Media, c’rol po luan ajo?

Nuk më nxiti pakënaqësia e kolegëve, as ndonjë përkeqësim i medias shqiptare së fundmi. Më shqetëson fakti që media po bëhet flamurtarja më e madhe e prishjes së ekuilibrave perceptues dhe c’edukues në vend. Kritikat mbi të janë të shumta e shpesh të drejta. Media është e varur financiarisht, politikisht, redaksionalisht, mendërisht, abuzivisht e me radhë. Në funksion të kësaj varësie, serviren lajme, kronika, reportazhe e emisione që jo vetëm s’mund të pretendohet se janë edukative, por përkundrazi, janë edhe indoktrinues e bashkëpunuese të një dezinformimi të fatkeq e të hapur.

Shumë ngjarje lihen pa transmetuar, ose trajtohen në këndvështrimin e çengelit ku është varur media. Moria e informacioneve nga politika mbyt e mbulon fiaskot e atyre nga ekonomia, problemet sociale, të drejtësisë, të arsimit, e kështu me radhë.

Pesha e rëndë këtu, logjikisht duhet të binte mbi shpatullat mediatike. Kjo në kuptimin që midis informacionit që lëvrohet çdo ditë, media të bëjë përzgjedhjen mbi bazën e disa kritereve etike, morale, profesionale , përgjegjëse, edukuese, etj.

Po e lë mënjanë politikën në kuptimin e saj të parë dhe po merrem me lajme te ngjashme për nga çoroditja e idesë që përcojnë. Në përgjithësi na bie rasti të shohim lajme të manipuluara, të njëanshe apo edhe tërësisht c’edukuese, pavarësisht se kush është protraginsti i tyre. Edhe politika futet në këtë vorbull, teksa sjell më shumë lajme, profile e këndvështrime personale.

Disa lajme kanë përmbajtje arrogante, të tjera fyese e ca të tjera, akoma më keq, cenuese e c’edukuese bashkë.

Çfarë duhet marrë parasysh?

Përpara se të merret vendimi që një lajm të publikohet, praktika redaksionale duhet të jetë e tillë që të mbështesë analizën e mirëfilltë të nevojës për botim dhe pasojave që mund të shkaktojë ajo. Mirëpo në përgjithësi, media shqiptare mjaftohet me botimin e disa lajmeve, zapton për disa ditë faqet e para me to, ndikon dhe edukon në mënyrën më negative të mundshme shoqërinë, dhe pastaj e lë çështjen aty, ashtu, të pazbardhur, të pambaruar, “lëmsh përpara derës”

Edhe pse lajmet dhe skupet që vijnë në media janë vërtet të shuma në numër, drejtuesit redaksionalë, së bashku me një ekspert etike, (që ekziston në çdo media në botë dhe askund në Shqipëri), vendosin si dhe pse do ta transmetojnë një lajm.

- A cenon ky lajm jetën private të dikujt?
- A e cenon dinjitetin e tij?
- A shkelet këtu e drejta e njerëzve për t’u informuar nëse nuk e japim lajmin?
- Po nëse e japim atë, a cenojmë moralin e dëgjuesve/shikuesve/lexuesve
- Çfarë ndikimi mund të ketë transmetimi i një lajmi të tillë
- Cili është rreziku që nëpërmjet tij të lihen pasoja afatgjata në shoqëri?
- Cilat mund të jenë këto pasoja?
- A e kemi mundësinë të mbajmë qëndrim redaksional ndaj çështjes, që moralisht të jemi të pastër në edukim?
- Po analizën e një psikologu për arsyet dhe trajtimin e çështjes, e botojmë dot bashkangjitur lajmit? Kjo mund të sillte ekuilibrim në mendjen e lexuesit.

Por, fatkeqësisht, në median shqiptare asnjëra nga të mësipërmet nuk merret parasysh.
Nëse media pretendon se mund të kërkojë llogari gjithandej dhe kudo, asaj nuk i kërkon llogari askush për disa shkelje morale në aspekte që nga ana etike, duhet të kishte marrë përsipër të zbatonte.

