Manifesti Zapatist (Manifiesto Zapatista), 1995

Manifesti Zapatist (Manifiesto Zapatista), 1995

Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Jugut, Emiliano Zapata

Popullit të Meksisës:
Popujve dhe qeverive të botës:

Vëllezër:

Ajka e fjalës nuk ka për të vdekur. Mund të vdesë mënyra okulte me të cilën e përdorin, por fjalën që vjen nga thellësitë e historisë dhe nga rrënjët e tokës nuk mund ta çjerrë apo ta dhunojë arroganca e pushtetit.

Ne lindëm në terr. Dhe aty jetuam. Do të vdesim aty. Por drita është e nesërmja e të gjithëve, e atyre që sot qajnë natën, e atyre të cilëve u është mohuar dita, e atyre të cilëve vdekja u ofrohet si dhuratë, e atyre që u është ndaluar të jetojnë. Për të gjithë dritë. Për të gjithë, gjithçka.

Për ne dhimbje dhe ankth, për ne rebelimi frymëzues, për ne e ardhmja e mohuar, për ne dinjiteti i ringjallur... Për ne asgjë...

Ne luftojmë që të na dëgjojnë, ndërsa keqqeverisja ulëret me arrogancë dhe i mbyll veshët me të shtëna armësh.

Ne luftojmë prej urisë, ndërsa keqqeverisja i dhuron plumb në letër barqeve të fëmijëve tanë.

Ne luftojmë për një strehim të denjë, ndërsa keqqeverisja shkatërron shtëpitë tona dhe historinë tonë.

Ne luftojmë për dijen, ndërsa keqqeverisja shpërndan injorancën dhe përçmimin.

Ne luftojmë për tokën, ndërsa keqqeverisja na ofroi varreza.

Ne luftojmë për një punë të drejtë e të denjë, ndërsa keqqeverisja shet e blen trupa edhe turpe.

Lufta jonë është për jetën, ndërsa keqqeverisja ofron vdekjen si të ardhme.

Lufta jonë është për respektimin e të drejtës për të qeverisur e për t’u qeverisur, ndërsa keqqeverisja i impohet shumicës me ligjet e pak njerëzve.

Ne luftojmë për të qenë të lirë, për të menduar e për të ecur përpara, ndërsa keqqeverisja na pengon me burgje e me varre.

Lufta jonë është për drejtësi, ndërsa keqqeverisja është mbushur me kriminelë e me vrasës.

Lufta jonë është për historinë, ndërsa keqqeverisja propozon harresën.

Lufta jonë është për Atdheun, ndërsa keqqeverisja ëndërron nën flamuj e në gjuhë të huaja.

Lufta jonë është për paqen, ndërsa keqqeverisja shpall luftë e shkatërrim.

Strehë, tokë, punë, bukë, shëndet, arsim, pavarësi, demokraci, liri, drejtësi edhe paqe. Këto ishin parrullat tona në agimin e vitit 1994. Këto ishin kërkesat tona në natën e gjatë 500 vjeçare. Këto janë sot kushtet që ne vëmë.

Ushtria Zapatiste e Çlirimit Kombëtar

Shënim

Ky manifest është mbajtur fillimisht në gjuhën Nahuatl dhe është shkruar nga gazetarët e studiuesit meksikanë Navarro dhe Rojas, si shpallje politike e Lëvizjes Civile Zapatiste, e më pas e Ushtrisë Zapatiste për Çlirim Kombëtar.
Ekzistojnë disa versione të këtij manifesti, kjo vjen pasi nuk ekziston nje version zyrtar i printuar, por është shpërndarë dorazi, ose nëpërmjet internetit.
Si shumë prej shpalljeve të EZLN, edhe kjo drejtohet simbolikisht në emër të kryekomandantit Emiliano Zapata.

Përktheu nga spanjishtja: A.Zaimi

37 Komente

Nuk me kujtohet mire filmi,kete Emiliano Zapaten e varen ne fund me duket,apo gabohem.

