Liliçka e Majakovskit

(në vend të një letre)

Tym i duhanit e ka pirë ajrin.
Dhoma
një kapitull nga Ferri i Kruçenikut.
Të kujtohet –
pas asaj dritareje
zemërdridhur
për herë të parë t’i përkedhela
duart.
Ndërsa sot ti rri këtu
zemërgur.
E nesër do më flakësh jashtë
ndoshta,
duke mallkuar.
Në korridorin e mugët krahu im
nga të dridhurat mëngën s’do gjejë dot.
Do sikterisem,
trupin tim do flak
në rrugë të madhe,
në delir
do flas, në jerm,
egërsisht
prej dëshpërimit fshikulluar.
Mos e bëj ketë,
e shtrenjta ime,
e dashur,
le të ndahemi tani
më mirë -
në fund të fundit
kjo dashuria ime
t’u bë barrë -
por lermë t’a ulëras
një herë te fundme
hidhur e plagosur mllefin tim.
Kur një buall e nget gjer në rraskapitje
ai merr arratinë
të këndellet n’ujëra të ftohtë;
unë s’kam oqean tjetër
veç dashurisë tënde,
dhe dashuria jote s’më jep as një pikë loti të marr veten.
Kur një elefant do qetësi
ai shtrihet mbretëror mbi rërën e nxehtë;
unë s’kam diell tjetër,
veç dashurisë tënde,
por s’di ku je dhe me kë.
Nëse e torturon një poet kësisoji
ai do shajë çfarë do
për parà dhe famë,
por mua
asnje fjalë e tingull s’më jep gaz
veç tingullimit të emrit tënd të dashur.
S’do hidhem shkallëve përposht,
as do pi helm,
as armën vetes s’po ia drejtoj.
Asgjë s’më mahnit
e shtang
veç çasti i pamjes tënde.
Nesër ti do harrosh
që të bëra mbretëreshën time,
që shpirtin në lulëzim e dogja me dashuri,
dhe hullia karnavale e ditëve të rëndomta
do fugojë ndër faqet e librave të mi...
A do të bëjnë vallë të ndalësh
pa frymë
gjethet e thata të fjalëve të mia?

Të paktën lermë
të t’shtroj me fjalë te ëmbla ndarjeje
shtegun tënd të largimit.

VM, 26 Maj 1916, Petrograd

65 Komente

 Nesër ti do harrosh
që të bëra mbretëreshën time,
që shpirtin në lulëzim e dogja me dashuri,
dhe hullia karnavale e ditëve të rëndomta
do fugojë ndër faqet e librave të mi...
A do të bëjnë vallë të ndalësh
pa frymë
gjethet e thata të fjalëve të mia?

Eh c'te ben e shkreta dashni!!

Me pelqen shqiperimi i poezise, Em! smiley

Per ta shoqeruar me kolone zanore Majakofskin nga nje shok mendimi

http://www.youtube.com/watch?v=DdpHFB1T-F4

Quei giorni perduti a rincorrere il vento
a chiederci un bacio e volerne altri cento
un giorno qualunque li ricorderai
amore che fuggi da me tornerai
un giorno qualunque ti ricorderai
amore che fuggi da me tornerai
e tu che con gli occhi di un altro colore
mi dici le stesse parole d'amore
fra un mese fra un anno scordate le avrai
amore che vieni da me fuggirai
fra un mese fra un anno scordate le avrai
amore che vieni da me fuggirai
venuto dal sole o da spiagge gelate
perduto in novembre o col vento d'estate
io t' ho amato sempre , non t' ho amato mai
amore che vieni , amore che vai
io t' ho amato sempre , non t' ho amato mai
amore che vieni , amore che vai

 Une them se kjo i shkon me shume.