Gabimin dhe mungesa e medias në edukim qëndron pikërisht këtu; tek mostrajtimi i çështjes nga të gjitha anët, mbajtja qëndrim ndaj saj, që edhe nëse nuk e fsheh dot faktin, provën, evidencë, të paktën të mbahet një qëndrim ndaj saj.

Përse nuk ndodh kjo

Jo për mungesë vullneti, por njohje, pranimi dhe evidentimi tek vetja e përgjegjësisë së madhe që sjell informimi.

Duhet mbajtur parasysh se në median shqiptare, kaq e re sa është ajo (flasim për median e “lirë”), më shumë është e orientuar drejt pozicionimit të vetes në treg, sesa tek drejt përgjegjësisë që ka të jetë moralisht e përgjegjshme dhe nga ana etike në rregull me audiencën.

Audienca sigurisht që është gjahu, synimi i parë dhe i vetëm i tregut, por mënyra se si arrihet ai, as që merret në konsideratë nga media.

Audienca kapet, arrihet dhe mbahet me:
- emisione c’edukative (relative nga perceptimi) në gjuhë apo komunikim (siç mund të jetë Portokallia);
- konkurse jo nxitëse, por prishëse, si dikur “Gjeniu i vogël” me këngë erotike që iu kërkoheshin 10 vjecarëve.
- me lajme çoroditëse si ato të sipër-përmendurat
- emisione me një gjuhë të ulët dhe servile, (ndaj sponsorëve apo pronarëve)
- filma fare të pa censuruar në çdo orë të ditës.

Ja një panoramë e thjeshtë e mediave kryesore në vend. Cila mund të jetë shkalla edukative e transmetimeve të tyre?

Media Emisioni më i ndjekur Shkalla edukative

- Top Channel: Portokalli, Big Brother, Ti vlen, Fiks Fare, Lajmet. Nga 1-10, cila eshte shkalla edukative?

- TV Klan: Opinion, E diela shqiptare, Gjeniu i Vogël. Nga 1-10?

- Vizion Plus: Lajmet, Zone e lire. Nga 1-10?

- Panorama: Politika dhe analizat. Nga 1-10?

- Shekulli: Lajmet, kronika e zeze dhe analizat. Nga 1-10?

Nëse sot bëhet një sondazh tek fëmijët nga 5-10 vjeç se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten, shumë pak do të thonë “Mjek, mësues, avokat, apo inxhinier, ekonomist e shkrimtar”. Shumica duan të bëhen “Këngëtare si Bleona, Ciljeta dhe Shpat Kasapi; aktore si Inisi, drejtuese lajmesh (jo gazetare, se kërkon punë, por drejtuese lajmesh), si të gjitha spikeret që mirë nuk dalin nga ekrani teksa hidhen gjithë vrull nga karrigia edhe kur flasin për një ngjarje tragjike, me trukun e mbi-rënduar në fytyrë dhe vetëkënaqësinë imponuese që përcjellin pa bosht tek shikuesi. Ose duan të kenë firmë ndërtimi, televizion digjital, ekskluzivitet për shpërndarjen e kafes, ose makina të mëdha, të bukura, luksoze dhe me shofer”.

Nga burojnë këto? Sigurisht nga (c)edukimi që ata marrin në media.

Një tjetër tabelë mund të sillte ndarjen e operimit në një media, veçanërisht vizive:

I. Informacioni
II. Programacioni
III. Filmat
IV. Emisionet zbavitëse

I. Tek informacioni, siç u tha më sipër, nuk mendohet dy herë para se të jepet një lajm, çfarëdo impakti dhe efekti që mund të japë ai në publik. Mjafton që lajmi të jepet, se mos ikën nga duart dhe e jep një media tjetër më parë.

