Letër nga organizata bazë Sevaster

Letër nga organizata bazë Sevaster

(pjesë e korrespondencës romantike të bazës me Ramën)

Të gjithë fajin e ka Kaçi. Ne, socialistët e organizatës bazë të partisë komuna Sevaster, Vlorë, së fundi të quajtur vullnetarët socialistë Sevaster, Vlorë, në frymën doktrinore përtej të majtës dhe të djathtës, të mbledhur së bashku në rrëze (për të mos thënë bythë) të rrapit të fshatit tënë, vendosëm që:

  1. Të mbështesim qëndrimin e degës tonë në Tiranë, të njohur si Asamble e Përgjithshme e PSSH-së, ku u ra dakord me unanimitet që fajin e ka Kaçi, që nuk gjeti një kod që t’ia fuste dhe të vegjëlve dhe të mëdhenjve. Kaçi i zi, si xhuxhmaxhuxh që është nuk arriti të dilte nga guacka e vet shpirtërore, dhe të kuptonte botën e mendimit të klasikut post - postmodernist Edvin Rama. Dyshimet e para me Kaçin, ne si organizatë e Sevasterit, na lindën që kur Kaçi nuk arrinte dot të kuptonte kovat me bojë që hidhte Rama nëpër reklama. Kaçi insistonte që donte program të shkruar siç e kemi dëgjuar mbi tre herë, ndërkohë që programi ishte më se i kuptueshëm.
  2. Të mbështesim të deleguarin tonë në kryesinë e PS-së, shokun Edi, vëllain dhe birin tonë të dashur. Ne mendojmë që ai nuk duhet të japë dorëheqjen, as këmbëheqjen nga partia, përndryshe do ta shpallim tradhtar, siç shpallëm tradhtarë Nanon dhe Ramizin. Rama duhet të qëndrojë, sepse ne edhe bar mund të hamë po qe nga ai i Lazove (se jemi shëndoshur kohët e fundit), por idealet e politikës së re nuk i shkelim as për pesë tendera rresht.
  3. Mbështesim pendimin e shokut Mero, dhe nuk e kuptojmë pse shoku Edison nuk po pajtohet në të mirë të vijës së partisë, me shokun Mero.
  4. Mbështesim triumviratin e Tareve, të njohur për shkatërrimin e Butrintit, shkatërrimin e Lacios dhe shkatërrimin e institucionit të familjes. Jemi pro zëvendësimit të vëllezërve Frashëri me vëllezërit Tare. Siç ka shkruar dhe Sami Tare, autor i fjalorit të parë enciklopedik në Antalia (me Ardit Gjebrenë dhe Erion Veliajn), Partia Socialiste ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet.
  5. Mbështesim çifutin e Ramës, dhe çdo çifut vëlla, që kanë ardhur të na ndihmojnë dhe i kemi pritur me ç’na është ndodhur në shtëpi. Në rast se ndonjë fondamentalist socialist do të kërkojë të ballafaqohet me çifutin, ne i ofrojmë çifutit strehë në konaqet tona, me soj e me sorollop ku ti ketë.
  6. Mbështesim vëllain tonë evgjit bektashi Barak Hysen Obama, dhe e mirëkuptojmë kompleksin e inferioritetit të tij ndaj Edvinit, sidomos në konventën e Denverit ku ai shprehimisht tha: “Nuk ishte vetëm Majkëlli që donte të bëhej i bardhë, dhe unë dua të bëhem si shoku Edi, vetëm se nuk di si të zgjatem”. Këtë kompleks inferioriteti Obama ia transmetoi të dërguarit special të shokut Rama në asamblenë e Partisë Amerikane, Erjon Veliaj.
  7. Mbështesim llafet e shoqes Spiropali, që na nxori mallin e zonjës Çurre, e cila tha: në fakt nuk e mbajmë mënd mirë se çfarë tha, se katundarë jemi helbete, por jemi dakord në përgjithësi, dhe mendojmë se foli mirë.
  8. Mbështesim nipçen tonë Edi në zinxhirin e: Humbjes së Presidentit, Humbjes së Kryeprokurorit, Humbjes së gjashtë deputetëve, Humbjes së Rudina Magjistarit, Rudina Xhungës, Rudina Seserit dhe Rudina Proletarit (që e ka në lagje Andi K.), Humbjes së tentativave për të shënuar trepikësha kur luante me Dinamon, Humbjes së çelësave të shtëpisë të Dash Pezës, Humbjes së zgjedhjeve lokale 2007, Humbjes së zgjedhjeve qëndrore 2009, Humbëjes së zgjedhjeve lokale 2011, Humbjes së zgjedhjeve qëndrore 2013, Humbjes së açount-it në facebook, që e menaxhon Kristi, Humbjes së toruas, Humbjes së xhentilesës ndaj femrës në shoqëri, dhe Humbjes së virgjërisë në plazhet e Francës.
  9. Mbështesim shokun Ad Thano, që dhe i vetëm trim në luftë, bën nga tetë-nëntë shkrime që ia hedh armikut si granata, që nga sarajet modeste të Dy Kë-së, ku s’ka kondicioner, po vetëm një freskuese të vjetër, dhe qylfon. Mbështesim dhe gazetën Shekulli, vijën e të cilës e ndjek me sukses dhe Zëri i Popullit.
  10. Mbështesim gjithë shokët ish-doganierë, aktualisht intelektualë të botës së biznesit, të cilët i inkurajojmë me shembullin e shokut Fidel, përfaqësues i popullit Kubanez të Skraparit në Kuvënd. Të gjithë ju, o shokë biznesmenë, u bëfshi Fidela, e ju dëgjofshim namin e mirë, vetëm mos rridhni drejt LSI-së, se do vijë dita që do i rimarrim llogoret tona doganore. Siç thotë dhe shoku Gramos, përfaqësues i linjës së hekurt të politikës së re “o Dogana, o Muerte!”

