Liza e çuditshme në botën e çudirave (shkrimi i së dielës)

Liza e çuditshme në botën e çudirave (shkrimi i së dielës)

Andi Kananaj, Arbër Zaimi (sipas stilit dhe manierave të  Samuel Beckett)

Personazhi i mësipërm sigurisht që është pjellë e fantazisë së droguar të L.Carol, që nuk ka patur asnjë lidhje as me Paskal Milon (il drogato), as me Edison Ypin (il maccelaio). Por të tre këta emra i lidh bashkë çmenduria, që në rastin më të mirë rrjedh nga substancat psikedelike. Kështu autorja e librit për fëmijë konsumonte kërpudha si ato që  hante vetëm Bojkeni (njeriu që ka sponsorizuar botimin e këtij numri të gazetës), Paskal Milo në stemën e vet përdor trëndafilin jeshil, nën efektet e acidit (që e ha me byrekun që ia gatuan gruaja e tij aq e dashur me qytetarët). Ndërsa rasti i Ypit është pak më i komplikuar, pasi ai edhe pa u droguar shfaq shenja tërbimi të sofistikuar intelektual, duke ngacmuar madje edhe personazhin kryesor të tregimit tonë. 

Po ç’lidhje ka Mero Baze me Edison Ypin, këta dy personazhe po aq shqetësues sa emisioni “Wake up” në Top Albania Radio? Cili është trekëndëshi bermudian që lidh Ypin, Bazen, Taçin portierin e Milanit Dida, mbrojtësin Kaladze, Maldinin dhe të atin, bashkë me kryeministrin spanjoll Zapatero, Fjodora Fjorën, Nik Xhelilajn, Ajola Xoxën, Ilir Paçon, Bedri Jasharin (ore po ky kush është??), Aida Tançica (që  kishte gjithë ato cica), stadiumin Bernabeu të Lushnjës, Edi Ramën, qëndrën tregtare Kondor dhe Gim Fjollën? Përgjigjja është e thjeshtë. Të gjithë këta personazhe të  nderuar i lidh një nyje e vetme. Media e Lirë, e Ndershme, e Pavarur dhe komerçiale. Media që ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, pas incidentit të protestës kundër shkeljes së lirisë së medias ku të gjitha këpucët e hedhura përfunduan mbi Andrea Stefanin bashkë me shapkat e Ylli Rakipit, takat “a spillo” të Erion Braçes dhe nallanet e Shpëtim Nazarkos (laçkos që ka qenë i pari marksist radikal në botë, që para Marksit vetë). Megjithëse Krisht Veliaj doli dhe tha “këpucën e parë le ta hedhë  ai që nuk ka rrahur ndonjëherë ndonjë gazetar në  jetën e vet”, askush nuk u step, dhe e lapiduan të shkretin Andrea, që sot mbijeton si emër i një rruge anësore me një kalim afër shkollës së baletit, e njohur si rruga e referendumit. Duhet kujtuar që protesta ndodhi për shkak të  një incidenti, Mero Baze kishte sulmuar me tullën e vet grushtat e pafajshëm dhe të papërgatitur të Rezart Taçit dhe katër a pesë bodyguardëve të tij. Pas ngjarjes Taçi dhe bodyguardët u shtruan në spital, ndërkohë që Baze ende i fshihet policisë, se ka turp nga bota. Pas kësaj ngjarje vijuan incidente të tjera, ku bie në sy ngjarja e pafat që i ndodhi djalit më perfekt të Tiranës. Ndërkohë që shoku i Xenit, Keltis Kruja sapo kishte gjetur një kostum perfekt burrëror për natën e Halloweenit, i maskuar si prefekti i Tiranës, në celular, diku aty nga ora dy e natës, i vjen sms nga babi i Xenit me tekstin “Rrife atë tullacin gazetar nëse do të dukesh si burrë. Ma ka kërkuar dhe Gianfranco Frattini, që të rrihet ai. Vetëm kokës. Dhe jo dy herë në një vend, se lë shenjë.” Zoti Kruja me të marrë mesazhin, me sy të errësuar, dhe me një gëzim të pashpjegueshëm për begenisjen nga Doktori, çohët dhe rreh një tullac, të parin që i shohin sytë, gazetarin fatkeq me inicialet A.K., gazetar sportiv që po kalonte krejt rastësisht atypari, i maskuar si gazetar investigativ tullac me emrin Mero. Ndërsa Keltis Kruja qëllonte mbi tullën e gazetarit pa patur meshirë, dëgjoheshin fjalet misterioze “Unë as nuk e prisja që ai ta kishte numrin tim të telefonit, e jo më të më niste mesazh”. Por në mes të kësaj feste të gëzueshme vjen një mesazh tjetër po nga nga babi i Xenit, me tekstin, “ups, më fal, ngatërrova numër, e kisha për Rez Taçin atë mesazh. Ti mire je? E mbarove shkollën?”.
Po harruam fare personazhin tonë, Lizën e çuditshme në Botën e Çudirave, këtë  vajzë kaçurrelse me perspektivë në politikë, që  mezi po pret të digjen mandatet e deputetëve të parë  në PS, që të bëhet vetë deputete me valën e të dytëve në lista. Liza, me aftësitë e saj psikoaktive është duke u marrë me koordinimin e FRESSH, ndërkohë  që kryetares reale të strukturës eurosocialiste i është  lënë kohë e mjaftueshme për të krijuar intimitet me të dashurin e saj. Në xhirot e saj aventureske në  kërkim të informacionit politik, Liza e çuditshme takoi Kol Ballën, që i tregoi për mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave, si dhe për analizën ekonomike të krizës nga Gjergj Filipi (që është bërë baba, njësoj si kolegu dhe miku i tij i vjetër, Arbi Mazniku). Në mbledhjen e fundit të qeverisë me temë dite “si të marrim borxh që ta shtyjmë dhe një vit” u hodh propozimi i zakonshëm për servilizëm ndaj një shteti të huaj. Mbas një diskutimi të gjatë dhe frutdhënës në dialektin gegë, në të folmen e Lekbibajt, me krenari u përzgjodh për t’i kërkuar borxh shteti më i pasur i bashkimit europian, Gjermania. Meqë propozimi i ministrit Bode që të vihet bast në lloto gjysma e lekëve që do të merren borxh, për fitoren e kombëtares Gjermane, u hodh poshtë nga Berisha që tha “unë bëhem gjithnjë me skuadrën më të dobët”. Sipas këtij propozimi, në shenjë respekti ndaj demokracisë duhet të rrëzohet edhe një herë Muri i Madh i Berlinit. Mësohet që qeveria ka shpallur tenderin për firmën që do të ndërtojë murin, që më pas do të prishet nga policia ndërtimore. Memia hodhi idenë novatore që të rrëzohej muri i madh Kinez, meqë ishte pa leje, dhe i paregjistruar te aluizni, po u kundershtua, pasi muri i madh kinez është shpallur monument kulture, që kur mbi të eci Sali Berisha. Shaban Memia ende vazhdon të jetë i tronditur nga kundërshtimi i propozimit të tij, sepse ai beson te demokracia. Liza vetë është ende në proçedim e sipër të këtij informacioni gazetaresk, që nuk ka acid ta zbërthejë në mënyrë logjike. 

