Logo e re e Pepsit: …mrekulli apo cmenduri?!

Dokumenti i meposhtem, i cili ishte bere vetem per drejtuesit kryesor te Pepsit, ne menyre te fshehte tashme eshte bere publik.  Behet fjale per strategjine e perdorur ne dezajnimin e logos se re.  Kjo logo e re eshte pak e ndryshme nga e vjetra.  Ngjyrat nuk kane ndryshuar por kane ndryshuar kendet dhe disa nga [...]

18 Komente

Japonezet e kane ate thenien "produkti i mire s'ka nevoje per marketing"?  smiley

Hahaha Gjergj,

E bukur kjo! Ose dikush ka shume kohe te lire ne departamentin e dizenjos se logos, ose ka frike se mos e pushojne nga puna dhe ka gjetur kete zgjidhje. Nga cilado ane qe ta kapesh une mendoj se hyn tek kategoria: shume zhurme per asgje.

Nje ndodhi e vertete qe eshte bashkekohore me fushaten e zgjedhjeve por dhe me reklamen qe diskuteohet.

Ne nje qyteze te vogel te nje Qarku ne jug te Shqiperise zhvilloheshin zgjedhje lokale. Perfaqsuesi i nje Partie te madhe kishte vendosur kudo posterat elektorale fotografine e tij . Ndersa rivali i tij  i partise tjeter te madhe nuk kishte vendosur postera. Arsyeja - ishte shume i shemtuar fizikisht dhe bile me fytyre te djegur...( megjithse burre shume i mire dhe i nderuar ne komunitetin e tij).

Behet nje dreke elektorale nga ana e stafit te ketij te fundit. Ne pije e siper, dikush e pyet : Po ti , pse nuk ke vene dhe ti postera me fotografine tende neper rruge ? Ky u ndie ngushte dhe po vononte pergjigjen . Prape ai tjetri : Pse o nuk vure dhe ti ?

Hidhet dikush ne tavoline dhe thote : E ke degjuar ti ate shprehjen : "Nuk ka nevoje Mercedesi per reklame ?" Dhe X - i s'ka nevoje per reklame.

Dikush nen ze thote ne tavoline :

Kete Benz qe kemi neeee, s'na e pranon as Metalurgjiku i Enverit.

smiley  smiley   qyteze e vogel jugu?... hmmmm

http://img145.imageshack.us/img145/5263/000201c5.gif   ... ura vajgurore?  smiley  

Me ne jug, me ne jugperendim....

Ti e lidhe me vajgurin meqe e kishte fytyren e djegur ?

Jooo , s'ka lidhje...

lol bubi, marketingu është shumë zhurmë për asgjë.

kompani qe nuk bejn publicity jan tesla.com virgin.com smiley shtojini ju po deshet

/me unilaterally gives blete a surprise whothfareu hug ;D

Une nuk e di departamentin e decision sciences te pepsit, por di ate te konkurrentit kryesor, coca cola. Ata departamete jane te fuqishem, me "brain power", si te ishin pjese universitetesh qendrore. A ndodh qe ia fusin kot? Natyrisht, por me se shumti ia fusin plot, ndryshe nuk do flisnim sot per pepsi e cola si koncepte te pavarur dhe nuk do kishte ato financime per kerkim qe keto kompani japin. Sado pare te derdhi psh coke per kerkim, ato do jene vetem nje pjesez e vogel e vleres qe ky emer ka, po te ishte sot per shitje.

Sado pare te derdhi psh coke per kerkim, ato do jene vetem nje pjesez e vogel e vleres qe ky emer ka, po te ishte sot per shitje.

Nuk matet fuqija e nje kompanie keshtu.  GM (qe eshte gjigand) kishte dekada qe kishte filluar t'ja fuste vetem kot.

Emri i brandit qe ata (coca cola) kane krijuar eshte nje sukses i tipit textbook dhe do simbolizoje kete epoke ekonomike ku jemi sot. Vlere nga "asgjeja". Ky sukses ne fillim mund qe ka qene nje fat prej farmacisti te jugut qe kombinoi mire tre ingrediente, por me vone eshte rezultat pune kerkimore dhe studimi. Kete ta them nga qe e di first hand. Forma tipike e shishes psh, ka ngrene aq studime, sa mos me ta marre mendja kurre. Dhe studimet jane me ekipe ekspertesh, shume serioze, si disertacione dinjitoze doktoraturash.

Ne vitin 2005 vlera e emrave* mendohej si me poshte:

Coca-Cola - $67.5bn (US)
Microsoft - $59.9bn (US)
IBM - $53.4bn (US)
General Electric - $50bn (US)
Intel - $35.6bn (US)
Nokia - $26.5bn (Finland)
Disney - $26.4bn (US)
McDonald's - $26bn (US)
Toyota - $24.8bn (Japan)
Marlboro - $21.1bn (US)
 
*Brand Value is the financial value of a brand, defined as the sum of all earnings that a brand is expected to generate.
 
Per Pepsin, ne 2008 vlera ishte $15.4 billion, nje rritje prej 15 % ne 2007.

 s'kam pa budallallek me te madh. logo e re eshte fare thjesht nje smiley (interneti i futi ne mode per komunikim)  duke qesh, me gojen hap dhe pak siper, siçn bejme kur pijme.

toçat e lidhin me yjet, per ta bere mistike, per me teper e nxjerrin si dokument konfidencial.  

per mendimin tim eshte me dinamike si logo sesa e para. dhe kaq. 

as njona, as tjetra; publicitet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).