Manifest i Partise Komuniste Junior

Manifest i Partise Komuniste Junior

Verdi Norja PHD, Ardit "i thjeshte si e verteta" Rada

Parathenie:

Bismilah, Rrahman e Rrahim!

U befte vullneti i Popullit sipas vullnetit tone, sikurse do e thoshte shoku E.H. me pak fjale "Populli ne Kembe – Partia ne Balle!"

Ne, bijte e shqipes, internacionaliste dhe progresiste qe e duam integrimin jo vetem ne BE si bp@mjaft.org por dhe me gjere, marrim persiper te shkruajme Manifestin e shumepritur po aq sa parashikimi i Nostradamusit se "dy zogj te hekurt do perplasen mbi briret e dhise dhe do shkaktojne flake" ose "kush i ben gropen shokut eshte 100% e sigurte se shoku bie brenda edhe ne mes te dites me diell."

Ky Manifest eshte po aq i rendesishem sa korrespondenca Berisha-Fazlic, takimi Topalli – Hanbury dhe "Komandant na dogji Malli" i Shefqet Pecit.

Lexoje, shperndaje dhe mundesisht dorezoja armikut! (Pali 23:04)

Kapitulli I

Punetor quhet ai person qe nuk ha me shume se 3 here ne dite dhe i blen femijes se tij per vit te ri 2 kokrra portokalle dhe 1 lepirese chupa-chups ose: Merr pistoleten me date 31 dhjetor, qellon ne ajer tek oborri i shtepise dhe kthehet ne familje duke i thene ciliminjve me seriozitet qe Santa Klaus sapo vrau veten dhe sivjet nuk ka dhurata. Punetor nuk mund te quhet kurresesi Andi Belliu qe le grevat pergjys per nje edicion ne Top Show dhe 1 dreke te qebaptore Gjakova me Ismailin e Vores dhe nuk pranon se gruaja eshte kuceder me 7 koke.

Tradita ka treguar se eshte e rendesishme qe punen e sotme te mos e lesh per neser vetem ne rast se punen e neserme e ke gjetur sot (Shen Abazi ne Ungjillin e tij "UnePunoj", 32:102)

Punetori duhet te frekuentoje vetem evenimentent publike si qethje te berberi, prerje thonjsh, peshtyrje neper trotuare, festat e Rubin aBc, mitingjet e jashteligjshme dhe te ligjshme dhe pritjet e gjata ne dyert e ambasadave.

Punetori/ja (pak a shume si Palloi/Pallesha), duhet te frekuentoje gjithashtu aktivitete kolektive si pershembull figurant ne xhirime filmash te Saimir Kumbaros apo Hitchkok apo takime teologjike te e per7shme. Punetori nuk duhet te tundohet nga orgjia pavaresisht se eshte aktivitet gjithperfshires. Kapitalistet dhe te deklasuarit po lobojne fort per perfshirjen e punetoreve muskuloze ne keto evenimente duke perdorur filozofine se; "Ne orgji nuk je i detyruar te rrish deri ne fund se ka te tjere qe e vazhdojne!"

Shembuj:

a) Bashkimi – Roje nate ne nje institucion aktivist qe prodhon figura te rendesishme ne politike qe besojne tek ndryshimi i madh dhe i dhurojne autorit librin e tij me autograf nga perkthyesi.

Pas nje beteje te pergjakshme me administratorin e tij Ll.T (e gjeni te peshkatari-pa-grep.com) ai vazhdon te punoje pa vene pike gjumi ne sy dhe pike shurre ne breke. Pra nuk i trembet hijeve qe vijne neper zyre ne 3 te mengjesit nga pjesmarresit ne festat e Rubin aBc.

b) Mitro C. – njihet ndryshe si bashkeautor i parrulles "O Permet, o Permet, Mitro C. deputet!". Besnik i Partise Demokratike dhe pjeserisht i Sulltanit. Ka pasur luhatje ne karrieren e tij si gazetar duke u shprehur se PD u themelua nga punetoret e kaldajes se Qytetit Studenti dhe djali i Azem H. pronar i Kafes se Kalter ( ngritur ne nje prone publike ne te njejtin vend ku i ati (alekum selam) mbajti fjalimin e ndryshimit te madh vite me pare. Ai mendon se lumturia nuk falet por fitohet duke rrahur shefa komisariatesh e duke marre pjese ne mbledhje.

c) Chimy P. – drejtues i nje emisioni televiziv qe ia kane bere dhurate per Shen Valentin. Ai eshte shembulli tipik i punetorit, familjarit e babait verior dhe josimpatik. Duke frekuentuar shpesh ambientet e Sofres se Ariut, e gjen cdo te premte duke luajtur me djalin e tij 4-5 vjecar dhe fazanet qe gjenden rrotull.

d) Fatime Sokoli – Pasi mori dhurate nje ore nga vete Shoku E.H pas kenges "Jam nje cike nga Dragobia" filloi te besonte se orat kineze Zhou En Lei (jo Cu En Lai), kishin rrezatim radioaktiv. Ajo qe nga ajo dite nuk e perdor me celularin se pronari i kompanise celulari "I pari me lule behari!", Z. Oktapodi si ka shtrire akoma kabllat ne Parajse. As vete ajo madje nuk ka shprehur interes per teknologjine pasi perdor Gabrielin si korrier. Ky eshte shembulli i punetorit tradicional, kembe shpejte e faqebardhe.

e) Fatmir M. – Tipik punetori i administrates i zhgenjyer nga nje cope leter sic do thoshte gjyshja e tij ndjese paste "e zeze mbi te bardhe" . Kjo erdhi pas nje dokumenti nga Keshilli i Ministrave me titull "VK.M"

Nisur nga cka u lexua me lart, i bejme thirrje cdo punetori te lexoje kete kapitull 3 here para se te shkoje ne votime dhe 2 here para se te ndezi manjetofonin tip SHEREBELE te blere te dyqanet e valutes ne vitin 1986. Ne te kundert Sigurimi i Shtetit do beje te tijen te Shtepia me Gjethe qe sot eshte privatizuar nga Albtelekom me moton e tij se fundmi "Ataturk-Erdogan" apo "E c'ju duhet TV 27 polsh kur nuk keni digitalb – C'ju duhet digitalb kur nuk keni kodin pin te Channel X – C'ju duhet Channel X kur keni TV Egnatia me emisionin e saj 0900...?"

El'ham durilah i Rabila Alemin!
Amin!

Vijon...

1 Komente

Me lot kam qeshur.

Tani po mbledh veten edhe po ia dergoj te gjithe armiqve qe njoh e qe kam vene ne liste per t'i njohur (edhe pse pas nje veshgimi te holle, m'u dha te kuptoj se tek e fundit, paskam luftuar kot me tigra prej letre : P)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).