ME FAT FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Shperndaje kete artikull:

10 Komente

a gjendet ndokush te na shpjegoje c'perfaqeson kurban bajrami per besimtaret myslymane? flm

Kurban Bajrami, siç e thotë dhe emri, ka të bëjë me sakrificën.

Sipas fjalëve, kjo praktikë ka lidhje me Profetin Ibrahim. Ky pa një ëndërr ku Allahu e urdhëronte të sakrifikonte birin e tij Ismail për të provuar besimin e tij. Si besimtar i devotshëm, Ibrahimi qe gati të sakrifikonte çdo gjë. Sipas Kuranit,  Ibrahimi e vuri të birin në altar dhe në momentin që do ta sakrifikonte, Zoti e zëvendësoi me një dele.

Në Kuran shkruhet " Allahu nuk ka nevojë për mish apo për gjakun e kopesë, ai ka nevojë për besimin tuaj".

Besimtarët duhet të sakrifikojnë një dele ditën e Kurban Bajramit dhe mishi duhet t'u shpërndahet të varfërve.

Përshëndetje, Finisterre. : )

Kurban Bajrami = Abrahami qe duhet te vriste te birin se ja kerkonte zoti (bibla, kurani eshte nje kopje e biblen e perkthuer keq ne arabisht)

GEZUAR besimtarve

pershendetje akvll smiley dhe faleminderti. M'u duk me vend te thuheshin dy fjale mbi festen perpara se te uroheshim.

As unë s'e dija; e mësova qëparë. Kohët e fundit më duket se "pa kushte" është një kusht i domosdoshëm që diçka të jetë e vërtetë. Ja gëzuar! : )

Gezuar edhe ty akvll, sikur s'je dukur shume ketej. Pune?

Punë punë natë e ditë

që të shohim pakëz dritë.

 

Në fakt, s'kam mundësi t'i ndjek gjërat si dua këtej dhe prandaj s'dukem shpesh, po aty jam, në vigjilencë të pyetjeve tërheqëse. : )

Pune pune..., por as drite e as dreq po shohim smiley . Nejse se s'jane muhabete festash keto smiley

Dite te mbare! 

Une do e bej nickun dreq ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).