte tjeter realm, dhe tashme e di se eshte shume te presesh nga autori trajtesa nga ai pikeveshtrim.

Dikush në këtë pikë do të më thotë: qënke çoroditur vërtet përderisa nuk e kupton se kjo s'bëhet për ty, që dashke analiza, por për mizat e uthsullës që e kanë votimin për herë të parë e që kanë nevojë për elektroshoke.

 

Per mizat e uthulles qe e kane per here te pare behet o Zoti Lubonja. A nuk e sheh Ramen qe edhe ben rrep (per te terhequr rinine) por edhe korr me kose ne dore ne videoklip (gjasme i digjet zorra per fshataret). Plus pastaj ke dhe arsenalin e mediave qe i vijne mbrapa,sepse Rama o zoti Lubonja eshte mjeshter i shkelqyer propagande prandaj flet gjithmone ne nje gjuhe shume te varfer dhe merret me tranguj,lakra,qepe merret me plakun qe skishte drrita ne shtepi qe kur te vije Rama ne pushtet do ja sjelli,meret me ate gruan poshte te supermarkata qe nga 1 fletore borxhi tani ka 3 dhe kur Rama te vije do ja beje 0. Merret me ndotjen e ambjentit qe kur te vije ky do ta pastroje komplet etj etj etj etj dmth kapet me anet bajate qe ekzistojne ne te gjithe boten per te bere per vete anen injorante te te lekundurve.

Televizori i Tos Lubonjes,ja merr Italionin, miza-miza!

Ndonjë nga administratorët e vë dorën në zemër dhe e redakton pak shkrimin... thjesht, vetëm për ta lexuar më mirë, sepse nuk shijohet leximi pa kryerradhë e paragrafë.

Përsa i përket artikullit: Interesante analiza e ndikimit tek elektorati të "bombardimeve". Interesant deri në nivelin e interesit që kanë gjenetistët për drosofillën... sepse ashtu si për gjenetistët që nuk shikojnë gjë tjetër përveç mizave të tyre, edhe Lubonja harron të thotë që: duke shikuar eksperimentin, një ari, duke kaluar andejpari "rastësisht", i shtypi (padashje) jo vetëm drosofillat, por hëngri dhe bananen...

@peshku me uje: nga ajo qe pershkruan ti, Rama po ben fushate. Jane si me thene rregulla loje kto. Ka shume njerez qe nuk i hyjne politikes, apo shitjes (dmth "sales", ne anglisht kjo, jo per salen tone), sepse thone nuk boj dot pislliqe. Tani pytja ime per ty eshte: ti meton (pretendon) se pala tjeter (PD-ja ne ket rast), nuk eshte duke bere gjera te ngjashme me ato qe ti thua per Ramen? Po te thuash qe nuk ben, kjo do ishte superhabia e ktij weekendi.

Lubonja mbetet gjithmone , njeshi i analisteve Shqiptare.

 

Mendoj, qe shkrimet e ketij,ste lene shume vend per komentim, sepse Lubonja i sqaron te gjitha mendimet e tij ne shkrim.

Mbete thjeshte ti japesh 5* edhe kaq.

 

 E lexova vertikalisht. Me duket se ishte per ato miza uflle qe e lexojne Lubonjen edhe kur ai nuk ka se cfare te thote. smiley

Siç ndodh gjithmone, me pelqeu edhe kesaj here Lubonja... dhe mendoj se ne kete shkrim ka patur goxha per te thene...

Ne s'na "kap" elektroshoku, se jemi Peshq jo Drosofilla smileysmiley

  • duke shikuar eksperimentin, një ari, duke kaluar andejpari "rastësisht", i shtypi (padashje) jo vetëm drosofillat, por hëngri dhe bananen...

e, shume e goditur kjo ndersa une do te shtoja kete qe:memoria me e forte e nje populli nuk zgjat me shume se dy-tre muaj, keshtu qe ka shanse te medha arusha-ariu. smiley

 

Fatos.

As qe me shkon neper mend te shkoj tek banania e Ramiz Alis, duke e ditur se ku ja ka vendosur popullit Alia bananen.

Meqense ka mbetur vetem nje banane, mbetet, o rri ne shtepi, e shko tek banania blu.

