lutja e saj

thepassionofthechrist

Në aktin e fundit,
ndërthur gishtërinjtë
Si
Një lutje
E pashpresë,
Syve të tij
Fiksojnë përtokën,
Ku s’mbijnë kurrë fëmijë.
Dita rritet dhe vdes
Porsi një jetë.
Ti kurrë s’do të jesh aq e mirë
Të kuptosh
Dhimbjen e ngjitjes së diellit.
Shpreson, ai të të gjej atje
Ku ti i hedh rrjetat
E mbledh kënaqësitë
Nënujore.

Ej ti!
Mendova se ti,
Do të vije sërish kur të binte nata?!
Kur çdo zjarr
Perëndimi shuhet
Digjem unë.

3 Komente

bukur !

me pelqeu shume kjo poezi, ky blogu mos eshte i arbrit ?

as, surpriza te bukura keto te fundit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).