Mos e bëj ketë,
e shtrenjta ime,
e dashur,
le të ndahemi tani
më mirë -
në fund të fundit
kjo dashuria ime
t’u bë barrë -
por lermë t’a ulëras
një herë te fundme
hidhur e plagosur mllefin tim

shume e bukur e gjithe peozia te le nje shije te kendshme, e kuptueshme dhe plot ndjenje, eshte nje nga me te bukurperkthyerat *prej teje.

* DG smiley

perkthim shume i mire !

Emo, fjalor i zgjedhur per merak. Vertet bukur. FLM.

Tymi i duhanit qe e ka pire ajrin.... shume e goditur. smiley

Well, kujtoj nje here Gorkin qe tha me vete per Tolstoin, duke e pare kete nga pas tek rrinte buze nje liqeni e ndersa mendonte nje bisede qe kishin patur mbi Zotin: "Po ky eshte vete Zoti!" Une e du ket poet pertej adhurimit, atje ku fillon frika e bukur prej demoneve. Dhe e gjitha kjo, pa mund me e lexu ne origjinal. Sa i MADH duhet te jete KY ne te vertete atehere?

shume e bukur e gjithe peozia te le nje shije te kendshme, e kuptueshme dhe plot ndjenje, eshte nje nga me te bukurat te shkruara prej teje.

ça gallate ky koment

gallata është se kjo është e para dhe sigurisht që më e bukura do jetë se s'ka me kë të krahasohet. : )

e para që përkthen, në s'e kam gabim.

e para që boton në blog, më saktë.

e mirë, më fal. nuk shkruj mo gjona ekstreme, tip "e para" , "e fundit" apo " e vetmja", se ka përgjegjësi të madhe dhe do shumë për t'u vërtetu. 

gjithësesi, duke e lexu prapë, them se ketlina s'ka faj që u ngatërrua, se kjo poezia të përngjan shumë për nga përmbajtja.

vargu i parë rri shumë bukur shqip.

por poezia eshte me te vertete e bukurperkthyer

( Ne lidhje me komentin dy kate me siper)

ci ke gjithe ato dhembe moj xhane per emigrantin? Big Grin 

dhembet i kishnja per ate qe kishe thene ti moj ketlin  smiley

por meqe e korrigjove dhe meqe keta peshqerit e kane zakon te futen pa rradhe, nuk u kuptua me per ke e thash smiley

Kjo matematika do te na marre ne qafe. Jam i bindur. 2 + 2 = 4. E vertete.

Mora shkas tek rregulla e treshit. Me sa kane mundur te nuhasin hundet e mia, kjo rregulle nuk ha zbatim ne letersi.

Ne fakt, as vete s'e di pse po flas. Sepse nuk ka asgje per t'u shqetesuar. Madje me duket se po shkruaj per humor. Humor pa sherr, te çilter, feminor.

Keto dite po lexoj Borgesin. Eshte shkrimtar i madh. Te gjithe e dine, edhe une e di. Por nuk e lexoj ne spanjisht, megjithese kam njohur shume spanjolle, sidomos Nurian, nje spanjolle nga ata te filmave qe ta rrasin me plumb ballit po iu preke vijen e ujit, tek ara. Filma tip Kurro Himenes, me nje fjale.

Edhe po mendoja : a do ta pelqeja une Borgesin po ta lexoja ne origjinal ? Dhe jo ne frengjisht ? Asgje nuk eshte me pak e sigurte. Sepse, e thashe pak me lart, rregulla e treshit, e tipit :

- une pelqej shume Borgesin ne frengjisht.

- po sikur ta lexoj ne spanjisht, sa do ta pelqej une ?

Le ta shenojme me X. Dhe X del i barabarte me pelqimin tim te madh shumezuar me spanjisht, dhe pjesetuar me frengjisht. Ose ose, me shkoqur :

Pelqimi im ne spanjisht eshte i barabarte me pelqimin tim ne frengjisht shumezuar me raportin e spanjishtes ndaj frengjishtes.

Mirepo, kete raport, askush s'e di si eshte. Sepse eshte raport mashtrues.