Jemi te lire te zgjedhim.

gjasme i digjet zorra .....Ja lexo keta kok-Ponerit e PD-se  qe kane pervoje te madhe ne provat e ngrenies se banananeve ne forme ZORRE te drprfr Saliut dhe kupton qe experimenti i efektit  HARDALLOSJA ( goditjes se trurit te vogel ) eshte realizuar me sukses qe nga Burnesha e Parlamentit e deri tek me i fundit ne shpure pa qene droSoFilla ...pasi krahasimet me prurjet e Lubonjes i kane gjithmone me ..... "pranoje zotri se ti je i TREDHUR....po s'kam c'them tjeter une jo...hahahaha " . Mo u lodh shume o Lubonje...ke fjalen e urte shqipe .......Nje vere e mesuar eshte e veshtire te mbyllet  smiley

Para disa ditësh më qëlloi të mësoj për një eksperiment që bëhet në laboratoret e gjenetistëve me mizën e uthullës të cilës, në gjuhë shkencore i thonë drosophila e që në shkollë na e kanë shqipëruar në drosofilla. Për ata që nuk e njohin: është një mizë e vogël, shumë e bukur me kokë të kuqe, trup të verdhë dhe bisht të murrmë. ...(Lubonja)

Ne fakt Lubonja flet per mizen e Bananes!

Lubonja nje gje duhet te kuptoj se Shtypi eshte bisnes Derisa konsumatori eshte mize bananeje ose uthulle atehere shtypi banane e uthulla do shese 

Pastaj ka edhe nje gje tjeter si ne cdo vend ku mbizoteron mafia dhe cdo bisnes do perkrahjene e nje famileje mafioze edhe ne shqiperi ne rastin e shtypit tone po nuk shite banane apo uthulle nuk do te kesh perkrahjen e bananeve apo te uthulles qe drejtone venidn tone dhe meqense produktet e tjera jane pa perkrahje athere do te digjesh. Shtypi yne i mesoj mire keto gjate viteve 1992-1999 keshtu qe tani ka vene mend

Ose uthull ose banane rruge te mesme ska.

Une i dhashe nje 5ce se e meriton qe sjell tema me buke

Shqetesimi i Lubonjes me duket absoutisht me vend. Personalisht jam pjese e mjedisit mediatik dhe sherbimi apo rreshtimi nen llogore i medias eshte arbitrar deri ne kamikazizem. Mendoj se Lubonja me ne kete rast ka folur me teper per "pasojen" dhe jo per "shkaktaret". Krahasimi i tij me shokun elektrik mbi drosofillat eshte brilant, pasi ne thelb ai proces eshte. Gjithsesi mendoj se ky konstatim i Lubonjes eshte me shume nje britme e nje individi te kulturuar ne kakofonine mbytese mediatike, sesa nje analize e qarte mbi shkaktaret e ketij mjedisi.Kjo fushate elektorale e gjeti median aty ku e kishte lene ne vitin 2007, 2005, 2003, 2001 e me rradhe. Zoti Lubonja nuk kishte perse te priste ndryshe kete vit perderisa ne terrenin mediatik nuk ka ndryshuar ndonje gje thelbesore por kane ndryshuar vetem ca drejtues, ca nepunes dhe ca aparatura apo ambiente. Rregullat e lojes jane ato qe kane qene: Pa rregulla. Eshte e habitshme se si nje pushtet kaq i madh si media te mos rregullohet me nje ligj te posacem konsensual te gjithepranuar. Te pakten ne kete menyre do te kishte nje taban ku mund te fillonte ngritja nga humnera. Por problemi qe shton zoti Lubonja mendoj se eshte me i gjere sesa vete profesionalizmi i medies. Le te supozojme per nje moment se media jone ne pergjithesi do te ishte kritike dhe filtruese ndaj materialeve qe do te publikonte ne lidhje me fushaten. Cfare do te filtronte? Cilat jane mesazhet qe vijne nga politika? Ku jane programet? Ku jane ballafaqimet e ekipeve? Jemi te gjithe deshmitare te asaj qe po ndodh prej javesh. Ministrat dalin me shifra te gatshme dhe i kendojne ato shifra gjithe diten, pa u thelluar ne ndonje interpretim. Ndersa perfaqesuesit e opozites(me ndonje perjashtim te vogel) kane rene si "peshq" ne kurthin e shifrave duke u perpjekur te japin shpjegime apo te kundershtojne te dhena qe si kuptojne as vete. Pastaj dihet, vjen Gerdeci, Fazllici, lejet e ndertimit Dash Peza e me rradhe.  Por maskarada e vertete fillon kur perfaqesuesit e te dyja paleve nxjerrin raportet e nderkombetareve nga sqetulla dhe ja nisin kenges. Habitem se si keta politikane apo perfaqesues partiake nuk thellohen ndonjehere mbi interpretimin e te dhenave te ketyre raporteve. Permendin konkluzionet e Bankes Boterore sikur ky institucion te mos kishte shpallur qe ne emrin e vete natyren e tij prej BANKE(pra nje organizmi qe kerkon fitime dhe nuk ka ndonje pergjegjesi apo pakt mbi respektimin e drejtesise shoqerore ne Shqiperi) , por sikur  keto organizma te ishin ndonje fondacion okult bamiresie qe cdo gje e benin ne raport me parime te shenjta morale.Qe nga momenti kur politikanet tane trajtojne si libra te shenjte raportet e institucioneve financiare nderkombetare  qe  nuk kane ndonje marreveshje "vellazerore" me ne porbejne thjesht biznes dhe objektivat i kane ne interes te entiteteve qe perfaqesojne atehere mendoj se nuk ka vend fare per tu habitur: Politikanet tane kane probleme te theksuara kuptueshmerie. Thjesht atyre u eshte gjetur nje pune per te bere dhe nuk i eshte gjetur punes(pra politikes) njeriu.

