Manifesti i Blogger-istit

Manifesti i Blogger-istit
1- Bloget janë dialog- dialog i lirë, i pandaluar ndërmjet qytetarëve
2- Bloget janë një thirrje dhe ftesë për dialog, në mosmiratim dhe komunikim.
3- Bloget nuk e fituan interesin e shoqërisë sepse thonë gënjeshtra apo mashtrojnë. E fituan, pasi shoqëria a nevojë për një zë autentik.
4- Blogu është e drejta e secilit që të shprehë mendimin e tij. Nuk ka blogje informuese apo jo informuese. Nëpërmjet dialogut të gjithë diçka mësojmë.
5- Blogjet nuk i shkruajnë profesionistët, i shkruajnë qytetarët. Mundet që të shprehin cilëndo përvojë të tyre profesionale, mundet jo.
6- Bloggeristi nuk përdor fonde shtetërore apo kombëtare (si kanalet shtetërore apo gazetat) dhe, për këtë arsye nuk mundet të hyjë në kallëpe mënyra e shprehjes dhe përmbajtja e shprehjes. Bloggeri çmon madhësinë e pafundme të Internetit për të shprehur edhe opinionin e tij.
7- Shteti, mediat, sipërmarrjet dhe të gjitha organizmat ligjore të shoqërisë shqiptare, duhet që t’i ndjekin e lexojnë me kujdes Bloggerat dhe dialogun e tyre. Akoma më mirë do të ishte që të merrnin pjesë në mënyrë të barabartë në këtë dialog. Do të mundet që edhe ata të bëheshin më të mençur duke mësuar mendimin e qytetarëve të thjeshtë, në vend që të përpiqen që ta kufizojnë në kallëpet e tyre.
8- E drejta e Bloggeritstit që shkruajë lirisht mendimin e tij është e shenjtë. Në rast se në ato që shkruan, shkel dispozitat e përcaktuara ligjore, apo bën thirrje të ndryshme kundër humanizmit, lirisë, demokracisë, etj, etj, ekzistojnë procedura të përcaktuara për dëbimin e tij.
9- Në masën që nuk shkelen me synim të qartë kushtetuta dhe ligjet, anonimia është e drajta e blogerit.
Përgatiti Ardi Stefa

3 Komente

Dikush më pyeti nëse Bloggeristët kanë nevojë për manifeste.

Iu përgjigja se po. Për arsyen e thjeshtë se Interneti vërtet na jep hapësirë të pakufishme të të shkruarit, debatuarit dhe dhënies së opinioneve, se me të vërtetë besoj se bloggerët bëjnë pjesë në një botë të lirë pa kufij e mure ndarës, por edhe për arsyen se shpesh herë liria e të shprehurit, debatuarit dhe shkruarit keqkuptohet.

Shpesh herë liria e tepruar është anarshi. Nuk kërkohet kufizim, as cenzurë, thjesht rregull.

Ardi, më shumë se rregulla për blogerat, duhen rregullat për Lexuesit e blogjeve smiley
Sepse blogeri e di se përse shkruan në blogun e tij, dhe për këtë nuk ka nevojë të kërkojë mendimin e askujt, është problemi i lexuesve, që trajtojnë blogerin sipas qejfit dhe i japin udhë njëmijë yçklave të tjera.

e edhe Ardi per lexuesit i ka shkruar me duket kto pak a shume se duken si rregulla bleggerstashsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).