Borgesi thote diku se shyqyr qe Italianet s'me lexojne ne spanjisht se mbase s'do t'iu pelqeja kaq shume. Madje thote edhe kete : ka shume mundesi qe ata me mbajne per shkrimtar te madh ngaqe perkthyesit ç'nuk kane ngaterruar ne perkthime. Me siguri me kane zbukuruar, thote ai. Se ndryshe ska mundesi te me duan kaq shume, kur mua s'me pelqen vetja fare ne spanjisht.

Shume gjera te bukura keto qe po shkruaj, do te vij t'i rilexoj me vone, mbase do kem bere gabim ndonje presje.

 Ke mujt me fol sovranisht bukur bre! 

humor pa sherr, i çilter dhe feminor...te gjitha keto ne te njejten fjali te Hurbinek....
ekuacion me shume te panjohura, zgjidhja e pa mundur, prova sdel.......bota u permbys

Hurbi,

para ca ditesh degjova dike ( poet shume i mire, ne fakt) qe thoshte se perkthimi i poezise, ne fakt, e ndoshta me te drejte, ka filluar te quhet jo thjesht perkthim, por version i se njejtes poezi, por ne nje gjuhe tjeter dhe perkthyesi ( ose sic do te me pelqente ta quaja une, ne kete rast, rikrijuesi) e pershtat ne gjuhen e vet. Une e lexova ne italisht poezine ne fjale, por sinqerisht me rrjedh me embel ne shqip.

E di qe ne kete pike, ne te dy s'mendojme njesoj, por nese ne proze eshte me e lehte t'i qendrosh me besnik origjinalit, poezia eshte shume e veshtire per shume e shume arsye qe ti i di fort mire, por qe s'te mbushet e s'te mbushet mendja t'i pranosh. smiley

poezia vdes ne perkthim.. thot Frosti. atehere i bie qe.. mqns vdekja / vrasja eshte e pashmangshme, aftesia e perkthyesit qendron ne shkallen e ringjalljes se saj, qe eshte me fjale te tjera art me vete.

slight correction: poezia humbet ne perkthim, ka thene frosti

 Une them qe nga nga vete natyra e koncetratit dhe shpesh edhe metrikes, poezia eshte nga gjerat me te veshtira per t'u perkthyer.  Per sa kohe qe perkthyesi nuk pretendon se perkthimi i tij eshte me i mire edhe se origjinali sepse ai ka perkthyer 10.000 faqe ndersa  autori gjithe jeten e vet ka lexuar 2000, pra per sa kohe perkthyesi e pranon qe ky eshte vetem nje nga variantet e mundshme dhe jo domosdoshmerisht me i miri, perkthimi i nje poezie eshte gjithmone nje kontribut qe duhet vleresuar.

Une s'di rusisht, por ky perkthim me tingellon mire dhe perputhet me shqiperimet e Majakovskit qe kam lexuar me pare.

 

Ops, nje sekond! Me duket se qellimi pse u soll kjo poezi ketu ishte qe te lexonim poezine dhe te thonim nese na pelqen dhe jo te diskutonim per perkthimin, se Cimi nuk eshte perkthyes, por qejfli poezie. Sekush po e kthen vijen e ujit per nga bacja e vet. Mos valle jemi ne zonen malore, ku burimet jane te paket dhe njerezit vrasin me kanun per nje vije uji?!

Drejt fare; kjo puna e perkthimit esht bo si "cuni i njerkes" qe thone. Te gjithe i japin nga nje cike nga "hisja e tyne". Seriozisht. Ka pas raste kur nje fjale e diskutueshme ka gelltit 30 komente. Gje qe kalon ne domenet e psikomanise.

