Mbrëmje me flirt

Flirti në verandë ku ajo tymosi
Dhe fjalë tha që mund t’i merrje si të doje,
Ndaj dhe unë i mora në favorin tim,
Që shpresën ta ngjallin dhe guximit tënd
I bënin gojë me gojë frymëmarrje shpëtuese,
Flirti që e bëri rrushin që të skuqej
Dhe pjergullën të zgjaste veshët mu përbri,
Ato gjethet e veshëve gjithë kureshti
Që asgjë s’kuptonin fjalët se ç’kumtonin,
Fjalët që mbetën si fluturat në verandë
Edhe si ajo shkoi brenda e u fut
Në sallën ngjyrë bezhë vrarë me kuqje’ vere,
Ku banketi vlonte dhe erosi shandanet
I digjte me flakët e ethes së qirinjtë,
Që kullonte dyllin si ejakulim
Padashur, para kohe dhe penduar domosdo...

Me flirtin në xhep si kambial mbi rrugë
Gjetur një dite me shi dhe karocierë
Të zemëruar që shfrynin me keq edhe se kuajt,
Që unë s’e tregova, po them për kambialin,
Por si vjedhës, i lumtur, udhën e vazhdova,
I lumtur se pasurinë e papritur njeri
Nuk ma dinte, pra, do heshtja e shijoja,
Në urdhrin e ri të kavaljerëve do hyja.
Me flirtin në xhep si kartmonedhë të grisur
Që e ngjita me kujdes me ngjitëse transaparente,
Hyra dhe unë e gjoja si shkujdesur
U ula rastësisht në tryezë të saj,
Ku ajo po qeshte me të tjerë burra,
Që befas kuptova, gjithë me hidhërim,
Se më të hirshëm ishin dhe më interesantë,
Dhe shakatë e reja, si dhe frazat hyrëse,
Më bukur i thoshin se unë domosdo…

Askush vranimin nuk ma mori vesh,
Vetullat pa lëvizur shoshoqes iu ndërkryen,
Ca thinja pioniere vanë e zunë vend
Në gadishujt tëmtha përtej oqeanit
Të ballit tim që dallgët shkumë s’i tregonte,
I përpinte brenda n’implodim të qetë;
Dhe goja zu tradhëtonte dinakërisht habira,
Wow, interesant, po si ka mundësi,
Kampion mir’kuptimi po hiqesha ndër të tjerë
Të panjohur që më vrisnin pa e ditur aspak
Teksa vëmendjen e saj si hulli përthithinin.
Humbjen e nënshkrova n’atë Vaterlo
Me verën franceze që mezi shqiptohej,
Me tërë ato gërma që u krodhën n’atë musht
Me avuj angushtie dhe mbytës domosdo...

Sa dlirshëm po qeshja, i shkueshëm, një v(i)olì
E heshtur e tryezës, u bëra, një fytyrë
Me shkëlqim të murrmë, i hidhët si espresso
Nën trusni të nxehtë të ziun lëng e fshihja
Pas shkumës sipërfaqe në porcelanin fin
Të filxhanit të ftohtë ku e gjeta veten
Në servis-argjendin e mospërfilljes’ saj.
Mbrëmja ra në brinjë, plagosur pa shpëtim,
Gulçonte pas muzikës si dhembje vinili
Çjerrë nga gjëlpëra që s’njihte mëshirë,
Veç muzikë funebri në allegro vivaçe.
Përhumbjen ma zgjoi një këmbë e vogël,
Që gjurin tim e gjeti nën tryezë-sarkofagun.
Teksa burrit përbri buzëqeshjen vrastare
Nga porcelan i dhëmbëve i dhuronte dhembshurisht.
Në nëntokën e përjetshme një rhizomë kërkuese
Nga trupi i saj u zgjat për tu pleksur
Me rrënjët e mija gjymtyrë bosh-tore,
Si një vlagë e ngrohtë nga një flakë e ftohtë
Rrodhi trupi i saj si llavë në shpirtdhënie.
Qemë urithë të lumtur, një faunë e çuditshme
Me tryezën njëmijëkëmbëshe magjepsur domosdo....

23 Komente

rubin këto rubaira o Em.

Vende-vende, sidomos fillimi vrshtat etjetj, dhe ajo domosdoja lehtazi kalon per nga bukuria shume prej çka kam lexuar nga ti. Ky eshte kompliment (nqs habitesh)

ne kuptimin real te fjales: klasike!

LEXOJENI...MOS E HUMBISNI...PLEEEASSSEEE!

