LS: TAÇI OIL privatizon gjykatën e Tiranës

TAÇI OIL PRIVATIZON GJYKATËN E TIRANËS

TIRANE - Qeveria shqiptare miratoi dje privatizimin e Gjykatës së Tiranës nga biznesmeni Rezart Taçi. I konsideruar nga kryeministri si privatizimi më i suksesshëm deri më tani, privatizimi i Gjykatës së Tiranës ka qënë kryefjala e mbledhjes së djeshme të qeverisë. "Me këtë privatizim e thellojmë me sukses reformën në drejtësi", u shpreh kryeministri për anëtarët gjithmonë të buzëqeshur të kabinetit. “Shqiptarët me të drejtë janë ankue se u ka mungue drejtësia. Tani, hmmm, tani, tani është ekonomi e tregut. Privati e jep drejtësinë me çmimin që e vendos tregu, s'e ka në dorë qeveria ime zotërinj. He he he.". Marrëveshja e shitjes do të nënshkruhet sot në mesditë në ambientet e Burgut 312 në kryeqytet ku ndodhet nën arrest Rezart Taçi, pronari i ri i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

PS PRET PERFAQESUESIT E PERENDISE

TIRANE - Kryesia e Partisë Socialiste ka nisur negociatat me të madhin Zot për të siguruar mot të mbarë gjatë 20 nëntorit dhe ditëve në vijim. Sipas njoftimit për shtyp të Partisë Socialiste gjatë takimeve midis të dërguarve të Mbretërisë Qiellore dhe përfaqësuesve rozë është rënë dakord se është koha për të hapur kutitë. "Ne qëndrojmë në traditën e Mojsiut i cili e hapi detin e kuq për të shpëtuar nga skllavëria popullin e izraelit." mësohet të ketë thënë në takim kryetari i PS, Edi Rama duke theksuar se misioni i Partisë Socialiste është një misjon hyjnor. "Një thirrje që i ngjan asaj të Gjon Pagëzorit në Shkretëtirë i cili gjithashtu priste të hapej qielli, ashtu sikundër PS pret dhe lutet për hapjen e kutive." mbyllet deklarata për shtyp e selisë rozë.

100% TE FEMIJEVE SHQIPTARE, SHUME TE ZGJUAR

Sipas një sondazhi të kryer nga Zogby International gjatë vitit 2009 rezultoi se sipas prindërve 100% e fëmijëve shqiptarë janë shumë të zgjuar. Të gjithë prindërit e anketuar i klasifikuan fëmijët e tyre si shumë të zgjuar. 44% e të anketuarve u shprehën se kanë fëmijë shumë inteligjentë të cilët po të duan mund të bëhen të parët e klasës, ndërkohë që 49% e prindërve u shprehën se kanë fëmijë shumë të zgjuar por që nuk shtrohen sa duhet në mësime. 7% e prindërve u shprehën të bindur se fëmijët e tyre mund të konsiderohen gjeni. Prindërit i përshkruan fëmijët e tyre si të zgjuar, të mprehtë, kuriozë, vëzhgues, "që i kapin të gjitha", "që thithin menjëherë".

FQINJET: VRASESI I PASTRUESVE, NJERI I QETE

MAMURRAS - Fqinjët dhe kolegët e Qerim Katilit, janë shprehur të shokuar nga arrestimi i tij mëngjesin e së premtes. 47 vjeçari Katili i lindur në shpellë dhe i arsimuar në Tiranë akuzohet si vrasës serial për vdekjet e 13 pastrueseve midis vitit 2001 dhe 2009. "E habitshme që u arrestua ky njeri. Ka qene tip vrasësi, dukej gjaksor si njeri. Ne kemi pasur marrdhënie të mira, përveç asaj here kur varrosi një kufomë në baçen time" thotë Apostol Palla i cili jeton në shgtëpinë ngjitur me atë të Qerim Katilit. "Nuk para përzihej shumë me kolegët e tjerë në punë," na tregon shefja e tij Arabeska Xhani, "shihte punën e tij, vriste pastruese. Njeri i qetë. Vetëm pastruesen desh e mbyti njëherë, përndryshe ka qënë model," - shton ajo.