 

 Emo, 

Pikspari, yje cope 5. Nje nga deshirat e mia eshte ta kondoj rusishten si ruset. Thone se Mjeshtri dhe Margarita eshte 100 fish me madheshtor ne rusisht! Hovin ne fakt ma ka prer Idrisi, qysh kur tha se duhet te pres pleqerine, meqe e humba shansin ne adoleshence-rini smiley 

Ju pershendes me :

 

History Of The Night by Jorge Luis BorgesThroughout the course of the generations
men constructed the night.
At first she was blindness;
thorns raking bare feet,
fear of wolves.
We shall never know who forged the word
for the interval of shadow
dividing the two twilights;
we shall never know in what age it came to mean
the starry hours.
Others created the myth.
They made her the mother of the unruffled Fates
that spin our destiny,
they sacrificed black ewes to her, and the cock
who crows his own death.
The Chaldeans assigned to her twelve houses;
to Zeno, infinite words.
She took shape from Latin hexameters
and the terror of Pascal.
Luis de Leon saw in her the homeland
of his stricken soul.
Now we feel her to be inexhaustible
like an ancient wine
and no one can gaze on her without vertigo
and time has charged her with eternity.

And to think that she wouldn't exist
except for those fragile instruments, the eyes. Dhe ne Spanjisht:Historia de la noche

A lo largo de sus generaciones 
los hombres erigieron la noche. 
En el principio era ceguera y sueño 
y espinas que laceran el pie desnudo 
y temor de los lobos. 
Nunca sabremos quién forjó la palabra 
para el intervalo de sombra 
que divide los dos crepúsculos; 
nunca sabremos en qué siglo fue cifra 
del espacio de estrellas. 
Otros engendraron el mito. 
La hicieron madre de las Parcas tranquilas 
que tejen el destino 
y le sacrificaban ovejas negras 
y el gallo que presagia su fin. 
Doce casas le dieron los caldeos; 
infinitos mundos, el Pórtico. 
Hexámetros latinos la modelaron 
y el terror de Pascal. 
Luis de León vio en ella la patria 
de su alma estremecida. 
Ahora la sentimos inagotable 
como un antiguo vino 
y nadie puede contemplarla sin vértigo 
y el tiempo la ha cargado de eternidad. 

Y pensar que no existiría 
sin esos tenues instrumentos, los ojos. Hurb, en espanol, es luz para los ojos!

 

Emo po te pershendes me kete smiley,

Futurizëm- “V. Majakovskit”

Dielli në vargun tënd u bë binokël
Me të cilin ti pe ca shekuj të plakur
Që donin kohë të arrinin.
Tokën e more në dorë si një portokall të pjekur,
Si një dashnore të bukur,
Plot hire,
Dhe strategët, Napoleonë,
Si qenushë të bindur,
Nga pas
Të lidhur me zinxhirin e kohës i vure.

Dhe qave Marien,
Paçka se lotë s’mund të nxirrte zemra jote
Që gjenerata e mbushi plot maraz
Nga të pafundmet tallje.

Kalldrëmet shiu i qan sërish
Me pendesën e ëndrrës,
Duke lëpirë gjakun tënd, në ato pllaka të gurta
Ku ti iu fale vdekjes…

 

Mendova se ishte poezi e jotja. Vetem ne fund e pashe qe ishte nje perkthim. Me pelqeu shume, sidomos mbyllja

Jam kurizoe te di si eshte ne origjinal ky varg:

Kur një elefant do qetësi
ai shtrihet mbretëror mbi rërën e nxehtë

 

Cheers!

Захочет покоя уставший слон -
царственный ляжет в опожаренном песке.

smiley

 

Dhe - ca ironie - te mendosh qe kta than qe Pushkini eshte me i ngaterruar se hieroglifet  smiley

i shifet nai here hajri dhe lodhjes se padrejte te brezit tuaj, qi ju msoi enver hoxha rusishten n'shkolle smiley

neve qe pasuam, as shqipen s'mesuam smiley

Njet... njet... ne paruskij... shkolla Fan Noli, simas emrit, vec Anglisht qe i qoft kismet!

 po mire mre, ne mos ti, versniket e tu smiley

 