Cim,  mendoj  se poezia  duhet ripunuar,  sepse ia vlen. Me pelqeu, por kam pak verejtje te shkalles “plesht vs jorgan”…lol

> >Ti e di me mire se shume te tjere qe poezite e gjata kane nje “thember akili” : ritmin. Duhet ruajtur ritmika  e vargjeve, perndryshe ndodh  dukuria e “dhjamosjes”  se poezise dmth  poezia “ben bark  vende  vende”. Pra dalloj nje problem ritmike ne te, nje aritmi disi lodhese ne ndonje rast. Me ben pershtypje kjo aritmi e poezise se mesiperme, sepse poezite e tua (te gjata) pergjithesisht shquhen per ritmiken e qendrueshme dhe elegante (dhe  zakonisht pa rene ne kurthin e rimes  se kerkuar) ne tere gjatesine e tyre, gje qe sigurisht eshte deshmi profesionalizmi  dhe pjekurie  artistike.

Ka goxha pjese te shkruara  (dhe te vizatuara )artistikisht  bukur kjo poezi  e gjate, por nuk do ndalem te  ato pasi  jane  te dallueshme  ne teresine e poezise  se mesiperme.

> >Poezia  hapet me:

> >“Flirti në verandë ku ajo tymosi
Dhe fjalë tha që mund t’i merrje si të doje,

Ndaj dhe unë i mora në favorin tim,
Që shpresën ta ngjallin dhe guximit tënd
I bënin gojë me gojë frymëmarrje shpëtuese,”

> >Mendoj  se nuk  ka rrjedhshmeri ne vargjet hyrese te poezise gje qe sipas meje duhet ripunuar. Dy vargjet e para nuk bejne sens  as ne kuptimin e thjeshte gjuhesor  ashtu sic jane shkruar. Dy vargjet "qe shpresen ta ngjallin....shpetuese" me duken te mbingarkuar  me fjale me tingellim jopoetik.

Vazhdoj me poshte:

> >”Që kullonte dyllin si ejakulim
Padashur, para kohe dhe penduar domosdo...”

> >Dy vargjet e mesiperm ndoshta  me mire do tingellonin:

> >“Qe ejakulonte  dyllin

padashur

para kohe 

dhe penduar domosdo…”

> >

Gjithashtu mendoj se te meposhtmet mund t’i ripunosh si kombinime fjalesh:

> >">>thinja pioniere

implodim

dhembje vinili

tryezë-sarkofagun (ndoshta nuk duhej vene  fare sarkofagu  sepse ajo qe ti ke dashur te theksosh me kete fjale  besoj se del nga leximi i vargjeve dhe i nentekstit  te tyre)

rhizomë kërkuese "etj

> >Jo gjithnje e ne cdo  rast kombinimi i nje fjale teknike, industriale apo shkencore me nje fjale poetike  krijon nje tingellim poetik, aq me pak ne nje poezi  ku flirtohet me flirtin. Nese  te krijimet e tua rralle e kam ndeshur, (ke te tjera “mekate” me qibare  letrare ti…lol) e has shpesh  dhe ne mase alarmante  ne disa autore te tjere   kete dukuri qe sipas meje nuk eshte fort e lavderueshme  artistikisht. Hibridi  jo gjithmone tingellon poetik dhe ne ndonje rast tingellon edhe i sforcuar.

Ne poezine e mesiperme psh thinja mund te ishte juvenile (vertet  fjale e huaj edhe kjo, por qe mund te tolerohej jo vetem se ka hyre edhe ne shqipen letrare, por edhe vete perberja e asaj fjale me “l” dhe “j” i jep nje tingellim  dhe brishtesi poetike  vargut ku perdoret) ne vend te pioniere, pasi kjo fjala e fundit sidomos te lexuesi shqiptar per gjysemshekulli ka marre ngarkese  tjeter nga ajo  origjinalja, dhe vec kesaj nuk me duket aspak poetike si fjale.