FUNDJAVE E MBARE PER DHIMI VIÇIN

KORÇË - Pijeneci me nam i qyteti të Korçës, Dhimi Viçi njoftoi të enjten se ka derdhur gjithë dellin e tij krijues për të pregatitur një plan të mirë për fundjavën. I përmbledhur me pak fjalë plani i Z. Viçi synon që ai të dehet paq me alkoolin që trupi e tij e kërkon aq fort. "Pasi e mendova gjerë e gjatë, vendosa se fundjavën duhet ta kaloj duke u bërë tapë me birrë dhe raki." - na tregon Dhimi Viçi. "E kam krijuar vetë këtë plan, edhe pse frymëzimin fillestar e kam marrë duke lexuar Homerin. Por jam munduar të jap nga vetja. Do nis të pij pasi të ha mëngjesin." Strategjia kyçe e planit të Z. Viçi është që ta kthejë nga birra në raki në orën 23:00 të së shtunës.

DY LACA BIEN NE NJE HUNDELESH

TIRANË - Sipas hundëleshit kryeqytetas Edvin Kafka dy lacat e Rrugës Bardhyl Ronaldo Mitka me pseudonimin Kaushi, dhe Gerti Zhubra e panë menderen ngushtë kur u kapën me Edvin Kafkën. "Këtë herë e krruajtën me hundëlesh tamom, se nuk ka tangërrllik me mu." thotë Kafka për krruajtjen, e cila sipas dëshmitarëve okularë ishte gabimi më i madh në jetën e dy lacave. "Ne si banorë e prisnim që po të vazhdonin në këtë rrugë lacat do ta krruanin me ndonjë hundlesh dhe ndodhi." shpjegon banori i zonës Nesti Xhixha. I pyetur për planet që ka për të ardhmen hundleshi Kafka na thotë, "Unë do t'i shkrij ata si rob. Do i mbaroj, do ia...biip".

14 Komente

ahahhahaha! Kjo ka qënë më e bukura nga të gjitha që ke shkruar deri më sot.

p.s Ça është LS?

 

t'hogert Panuklla per hanukklla! Shko per Purim se ato 'rrotodokset' ne Jeruzalem bohen tape 1 here ne vit, bash njat dite.

Ha,ha, ha Blendi, me ke kenaq me keto! 

LS= levizja ssocialiste (i-ja nuk duhet se tashme jane integruar me birishen)

LS eshte Lajmet Skiç. Qe te mos ngaterrohen me lajmet e zakonshme, galiç.

smiley

hahaha o çu kenaqa, ene kjo e fundit e galiçit biles.. ej se mos nuk e kupton no njoni nga kta t'ikmit ket galiçin si do ja u sqarosh pastaj...

 Per pak e kisha harruar qe Brisku ishte faqja e Blendit. Ato fotot Blendo, ishin fantastike. Na sillni ndonje dite (ne kollonen kryesore) foto nga festat ne Shqiperi, te nendorit ose te dhjetorit. 

Shume te forta keto lajmet,

Por ka dicka edhe me te forte te kjo faqe. Po te ndjekesh sugjerimet per postime te tjera ne te majte bie ne nje artikull te mujit gusht per Prefektin e ri te Tiranes, dhe aty brenda ka nja ca perla qe duhen lexuar, si psh  komenti i trete:

 

 

Babi i Shkëlzenit Nga Mero Baze  

Prefekti i ri i Tiranës është një djalë i ri rreth të tridhjetave, me trup imcak, të shkurtër, që pak kush ia di emrin e vërtetë. Prej vitesh, që kur mbahet mend që ka shkuar në shkollë, ka ndenjur pas Shkëlzenit, djalit të kryeministrit. Më vonë në adoleshencë shoqëria e tyre është përzierë me ca të rinj të tjerë, disa fatlumë që kanë mbetur gjallë dhe janë shokë të tyre të ngushtë dhe disa fatkeqë që nuk jetojnë më për shkak të egërsisë që kanë grupet kriminale ndaj njëri- tjetrit në këtë vend. Shoqëroheshin prej tyre dhe udhëtonin, për të mos thënë udhëtojnë shpesh, me makinat e mbetura të tyre. Rrahmani, Shkëlzeni dhe shokë të tjerë të tij, përfshi njerëz në PD, e thërrasin me një nofkë banale për shkak të statusit të tij si njeriu kot i shoqërisë së tyre, që çohet për të blerë cigare apo ndonjë shishe ujë.

Raportet e tij me politikën kalojnë po ashtu mes këtij grupi. Atij që ne i thërrasim kryeministër apo “doktor Berisha”, prefekti i ri i thërret “babi i Zenit”. Prej vitit 2005 është sjellë korridoreve të Ministrisë së Brendshme dhe Interpol Tiranës dhe maksimumi që ka bërë është që ka fshehur lajmet që kishin të bënin me arrestimin e njerëzve që Shkëlzeni kishte emëruar nëpër poste kyçe apo ambasada dhe kapeshin me drogë, siç ishte rasti i Selmanllarit në Itali.