Vërsnikët e Çetit  - thuj ..... As rrapishten s'di me e përdor , jo po do ne gjuhë të huja smiley

thanks, ia mora pak mendjen me aq sa ka mbetur ne tru. po e mendoj keshtu:

Kur një elefant do qetësi
ai shtrihet mbretërisht mbi rërën e nxehtë

 

царственный- eshte mbiemer, por mbase ne shqip shkon me mire si ndajfolje.

just a suggestion. smiley

Me sa di une, asnje nuk e ka mesu rusishten nga shkolla. Gjithe shoket e mi qe kane bo rusisht, majne men vetem tre fjale: spicka,sumka dhe karandash. smiley

qyqja po kto i di ne une mre smiley

kot se kam shkrujt ne CV qi di ne rusisht pra smiley 

brez lloshash paski qene ene ju pra smiley

osht mire kur i kupto ca gjona, edhe pse me vones...

mo sakt: brez karallojsh!

Nadajfolje ishte edhe ne variantin anglisht qe perdora vet (sepse ka disa perkthime kjo). Por kam frike nga abuzimi me ndajfoljet... me ka zene frika ndajfoljore smiley qe kur Mrroklla shigjetoi hidhet fare perpjekjet per te krijuar fjale te reja me prapashtesen "shem" - ndajfolje menyre; psh po rrija i heshtur, me trendin e ri behet "po rrija heshtshem" smiley

just joking, Av...

Jo em. Eshte heshtazi ne mos gaboj.

well, you know what, i second mroklla

heshturisht me bukur se heshtshëm.

smiley

Emn tamam tamam kjo duhej "po rrija squke"

Emo, 

ja dhe letra. Me fal qe s'po e perkthej, por jam ne minutat e fundit te punes e duhet te mbyll ca gjera. smiley

Caro Elik!
Sarei contento di non scriverti, ma come è possibile non rispondere a una lettera così dolce? Mi dispiace molto di non poter venire a Mosca nel prossimo futuro, dovrò accantonare per qualche tempo la mia irresistibile voglia di impiccarti per la tua tetraggine. L'unica cosa che puoi fare per salvarti è venire al più presto a Pietrogrado e implorare di persona il mio perdono.
Elik, vieni presto, davvero!
IO FUMO.
Con questo si esaurisce la mia attività pubblica e privata. Scusami per il tono un po' timido di questa lettera ma è la prima missiva lirica che scrivo nei mie ventitré anni di vita. Rispondimi subito, anzi se puoi, scrivimi più di una lettera: ci ho preso gusto.
Ti bacio una, due, tre volte
zio Volodja che ti ama sempre

Ja t'i themi nja dy llafe per dashurine e Majakovskit me Lili Brikun, nje marredhenie qe zgjati 15 vjet, e habitshme dhe krejt jashte kohe. Lili ishte e martuar me Osip Brikun kur nis te frekuentoje poetin. Ishin shume te dashuruar dhe mesa duket M. ishte tejet xheloz. Osipi e admironte aq shume poetin sa ia botoi poezite me shpenzimet e veta dhe per me shume nuk iu kundervu shpernguljes se Majakovskit ne shtepine e tij dhe te se shoqes. Keshtu per disa vjet jetuan te tre se bashku...

Marredhenia e M. me Lilin zgjati deri ne vetevrasjen e poetit ne 1930.

E gjitha kjo me kujtoi nje film francez:

 

Jules et Jim, F. Truffaut.

Jeanne Moreau-ne e re, e ke fjalen ?

Se tani i eshte bere zeri si me pase pi 7 dite e 7 nete rresht birra te ftohta.

Ajo dashuria treshe ka ndodhur edhe njehere tjeter, por pa u prekur fare, madje as pa u pare me sy : Ana Akhmatova, Boris Pasternak, dhe Rilke, mos gabofsha.

Keta u shqepshin me letra dashnie, treshe. Por s'jane pare asnjehere, me duket. Nejse.

