Liria e fjalës

Posted in Lart & Poshtë, Pikturë Tagged: bubi kacurrel, comics, vizatime shqip

10 Komente

kam nje pyetje desaparacidos

skicat me pelqyen shume, po pse lexon tek kategoria : "vizatime shqip" ? dmth pse duhej theksuar fjala "shqip" smiley ne do i kuptonim  edhe nese tek kategoria do lexonte "vizatime ne esperanto"... smiley

Kete ne fakt se di as une

Ndoshta sepse sikur te shkruash ' comics ' do jesh me i sakte, por do perdoresh nje fjale te huaj

Dhe shpirtin shejtanit s'ja kemi shitur akoma

piktura nuk ka kombesi, kete doja te thoja me pyetjen une ( madje arti ne pergjithsi nuk ka)

dmth. e bera si ata gazetaret militante qe kur vjen berisha nga ndonje udhetim jahste shtetit, i bejne pyetje sugjestionuese te tipit; - z kryeminister, c'mendim keni per viziten tuaj te suksesshme në... le te themi në orhan smileysmiley

kur erdhi ky momenti i pasdiktatures qe e paskam humbur une?

Pse, eshte fol lirshem ne 94 - 09 ??? S'e zene me gojen me pellembe njerezia?

Tani o mik, me pak vizatime s'mund ta japesh komplet idene e ça ka ndodhur ne gjithe ato vite.

 

Por vetem nje perfaqsim e jep ( & mua me duket i goditur )

Nuk mendon edhe ti qe sa me shume lajme ka aq me pak degjojne njerezit

O mik, une mendoj se liria e fjales eshte koncept absurd, pervecse abstrakt. Dhe mendoj qe njerezit, pavaresisht se ka shume lajme, shume gazeta, shume ulerima mediatike etj, serish mbajne pellemben para gojes. Ose ua mbajne.

Meqe me pak vizatime s'u jepka dot ideja, atehere te mos behen ato vizatime, c'te te thote vellai... se vizatimi behet ne funksion te idese, apo jo.

Gjithsesi, ky eshte mendimi im.

Degjo mik, ti thua

Dhe mendoj qe njerezit, pavaresisht se ka shume lajme, shume gazeta, shume ulerima mediatike etj, serish mbajne pellemben para gojes. Ose ua mbajne.

pra tamam ate qe ka shprehur vizatimi

 

Tani a e jep a se jep idene vizatimi eshte gje tjeter. Ty qe e njeh situaten besoj se ta jep, atij tjetrit jo. Ndryshe e sheh dhe ndryshe e jeton ti moaikun ne qender, ndryshe e sheh turisti qe se ke idene ca ka qene Shqiperia. Pra natyrisht qe duhet te kete nje fare pergatitje paraprake, pe vizatimi eshte ne funksion te kesaj + aftesise per te sintetizuar. Se ne fund te fundit dikush mund te shkruaje 100 faqe per argumentin e une mund te mos e marr vesh, ndersa mund ta kuptoj me kete skice te thjeshte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).