“Qukapi”, siç njihet gjerësisht në rrethet e PD-së, tani është prefekt i Tiranës. Nuk jam në gjendje t’u them që kur ta thërrasë kryeministri Berisha në zyrë, ai do t’i drejtohet “zoti Kryeministër” apo “babi i Zenit”, por jam i sigurt që ai është vendosur aty për të mos pasur prefekt të Tiranës, por për të qenë një post që të përdoret në mënyrë fyese për interesa të familjes në pushtet.

Shenja e parë e frikshme nga ky emërim është provokimi i Sali Berishës për tu sjellë si “babi i Shkëlzenit”, dhe jo si kryeministër i shqiptarëve. Emërimi i tij i parë në mandatin e dytë është pikërisht gjëja më jo e merituar që një person merr, vetëm pse kryeministrit i thërret “babi i Zenit”.

Profili i tij i ulët, lidhjet e tij ordinere me botën e krimit, qenia e tij si dëgjues në tavolinat më kriminale të bandave të mbetura të fundviteve 90-të, e bëjnë këtë emërim një ogur të frikshëm për të ardhmen e njerëzve normalë në këtë vend. Sali Berisha ju kundërpërgjigj shqiptarëve me cinizëm për kryeakuzën e tyre ndaj tij, për faktin që pushtetin ia ka deleguar botës së nëndheshme të Tiranës, që drejtohet prej fëmijëve të tij. Ky gjest arrogant dhe ky moslexim i pakënaqësisë që pesëdhjetë për qind e shoqërisë shqiptare demonstroi ndaj tij, do të thotë se “babi i Shkëlzenit” është vërtet i përgatitur për betejë revanshi dhe hakmarrje.

Por kryefyerja nga ky emërim drejtohet ndaj qytetarëve të Tiranës. Babai i Shkëlzenit duket se nuk ia fal dot kryeqytetit faktin që ka votuar gati si në referendum kundër tij, duke humbur qendër më qendër në pjesën më të ndriçuar të vendit. Në shenjë hakmarrje ndaj Tiranës, dhe pse jo ndaj “tironsve”, “babi i Shkëlzenit” po i fyen ata duke iu ofruar simbolin e pakënaqësisë së tyre ndaj pushtetit të tij. Tirana është qyteti që ka vite që refuzon Sali Berishën dhe nuk pranon frymën e sundimit të tij familjar me halabakët e qytetit, të cilët kanë marrë nën kontroll gjithçka, bizneset e fishekëve në Gërdec, bizneset e lojërave të fatit, bizneset e ndërtimit, bizneset e resorteve turistike në bregdetin e Jugut, bizneset e çimentove që po mbushin bregdetin verior, bizneset e koncesioneve te HEC, etj. Pikërisht kjo bandë tashmë do të qeverisë dhe Tiranën si pushtet i deleguar i “babit të Shkëlzenit”.

Pas këtij emërimi, posti i Prefektit të Tiranës do të jetë thjesht një konvencion, që do të përdoret nga një anë për konflikte politike për të kënaqur epshet e “babit të Shkëlzenit” dhe nga ana tjetër punët e Shkëlzenit dhe shokëve të tij, që janë sot nëntoka më e frikshme e kryeqytetit. E vetmja shpresë është se ky pushtet mund të degradojë me shpejtësi vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke çuar në ekstrem perversitetin dhe të keqen e qeverisjes së mandatit të kaluar, vetëm duke bërë karshillëk në emër të pushtetit të familjes. E sigurt është se sado që diktatura u përpoq të denigronte Qazim Mulletin dhe familjen e tij, talenti i Besim Levonjës është ende shumë larg realitetit tragjiko-komik të familjes Berisha, ku tashmë Prefekti i ri i Tiranës pritet t’i thërrasë “babit të Shkëlzenit”, “O tate”!

 

Hmm, Abu Zeni, tingëllon mirë

 Artikulli i Mero Bazes (sjelle nga Gjergji) ketu ishte interesant. Nuk eshte çudi tani, te shohim ndeshjen e rradhes; Prefekti i Tiranes me Meron. 

.

Eshte gjykata qe privatizon "Taçi Oil".

Kryesia e Partisë Socialiste ka nisur negociatat me të madhin Zot

HAHAHAHAHA!!!!!

Bravo Blend!

Pene per s'mbari! smiley

E imagjinoj qe kur e ke shkrujte kete "te madhin Zot" je ngrejte i' cike nga karrigja, per respekt! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).