Matrix

nga Sybille Vane
A ke bere ndonjëherë një ëndërr që dukej me te vertetë reale? E në qoftë se nuk çoheshe nga kjo ënderr, si do e dalloje botën e endrrave nga realiteti?
Kryevepra e padiskutueshëm e vellezerve Wachowski, filmi fitues i 4 çmimeve Oscar  rrotullohet mbi realitetin dhe shpikjen. Episodi i pare i  trilogji se Matrix [...]

1 Komente

Flm Tirana Calling.

Se pari nje korrigjim: Trilogjia Matrix nuk ka bere 400 milion USD ne kinema, ka bere shume me teper. Vetem  The Matrix Reloaded arriti mbi 750 milion USD ne kinema duke e bere filmin R-rated me te sukseshem ndonjehere. Nese flitet vetem per filmin e pare The Matrix, atehere shifra e dhene eshte e sakte, por per mua paragrafi eshte i paqarte.

Kjo trilogji eshte marramendese nga ana vizuale dhe teknike, cdo skene i eshte treguar kujdes edhe per detajin me te vogel qe i ben vellezerit Wachowski gjeni ne realizimin e ketyre filmave. Skenat e dhunes kane nje bukuri hipnotike, thuajse japoneze ne realizimin e tyre. Shpejtesia e hatashme dhe zhdervjelltesia e mrekullueshme kapen ne ngadalesim me nje magjizem qe u kthey ne standart per te terre realizuesit e filmave te ketij lloji pas vitit 1999.

Per mua ajo gje qe e prish filmin eshte skenari, kaq premtues e magjik ne filmin e pare e pastaj merr rrokullimen ne dy filmat pasues duke u bazuar ne klishe si: nderi, romanca, besnikeria, liria dhe amerikanizmi. 

Neo thote: Ah sikur ta dija se c'duhet te beja. (The Matrix Reloaded) Ndoshta skenaristet duhet te perpiqeshin me shume.

Pak ne dalje nga tema: A nuk eshte fantastik Keanu Reeves ne kete trilogji? Sikur fati i tij ishte te luante Neo-n.  Ia fal te gjithe ata filma te tjere ku ma ka sjelle ne maje te hundes (November, Johny Memnonic, etj) per potretizimin qe i ka bere Neo-s.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).