Made in Albania « VII »

Si ti biesh me shkurt ? …bjeri nga trotuari…. photo  F.M

30 Komente

Kam pare nja 3-4 veta qe perdorin te njejten zgjidhje ndaj bllokimit te trafikut ne ate pike. Zakonisht komentet ne makine kane qene te tipit "pse nxiton o dreq, ne kafene po shkon" smiley

P.S. Po te krijohej dicka si kjo ne Shqiperi kishte per te pasur me shume trafik nga cdo faqe Shqiptare smiley

P.S. Po te krijohej dicka si kjo ne Shqiperi kishte per te pasur me shume trafik nga cdo faqe Shqiptare 

Ca ndodh me ata qe raportohen tek keto faqet e internetit si kjo, se pertoj ta lexoj gjithe artikllin? smiley

 

..mjafton te zgjerosh rrugen nese ka kaq shume trafik, ose te besh nje tunel nentoksor...

Po pra jaaa. Me shkopin magjik, e zgjerojme rrugen, e bojme edhe tunelin. Cfare tjeter do ti se bohet ne vend me urdher te peshkut.

Pash Zotin c'i ke kete mufka qe keput si me qen i vonum nga mendte e kokes?

Cfare tjeter do ti se bohet ne vend me urdher te peshkut.

Modestisht... une do te preferoja teletransportin!

 degjo zoti Pal Doda se ca them une eshte puna ime, ti mund ta injorosh..

..ne vendet europiane (aty ku duam te shkojme te gjithe) po te kete nje problem te tille zgjidhet ashtu sic thashu une..

shkopi magjik eshte pune, dhe me pune behet gjithcka !

zotin lere jashte ketij muhabeti, se si i shkreti nuk tha gje, e sa per te qenit i vonum, mbase jam vertet smiley

C'na duhen rregullat e qarkullimit rrugor, kemi rregullat e "me te fortit" qe e zgjidhin cdo situate trafiku

Hehehe, mos u merakosni se ka edhe me keq. Si psh, Arabia Saudite eshte teper me e zhvilluar por si duket jo nga njerezit se atje shef Escalades duke hiper mbi trotuar, prishin lulet, kalojne semaforin e kuq e kthehen tek jeshili smiley

E mire, se s'eshte ndonje cudi e madhe dhe juve... tani! smiley

Nuk jemi vetem ne keq, shifni ca behet ne Kine. smiley

http://s.wsj.net/media/0908pod05.jpg

Parents slept in an auditorium after accompanying their children to their first semester of college in Wuhan, Hubei Province, China, Monday. (Agence France-Presse/Getty Images) Wall Street Journal - Pictures of the day

hahaha, po ku i gjen mo xhibi. It's a great photo, nonetheless! smiley Une po kenaqem me ate tipin ne rreshtin e trete, i treti djathtas qe ka fjet me kembe siper, sikur po shikon qiellin, po me kujtoka veten smiley

shife, shife burimin se te del nje indian me ca sy te kuq qe te kall daten... smiley

E vura re the source, Ana por e kisha llafin where he finds them ne pergjithesi, thjesht si shprehje. Ai afrikani aty ne foto, me verte qe te ndjell frike, por mua me shume me beri pershtypje the Calgary cheerleader, une do e kisha bo ne breke prej frike lol

kini kujdes se pas atij harkut aty del zakonisht polici per te vjele diten e punes (ne pergjithesi nga krahu i gabelve)

Trafiku Shqiptar eshte pa rregulla pa disipline qarkullimi,shume i rezikshem!

Akoma drejtohet trafiku me polic!

Ne drejtim te trafikut Shqiptaret ngjajne me shume me indianet!

Ne nje rruge qarkullojne te gjithe kamiona,makina,karroca me kuaj,karroca tricikel,motora tricikel,lope,gomare,njerez!

Rruget jane te pavizuara,painformacionet e duhura per nje qender banimi,pa respektin per kembesorin,pa hapsirat e duhura per qytetarin dhe banorin e nje qendre banimi! Me dy fjale kaos qarkullimi!

