Lydig Blues

Xhinse të bardha në Bronks,
Petla mbi degë të errta*,
Perla mbi shegë të blerta;

Vija të linjtash,
Në vithe të gjinjta,
Bronksi molusk me pelte të hinjta,
Si gjëlpëra vudush
Në vithet kuk’lla
Ngulen pa mëshirë
Shikimet e mia,

Tegela magjie
Ngushtuar gjymtyrëve
Me harqe mëkati
Mbytur në juk
Të dëshirave të mia.

Më gëlltit një molusk me pelte të hinjtë,
Një tren që vjen godet brinjë me brinjë.

*Referencë nga Pound

16 Komente

Emo, me duket se te ka marre malli per xhinse te bardha ka blloku! smiley

Juk?! Senduku?

Loje e bukur fjalesh.

Vija të linjtash,
Në vithe të gjinjta,

Sa po me pelqeka peshku sot! Poezi nga te gjitha anet! smiley

Juk eshte nje deng me rroba, mendoje si nje mal tekstili. "Mbytja me juk" nuk eshte sajese, eshte dicka tragjike qe ka ekzistuar me te vertete tek ne.

Mqse e lexove, doja me te terheq vemendjen ne nja dy gjera te vockla.

"Xhinse" ka edhe nje kuptim tjeter ne shqip.

Diftongu "ks" dhe "sk" ne fjalet fqinje Bronks dhe molusk nuk eshte i paqellimshem.

Flm.

PS Ky eshte nje snapshot nga Lydig Avenue, pikerisht aty ku kjo i afrohet White Plain Road.  smiley

 

Em, tani qe po me thua per "xhins" dhe ne e kuptoj qe eshte raca, i bie qe keto vargje t'i kem interpretuar gabim pak me pare.

Xhinse të bardha në Bronks,
Petla mbi degë të errta*,
Perla mbi shegë të blerta;

ato ks, dhe sk ma ngadalesojne leximin dhe bashke me pelten e hinjte me krijojne idene sikur po pertyp ndonje tul bananeje, pastaj vargu rend.

Tani qe po me kujtohet juk, gjyshja ime i thoshte nje vendi si tip musandre, por jo e mbyllur, ku vinte rrobat kapic, kur nderroheshin stinet. Por e kam parasysh ndjesine e mungeses se oksigjenit...

dmth, ai molusku te gelltit me butesine e vet, por nga ana tjeter te godet, te ben gjemen, me nje fjale! smiley

jo, jo, nuk i ke interpretu hic gabim; plast ai qe s'e merr malli, do thojte i shoku im. smiley

thjesht po thoja qe shkojne te dyja

"ks" dhe "sk" eshte nje nga metatezat me te njohura te anglishtes, vecanerisht e afroameriakneve (e famshmja "aks" per "ask&quotsmiley

Emo, qe te mos e prish temen andej, ato vargjet e tua, me kujtuan kete tjetren. Kenga e kompozuar nga Gjergj Leka, asokohe beri shume buje, por ama, mua me pelqen shume dhe sot: Nuk e mbaj mend se kush e kendonte, por ishte nje vajze bjondje, qe kendonte me kitare ne studio. smiley

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...

Ah, Ketline, s'e degjoj dot, e kam te bllokuar Utubin. Do kisha vertet shume deshire ta degjoja tani. gjithsesi, flm. smiley

Kete kengen ketu e kendon E. Mula dhe Gj Leka. Por me duket nuk jam e sigurt ajo goca me kitare ka qene Mira Bregu.

ncuq,

Ka qene nje vajze pa lidhje fare me artin, nuk vinte nga akademia por nga shkolla e shkencave ekzakte. Dhe qe nuk u shfaq me pas asnjehere tjeter ne skene.

Vertet, mi Bedrije, asnjehere nuk u shfaq me, por sic kishte nje lloj klasi dhe fisnikerie ajo vajze, qe mua me pelqente shume. Dhe gati-gati me jehon ne koke zeri i saj i plote.

He, e di c'mu kujtua tani, dhe ti duhet ta mbash mend besoj... Marina Grabovari, me kengen "Ne ishim komuniste/shoke te Enverit/ partia na kaliti/ besnike ne rruge te nderit/. Edhe ajo s'kendoi me, por ishte shume kinge dhe ze te fuqishem, pavaresisht kenges qe solla une ketu, kuptohet.

Emo, mos me thuj qe s'e man mend dhe ti... smiley

smiley

Ashtu eshte me te vertete, vajze me klas dhe fisnike.

Por gjithesesi ajo ishte amatore sic te thashe, kurse Grabovari ka qene tjeter dimension per mendimin tim.  Dmth kishte potencial te vertete per kengetare. Por fatkeqe qe i takoi atyre koheve te poshtra, qe ashtu sic vleresonin me te vertete talentin e vertete, ashtu e mbysnin me egersi.

nejse, po ta marresh lehte, arti i ka kto gjona smiley  Duhet me pas ene i cik fat qe te te eci ne art smiley

nuk thon kot "pac fat'n e artistes" smiley

Ana, e maj men - me duket se i mante komet pak te hapme (per bazament se mos kekqkuptohem) kur kenote. M'duket pranej sikur s'u pelqeu autoriteteve te kohes smiley

Mase gaboj, por do e check ket. Pak si bjonde?...

Bjonde, bjonde ka qene Emo... pak a shume si Mina ne kohe te vet... Une vdisja t'i beja floket si modeli qe kishte ajo... mami bej bishtaleca, une zgjidh bishtaleca... si perfundim haja dru! smiley

smiley

ti po me habit sepse po flet me nje gjuhe qe une kujtoja se ishte e vdekur tashma si latinishtja... smiley

GRAZIE!

Emo, dhe une aty afer latinishtes jam... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).