Mbi mediokritetin e muzikës shqiptare

Të gjithë ata që si mua janë lindur në vitet 80 apo pak më vonë, janë rritur me një farë muzikë që udhëtonte n që dy binare të ndryshëm, ndoshta në tre. Kishim muzikën para lindjes tonë, ate që quanin “muzikë e lehtë” dhe vetëm një emër kaq i tmerrshëm të jep idenë se [...]

41 Komente

Shume dakord qe thunderway ishin dicka. Ata cunat e kishin tharmin atje ku duhej. Jam shume shume nostalgjike per thunderway, rrofsh qe i kujtove tiranacalling. Me ka marre malli per kohen e ktyne. Rastisa ier vjet ne vere, me ish-basistin e FNM, te cilit ia vume Thunderway, dhe atij i pelqyn mjaft. Ju pershendes me ket

 prape une. kaq ishte. u zhyta, s'dal dot me (fatkeqesisht) prej ketij  kendej ... komentet me vone..

 .. grupi i ri vokalo-instrumental... edhe njeheresh provon suksesin... festivali '90.. optimizmi pershkon krijimin e tij... dhe Ton Deda, chuni i mrekullueshem, qe chpaketon zerin prej xhiboksit perkates, sikur qit buken e drekes mbeshtjelle me kujdes e gazete...fytyra e tij shikim-poshte si e tjeterkujt, fiksuar mbi nje njolle imagjinare mbi dysheme...skenografia e varfer (me ** shqetesimet i ndajme si buken tone), kitarat elektrike por komplet pa kabell... pikellimi i padurueshem i asaj bjondes eklektike nga fundi i kenges, asaj me floke te gjata qe ben gja back-up vocal... tekstii kenges... qe cardolloj gjoje qe te bon, ta bon te shoqerume me shkulme e gulche... ej, gjynaf me si per desh i kisha harru kto un..

 Mos te bej gafe te postoj njeri komente ktu ke ky veni se e kom zon vet,m'lumte 4 komente deri tashi allall. Nani edhe ket

o jerusalem, pranon te komentoj edhe une? mos qaj nga djemte e detit eshte cool fare. te pakten kte mbaj mend un nga ai grup, por ama se kam harruar akoma. ishte festivali i 96 a 97 me duket. pyeti kte brezin e tanishem, qe edhe une bej pjese gjithsesi, se kush jane Guns&Roses, do hapin syte.Metalicave i dine vetem emrin. gjynah.

...ore shijet jane te ndryshme, dhe komentet po ashtu....jam dakort me kompozimet e Ritfolkut ...por zerat e tyre edhe sot e kesaj dite stonojne keq, megjoithese kane ata mbaruar shkolla muzike.....sa per ato grupe  jo "thunder way apo highway/... e disa te tjere u krijuan si grupe zhulcash qe si femij muzikantesh e artistesh mundoheshin vetem te kopjonin 100%, bile disa kitariste vertet te mire u bene manjake te cirkut ne virtuozitet dhe gares se kush ishte me ishpejte...me nje fjale nga muzik hici donin te arrinin Metallica apo ku di une Nirvana qe stononin per vete...mirepo vetem dje tek e "diell" ai kengetari i TCH ai qerosi qe eshte absoult kengetar sh i mire filloi te ma shpifi duke imituar A Gjoken, i cili vet do te imitoj Zucherron , e ky i fundit J Cocker....ec e nigjo e shif TV pastaj....

sigurisht sdua te jem negativ, sepse po te flasim per muzikante te vertete te asaj kohe me shije  moderne, E Deda, R Makashi, B Lako e Gjebrea....kane lene gjurme.....

 

 

Centaur ka qene nje grup tjeter shume i mire. Per dreq s`i gjen dot as ne jutuub.

 

Thunder Way ishin shume cilesore jo thjesht per faktin e zhanrit te muzikes qe incizuan (speed metal), por sepse ishin cuna virtuoze ne veglen e tyre muzikore. Plus te mos harrojme se Ton Deda ne ate album kendoi jashte zhanrit te vet te preferuar. Do me pelqente qe ta ri-incizonin ate album, me cilesine e sotme te studiove muzikore, dhe mundesisht ne shqip.

I ke rënë kokës, shumë nga këto këngë s'i gjen dot më. Sikur të benin ndonjë ri-inçizim tërë këto banda s'do ishte keq. Unë pa frikë mund të bleja nja 10 albume thjesht për arsye sentimentale jo se ishin muzikë edhe aq e mirë.