Duke folur ne pergjithesi mendoj se  terma jopoetike  si Implodim,dividend, kambial (kjo fjale  ne poezine  e mesiperme mendoj se eshte mireperdorur ne menyre funksionale), sarkofag, rhizome,konstruksion, hipokondrik, paraplegjik,autokombanje,mitokondri ( ndersa amebe  eshte simbolikisht e pranueshme edhe ne letersi), implementim,  amendamend, abshise, draft, kohezion,  inhalacion, etj..etj…etj... pra  terminologji  profesionale  nga fusha biologjike, kimike, financiare, mjeksore, inxhinierike, balistike etj etj qe nuk kane asnje lidhje te qenesishme me poetiken  mendoj  se mund te perdoren simbolikisht ( dhe ne masen e duhur sigurisht)   ne nje proze, por jo  ne nje poezi. Edhe nese perdoren ne nje poezi kjo duhet bere me shume kujdes  dhe maturi profesionale, perndryshe  “per nje plesht digjet jorgani”, gje qe vertet  ndodh me artin e brishte poetik. Poezia sado e gjate te jete mendoj  se duhet te mbetet e brishte ne mjetet shprehese. Aq me teper qe nuk eshte nje poezi militante  apo  alla “beat  generation”  kjo e mesipermja, por perkundrazi…perkundrazi... smiley

> >ps. Sidoqofte,  me lart  shpreha  ( shpresoj jo bezdishmerisht gjate...lol) perceptimin tim personal i cili sigurisht ka gjase te jete i ndryshem  nga i yti apo i te tjereve, ndaj edhe  mund te mos e marresh fort seriozisht… smiley

e shkruajtur me emocion.bravoo

Flm per komentet!

Flor, po mos me kurse mer njeri! Mos me vrit me klas po te them, se maj un.  smiley  

Jul & bufi, nje mirenjohje te madhe per te dy qe e lexuat dhe aq me teper qe e pelqyet.

Tan-o, leja pleshtat dhe pleshtucet Dritero Agollit...  smiley   smiley   Degjo, une do ti shof verejtjet qe ben ne ditet e mevonshme, kur poezia te jete ftohur se kshu me avull sic eshte e kam veshtire (ose te pamundur). Thinjat pionere kishin me shume parasysh keta pioneret e Amerikes... thinja zbuluese dmth te nje bote te re pak a shume...  smiley   Me ke knoq me ate listen e fjaleve aty me siper, (te qeshmen prej asaj mitokondrise e kam ende shpernda neper fytyre... po ARN-lajmetare alias "messenger RNA" a e ka perdor kush?  smiley   ) Anyway, keto menjane, mekatet letrare pres te mi thush kur te behet mbare. Si thane Stonsat, "You never made a saint of me" (parafrazoje per poezine ket... dhe jemi mren). Cheers!

jojojoooo...s'ishte ashtu. Me pelqen gjithçka shkruan, kjo me pelqeu veças, ndaj ndoshta ubberreagova. kerkoj falje edhe po nuku me kuptove, edhe po nuk u sqarova mire.

O Emo, me fal qe po ta them po me dukesh shume dembel. Te gjesh damarin e floririt ne mal eshte vetem fillimi. Qe te arrish deri tek unaza me diamant eshte goxha pune. Tani ti e gjen damarin, na e tregon dhe me gisht, e iken tutje. Po kthehu mor burre, kthehu dhe fillo punen me qysqi e cekic. smiley

Tani pa shaka. Kjo gjetje shume e bukur do rime dhe ritem. Keshtu duket me shume si nje leter derguar te dashures. Mos e ndalo punen ketu, te lutem!

Rime & ritem? Will see, PF.

Ato 4 vargjet e para duhen bere vetem dy.

E di si u be kjo vjershe? Po shkruja paragrafin e dyte te Gropoveth (vijimin) midis kodeve te statistikes qe po run-ia per punen, dhe e gjithe skena mu shfaq para sysh. Pak rendesi sa te verteta ka kjo brenda dhe kush eshte kumti personal dhe per cilet sy mbart edhe nje kuptim ekstra. Eshte shkrujt ne me pak se 20 minuta dhe i vetmi korrektim eshte fjala tymos qe ne fillim ishte "pi cigare".

Stili ndryshon komplet nga te tjerat sepse eshte shkrujt ne kushtet e nje malli te befte.

Wow...

me kujtoi ciftin dantesk: Paolo Malatesa and Franceska Rimini.

Duket si argetuese, por ka nje tis shume tragjik ne gjithe kete flirt story.

Kur shkruan ne blank verses, sa here t'i kthehesh aq here do e ndryshosh, nuk merr fund. edhe mbasi ta botosh, prape do duash ta ndryshosh, e sidomos pasi ta shohesh ne leter, do te vije me ne fund ne mendje trajta perfekte e poemes sesi ajo duhet te ishte. smiley por meqenese  krijime te tilla jane ne kufirin mes poezise dhe prozes, sa me shume te krasitesh, me mire i ben... te pakten keshtu thoshte leon tolstoi i madh " asgje s'e ben me te mire nje veper, sesa shkurtimi"

bukur, bukur. bravo!