Ndërkohë që Liza vriste mendjen nëse dhimbja e kokës i vinte prej të ftohtit, apo ishte muhabeti i përdyjavshëm i gocave të reja, një  ngjarje interesante goditi Tiranën. Rezart Taçi Oil, pasi doli nga spitali ku u kurua prej sulmit agresiv të Meros, shkoi e u dorëzua në polici, duke kërkuar të hyjë në burg. “Unë  doja vetë të qëndroja në burg” mësohet të jetë shprehur presidenti i firmës Taçi Oil. “Në burg përveç se ke mundësi të mësosh nga më të mirët, ke dhe kohe të lirë për veten tënde. Këtu mund t’i kushtosh kohë shokëve të tu, dhe mund të mendosh më shumë për dashurinë, gjë që biznesi nuk të lejon ta bësh. Kam filluar të shkruaj poezi, dhe të pikturoj me duar. Por kam edhe kohë per socializim, unë psh. një pjesë te mirë të kohës e kaloj duke folur me Berluskonin i cili kënaqet dhe më shumë nëse i kaloj Delijorgjin dhe Sokol Kocinë në tel. Janë të medhenj - thotë. Dritan Dajti më mërzit vetëm kur më mund në tavëll dhe më vjedh librat e Shollohovit”. Taçi ka filluar për herë të parë në jetën e vet të socializojë në ambientet e burgut, ku është bërë dhe kapës i specializuar në sportin e hockeyt me disk prej sapuni. “Për t’ua shpërblyer çunave, kam ftuar skuadrën e Brazilit të lozë me kombëtaren e burgut. Puna është se Gaxhai nuk do të lozë më portier. Po të kishte qenë në burg Fatmir Mehdiu do të ishte ndryshe puna, se atij s’ka Ronaldinjo që t’i bëjë gol, si mace e zezë që është”. Mësohet se një psherëtimë gëzimi e kanë lëshuar gjatë deklaratës dhe policët e turnit për shkak se tani janë mësuar me bakshishet e majme sa herë i blejnë kent 4 presidentit të Armos.