Room-Palle!

patenta me pike dhe 80% te gjobes ta mbaje polici. (pushim nga puna per gjoba te padrejta pas vendimit te gjykatesit)

Mjafton nje vit dhe shqiperia behet vendi me i disiplinuar ne bote.

ne rastin konkret, ai kryqezimi ta sjell shpirtin ne maje te hundes. sidomos kur polici harron fare qe egziston rradha e makinave nga ky krahu pasi do kaloje ndonje pushtetar ne krahun tjeter pas nja 4-5 oresh.

ej sinqerisht, kush eshte fotografi i peshkut se po paguajm dike ta eliminoj meqenese Maradona spaska ndermend ta rrembej.

Qenka furgoni i Çelësit.

Sa vite drite jemi nga ato tabelat "How is my driving? Call: 1 800....." qe ngjisin kompanite private mbi kamionet e tyre jashte shtetit ne menyre qe t'i mbajne shoferet nen kontroll?

Per mendimin tim, me teper sesa faji i policise rrugore dhe i rrugeve te ngushta tek ne mbizoteron papergjegjshmeria totale e njerezve ne trafik. Jemi shume dobet ne kete drejtim. Cdo dite perballesh me lloj lloj hajvanesh. Stres i madh qarkullimi tek ne.

Blend, mendon se do marre njeri mundimin dhe te "spiunoje" si e nget makinen shoferi i Celesit, ne kete rast?! Ne rastin me te rendomte do t'i fusin nje te share rendshem dhe hajt tungjatjeta! smiley

Nuk e di jo. Ndoshta duhet ta hedhim ne diskutim ne radio. S'ma merr mendja se do telefononin shume, por te pakten kompanite private do tregonin se jane te ndergjegjeshme per sigurine e publikut. Eshte politike e mire PR-i.

Une jam me gene me lart. Duhen masa te rrepta, gjoba te renda per shkeljet qe trafiku te disiplinohet. Po te kishte disipline do behej me mire per te gjithe. Nuk do ishte perfekt por do ishte shume here me mire sesa qarkullimi i tanishem.

Ne i prishim pune njeri tjetrit ne trafik duke u mundu me i ra shkurt i dalim me gjate.

Vetem dje tek Rruga e Elbasanit, ka nje rrugice qe te nxjerr tek shkolla e Baletit e cila eshte me nje drejtim. Perballe me mua vjen kundravajtje nje xhip i policise (tek targat kishte mbarimin FA se me duket ishte nje tip policie speciale). I binte te ecja 200 metra indietro une qe isha ne te drejte, kshu qe s'lujta vendit. Prit ata, prit une. Pane c'pane keta shefat dhe u kthyn mbrapsht deri sa gjeten nje cep te me linin te kaloja... Kur dola nga rrugica u sigurova te shoh nese ka tabele qe u tregonte ketyre se ishin kundravajtje, dhe kishte dy te tilla por qe nuk i kishin marre parasysh.

Ose ndoshta do ishte e efektshme ideja "frika ruan vreshtin", dmth, shoferi i x-shoqerie duke e ditur qe dikush mund ta "spiunoje" ( po perdor te njejten shprehje qe do te perdorte vete shoferi, ok? ) dhe nese do te kishte ndonje gjobe te forte nga punedhenesi per kete, atehere do te ruhej.

POR, ne kushtet tona reale, keto jane endrra ne diell. E them dhe per idene time kete. Mua me duhet te kaloj perdite tek Zogu i Zi per te shkuar ne pune, atje nje dite ka polic, 100 s'ka, dhe kuptohet kush eshte i zoti, kalon i pari. nje here qe provova une te behesha trime, me erdhi nje furgon hakut, dhe ma la pasqyren e makines ne dore... Keshtu qe, une pres radhen, dal nga shtepia gjysme ore para qe te jem ne kohe ne pune... C'te bejme! smiley

Cuna, mos u lodhni te rishpikni rroten. Gjoba e shoqeruar me pike ne patente ne baze te te cilave te rritet apo te ulet primi I sigurimit eshte zgjidhje e provuar. *rsimimi fitohet ose duke paguar universitetin ose sistemin gjyqesor. Po s'pagove asnjeren je thjesht nje cope injorant. :5

njoni ktu i vuni fajin emigranteve per problemet ne trafik.

Po ky robi me furgon nga ka ardh, nga Zululandi?!