Jo nuk e varen, Zapeten e vrane me kurth ke filmi e kam fjalen. smiley

Ky lloshi cer bani ? Besoi hasmin ene do bante si i qut ene do bite ne ujdi . Ata robte e keqij, dmth hasmi, e kish vu ne shenjester te dyfeqeve ene e kan vra me shume pluma. Keshtu qe thu ti Zapata iku per lesh. Nga filmi kemi dy mesime smiley

E para , gjarpri fle, hasmi jo

dhe e dyta kemi fituar shprehjen: e kam vene ne rreth si Zapaten.

Kjo e dyta perdoret ne ato raste kur ai qe ka pushtet te fut ne rreth dhe te ben gropen. Do shemuj ?

Nuk kam. Po te shkoi menia tek ndonje vrasje apo dy vrasje deputetesh ne Shqiperi, une nuk ti konfirmoj. smiley

Jo jo nuk shkoj kaq larg me pyetje Koth desha me dite qe e vrane apo e varen jo per ndonje gje po e ngaterroj me Haxhi Qamilin,por prape fundin te dy njelloj e paskan patur.

 Une nje gje ja di per nder personal ketij Zapates. Qe kishim mundesi qe per hir te tij te shikonim nje film me Marlon Brandon, krahas me filmat "Lokja" dhe "Operacioni Zjarri". smiley

Rrnoft Emiliano.Seksi me i mire behet ne nje levizje revolucionare! (pranej qenka mbush Shqipnia me "Emiliano" 30 vjecare?)

Ky manifest s'ka lidhje me Zapaten (e filmit smiley) pertej simbolit, por me konfliktin ne Chiapas. 

Per cunat e saktivistes, rrofshi qe me shkermoqet kujtesen, e kisha pyetje provimi ne nje lende situaten ne Chiapas.

Natyrisht qe s'ka lidhje te drejtperdrejte me Zapaten, qe kish vdekur 74 vjet para se te shkruhej ky manifest. Shyqyr qe erdhi nje llaf i mire, se na mbyten lexuesit.

smiley

E kisha llafin per peshqit me lart qe po benin muhabet filmash. 

Chiapas vs Nafta. 

Kot, per kuriozitet, pertej perkthimit, kujt konflikti (te mundshem) i drejtohet manifesti ne shqip?

I drejtohet atyre qe nuk kane mundesi ta lexojne ne nje gjuhe tjeter, si shume dokumente te kesaj natyre qe perkthehen per lexuesin. Pra eshte perkthyer per t'u lexuar smiley

Se do ta editoja me lart, po s'pata kohe.  (Kur thashe konflikt, s'e kisha llafin per pune dyfeku.)

Thjesht per t'u lexuar?

Bah, s'te besoj. smiley

Po, po te them te verteten, e perktheva se deshiroj te pushtoj Boten.

ok sol, ndjese per shqetesimin, vazhdo. 

Aha keta jane ata"Per te gjithe te gjitha per ne asgje".

Mbase eshte dhe rastesi por ky manifest del ne publik pak dite para tubimit te opozites me dt 20,dhe mban pak ere revolucioni.

Paranoje e kote. Nuk ka asnje lidhje me protesten e socialisteve, ne fakt une, dhe ne pergjithesi blogu ka mbajtur qendrim kritik ndaj Rames, dhe vazhdon ta mbaje. Per kete mjafton te lexosh gjithe shkrimet.

Po ashtu Rama, dhe protestuesit, nuk kane lidhje me linjen politike te blogut. Edhe per kete mjafton te lexosh shkrimet e tjera.

Une e theksova,qe mund te jete dhe rastesi se fundi fundit nuk e shkrojte ti,ti thjesht e perktheve dhe kjo eshte e drejta kujdo.

Lufta jonë është për paqen

A ka vallë luftë që s'është për paqe? smiley

pasi ke vrarë tërë armiqtë arrin paqe, i vetmi ndryshim është se sa vetë dhe kush do jetë në paqe smiley

lufta = vrasje armiqsh? e lufta per te drejta? lufta per te nesermen? lufta ndaj urise, lufta per nje jete dinjitoze? Lufta nuk ka vetem kuptimin banal te perplasjes ushtarake. Lufta ka dhe kuptimin e perpjekjes per realizimin e parimeve.