II. Tek Programacioni, as që ekzistojnë programet e ndara edukative, sipas grup-moshës, interesit profesional apo familjar. Nuk ka as burime njerëzore, sa financiare, as profesionale që të marrin përsipër bërjen e një emisioni edukativ për familjen apo për fëmijët, që ai të kuptojë se të bëhesh financier është më etike se të synosh të bëhesh i pasur; apo të merresh me muzikë do të thotë të njohësh edhe notat dhe pentagramin, jo vetëm të heqësh sa më shumë rroba dhe vlera nga vetja dhe të përdridhesh në ekran.

III. Tek filmat, që janë të gjithë të huaj, dhe për më tepër telenovela të lira dhe keq-edukuese me moralin e tyre, është pothuajse e pamundur të shpresosh për ndonjë fijez edukuese. Kryesisht mediat shqiptare blejnë filma shumë të lirë nga vendet e varfra, që asnjëherë nuk trajtojnë probleme të mirëfillta sociale, apo t’ju japin një alternativë zgjidhjeje atyre.

IV. Emisionet zbavitëse tashmë konsiderohen vetëm ato ku banaliteti dhe gjuha e ulët bëjnë garë hapur në emisione që skuqin secilin prej nesh nëse është në tavoline më miq apo familjarë. Etika morale dhe vlera edukuese aty është jashtë çdo lloj imagjinate. Por, nuk dihet nëse këto emisione prodhohen sepse ndiqen dhe pëlqehesh shumë, apo nëse ato ndiqen sepse janë me lehta dhe e vetmja mënyrë argëtimi për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Cilado që të jetë arsyeja, media më shumë duket se ndikon negativisht tek shikuesi, nuk e merr mundimin shumë ta edukojë atë, dhe përmbush vetëm anët negative të formimit të publikut. Ky rol duhet parë dhe përmirësuar, por jo në një media tërësisht të varur diku.

15 Komente

Per ti heq, nuk i heq as nje presje !

Per ti shtu duhet me e u mendu, por gjithesesi, kaq kthjellet, thjeshte dhe paster sic i ke thene ti, nuk do ti thoja ato qe mund te shtoja smiley

Pranej, po e qep dhe po them thjesht PESE !

smiley

 

  Mediat keshtu jane kudo. Edukimi s'eshte detyre e mediave, informimi dhe etika profesionale po. Nuk eshte faj i mediave qe femijet shohin Big Brother po i prinderve qe i lene femijet gjithe diten para ekranit, ne shumicen e rasteve sepse pertojne te merren me ta dhe jo sepse s'kane mundesine financiare apo kohen qe te merren.

Eshte se s'ben edhe edukimi detyre e medias Iris. Ato valet qe perdorin keto media, "eteri" eshte prone publike. Ate licencen per transmetim nuk ua ka trasheguar baba, ia jep shteti - kundrejt marrjes persiper te detyres )mes te tjerash) edhe te edukimit. Eshte nje e mire publike qe u kerkohet ne kembim te se drejtes se transmetimit.

E di cfare tjeter eshte e frikshme Iris? Te imagjinosh fshatin shqiptar.

Mire ne ne qytet se hera heres mund te fikim telvizorin dh te hapim nje liber po te informohemi me internet. Mund te edukohemi ne ndonje librari apo biblioteke.

Po ne fshat? Ata djemte dhe vajzat andej do perfitojne ndonjehere kulture, edukate? A kane nevoje? A e meritojne?

Ne fshat nuk shkojne as gazetat!!. Nuk ka biblioteka, librari - nuk ka teater, kinema... S'ka asnje grime jete artistike.

E vetmja menyre qe fshatari shqiptar te informohet disi, apo te kulturohet dicka eshte televizioni (dhe radio pak). Dhe tv i eshte shmang kesaj sfide. Ose me shqip, nuk e TM fare.

Prandaj, niveli kulturor i shqipetareve duhet pare si derivat direkt i nivelit te kultures se televizionit. Dhe eshte e trishtueshme...

Flm t_red.