 

Me kujtohet kur ministri i Integrimit te Bullgarise i deklaronte perpara disa vitesh  perfaqesuesit te Bankes Boterore: "Ju nuk mund te merrni rolin e dikujt qe na thote fjale te shenjta te padiskutueshme apo te verteta absolute. Ju ne thelb jeni ruspa qe kerkoni te shembni murin tone per te shitur produktet tuaja. Kete gje e dime mire te dy. Vecse une ne kete karrike jam ulur per te mbajtur murin ne kembe ndersa ju per ta rrezuar.  Nese doni marreveshje hajt te flasim per zgjidhje logjike te pranueshme dhe jo per rrezimin e cdo tulle qe ky vend ka vendosur mbi kete mur"

 

Fatkeqesisht te ne ndodh e kunderta, politikanet tane jo vetem qe nuk kane kete lloj fisnikerie, por shkojne edhe me tej, i marrin konkluzionet e nderkombetareve dhe na i shesin per absolutizma. Njesoj si ne kohen e xhaxhit Ramiz, kur shteti ra dhe ekonomia u rrezua teresisht, ne letra sistemi funksiononte ne menyre perfekte....

Lubonja mbetet kritik i ashper i cdo krahu politik por nuk arrin te dale pertej ktij roli. Kritike ke me shumice ne Shqiperi, ajo qe i dallon nga Lubonja eshte fakti se mbajne anen e dikujt ndersa kritikojne njeren pale. Megjithate, persa kohe nuk jep alternativa ose nuk zhvillon ide, kam frike se as Lubonja nuk ofron dicka me shume pervecse nje analize qe tek e fundit ka si baze kritiken, kritiken dhe vetem kritiken.

Ai qe ofron alternativa ka gjithmone nga pas riskun e deshtimit - Lubonja vetem ve ne dukje kete risk po nuk merr persiper rolin e alternative-ofrusit.

 Kjo qe po thu ti eshte si Nastradini qe pyeste  "Ca uji i ke dhone gamorit?"

Lubonja pergjithesisht kritikon politiken. Nese do te ofronte si alternative nje politikan do te quhej i njeanshem; po te ofronte veten do te quhej politikan...

Rreth vicioz, apo jo?

pikerisht, roli i kritizerit eshte i avantazhuar ne krahasim me ate qe ofron alternative dhe eshte normal qe dikush duhet ta beje dhe ket. Nuk eshte kusht qe te jesh politikan per te ofruar alternativa. Sikur Lubonja te behej i tille, do humbte shume si analist por Lubonja mund te marre mundimin te ofroje dicka tjeter pervec sharjes. Nqse njerezit (mizat e uthulles) nuk duhet te votojne PS os PD, cila eshte alternativa sipas tij dhe pse?