Ndërkohë të gjitha këto ngjarje nuk i duken aspak tërheqëse një njeriu pedant dhe skrupuloz si Bojkeni (që mundësoi botimin e këtij numri të gazetës). Bojkeni, si arush që është, dje u ushqye tek sofra e ariut me Etjenin (një profesionist i ri). Zërat thonë  që Etjeni i kërkoi Bojkenit teknika mbrojtje të artit marcial Jiu-Jitsu si dhe Capoeira, që të kishte mundësi t’i përdorte gjatë ndonjë sulmi potencial të Altin Goxhaj. Por Bojkeni, ia refuzoi kërkesën Etjenit, sepse nuk dëshiron të  merret me politikë. Kur Etjeni pa që Bojkeni nuk iu përgjigj, por vetëm hante, ai iku. Kur Bojkeni pa që Etjeni kishte ikur, mbaroi pjatat, dhe iku. Tani tek sofra e ariut ka mbetur vetëm ariu dhe Liza, që nuk shqetësohet aspak, si anëtare e Partisë  më të madhe në vend. Ariu mësohet të ketë  dhënë fjalën e nderit për pjesëmarrje në mitingun e datës 20, në rast se do të jetë zgjuar. Mësohet që ariu ta ketë mbyllur bisedën duke thënë: “Koha po ftohet. Le të biem në letargji. Le të lulëzojnë  njëqind shkolla, le të çelin një mijë lule”. Liza iku. Ariu ngeli, bashkë me pyetjen sfinksiane që i drejtojmë  lexuesit tonë: Ç’e lidh ariun me dy dashuritë e Lorik Canës, me Balina Bodinakun, me Fred Pezën, me Besa Çaçin, Julkën, dhe me lajmet pa koment, dhe Blendin e Living Room-it...?

Ky shkrim mban rekordin Guinness për numrin e personazheve të  anatemuar. Për këtë arsye Shqipëria duhet të  ndihet krenare, që na ka rritur.

32 Komente

"bashkë me kryeministrin spanjoll Zapatero, Fjodora Fjorën, Nik Xhelilajn, Ajola Xoxën, Ilir Paçon, Bedri Jasharin (ore po ky kush është??)"

vetem kete shkrim lexova dje nga gazeta dhe te kjo pyetja kam qeshur me ze te larte smiley

p.s

megjithate kam nje pyetje,

(ore po liza kush eshte? smiley)

p.s1

te gjithe kane sponsorizuar keta robte qe keni permendur? apo vetem bojkeni? smiley

Une ket Bedri Jasharin e kom komshi ene e njof, thom qe k'ta i lidh data 20 mbasdite se ne ket date m'tha Bedriu qe ka pranu Julka ta takoje me ne fund per i kafe mbasi ai ja ka lut shume here.....po kjo Liza kush tjet valle???

Eshte ne stilin e Beckett qe Lewis Carroll te transformohet ne femer?

Jo, kjo eshte metoda jone, e mbushim shkrimin me indicie te gabuara qe te mos merret vesh thelbi.

jo me verte, ju pershembull mund te mendoni se selma filania e nils holgersonit eshte aq cun sa sel-moni i lumes, dhe duke folur kaq shume per thelbin doni qe te mos merret vesh ky detaj kaq i rendesishem i funksionit a-a' gjinor ne mendjet tuaja. homofobe smiley

. Ej, po Liza ne liber eshte goce e zgjuar, thjesht ne boten e gabuar smiley. Keshtu qe kacurrelsja duhet te jete Bota ne Lizen e Cuditshme smiley

Qe bota eshte e cuditshme, kjo eshte e mirepranuar. Por qe edhe Liza eshte e cuditshme, ky eshte nje nga revelacionet apokaliptike te ketij shkrimi smiley

 

"Ky shkrim mban rekordin Guinness për numrin e personazheve të  anatemuar. Për këtë arsye Shqipëria duhet të  ndihet krenare, që na ka rritur.