Po lexoja dje një shkrimtar, blogger dhe gazetar grek që e vlerësoj shumë. Ai i ndante mediat në mainstream dhe elite. Mandej thoshte se promovimi dhe ndryshimi kulturor i shoqërisë vinte prej mediave që kanë një rol periferik në audiencë dhe programe.

Situata është njësoj kudo siç thotë Irisi, por, do duhet që shteti të ndërhyjë si rregullues nëpërmjet taksimit të programeve jo-edukative dhe detyrimit për të përfshirë brenda programit të mediave emisione më shumë edukuese dhe kulturore. Mediat, apo tregu i mediave funksionon njësoj si tregu i madh ekonomik. Ja një e dhënë tjetër është gjendja ku ndodhemi, se duhet me të vërtetë rregullator për të ekuilibruar marrëdhënien.

Nuk e di nëse funksionon aty ndonjë institucion që kontrollon mediat, apo dhe ligjet mbi të cilat duhet të funksionojnë?

 

Marr nga ligji PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Neni 4

Parimet themelore të zhvillimit të veprimtarisë radiotelevizive

Veprimtaria radiotelevizive është e lirë. Veprimtaria radiotelevizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij. Në këtë veprimtari respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve. Veprimtaria radiotelevizive nuk lejohet të cenojë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombëtar.

Program radioteleviziv

Programe radiotelevizive quhen tërësia e emisioneve që transmetohen nga një stacion i caktuar. Radioja dhe televizioni publik transmetojnë emisione me karakter informativ, edukativ, kulturor, artistik e argëtues. Në programet radiotelevizive nuk lejohet censura. Programet radiotelevizive respektojnë kufizimet e parashikuara me ligj, ato të nenit 10 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” dhe të kreut “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.

Neni 36

Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, paanshmërinë, plotësinë dhe pluralizmin e informacionit, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, rendin publik dhe sigurinë kombëtare, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të drejtat kushtetuese e njerëzore të shtetasve, të pakicave kombëtare në përputhje me konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë, diversitetin fetar shqiptar.

Neni 37

Përdorimi i gjuhës shqipe është i detyruar për të gjitha programet, përveç veprave muzikore me tekst në gjuhë të huaj, emisioneve për mësimin e gjuhëve të huaja, emisioneve drejtuar posaçërisht pakicave kombëtare dhe programeve të subjekteve radiotelevizive lokale të licencuara për transmetim në gjuhën e minoriteteve. Filmat në version origjinal në kanalet kombëtare transmetohen të shoqëruar me subtitrimin dhe dublimin në gjuhën shqipe. Për radiot dhe televizionet lokale ky detyrim fillon të zbatohet një vit pas licencimit. Radioja dhe televizioni publik dhe privat pasqyrojnë në veprimtarinë e tyre një kulturë gjuhësore në pajtim me normën e vendosur të gjuhës letrare kombëtare. Përjashtohen nga ky detyrim subjektet radiotelevizive të licencuara ndryshe.

Neni 38

Programet e ndaluara me ligj Në radio dhe televizion nuk lejohet të jepen programe që nxisin dhunën, urrejtjen kombëtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese, ndarjen territoriale, diskriminimin për shkak të bindjeve politike dhe përkatësisë fetare. Nuk lejohet gjithashtu: 1. transmetimi i informacioneve të cilat përbëjnë sekret shtetëror sipas ligjit dhe që i sjellin dëm sigurisë kombëtare; 2. transmetimi i informacioneve që cenojnë jetën private të shtetasve; 3. transmetimi i mesazheve të shifruara kundër interesave themelorë të shtetit; 4. prodhimi e transmetimi i programeve pornografike.

Ekziston (Keshilli Kombetar i Radio Televizionit) KKRT-ja, po e kryeson nje fare Melisa qe s'ka lidhje fare me pozicionin. As institucioni vete nuk ka.

