mbishkrime

***
A është kohë e përshtatshme për një shi të shtruar?
Në zamër, e mbajnë me biskota lehonën
E hidhur mbasditja, e hidhur zeherr
Si sherbet e thith toka
shiun.
  
Në diell e pas diellit u djegshin shejtanët
Fotografët që buzëqeshjet me zor na i vënë
Në fytyrë,në sy, në bark - dy bebe
Lindur në një ditë e humbë në kohë të ndryshme
Eh, [...]

4 Komente

oda në kokë bëhet krejt e vogëlsa oda në tokë e prerë për trup.

me pelqen kjo poezia e fundit.

Mund te te pyes, "zamër" c'eshte? Se dhe zemer sikur s'me shkonte.

Ana H, perseri falemnderit per leximin.

zamër është vakt i ndërmjemë ushqimi. (frut a diçka e lehtë për mbasdite të gjata psh.)

Fh,

pse e dija qe ishte "zemër"? Te pakten, keshtu e kam perdorur psh. "per zemër hengrem kek me molle e me arra". smiley

e di qe ka edhe nje fjalë tjetër sinonimse, por nuk po kerkoja per fjale. me hynin ne pune me shume tingujt smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).