Lufte skuthash.

Lufte skuthash.

Andi Kananaj

Ne qytetin qe gdhihet nen kembet e malit Dajt, te kesh mendimin tend eshte infeksion qe kalon disa teste inteligjence kolektive. Te kesh mendimin tend duhet te kalosh testin e merzitjes ne familje. Babai yt, dhe para tij gjyshi kane nenshkruar per voten dhe ate qe do te kaloje ne mendje, jo pergjithmone...se dhe vete nuk do jetosh aq gjate. Te dalesh kunder do te thote te jesh i pafe, antifamilje, antinjeri. Por merzitja ne familje ngelet ne kuadrin e hakmarrjeve qe mund te matet me metra katror kur te vije koha e trashegimise, qe drejt me thene ne shqiperi nuk ka patur perfundimin qe ka kjo histori ne kodin civil. Kjo se nje here vijne ne pushtet komunistet... kur ikin komunistet vijne militantet, kur ikin militantet, vijne investitoret, kur ikin investitoret... duhet te kene ardhur prape komunistet ose do kete kaluar aq kohe sa do kesh pritur kot. Shenja e horoskopit, skuadra e futbollit, kandidatura per shef peshengritje kombetar, koha televizive, pema para pallatit gjithcka tregon nga fryn era ne koken tende. Lagjja ku ke lindur eshte si shenje djegje ne lekure per te percaktuar ngjyrat qe do te shkojne intonohen gjithmone me neuronet e tua politiko-pragmatiste.

Gezimit absurd qe mendimi yt kaloi permes telave me gjemba te shtepise, dhe zigzagon mes plumbave tek dyqani i qumshtit, nuk mund ti gezohesh ne menyre naive. Kur del ne rruge fillon guerrilja e vertete. Armiku i mendimit tend, te numeron cdo hap. Tirana, qyteti ne kembet e Dajtit ka sofistikuar thashethemin provincial. E ka bere arme te veten, ne cdo terheqje partizane kafe me kafe. Jashte shtepie nuk ka me perballje fytyre me fytyre. Jashte teje, nese ke vendosur te kesh nje mendim, ke ngelur jashte rratheve te shtrenguara te vellezerve masone.

Mendimi yt vdes, kur tenton te ndash partite sic ben me fete. Te gjesh kush eshte e verteta per te vajtur tek zoti. Te kuptosh kush nga analistet te pret ne kembe ne dyert e parajses, eshte basti i cdo shqiptari te dyzuar. Po gabove, s'ka jete te perjetshme ne korridoret e administrates. Imagjino te behesh me PS nje dite para zgjedhjeve, dhe ne kembe te Pjetrit te pret Fahri Balliu (pellumbi elbasonlli i demokracise)... Ose behesh me PD dhe ne kembe nje hap para zotit, kercenues, sfinksi Brace... keq e ke se s'do te lere kohe te flasesh. Nese je me LSI perpara te del i kerrusur "nga pesha e te vertetes" Kol Balla, inkuzitori i madh anti-bektashian. Keq puna, se Kol kopjaci nga largepamesia e tij te jepte dy mundesi...zgjidh por jo gabim.

...

Shoqeria shqiptare ne logjiken e shtetit demokratik eshte futur vetem ne 19 vitet e fundit, dhe si sillet si nje adoleshent i po kesaj moshe. Duke luftuar me komunizmin si me te atin, adoleshenti "shtet" ka krijuar hapsirat e veta te lirise qe nuk perkojne me ate te shtetit te se drejtes. Duke mos patur ne DNA logjiken e shekujve sillemi ashtu sic silleshin shtetet e tjera ne periudhat e mbreterive. Gjithcka kemi, e kemi se sunduesi na i jep. Perreth tij krijohen shpurat e pazheve argetues, te cilet veshin ngjyren qe i pelqen atij qe vendos per te gjithe. Arsyet per te patur shtet se drejtes nuk vijne pa patur sensin e tyre te natyrshemerise. Sociologjia e nje vendi eshte ajo qe percakton dhe rregullat e lojes.Logjika e shtetit te shqipeve eshte akoma ajo e Hobsit, ku rregullat sapo kane nxjerre sythat e pare. Shteti i se drejtes, sa per percaktim termash, erdhi si rritje e natyrshme ne fundin e shekullit te 18. Kjo menyre e parit te shtetit krijoi fillesen e nje organizmi politik mbi legjitimitetin popullor dhe jo mbi pushtetin arbitrar te sovranit mbret, u bazua mbi kushtetuten, te drejtat e njeriut (qe jane me shume si barcalete ne kete ane te botes), ndarjen e pushtetit mbi ndarjet e ndryshme te drejtimit te shtetit. Ne Shqiperi rritja e ndjeshmerise popullore, per te kapercyer ne stade me te avancuara te shtetit, duket se eshte frenuar nga grykesia e oborrit te mbretit. Shpejtesia me te cilen ecen informacioni duket sikur do te ndihmonte ne pjekjen e nje popullsie te re si ne moshe ashtu dhe eksperience. Po qe nga casti qe media, ky pushtet publik i ndihmuar sa here shfletojme nje gazete, ose nderojme me telekomande nje kanal, eshte rreshtuar ne gudulisesit e sovraneve dhe shpresa qe te kuptojme nje kushtetute nga fillimi ne fund ka humbur. Sistemi i mediatik gjithmone e me teper eshte kthyer ne nje mjet propagandistik dhe justifikues te shtetit me sovran burre ne fron.

...

Te jesh Ateist (pa parti) nuk pranohet, sepse prish tregun e pazareve, ve ne dyshim sistemin e luftes trup me trup, kafe pas kafe, makiato per makiato.

Nolin e shkrete e cuan ne egzil kafet e shumta, ia ngriten tensionin dhe e bene te kercente pertej oqeanit te ideve te veta. Heretizmi pranohet me kusht qe te dish cka eshte e mire dhe e keqe. Te ndash driten nga erresira. Dhe vete nuk do ta beje kurre. Prandaj shkon nga shkon puna, te duhet nje prift, nje televizion mik dhe nje televizion armik. Te duhen tre pastore qe kane nga nje talk show te ndryshem. Te duhet dhe nje kinez, i nxjerre mot a mot nga libri i Kadarese, i cili do te qorrohet per te degjuar me mire thashethemet e qytetit.

2 Komente

Jashte shtepie nuk ka me perballje fytyre me fytyre. Jashte teje, nese ke vendosur te kesh nje mendim, ke ngelur jashte rratheve te shtrenguara te vellezerve masone.

 

Me kete i ke thene te gjitha...

u ktheva kte vere ne shqiperi, i mbushur plot mall, kenaqesi e te tjera ndenja qe besoj i keni provuar dhe ju.por mbi te gjitha ishte frika ajo qe mbizoteronte, nje frike pa shkak por qe arriti tma kthente udhetimin ne ankth.

***

pas ca kohesh, me pyet nje cun( se njifja me perpara por qe afrohet vetem ngaqe ka degjuar qe ti je jashte) : po ti floket si i mban andej, si i ke pasur apo si kta grantet e tjere? - jo ,i thashe, ca llafos, sic i kam pasur...

problemi i skuthizmit vjen nga injoranca dhe nga ndjenja  e ulet qytetare. vlerat ne shqiperi ngaterrohen me njera tjetren, ca zhduken fare derisa me ne fund mbizoteruan ato fshatare e "nordike". te guxos te mendosh ndryshe te vishesh apo te sillesh ndryshe, je i sigurt se te pret gjykimi kolektiv fshataresk, pastaj turre drush. e vetmja menyre per te "mbijetuar", te behesh skuth...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).