Meqe ra fjala, po hedh dhe une nje shpallje te vogel :

- Kerkoj dy vajza peshqe, jo peshqaqene, qe te hyj ne nje shkembim letrash dashurie, me nje ritem prej te pakten dy letra ne muaj.

- Te interesuarat te njoftohen ketu ose te me shkruajne PM. Fshehtesi e siguruar. Nuk pranoj foto, as numra telefoni. Vetem adresa email.

Falemnderit.

Po pra, J. M.-ne te ri pata zili une. Ose me mire personazhin qe luante... smiley

Po si o Hurbi s'e paske pare ti "Zhylin dhe Zhimin" ?! Francezet te japin uje ne bisht te luges kur vjen puna te marredheniet njerezore, ato te hollat fare e kam fjalen. Keshtu! Pa pare filmit kot e ke qe kerkon "trekendesha" ... smiley

Per ate pune kam pare "Les Valseuses" une smiley

Gérard Depardieu (hajvan-kafsha)

Miou-miou (bjondina)

Patrick Dewaere (delikati - ky shkoi si qeni ne rrush, ia keputi nje plumb vetes, ne goje)

Te kujtohet ky filmi ? Te çmendur, çunat dhe gocat.

hm, pak i mbipopulluar per shijet e mia ky filmi qe thua ti o Hurbi, po me habite: s'te kisha ditur kaq te pare smiley

Po eshte film cul-te moj Finishqerke, nuk e dije ti ? smiley

Ka qene epoka e "Revolucioni marshon". Neper barrikadat e Parisit nuk kishte me "poshte mbreti", por "rrofshin fjetoret e perziera". Ja ashtu, Danny le Rouge, ne krie te dimonstratave.

____

Deri tani, asnje PM. Kaq pak peshqe romantike kemi ne ketu ? Dhe une qe mendoja se po hapnim nje faqe te re epokale ne historine e letershkembimeve treshe. E po mire, eksperimenti anulohet, po vazhdoj dhe ca kohe dyshe.

Interesting - very! It completes the picture.  Thanks a lot, Fin!

UAAAAAA, babiiiiiiiiiiiii!!! M'ka vjedh temen, dedikimin qe i kam bere ene bashke me keto dhe frymen Birishiane qe m'kishte kapluar ditet e fundit. Dhe kete pune e bere, Emigranto? Jazek t'qofte! smiley

He pra, a te pelqeu?

Qe t'ja vej ne lule te ballit dedikimin (edhe pse jo aq te meritum).

Nje PO mjafton.

Nje JO e pranoj.

Nje PJO nuk merret si pergjigje smiley

 

Ik mer i degjenerum se s'guxon robi te te dedikoje dy rreshta se direkt m'i ve ne faqe t'pare. smiley Tashi pranoje qe shija ime poetike t'pelqen. smiley

Ej, e di si eshte puna? Mbasi m'pyte ne ate forme ku kam guxim une te te them qe s'me pelqen? smiley Une shume-shume mund te them qe mendja ime e vogel s'eshte ne gjendje te perceptoje gjeniun e mendjes tende. smiley

 

nuk di pse gjej nje conection mes kesaj poezie dhe kesaj fotoje nga melard.

 

Lilicka ketu, snow angels andej.

Great day for poetry smiley.

Pershendetje emo, me nje all time fav of mine:

i carry your heart with me(i carry it in
my heart)i am never without it(anywhere
i go you go,my dear; and whatever is done
by only me is your doing,my darling)
i fear
no fate(for you are my fate,my sweet)i want
no world(for beautiful you are my world,my true)
and it's you are whatever a moon has always meant
and whatever a sun will always sing is you

here is the deepest secret nobody knows
(here is the root of the root and the bud of the bud
and the sky of the sky of a tree called life;which grows
higher than the soul can hope or mind can hide)
and this is the wonder that's keeping the stars apart

i carry your heart(i carry it in my heart)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).