Më duhet të pi një hape (ose) kur njeriu modern u nënshtrua dhe u bë rrumbullak depresiv

më duhet të pi një hape

të hesht

matematikën e ndërkryer        

  që ndërsehet ex-cathedra

           përqark pasmendimit.

~

më duhet batanija   

e një buzëqeshjeje  

të mbuloj disi lotin

përkundës

që mvesh qoshet e kockëta

                                  të pritjes sime.

~                                  

 më duhet të zhgarravis 

gjestet

 dhe pozat e miqve të mi   

mbi paletën e cungët të një bilete

                                    që çon larg prej këtej.

~    

siç e shihni, s`më nevojitet dhe aq.                           

kështu e ka kjo punë.                                

 e drejta është kaq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).