lotet


i urrej lotët

sepse më xhveshin

... duan njëri tjetrin

nuk vetfshihen..

kështu duhen tharë

kërkojne miq përballe teje

janë te pamëshirshëm

të bëjnë të dorëzohesh

janë tradhëtarë..

11 Komente

Alidea, e dashur, nuk me pelqejne keto vargje, sepse nuk je ti, ti nuk dorezohesh kurre. Ta njoh trishtimin, por ta njoh dhe guximin, dhe harene, dhe buzeqeshjen, dhe syte e qeshur. Mikja ime, ti e di qe te jam gjithnje prane. smiley

nice, por eshte xhveshin apo zhveshin ........

Heej Anna  smiley Jam sh mire,  lotet jane pjese e jetes, thjesht i pashe ne nje kendveshtrim tjeter per nje moment.

 

Kaltrina hahah me thene te drejten nuk e di taman si duhet shkruar smiley

smiley

Mistrece, me bere merak! smiley E di, e di qe jane pjese e jetes, por duke te te njohur, rezufoj te nderrojme rolet. smiley

p.s. shkruhet zhvesh smiley

Nje poezi dhe nga une, por pa lote ne sy :

"Kur dielli tallet atje lart, e kur era luan me rrezet e tij

Nga telefoni im çlirohet nje cingerrime ; eshte dikush

Qe me pyet per shendetin dhe per hallet qe kam,

Me flet per ate diten kur do te dalim ne biçiklete

Fushave te Frances qe valeviten pa kufi e pa gardh,

Nderkohe qe televizori po jep Che Guevaren e vrare.

E ul telefonin, shuaj televizorin dhe kthehem pa nje pa dy

Ne krahun tjeter ku me presin biçikletat e mendjes sime."

_______

Kjo eshte poezia,

bere me forcat e mia. 

 

Hurbinek, vertet jeta ndonjehere duket krejt pa kuptim, por ajo pjesa e te kthyerit ne anen tjeter dhe vertitja e mendjes ne boshllek, eshte shume e veshtire, sepse te shpie ne ca shtigje te paperballueshme. Me mire ndonjehere, kur ndjen dhembje, sesa kur mpihesh nga dhembja.

pranohet si kendveshtrim,se do me benin frike njerezit se s'qajne kurre.

urrej lotët

sepse më zhveshin

... duan njëri tjetrin

nuk vetfshihen..

kështu duhen tharë

kërkojne miq përballe teje

janë te pamëshirshëm

të bëjnë të dorëzohesh

janë tradhëtarë..

 

Te pershendes alidea smiley

- Jashte bie shi. I degjoj pikat e tij qe me futen ne mish dhe me shpojne si thika. I duroj dhe mbytem ne lotet qe me mungojne. Me qan shpirti edhe pse pamja ime mbetet e qete dhe e paster.

- Shpirti im duhet te ishte i lire, duhet te gjente paqe nje dite, por ajo qe ka mbetur nga ai po venitet dita dites, i gerryer nga lotet qe qajne nga brenda dhe nuk kane force te rrjedhin.

Faleminderit lina... me vjen keq per lotet e munguar por nje dite ata do te dalin serish ..sic thote ajo mikja ime  ". lotet nxjerrin jashte vetevetes ne forme lengu nje ndjesi nje perjetim qe eshte kristalizuar brenda vetes qe duhet ti jepet rruge."

Ai moment vjen atehere kur duhet ..Te pershendes smiley

... but not yet (tha ai te Gladiator)

edhe

tomorrow (tha ajo qe ti e di qe une e kam qejf.)

smiley.

Se desh harrova, ta kisha vene 5***** me kohe.

PS: 5 me mik(eshe).  S'duhet ta kishe shkruar pa pyetur smiley

hahhaha me mikeshe nuk e dua mi ftyro smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).