Liria e parehatshme

Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;} Normal 0 false false false MicrosoftInternetExplorer4 /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:#0400; mso-fareast-language:#0400; mso-bidi-language:#0400;}

Liria e parehatshme

Ma come? Con tutte le libertà che avete, volete anche la libertà di pensare? - Si Puo / G.Gaberschik 2001


Andi Kananaj


Çfarë do të lexojnë njerëzit (nëse do të munden) kur të duan të na studiojnë nga largësia e jo më shumë se 40 vjetëve, nëpër "faqet pambarim" që në do të kemi lënë ku të kemi mundur? Në muret e facebook-ut… çfarë do të lexojnë pasardhësit tanë, aty mes gërmëzimeve plot ortografi të ndërtuar sipas dëshirave tona të panegociushme…? Atëherë kur Berisha, Nano, Rama, Meta nuk do të jenë njerëz realë tranzicionistë, po emra që i gjen në libra, apo zhgarravitur mbi kurriz të ndonjë lapidari demonokracie? Po ta shoh rrethin vicioz, nga jashtë, a do të më duket më i lëmuar?

Njerëzia flasin…

Diku nga fillimi i viteve 90’ të shek të XX, në zonën e Ballkanit perëndimor shfaqet simbolikisht si kategori aktive (pseudo) borgjezia Shqiptare. Kjo shtresë ka si karakteristikë faktin që statusin e vet e fiton nga një fushatë elektorale tek tjetra. Të katapultuar tek suksesi, pa patur kohën që ta analizojë, pseudoborgjezi i ri nuk e gjen dot cakun se kur duhet të ndalojë se grumbulluari pasuri. Krediti më i lartë se debiti, kaq mendon pambarim, instiktivisht.

Arsye shumë e fortë për mos-orientim të drejtë ishte dhe kalimi i beftë nga një formacion shtetëror ku gjithçka kontrollohej, në atë deformacion demonokratik… të ankarkisë së justifikuar nga morali shoqëror. Që tani le të fitojë më i miri!

Pseudo B, ndihet me patjetër zot, sepse nuk di si ta shpiegojë suksesin e dhuruar aq pa pritur. Për një periudhë kohore të barabartë me pesë vjet u krijua ideja se mësueset e matematikës kishin qenë ulëse të aftësisë tregtuese të biznesmenit të mesëm dhe të lartë. Shembuj konkretë për të goditur idenë se një plus një bëjnë dy u morën nga jeta e përditshme. Gjeneral Rrapush Xhaferri dhe Maksude Kademi ishin simbole të lirisë dhe të matematikës demokratike deri në kohën kur ish- komunistët i bënë puç ushtarak shtetit të ri pa asnjë matricë logjike.

Pseudoborgjezia e krijuar më pas viteve 97’ pati si cilësi në vazhdim grykësinë dhe hedonizmin galopant, sigurisht pa kompleksin e numrave (kompleks ky i larguar një herë e mirë) me "rrëzimin e kampit socialist".

Të veshur bukur, nëpër faqet e para te gazetave që vetë i paguajnë për të treguar histori që kanë të përbashkët vetëm groteskun e një bote që vjen tek ne pa asnjë filtër. Sot lexova, (pashë dhe foton me katrorin e garzës mbi muskul abdominal), që këngëtarja I. GJ., u godit me thikë nga një laprakse për dashnorin…

S'ka si të ketë ndjesi turp-sie, se nuk ka asnjë sistem vlerash paraprak. Gjethja simbolike duhet akoma të krijohet në kët' kohë vjeshte të mendimit, se kategoria me gjenitale (të sulmuara me çdo mjet rrethanor) në bluetooth, është ende duke gëlltitur mollën e turpit, krenare për të gjithë rregullat që ka thyer. Kollaj të thyhen rregullat, kur rritesh duke thyer xhamat e shkollës, me afër baneses.

Pritet nga çasti në çast që në lojë të hyjë "ZOTI", i madhi fare, po dhe kjo shpresë minimaliste, me spekulim mediatik ka arritur deri në ditët tona. Zoti realisht (besoj unë) nuk ndërhyn për të shpëtuar bijtë e etërve ish komuniste, atyre që ndërtuan hekurudha me punë vullnetare. Borgjezi e di, dhe falenderon duke ndërtuar xhami për zotin e politikës.

Botë të izoluara, plot frikë. Frikë se përalla e tyre do të mbarojë kur të vijnë zgjedhjet… siç humbin rreth orës ‘00 këpucet e vajzave të ardhura nga provinca nëpër kalldrëmet pas universitetit (askush nuk tregon që Hirushja do të kish vrarë për të patur këpucën e saj mbrapsht).