Ka qene dhe Krepusculum (vokalist: JudasTi), qe boni Mortje Metal i pari, ari, ari...

s`maj men Floro, incizun naj kong kto crepuscullat? Ato qe na kendote xhudasti vete ke parku s`quhen smiley

kon knu po ke i njejti koncert i Thander Uej, Elita pesë, ke Korpusi Qendror. Ishin grupi i funit, kur çunat po çmontoshin foninë Tongue

ah, kish(a) qene merguar, ndaj nuku e kam veshtruar

FYI..basisti u destinu per Centaur, kitarristi e gjeti rrugen e jetes, bateristin ate nate s'e rrifte prozhektori...

Eh, kujdes o kujtesë!

 ore, a ngjut ju, Divorcing Mandela te Bl.Daf. e keni nigju apo jo? smiley

Bl. Duff(McKagan) po vallahi  e kemi pas njoft ballaboks e ball per ball, po duhet ta ket divorcu mandelen pas eres sone.

turp me thone Jero, NCUQ. te na fale Duffi smiley

Love that man!

Si ngjohet? a Ju-tubtohet?

 Po po a jutubohet. A jeni mterezi ju. Ku e keni pa ju qy xhevahiret e orqestres te shperndahen kshu, pa dogane.

PS: Nga Divorcing Mandela nuk mbeti pas asnji konge. Mbeti vetem emri qe ia vuni i shoku yn i perbashket dhe jo per faj te tij, bjond, dhe si dhe deshira e modhe e bl.&e yna per hartin smiley 

mase osht veni per t'permen grupin e aqhershem "kontrabanda"... (Qyteti Studenti , etj, etj...

 hahaha po po fh osht tamom veni... po Ivi dhe Iva? smiley kush e ma men, te ngreje tastjeren

e Fyva tastieren komplet megjith gisht smiley

ha, ha,ha.... give me back my 90's!

ktij muhabeti si del funi..duhet me u shkul e me u mjell diku tjeter per do ore...rrnofsh tiranacalling!

give me back my poor, my tired, my huddled 90s yearning to break free, o yes they want to break free(yea-yeah) from "Crimes of Prepensation" Hajde tajtell hajde.

 ej, crossbones jan shum von po dojsha me precizu

 fillimin dihet, tha darvini nga majmuni, po kto crossbones jan me von se 96-97 lal, se klodi pervete u duk me prapa ktyne viteve, pastaj u ndrrun ujrat, rrodhen lumenjte, edhe hiq olsin, grupit esh bo merr me shiringe se ene longu iku..

Epo une fillimin kom kap se kom hik masnej. Te fala Olsit me qe ra llafi.

thanks twintip-i! RADICAL OBSCURITY!!!!

booooh, une dua te hedh ne gjyq kte peden tani qe po me kujtohet teksti i ksaj kenges.

Twintip, e firmos dhe une peticionin. Teksti eshte nga Alqi Boshnjaku, rrafmet paste, nuk pati shonsin e Ton Dedes qe beri c'beri e gjeti rrugen per shpi.

ky me kujton ca cuna nga fieri te veshur skorpionsa, erdhen ne vlore ne vere te viteve 90 edhe njeri filloi te zhvishej se do hidhej nga shkembi ne uje. ne po mendonim kush e di ca hedhjesh do bej ky duke gjykuar nga veshja. vllai u plas me bark ne tham se vdiq. pastaj u vesh prape si skorpions edhe iku.

 ej me ate cunin qe kno "jam ne mosh te boem prind" nuk ka pun njeri. 

ku keni pa ne historine e muzikes shqiptare ju, sado death apo goth te jete, tekst perle si ky :

(babi dhe cuni) do rrine si dy shoke, si dy moshatare

revistat do kujtojne dhe filmat heroike : )

por babi buzagaz zdo boet mo nevrik

Kjo eshte aq e omel... me u helmu me sultjash..perle... a nuk te vjen me vra veten nga ai por-i ?

 

He mo Jero mo, po gazeten dot se gris se eshte pensionist. Edhe nga pensionist sapo u be prind ky adoleshenti u bone moshatare? Mire mer mire se ka qene flori Alqi, s'po e sha njeri, po ky tipi ku t'a mbysi veten?

....ky grupi siper ka qene suported nga Alq Boshnjaku....qe vertet ka qene flori.....

Ju ka kapur malli i viteve 90 dhe nuk po komentoni fare per muziken qe behet sot ne Shqiperi.

Po si more nuk denjoni te flisni per perla te pakapshme si: "aaajaja Xhixhi, obobo Bobi" "si karamele jam per ty", etj etj etj qe degjon gjithe diten ne shtepite e shqiptareve jashte (pasi kane mbaruar lajmet thuajse ne cdo stacion e kur ju eshte merzitur news 24). Per te mos permendur ketu ato vija melodike te vjedhura nga Greqia, Maqedonia, vendet arabe e deri India.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).