Kalova gushtin ne Shqiperi dhe mund te them se u kenaqa me shume nga cdo vit tjeter. Tirana vecanerisht me kenaqi pasi pluhuri i tmerrshem ishte zhdukur, rruget e rrugicat dukeshin te sistemuara dhe te pastra. Sigurisht vazhdon tymosja nga makinat e vjetra diesel, por mbi te gjitha pashe goxha permiresim. Gjeja me e keqe sidoqofte mbetet trafiku, dhe kjo jo se mungojne semaforet, por jemi jashtezakonisht injorante, te paedukuar, te paduruar dhe te eksituar ne timon. Cdo kryqezim eshte potencial per aksident ne cdo sekonde. Kembesoreve nuk u jepet kurrfare perparesie nga shoferet, si rrjedhim njerezit dredhojne midis makinave ne levizje. Mund te kujtoj pa frike plot raste kur vetem centimetra ndanin kembesorin nga goditja. Akoma me te frikshem jane motorrinot e vogla qe dredhojne midis makinave me shpejtesi dhe qe zoti e di si nuk godasin njerez me ate shpejtesi kamikaze. Policia rrugore ishte e padukshme, mund te them ishte inekzistente dhe me e forta eshte se ne motorra jane po ata 10 police qe kane qene edhe para 10 vjetesh. Ne bulevard shihje 3-4 police qe benin muhabet ne hije nderkohe qe kishte makina qe me shpejtesi futeshin me te kuqe ne semafor. Njerezit nga ana tjeter i shfajesojne policet me faktin se jane te lodhur nga vapa, shkurt cdo gje persa i perket trafikut e mentalitetit eshte me koke poshte.

Une do thoja qe masa me efektive per te evituar foto si ajo me siper dhe shume te tjera, do ishte nje fushate e fuqishme publicitare nga ministria e rendit, ne TV, neper gazeta dhe postera neper rruge apo citylights. Kjo e shoqeruar edhe me masa te rrepta financiare ne raste shkeljesh rregullash. Shoferet duhet te edukohen qe kembesori ka prioritet ne kryqezim e kudo. Gjithashtu duhet gjetur nje menyre per te kufizuar numrin e makinave qe hyjne e dalin ne TR. Kjo eshte teme shume e gjate dhe ka plot per te folur, por problemi fillon me nivelin e ulet kulturor te shofereve dhe policeve. Edhe kembesoret kane pjesen e vet, por prape them se sikur te hidhen ca para per nje fushate te fuqishme publicitare ku te theksohen ca rregulla te shoqeruara me kercenime te fuqishme financiare do kishte goxha efekt.

Teorokisht qendron por praktikisht ...

 

Mungon jashte mase shume disiplina ne rruge, ose me sakte, nuk egziston fare...!
Mendimi im personal eshte qe: te eliminohen ne maksimum njohjet dhe te privilegjuarit ne timon! C'dua te them me kete, shume shofer te cilet i japin makines si te marre dhe plot injorance, kur i ndalon rrugori i thon: jam filani, nipi i filanit, ku filani mund te jete duke filluar qe nga ministri, deputeti, e deri tek nje zyrtare me grade te larte!?
Polici i shkret c'mund te beje ne kete raste?
Patjeter qe do mundohet te shmang telashet qe mund ti dalin me pas, (helbete njeri me rroge, duhet ushqyer femija) ateher ky veprim i shmangjes se policit thithet nga shoferet e tjeter te cilet ne shqieri gjenden me bollek, duke imituar me nje profesionalizem te madh shoferin qe j'u shmang policit.

bjeri nga trotuari….!!

A e dini se, ne Tirane,si ne cdo qender qyteti ne Shqiperi, trotuaret-hapsirat publike per kembesoret dhe banoret e saj-okupohen nga tavolinat e restoranteve, bareve te panumurta poshte blloqeve te banimit?

"Te gjithe i bien shkurt trotuareve",makinat,tavolinat,karriket,tregtia e lulelakres,domotes,trongllit,fikut,rrushit,patllixhonit!

Trotuari per qytetarin banorin e qytetit, e ka humbur sensin e vet te funksionit,ai mund te jete gjithshka vetem trotuar nuk eshte,sepse edhe po te jete do ta perdhosin!

Nuk ka kulture me te keqe se kjo e perdhosjes se rregullit dhe ligjit ...mungon deshira per ta vendosu,r kjo eshte shume e thjeshte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).