 

Dhe natyrisht qe ka lufte te mire e lufte te keqe. Ka lufte per te siguruar lirine e sklleverve, ka lufte per te garantuar skllaverimin. Ka lufte clirimtare, ka lufte pushtuese. Ka lufte per te garantuar lirite, prosperitetin, dinjitetin e paqen, ka lufte per te garantuar injorancen, shtypjen dhe ruajtjen e pushtetit ne fare pak duar (gje qe garanton prishjen e paqes).

 

Varet nga konteksti, kur jep fjalët e Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare truri im mendon për luftë që kulminon në vrasje, kur flet për Gandin, lufta ka kuptim tjetër. Si do që të jetë, në përgjithësi, kur thua luftë ke parasysh fitues dhe humbës, përndryshe quhej bashkëbisedim. Se çfarë fitojnë fituesit, e çfarë humbasin humbësit pastaj është punë tjetër.

O dori, lexoje me ngadale dhe deri ne fund. Nuk i ka thene kryekomandanti ato fjale. Dhe nese do te quajme lufte cdo gjendje konfliktuale qe pasohet me vrasje, atehere njerezimi kurre nuk paska shpetuar prej luftes. Ky lloj arsyetimi quhet nihilizem, ose ne rastin me te mire me eufemi, relativizem konceptual.

Nje shembull (me fal qe po marr kete shembull), qe te kuptohet me mire, po kane vrare shqiptaret serbe. edhe serbet kane vrare shqiptare. por shqiptaret ishin ne nje lufte te drejte, ne nje lufte per liri, per te drejta, per te ardhmen e per prosperitetin e tyre, per vetvendosje politike e per paqe. Ndersa serbet i ishin futur nje lufte shtypese, genocidale, diskriminuese qe garantonte dhunen. Pra ka ndryshim mes lufterash, si per sa i perket parimeve, si per sa i perket qellimeve.

Dhe po, edhe sot ne Kosove vijon te kete vrasje. Edhe prej sistemit, edhe prej mafies te lidhur me shtetin, si kudo xhanem, edhe ne Ameriken tende. Sepse ka grupe konfliktuale klasore, por edhe brenda klasave. Dmth. kudo ka lufte. Po nuk po flitet per ate koncept (klasor) mbi luften, dhe gjithsesi as ky koncept gjitheperfshires nuk justifikon cdo lufte.

solo, mua thjeshtë më gërrici gjuha e përdorur, në përgjithësi propaganda më bezdis, e kam alergji, se për çfarë përdoret është punë tjetër.

atehere njerezimi kurre nuk paska shpetuar prej luftes

Sigurisht që s'ka për të shpëtuar kurrë, do të duhej të ishim/mendonim të gjithë njësoj, ose të kishim atë nivel mirëqënieje që do ta bënte luftën tepër të kushtueshme dhe pa ndonjë fitim të mjaftueshëm.

Edhe luftën e Kosovës përsëri do ta quaja të nevojshme, por jo të mirë. S'besoj se do gjesh shumë kosovarë apo serbë që do ta quanin të mirë, të paktën nëse do mendoheshin për disa sekonda. Duhet të jesh ose dembel (në kuptimin që s'i ke kushtuar disa minuta tru-përdorim ides&eumlsmiley ose psikopat (në kuptimin mjeksor) të quash një luftë të mirë. Ndryshime ka sigurisht, por lufta është luftë, thjesht një instrument. Kur më duhet të kategorizoj një luftë si të nevojshme apo jo, s'dua të fus propagandën si faktor në vendimmarrje. Informacioni më duket shumë herë më i fuqishëm, dhe më i drejtë, por është më i ngadaltë dhe kërkon më shumë mundim. Duke lexuar shkrimin e mësipërm mund të them se mora afërsisht 0 informacion, propagandë kishte me kuintal ama.

tani, hyjme ne nje debat tjeter. ti ke problem propaganden. une prape te them qe ka propagande te mire dhe propagande te keqe, dhe ne fund fare cdo e folur publike eshte propagande. diferenca behet ne shqyrtim te mjetit, qellimit dhe shkakut fillestar (parimor) qe e shtyjne njeriun te bejne propagande. Ke keta psh, qe bejne propagande per te ruajtur nje jete dinjitoze qe u mohohet perdite, ke dhe ata qe bejne propagande per te te shitur cocacola

Dhe natyrisht qe ka lufte te mire e lufte te keqe.

