Mangall i shuar nata

- Mangall i shuar nata -

mbi djerrin e ditës mbijnë xhufka muzgu,
mbi terrin e muzgut, barëra të këqinj,
këpurdha të ftohta me helm nën kësulë,
në nofulla vampirësh dhëmbë qensh të rinj;

lagështi ngjyrë nate, djegësì në urth,
ca cmira acide, shi i zi zilishë,
qielli mbledhur shuk si shënim pa vlerë,
dhe hënë nuk ka që t'i ulurish;

sqotë që qull e squll krahë ka kohë të vdekur,
një druri të vjetër me myshkun e errët
në jugun e trungut se veriu mardh,
të pik verilindja në krahnajën pa emër;

ka mbetur vetëm pak myshk në jug,
veriu i ashpër është plagë nën zhguall,
zhdukur yjet si mundësitë pafund,
si jetët jetime që dot s’u jetuan;

mangall me brymë, me hirin e ftohtë,
pllakosur vetmia planetit të errët,
zhdukur Atlantidat, dashuritë grand
që vdiqën pa lerë a i gëzuan të tjerët.

- Mëngjes me gra uptown-i -

Gra periferishë,
Për të kapur trenat
Hapat dhe mëngjesi
Thyejnë njeri tjetrin,
Kafja është e hollë
Dhe prej letre gotat,
S’ka poezi frënge,
Avull del nga gojët,

Dimri pa Brymëbardha,
Me gra si kanavace,
Penel i natës rrathë
Impresionistë nën sy,
Sytë kërkojnë më kot
Nën jaka, pantallona,
Ku dushi i rutinës
Ende avullon.

10 Komente

Spleeeeen!!! did.

 

Em, faleminderit qe ndryshove rrymen e peshkut per sot. Poezite e tua, te mrekullueshme, megjithese me ndjellin trishtim.

Mangalli.........

ca malli per mangall dhe thengjinj ne shuarje e siper...

thanks Cim

Duke lexuar vargjet, e ndjen veten jashte ne mes te nates, ... ke edhe frike, edhe ftohte...   "Me ne fund, gdhiu" -  thua ne vargun e fundit.

Shume e bukur

(eeh c´me ka marre malli per soben me dru, se ma mangall s´jam ngrohur ndonjehere)

http://img339.imageshack.us/img339/2015/kafarf1.jpg

offff nje kafe ne magnall smiley

na fal Cimo se devijum temen, por mangalli eshte i parezistueshem smiley

mangall me brymë, me hirin e ftohtë,
pllakosur vetmia planetit të errët,
zhdukur Atlantidat, dashuritë grand
që vdiqën pa lerë a i gëzuan të tjerët

Shume e bukur!

Flm per komentet dhe/ose per kohen tuaj qe e lexuat!

 kete nuk e kuptoj:

sqotë që qull e squll krahë ka kohë të vdekur,
një druri të vjetër me myshkun e errët 
në jugun e trungut se veriu mardh,
të pik verilindja në krahnajën pa emër;

blete, pershkruhet nje dru i vjeter, krahet e vdekur prej kohesh te te cilit, nje sqote i lag dhe i ben te duken te dobet; jeta mbi dru eshte myshku lokal, nga jugu, pasi ne anen veriore te pret veriu...

 

flm em.

me beri lemsh fjala sqote ne fakt. po meqe te pelqen jugu, ta dhashe voten e plote. smiley

good job!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).