Makiazh të tonifikuar në masën e duhur që të mos kalojë përtej tubit katodik frika dhe mungesa totale e një boshti moral. Harxhim benzine në shëtitje rrethore të një bulevardi të vetëm. Të qeshura me zë te lartë, në proporcion me sasinë e krediteve në bankë. Prezencë kostante në palestër, vetëm e vetëm se aty e sigurtë që kurrë nuk ndeshesh me librin, të cilin në heshtje pseudo B, e sheh si arsyen e vërtetë të zhdukjes së pyjeve. Arroganca pastaj, është për tu admiruar dhe nëse kthehesh prapa në kohë, tek sonetet e paharruara të zotërisë nga qytezat industriale të Greqisë së shekullit të XIII-XII, B.C(nëse jeni kristian) ose p. e. s.(nëse jeni të tjerë).

Turp i madh po ta dinë që jemi kacafytur (për kaq gjë) çdo herë që demokracia na ka kërkuar të zgjedhim demonokratikisht më të mirët mes pasunareve tanë të rinj… po ne turpin e hamë me zgjedhje.

Ne s'jemi të tillë do thoni ju, ne jemi gjak arian, ti je komunist, cinik, i kompleksuar… "Ne" jemi të parët e shkollave kudo… se "ne" jemi mikpritës, dhe në shekullin e XXI, kohë kur të gjithë udhëtojnë me lekët e tyre. Sigurisht, ka argumenta që nuk ndryshken kurrë…

Njer'zia flet, po nuk mendohet më, se ka një lojë të re nëpër duar… Teknologjia që fillon të përdoret gjërë e më gjërë… për të ambalazhuar egërsinë që vjen nga lufta për mbijetesë e pasunarëve (ndërtues). Konsumimi i saj po bëhet sigurisht përballë masave të mëdha të tranzistorëve, dëshmitarë, zbutës dhe edukues. Nuk do ketë më luftëra, revolucione, ndryshime, pa marrë pultin e komandimit e ndërruar kanal. Për çdo information të besueshëm, do të ketë një kundër informacion po aq me rëndësi, mjaft që të të mos kenë rënë bateritë e telekomandës. K'tu e ke fajin vetë, s'ka falje për ty.

Ndoshta post-modernizmi do të bejë që mësueset e matematikës, numrat aq debilë, bashkë me librin, këtë shpikje regresiste të komunizmit (që e dënuam me të drejtë ca kohë të bëhej mbulesë qoftesh me kripë e rigon) të zëvendësohen nga tele-mania. Telenovela dhe spektaklet do të ishin ilaçi për mendje të stresuara.

Nuk kam fjalë… mendoj se duhet t’i fikim antenat para se të jetë vonë. Por kjo është shumë antidemokratike. U turpërova dhe vetë, sapo e thashë… Nga tranzistorët tani lehtësisht marrim çdo formë të re të edukimit. Gjejmë heronjtë e rinj, të kombinuar gjithmonë në perfeksion… dhe patjetër arsyet llogjike pse një ngjyrë nuk shkon me një tjetër. Pasunarët e rinj besojnë që janë të rëndësishëm vetëm nëse e shohin veten në fotot e ditës se diel, ndaj me dëshirë investojnë pa ditur sigurisht, se po vetëizolohen. Është ndërtuar sistemi i ri i ëndrrave, që askush nuk e kundërshton dot, ato që sheh në TV. Paguhet që ta kesh... dhe paguhet më pak se një kafe në ditë.

Ne jemi "krenarë" (se na e thonë në TV) të jemi popullsia e parë që dijen (nga pizza, te Pippo Inzagi) dhe ëndrrat e veta i krijon, duke parë Mediasetin e Berluskonit. Tani s'jemi më naivë...

Homo-TV-Sapiensi i ri, ish-Pellazg, po pëson një trasformim antropologjik të telekomanduar diku në udhëkryqin midis Kafazit të artë dhe big-Brotherit me liçencë të paguar. Argumentat i marrim të gjitha me video. Njerëzit vetë janë kaq të eksituar që mund të jenë pjesë e lajmit (pjesë e jetës) - më tregon një gazetar që njoh - sa në një aksident nuk ndihmojnë më të plagosurit, por telefonojnë për kamera në redaksi lajmesh "serioze". Filmojnë me celular pa prishur terezinë çdo karambol që ka aksidentuar një herë e përgjithmonë çdo qelizë njerëzillëku, duke sjellë trumfin virtual. Mbas 40 vjetësh, do të jemi arkitektët e një kotësie gjeniale për të cilën po punojmë cdo sekonde pa hequr sytë nga ekrani.

Kam frikë se tashmë nuk i fikim dot….

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).