S'më duket aspak natyrale të quash një luftë të mirë, lufta shumë shumë është e nevojshme.

Nuk eshte, ne fakt aspak natyrale. Asgje njerezore qe ka te beje me kulturen, nuk eshte natyrale. Sepse eshte zhvilluar ne konflikt te vazhdueshem me natyren. As shkolla, as shkrimi, as muzika, as facebook-u, as te dalat ne mbremje me te dashuren nuk jane natyrale. E shume e shume sjellje te tjera jo-instinktive qe jane formuar ne shoqeri e ne komunitet pas mijera vjetesh shkeputje graduale nga natyra.

Mire apo keq pastaj eshte ceshtje pozicionimi filozofik.

Pse kaq frikë, kaq dyshime dhe kaq bishta pas një bukurie (jo vetëm) poetike të tillë:

Ajka e fjalës nuk ka për të vdekur. Mund të vdesë mënyra okulte me të cilën e përdorin, por fjalën që vjen nga thellësitë e historisë dhe nga rrënjët e tokës nuk mund ta çjerrë apo ta dhunojë arroganca e pushtetit.

Ne lindëm në terr. Dhe aty jetuam. Do të vdesim aty. Por drita është e nesërmja e të gjithëve, e atyre që sot qajnë natën, e atyre të cilëve u është mohuar dita, e atyre të cilëve vdekja u ofrohet si dhuratë, e atyre që u është ndaluar të jetojnë. Për të gjithë dritë. Për të gjithë, gjithçka.

Për ne dhimbje dhe ankth, për ne rebelimi frymëzues, për ne e ardhmja e mohuar, për ne dinjiteti i ringjallur... Për ne asgjë...

Jeta eshte lufte . Dhe kur perpiqesh ta fitosh ,e  meriton ta jetosh ate . Keshtu e ka pas thene nje filosof i shquar kinez. Mund te luftosh per ta fituar me shume rruge e forma ,. Personalisht njeriu perdor edhe vaginen por me te suksesshmit jane keta te fundit qe po i leron Mixha ne anus. Te jetosh nepermjet anusit. Gje jo fort pa leverdi.

 Bukur! Manifesti edhe sikur mos te jete origjinal ka brenda nje lirizem nga me te bukurit per te fituar te drejten e te Jetuarit edhe nen Regjimin e Berishes . Eshte nje finale qe nuk arrihet lehte por te pakten sqaron perse JETOJME pa u zvarritur e ecur me tym ose kot se koti si keto 20 vjet . Por ka shume tym sot aty , ka shume mjegull aty , ka shume matrapaze te mendimit qe aq bukur u takon kostumi ... " na mbyten lexuesit " smiley

Levizja e zapatisteve ne Chiapas te Meksikes drejtohet nga i ashtuquajturi subkomandante Markos. Ne thelb te levizjes jan te drejtat e popullsise indigjene ne rajonin e Chiapas. Qendra e tyre eshte ne San Cristobal de la Casas. Mendohet qe levizja te jete filluar nga ish komuniste te europes perendimore gjate luftes te ftohte. Pjesetaret e  EZLN  vishen me maska ne fytyre, per ti dhene nje rendesi minimale personit, dhe rendesi maksimale mesazhit. Sub-comandante Markos edhe ka shkruar libra te cilet mund te gjenden edhe ne Europe, ndoshta ne librarite e librave socialiste.

" na mbyten lexuesit "

....na mbyten revolucionaret.

sol,

menstruacionet nuk jane te miat, por te Che-se.

Che: "Viva la menstruacion!"

Castro: "Che, nuk quhet "viva la menstruacion", por "viva la revolucion!"

Che: "Pune e madhe, rendesi ka qe derdhet gjak"

 

A m´kuptoveee?

skenaristin e ben part time, per te mbeshtetur studimet, apo e ke hobby?

 lexo the minimanual of the urban guerrila nga Carlos Maringhella

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).