 

PF, me vjen keq per minutat e tua te shpenzume ktu. Kjo nuk eshte analize, or mik, ky eshte muhabet. Nuk mund te them qe si muhabet nuk eshte "i lezetshem", me ket pihet nje kafe-konjak per se mbari, dhe nuk po them gjithashtu qe "muhabeti" si i tille nuk ka vlere dhe nuk na duhet. Ama analiza eshte dicka tjeter. Per kete duhet te jemi te qarte. Ja te nxjerr (me cengel dhe i detyrum nga prania jote nder komentues) disa gjera:

- Nuk ka elektorat pa kujtese. Ky eshte nje bullshit i papranueshem.

- Asnje fushate nuk behet per pak drosophila zgjedhes. Ky eshte nje nonsens par excellence ( per te perdorur fjale qe "analistet" tane i kane qejf). Nje fushate elektorale eshte nje proces shumedimensional ne kohe dhe hapesire, shume i komplikuar, dhe per zberthim-analizimin e tij kerkohen dije ne fusha per te cilat une kam nje fare sigurie qe Lubonja nuk duhet t'ja thote shume.

- Ndikimet e fushates (fushatave) kerkon nje filtrim analitik qe nuk besoj se mund te behet dot ende ne Shqiperi - natyrisht jo per faj te lubonjes kjo.

- Fushatat jane forme e sterprovuar e epokes se tanishme ne cdo domen; kjo qe po flasim ketu eshte pastertisht nje fushe biznesi ku dy jane pikat themelore: votat dhe emri i njesise (partise) qe propagandohet. Analiza e ketyre te dyjave nuk eshte "llokem" per nje analist shqiptar nga ata qe njoh une te pakten. Sidoqofte, kurrsesi nuk mund te reduktohet gjithe kjo gje e nderlikuar qe ngjet aktualisht ne "kthim-mendjen" e nje grushti njerezish te pavendosur.

- Nga pikpamja e krahasimit fushate zgjedhore - elktroshok mizash, si i thone nje llafi, Zoti me ndjefte, por me duket nje krahasim prej axhamiu ne te shkruar. E pranoj nderkaq qe kjo eshte tejet subjektive; dikujt tjeter mund t'i duket si nje gjetje kulmore, dhe ai/ajo eshte gjithe diten ne te drejten e vet.

Arsimtari Skender,Katunari Hajdar dhe Pensionistja Xhemile.

Hajde fushate hajde.

Hajde Gallate hajde.

Emo, deadline eshte I poshter.

Po mirë, a nuk mund të ndajnë, të paktën, në lajmet televizive, debatet dhe faqet e gazetave edhe ndonjë hapësirë të vockël, po po të vockël fare, me shënimin "për njerëzit".

lubonja ka hallin se aspekte te ndryshme te fushates i drejtohen grupeve te ndryshme (mizash) me retoriken te percaktume ene paraqitjen te percaktume per to, po, nket zallamahi, grupit ku supozohet se perket lubonja (njerzit) nuk po i drejtohet asnjoni

ka ana praktike, grupi ku perket lubonja perbo nr te paperfillshem qe nuk justifiko me kto munci dhe ket terren shpenzimin e energjive me iu drejtu atij si grup. dmth grupi i lubonjes futet ke firot e fushates dhe tzgjedhjeve.

po kto funja i bi te jen efekte ansore te demokracise moderne, apo jo? se pranej qe ene skllavopronare n'athin..

gjithashtu sma pret menja se lubonja s'e di pse s'ia var njeri firove. plus qe supozohet se grupi ku perket lubonja ska nevoje fare per fushaten elektorale me nda menjen ca me mshtet..

dmth ne fun fare shkrimi i lubonjes me e thon amerikanisht "defeats its own purpose" dhe e vetmja gjo qe ngel osh qe lubonja e ma veten ke "njerzit" dhe te tjeret jon "miza". dalim prap ke mllefet elevimi vetknaqja etj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).