Ligjerisht mediat duhen monitoruar Dhe nuk eshte fare e vertete qe mediat qenkan gjithandej njelloj, se nuk me rastisi asnjehere te degjoja humor te tipit te Portokallise ne 5 vjet duke ndjekur BBC, ITV apo CH4. Madje as tek Italia 1 prej nga kane vjedhur formatin, nuk ka ate lloj gjuhe.

Megjithate, pertej saj, une e kisha fjalen tek mungesa e emisioneve edukative nepemjet informimit. Mbase eshte vertete kerkese per qiqra ne hell!

po e kryeson nje fare Melisa qe s'ka lidhje fare me pozicionin.

Si mi ska lidhje. Eshte gruja e Enkel Demit qe drejton Kutija e Fundit ku ngelen njerezit tu fitu leke hihihi

Dhe nuk e ka Melisa, e ka Mesila smiley

 

Nejse, rolin qe duhet te luante e ka lene menjane!

Boh... Nexhi fcuked up diskutimin. Vajta të shkruja unë, po i hapi kartat ajo dhe çdo gjë doli e pashpresë.

Gjithsesi... mund të monitorohen mediat, sigurisht nëse kanë vullnet ta bëjnë. Dhe për më shumë në këshill mund të vendosin nga një përfaqësues për çdo tv kombëtar dhe me marrëveshje të përfshijnë në programacion një hark kohor të detyrueshëm me emisione kulturore edukative. Mund të taksohen emisionet argëtuese nëse kalojnë një masë x të lejueshme etj. Shtohen edhe sanksionet përkatëse dhe kjo punë bitiset.

t_red, unë uroj që të mos kalojnë në nivelin e tv grek, se këtu është shumë keq. Gjithë aparati i informacionit, është i zhytur deri në grykë dhe i mbërthyer me interesa partiakë. Po për më keq, thashethemet zënë një vend shumë të madh në program, madje e kanë bërë shkencë fare marrjen me thashetheme. Programi i drekës siç quhet ka në ÇDO tv emision që merret vetëm me kto punë; çfarë hëngri x ku shkoi, kë takoi, si u vesh, cila u zhvesh etj etj etj.

BBC është mainstream ama niveli i përgjigjet atij të shikuesit. Ne kët popull kena dhe portokallinë shikon prandaj sna duket dhe aq keq.

Unë shoh veç Alsatin që transmeton dokumentarët e DW, kto të tjerat që përmenden këtu janë merre me lëng, duke folur kështu, në përgjithësi.

Sa për kalamajtë që duan të bëhen bosa mielli ose këngëtare striptease, aty e kanë fajin prindërit, jo media. Nëse Gjeniu i Vogël ka përmbajtje të pranueshme nga prindërit e fëmijëve pjesëmarrës, nuk ka asgjë të keqe që fëmijët të marrin pjesë në të (për sa kohë nuk është në kundërshtim me ligjin). Tani më kujtohet ajo kohë kur në dymbëdhjetë fiks, tek Klani dhe Telenorba fillonin pornot, shyqyr ikëm nga ai lloj televizioni.

Për cënimin që mund ti bëhet personit nga media, ekziston diku një nen në Kushtetutë, që e garanton të drejtën e shtetasit për tu mbrojtur nga një cënim i tillë, por vetëm nëse shtetasi dëshiron të mbrohet. Dy-tre raste mbrojtje të ketë, besoj se mediat do të fillojnë punësimin e ekspertëve të etikës, ato që nuk duan të ndjekin një linjë të tillë, do të jenë pre e gjyqeve që do të ndjekin rastet e para të suksesshme.

Nëse shikuesi do të shohë media jo edukuese, është e drejta e tij ta bëjë këtë gjë, dhe po ashtu shikuesi ka të drejtën të zgjedhë e të mos informohet nga burime të tilla 'të korruptuara'.

