Mbi humbjen e të rinjve

Debatet e këtyre zgjedhjeve janë përqendruar në atë që i tërheq më shumë shqiptarët: loja e pushtetit, ku bije në sy, veçanërisht, përqendrimi i baterive tek çfarë do të ndodhë në PS dhe se si do të ndahet pushteti i ministrave midis PD dhe LSI. Ndërkohë zgjedhjet kanë nxjerrë në dukje shumë fenomene që mendoj se meritojnë të analizohen e të thellohen sepse janë problematika bazë e shoqërisë sonë

5 Komente

G99 nuk ishte parti e te rinjve shqiptare, ishte nje parti fantazme e krijuar nga rama me ca te rinj shqiptare.

Shqiptaret i respektojne te rinjte (pasi jemi nje nder popujt me te rinj ne europe (si mesatare moshe) ) por jo te rinjte e korruptuar si veliaj

Ca lesh partie mund te kete nje emer te tille? Si do i shpejgoi i riu babait, neses, gjyshi ca ehste ai emer? Nje emer normal jo?

Ca kredibiliteti ka nje parti e re, qe del kunder politikanve te vjeter, por me pas shkon me partine qe ka rucin si politikanin me aktiv? G99 (me nje emer tjeter dhe pa veliajn) ne kualicion me berishen, do te kishte pasi % me dy shifra !

Që krerët e G99 dolën nga Mjafti kjo dihet, por që autori shkruan "Historia e Mjafti të shndrruar pastaj në G99" më duket një pohim i pasaktë... sepse Mjaft vazhdon të jetë Mjaft dhe nuk u shndërrua në G99... bile pati kokrra të Mjaft që, duke e konsideruar tradhti futjen në politikë të Veliajt dhe të të tjerëve, sidomos pas alleancës së tyre me Ramën, e kanë kritikuar vazhdimisht.

G99 nuk perfaqeson rinine shqiptare, ajo perfaqeson ato te rinj ne moshe te cilet jane mesuar te vjedhin qe ne adoleshence me projektet gjoja rinore, ato te rinj ne moshe te cilet nuk kane punuar dhe nuk do te punojne ndonjehere ne jeten e tyre, ato te rinj ne moshe te cilet s'kane prekur liber me dore dhe shfaqen si njerez te ditur  dhe qe promovojne dijen, ato te rinj ne moshe qe ankohen tere diten duke ja hedhur shtetit fajin per paaftesine qe kane ato vete, qe pine hashash nga mengjesi deri ne darke dhe bejne si filozofe duke cituar 2 tituj librash (qe ne fakt nuk kane arritur te lexojne as rreshtin e pare), ato te rinj ne moshe te cilet nuk perbejne realisht rinine shqiptare.

Rinia shqiptare eshte aq e zgjuar sa te kuptoje mashtrimet e Veliajt me shoke. Nuk mund te behet per vete nje rini duke treguar histori me fiq, pseudo-universitete dhe perralla te tjera.

Sipas mendimit tim G99 edhe aq vota sa mori ishin shume. Rinia duhet te tregohej me e ashper me te.

Shume te rrepte, sidomos me Mjaft. U perdoren, s'u perdoren tjeter pune, ama qe Mjaft shprehte nje vullnet te shoqerise civile kjo s'mund te mohohet. G99, qe akoma sot nuk e kam marre vesh çar do te thoje G99, eshte parti politike e si e tille duhet gjykuar.

Por te hedhesh poshte cdo gje e levizjes Mjaft, nuk me duket korrekte. Aq me teper se pasi hodhe poshte cdo gje duke filluar nga partite politike si hajdute, organizatat me origjine nga shoqeria civile si te shitur, istitucionet si te korruptuar, atehere s'ka mbetur asgje te mire nga ky vend per te cilen ja vlen te luftosh. Por ky vend ka plot gjera te mira, plot humanizem, entuziazem, deshire per te ecur perpara kshu qe jo cdo gje eshte negative si pershkruhet.

Po normale qe ky vend ka plot te mira, por problemi qendron qe nuk shihet ndonje levizje e sinqerte nga shoqeria civile apo rinia. Mund te marresh si shembull Komitetin Shqiptar te Helsinkit qe shfaqej si organizate e pavarur nderkohe qe kryetarja e saj u vu ne krye te listes se PS ne qarkun e Tiranes.

Edhe organizaten Mjaft nuk e kam pare ndonjehere te kritikonte Edi Ramen, pavaresisht problemeve shume te medha qe i ka shkaktuar qytetit te Tiranes. Perkundrazi levizja Mjaft u shnderrua ne G99 dhe nje pjese e saj kaloi tek PS nen sqetullen e Edi Rames.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).