Beni mire qe beni keto cilesimet, qe te pakten te dime ça s'humbasim duke mos lexuar smiley

smiley piter cfare je duke lexuar keto kohe se po me ben shume kurioze me kete forme te menduari ...

Nuk ka kuptim qe Liza te jete e cuditshme ne boten e cudirave, Liza mund te ishte e cuditshme ne nje bote normale, por ne boten e cudirave Liza i bie te jete nje njeri krejt i rendomte, dmth. gjendet ne habitatin e vet natyror smiley

manierave

Ka ndonje kuptim tjeter kjo fjale perveç "menyrave"?

Se dyti, iu keshilloj te lexoni nje veper te Morton Cohen n.l.m. pedofiline e frymezuesit dhe intrigat qe ajo ushqente ne mendjen e autorit tone. Ndoshta aty do kishit gjetur paralelizma me te spikatura.

Si, vertet nuk e kuptuat kush eshte Liza e cuditshme??? :O

Une s'marr vesh na pulitika, prandaj mos me lini te vdes injorante... smiley

une per vete e bera pyetjen per inerci te pyetjes per bedri jasharin ( ore po ky kush eshte?) smiley

sigurisht qe po, mgjs ne shfaqjen e saj te pare ka qene shume me interesante, por edhe ti blend gabon nese mendon se vete liza ka ndonje fare rendesie per cunat, apo per ate gruan autore.

ajo qe ngelet mister per mua ne kete shkrim eshte abuzimi substancial i paskal milos smiley

Ore po me qendren Kondor, me Ilir Pacon dhe me ate me cica te medha c'paten? Se une e di nje fill (koti) qe i lidh te gjithe keta. smiley Liza e cuditshme nuk eshte fare prersonazh ketu. Xhebervoki dhe Kapeleberesi po, edhe pse nuk permenden.

Ti di vetem nje pjese. Ajo me cica te medha duhej...se duhej bere i lexueshem shkrimi smiley

Per meshkujt e keni artikullin? smiley

nga shkrimet me te bukura te se dieles

delirant, cinik, thumbues

thnx 

"muhabeti i perdyjavshem i gocave te reja".....hihihihihi.......sic duket ketyre gocave qe merren me organizatat politiko-rinore u pershpejtohen edhe ciklet natyrore...........

Sa bukur qeka vesh Mbreti.

Sa bukur qeka vesh Mbreti.

Hahahahahahaha!!!

ej choona, ej chika, bisexa, multisuma, hermafrodita, meruni edhe me lizen edhe me chudirat e saj, por shifni i chik ene chudit e juja, drejtshkrimin per shembull, se nuk shkruhet "il maccelaio" por "il macellaio". se nuk esht edhe lapsus i thjesht apo jo?! se autoret kan bo ene shkoll me vite nitali pa le  hihihihihi

m'pelqe ajo pune e perdyjavshmeeve....po mos i kishin me 15ditsha do u shtohej qimja nfytyre...çeshtje hormonesh mashkullore n'politike! me mire me lines se me lesh!!!!

Bedri Jasharin (ore po ky kush është??),

Saktivista, me ke vjedh sitilin. Pjesen kur aktori/shkrimtari ndalon rrjedhen e tregimit dhe kthehet i ben pyetje salles/lexuesit, e kam shpik vete. smiley 

Po ta kishim dit qe te kemi vjedh stilin, ta kishim vene emrin aty, bashke me beckettin. Mend per shkrimin tjeter thuaj smiley

mos u anko pastaj, pse me nxirrni emrin pa leje smiley

 Ket Sum-ul Buqeten nuk e njof, por cunin tim e njof edhe midis mitingut se osht mo i bukri.

Pyll me emra ..duhet ndonje busull per te gjet veriun,pastaj te orientohesh me gjet Lizen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).