Mbyllur

n1528530054_62218_8980

Nuk ishte bora që e shëmtoi këtë qytet,
As shalët e shqyera të qiellit
Që kulluan gjak menstrual mbi çatitë e kadifta
Ishe ti dëbora e parë e këtij qyteti,
Ngricat e para në mushkëritë e mia,
Dhe unë për tu ngrohur sado pak,
Dhe unë për të të ngrohur sado pak,
Nis e shkruaj kujtime të harruara
Të harruara vërtet, aq sa më duhet ti stis
A mban mend të kem qeshur ndonjëherë?
Sigurisht që jo, unë nuk qesh më,
Figurinat e verdha e vodhën buzëqeshjen time
<img src=" class="wp-smiley" /> :-Dsmiley<img src=" class="wp-smiley" /> :-/ <img src=" class="wp-smiley" />
Unë nuk shkruaj më mirë
Kur shtrihem përtokë
Por ne e bëjmë më mirë në doggy style.
Ty të eksiton banaliteti i fjalës lopthi.
Seks provincial, i dhunshëm, i pisët, kafshëror
Shih, është mesnatë dhe ti gjoks zbuluar
Mbështetur mbi korniza mirësjellje
Djeg pak çokollatë mbi fletë alumini
Të kam thënë ndonjëherë që ti je sexy kur bën bar?
Të kam thënë ndonjëherë që ti më dukesh kurvë kur bëhesh dru?
Mbi klitorin tënd,
Stambolli duket kaq i largët,
Thonë që ari shitet lirë atje,
A do të kërceje belly dance për mua,
Nëse do të të thoja të dua?
Shih, unë thjesht nuk ndihem më vetvetja
Ndihem i mbyllur brenda këtij qyteti
I mbyllur brenda zemrës sime
Pikëpyetjeve që kurrë s’ju përgjigja,
I mbyllur brenda horrorit që të jep dehja
E uiskit të përzier me verë
E kur gjumi më merr
mbështetem mbi seksin tend të bukur.

      

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).