Sidoqoftë e mbështes nismën për ti hapur sytë medias shqiptare, sepse mua personalisht më përzihet kur dëgjoj të njëjtët zëra, që përsërisin të njëjtat fjalë boshe pa asnjë mesazh, madje i përsërisin me siguri dhe me ton autoritativ.

 Ne Itali shteti nderhyn vetem duke financuar mediat shteterore, dhe ne fakt aty programet jane disi me te kontrolluara por perseri ka programe qe merren me thashetheme apo reality show qe s'kane asgje edukative po megjithate arrijne numer te larte shikuesish. Televizionet private perveç nje etike profesionale , dmth qe duhet te shkruajne nese filmat s'jane te keshilluar per tu pare nga femijet , apo te mos perdorin fjalor te piste ne orar te caktuar, s'kane asnje lloj tjeter kontrolli persa i perket çfare transmetojne.Qellimet e tyre jane maksimumi i komerciales brenda etikes profesionale.Qe nga momenti qe te paralajmeron ama, i ka lare duart me etiken. E nese ti do te lesh femijen te shikoje tv ne 12 te nates s'i  intereson shume.

  Kur ne  nje orar ne te cilin mund te ndiqet nga femijet nje media trasmeton thashetheme apo programe qe i bejne te mendojne qe jeta eshte e bukur vetem kur punon ne televizion si show girl apo duke qene futbollist, nuk ka rendesi nese nuk perdorin fjale te pista ( se vetem keto censurohen), njesoj disedukative jane.

Zgjedhja eshte e prindit dhe jo vetem zgjedhja por detyra e vetme qe prindi ka qe nga momenti qe ka zgjedhur te beje femije. Nuk me pelqen portokallia, po derisa ka stacione qe trasmetojne gjithe diten perralla apo filma per femije , dhe te tjera qe trasmetojne dokumentare, zgjedhja ekziston.Po dhe fundi fundit s'eshte nevoja te budallepsen kalamajte para tv deri ne 12 te nates .

un mendoj se ky fenomen qe ka pushtuar median shqiptare keto kohet e fundit eshte normal dhe madje i domosdoshem, e shof si nje rruge te gabuar qe po ndiqet por e cila do ti japi maturi e pervoje medias, per te dale me vone ne drite. po flas paksa si fetar, por besoj se mediat tona jane akoma shume te reja dhe pa eksperience, marrin gjithcka shabllon sic vjen nga jashte, mjafton qe te rrise audiomatin e tyre.

emancipimi i medias ne shqipri ma merr mendja do te vonoje dhe per ca kohe, ndersa per pavaresine ndaj politikes eshte don kishoteske ta mendosh.

besoj se mediat shprehin shkallen e civilizimit dhe qytetarise se nje shoqerie,bile do te shtoja se duke patur nje  raport te ngiushte me tregun dhe anen e tij komerciale,jane te shtrenguara te jene pasqyre e asaj qe i rrethon.E thene ndryshe,nese nje gazetar ben emisione tresh,mund te akuzohet per skalle te ulet,por njekohesisht mund te komplimentohet nga te tjere per nr. e shumte teleshikuesve.Ky eshte nje pb qe egziston  ne pjesen me te madhe te mediave edhe ne europe.Ne te tilla raste besoj se s'duhet te mungoje etika,qe me thene te drejten nuk mund te shqyrtoj ate te mediave shqipare se prej kohesh nuk  jam ne kontakt.Di te jap rastin e tv. shteterore italiane.ku ka programe qe kane numer te vogel shikuesish,por shteti ka nderhyre per financimin e tyre,sepse beson se jane te nje niveli e larte qe ne nje fare menyre do te  japin frytet te nesermen.mbase kjo eshte nje zgjidhje e pjesshme eproblemit dhe me e mira e  mundshme,sipas meje,perserisa nuk mund te ndryshjme shkallen e emancipimit mediatik te nje shoqerie(te pakten keshtu,sa hap e mbyll syte) 

Media, c’rol po luan ajo?

ne Shqiperi ajo po luan rolin e prostitutes, dhe kaq !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).