Libri Vs. Filmi

“Atëhere? Si mendon?”
Sapo ka mbaruar filmi dhe jam gati të ndërroj kanal. Pyetja është e pashmangjshme: atëhere si mendon? Është më i bukur filmi, apo libri? Ndonjëherë më vjen të zgjedh asnjërin, por s’mundem. Pyetja është shumë e qartë, kam dy alternativa dhe jam i detyruar të zgjedh njërën prej tyre.
Nuk hezitoj: libri është më mirë [...]

1 Komente

Prurje interesante! Menjehere sapo e pashe titullin, me shpate ne dore isha gati te thosha qe sigurisht libri.  Kjo nuk vjen per faj te regjisorit apo skenaristit te filmit, te cilet ne shumicen e adaptimeve kane qene nga me te njohurit e me te talentuarit.

Per mua arsyeja qendron tek vete perceptimi i librit nga lexuesi.  Kamerat nuk mund te kapin mendimin, ndaj mund te japin vetem nje perafersi te fjales se shkruar (nje perifrazim i keq i nje shprehjeje te Vidal Gore). Te gjithe ne lexuesit e nje libri qe eshte kthyer ne film, kur jemi ulur per here te pare ta shohim ne kinema, kemi pasur variantin tone filmik ne mendje, aktoret qe ne mendonim se duhet te luanin personazhet, cilat ngjarje te librit ishin te nevojshme te kishin me shume rendesi ne film, etj, ndaj kontradikta lind qekur ulemi per ta pare filmin.

Ka shume libra te mire qe jane kthyer ne filma qe nuk i kane ia ngriten dot meriten librit (Sleppy Hollow (T. Burton eshter rergjisor fantastik, por u perqendrua tek efektet vizuale dhe e harroi faren fabulen e librit), Cold Mountain (N. Kidman dhe J. Law te ngurte, R. Zellweger me nje theks qesharak), Perfume (pas nje lufte gati 20-vjecare auroti i librit me ne fund e dha pelqimin qe te kthehej ne film, por te pakten qendroi larg xhirimeve, per mua rezultati ishte i pakendshem; nuk mund te filmosh aromen dhe te japesh perceptimin e saj), Captain's Corelli's Mandolin (N. Cage, skenari, ku te fillosh nga problemet), Memoirs of a Geisha (pervec problemeve Kine-Japoni per aktoret, filmi nuk eshte vecse nje stilizim i personazhit te geishave, pa nentemat e librit), etj, etj)

Por ka edhe nga ata libra medoker qe jane kthyer ne perla te industrise kinematografike (Jaws (varianti i pare i Spielberg); Dr. Strangelove)

Tregimet, jane adaptuar ne filma me me shume sukses. Do te permend tre prej tyre, ku me duket se filmat i kane dhene nje dimension te fuqishem tregimit, pa ua hequr bukurine (filmi The Dead (tregim i J. Joyce-t), Brokeback Mountain (tregim i Anne Proux), Apocalipse Now (tregim i J. Conrad-it, filmi u xhirua 77 vjet pas botimit te tregimit).

Para disa vitesh pata mundesine te shikoja filmin The third man (i vitit 1950), dhe ende mendoj se eshte nje nga adaptimet me te bukura te ndonje libri, ne mos me i bukuri.

F. Scott Fitzgerald ka thene "kinemaja na i hoqi endrrat", por nese nje libri te mire i behet nje adaptim i mire, atehere eshte e mundshme qe prodhimi filmik te jete po aq mahnites; por sot me duket se kinemaja do te na shokoje me efektet vizuale qe arrin te realizoje, ndaj skenari sikur ka ngelur ne vend te dyte ne nje film.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).