U ula rastësisht në tryezë të saj,
Ku ajo po qeshte me të tjerë burra,
Që, befas kuptova gjithë me hidhërim
Se, më të hirshëm ishin dhe më interesantë,
Dhe shakatë e reja, si dhe frazat hyrëse,
Më bukur i thoshin se unë domosdo…

Sy femre !!! Kompliment kjo, nqse eshte e nevojshme me u sqaru...  smiley

Flm, A!

PS A do pertosh ta shofesh i cik ate per Jessica Lang, Av? Te blogu i Florit. PF thote pertac e dembel, por per ket tipin me emer xheke, duhet vene edhe prapashtesa (jo korrekte) "stambolli".

hey, sapo e lexova...and you know what? call me a messy person, but i loved it...nuk e di pse, sidomos ne kete moment nuk ta them dot. por ishte tmerresisht kinematografike, ne aq pak rrjeshta, une pashe kater bote te ndryshme...e vetmja gje qe smora vesh ishte titulli..por kjo pak me prish pune, se une titujt si kujtoj kurre..kujtoj vetem momentin qe i kam lexuar, dhe ne shumicen e rasteve , ajo qe mbaj mend nuk ngjan fare me ate qe eshte shkruar smiley..i know, i am hopeless...

Shif komentin qe sapo e lashe pa e pare kete.

po te jesh up, flasim edhe pak atje.

cheers, A!

Ka frymen dhe formen e nje balade. Cfare eshte nje krijim poetik? Sipas meje eshte aftesia  per te zbuluar dhe vendosur nje lidhje te brendshme emocionale ndermjet  sendeve, fakteve, ndjesive qe ne pamje te pare dhe per syrin e zakonshem duken kaotike. Casti kur ndricimi poetik perplaset me nebulozen kaotike te fakteve/ndjesive dhe ngjiz  krijimin  eshte magjik. Me tej "skulptori" gdhend , heq, lemon, shton dhe materies i jep formen e perkryer.

Kam pershtypjen se  kombinimi i  dymbedhjet vargeshit (te cilin e gjej me ritem dhe elegant per kete lloj poezie)  me 11, 13, 14, 15 rrokshin krijon ngerce ne ritmiken e poezise .

Por-si vje-dhes i lum-tur u-dhen e va-zhdo-va (13)

qe ku-llon-te dy-llin si e-ja-ku-lim (11)

qe gju-rin tim e gje-ti nen try-e-ze sar-ko-fa-gun (15)

Megjithate perseri ndjej ate rendesen e pikellimin te varur si vilet e rrushit neper deget  e hardhise. smiley

Në nëntokën e përjetshme një rhizomë kërkuese
Nga trupi i saj u zgjat për tu pleksur
Me rrënjët e mija gjymtyrë bosh-tore,
Si një vlagë e ngrohtë nga një flakë e ftohtë
Rrodhi trupi i saj si llavë në shpirtdhënie.
Qemë urithë të lumtur, një faunë e çuditshme
Me tryezën njëmijëkëmbëshe magjepsur domosdo....

---------------------------

Keto perla çim e kane gjetur  gjoksin ku te varen?

..po shkoj të ulem përmbi pellgje

të pi në gjunjë duke rënë

po prapë e di se do më mbetet

i arti medalion i hënës...

Jerusalem, me lejon te ve pas kesaj "Renia e Debores" nga i njejti autor?

Hello Xhen!   smiley  

Ke munguar ditet e fundit, apo me esht duk mua?

PS Ka pas do tema e diskutime te bukura...

ciao EM!

S'kam pas shume kohe ,temat behen interesante kur diskutohen nga profesioniste qe ketu s'mungojne,por preferoj poezite,nuk di ke te veçoj

jeni njeri me i mire se tjetri(a),rralle here s'me pelqejne,madje,ne ate rast ja ve vetes fajin se mbase s'i kuptoj.

pyetjes time s'ju pergjigje smiley

 

Xhen, nuk di a e ke pare sa intriguese ishte e gjitha kjo 

PS do doja me shume te ishin vethe se sa gjerdane keto qe ti u thua me shpirtmadhesi perla, dhe te shoknin tek veshet e duhur, Xhen...  smiley  

tashti e lexova,vetem çarçafet mungonin smiley ,mjaft intriguse dhe fantastike njekohesisht,nuk e di por ndoshta me evoluimin e vazhdushem qe ndodh brenda nesh them se pak perversitet eshte i domosdoshem,si puna e kripes qe ne recetat kulinare italiane perdoret qb(quanto-basta) smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).