Në pjesën e dytë të mbledhjes muarëm vendimin që të kundërshtojmë njëzëri, dhe me sa kemi fuqi, shfaqjet negative të huaja në PS dhe më gjërë të cilat po i denoncojmë në këtë letër:

Organizata bazë Sevaster vendos:

  1. Të akuzojë Zotin Kaçi Islami, i cili duhet çaktivizuar nëpërmjet një antivirusi më të sofistikuar se Symanthec-u që kemi përdorur deri sot. Kaçi e ka fajin për matematikën, fizikën dhe gjuhë-letërsinë. Te gjuhë-letërsia e ndan fajin me Ben Blushin, por për këtë do të flasim më poshtë. Mos vallë nuk e dinte ky Kaçi që ne me këtë kod humbiskërkeshim? Jo ai e dinte, por vendosi ti mbante rezerva partisë mëmë. Nuk e shpikte dot Kaçi një kod që ne të fitonim pa shkuar fare në zgjedhje? Natyrisht që e shpikte, kur ka arritur të shpikë dhe dushin me radio. Pra ne mendojmë që Kaçi duhet dënuar njëzëri, bashkë me familjen e tij, dhe me rrethin e ngushtë shoqëror, dhe të kthehet andej nga e ka vëndin. Të shkojë në Ballsh, dhe të punojë pranë klasës punëtore në uzinën e Taçit, ku do t’i mohohet e drejta e dixhitalbit dhe facebook-ut.
  2. Të akuzojë Zotin Kiço Blushi që nuk arriti të kryejë misionin e vet si baba, dhe të edukojë edhe atë copë djalë që kishte, që del me leshra të gjata dhe kërren broçkulla nëpër rromanera. Kiçua që në kohët dukej që kishte tendenca anti socialiste. I kemi thënë Kiços që të shkruante Çufon, por ai ia la Gaqos këtë muhabet, dhe vendosi të shkruante për aventurat e të birit, i cili që atëherë u bë narcizist, dhe mban flokë të gjatë, pra mund t’i thërrasim dhe Ben Qimja. Në një këndvështrim frojdian që fshati Sevaster i bën veprimeve të Kiços, ne aty dallojmë ndikimin e rrezikshëm trockist, që duhet shtypur sa është i vogël.
  3. Dënojmë shokun Toni Bler, ish-sekretarin e parë të Partisë në Angli, që përveçse i fali Hong-Kongun Kinës revizioniste, vendosi të trajnojë dhe bashkëfshatarët e LSI-së, me në krye shokun Dor Duqka, intelektualin që do e nxjerrë në dritë jugun e Shqipërisë dhe më gjerë.
  4. Denoncojmë Gripin e Dërrave që po merr jetë të pafajshme meksikanësh dhe Skraparlinjsh.
  5. Dënojmë Ben Blushin, Ben Malajn, Ben Hillin, Big Benin, Ben Shakën, dhe katër parodistët e Vlorës, që nuk mbajtën qëndrim të pastër e të sinqertë ndaj organizatës bazë të partisë, dhe mbështesin qëndrimin në pushtet të Saliut.
  6. Dënojmë Flamurtarin që shiti ndeshjen tetë me zero, kur i pati të tëra mundësitë të humbte gjashtë me zero me forcat e veta. Udhëheqja PëDë-iste e Flamurtarit nga Geri Çipi, nuk mund të sillte tjetër rezultat. Harram i paçin bukën që u jep Shpëtim Gjika.
  7. Dënojmë zgjedhjet në përgjithësi si proçes i panevojshëm, dhe mirë do qe që të na i japin vetë pushtetin, se s’kemi as nerva të merremi me këtë gjë, por mbështesim vendimin e çunave tanë, që të shkojnë në Parlament e të tregojnë veten, dhe të marrin rrogat.
  8. Dënojmë Zotin Gjinushi, i cili ngaqë është shumë i mërzitshëm dhe i bezdisur kur flet, nuk arriti dot kurrë t’ia bënte të qartë shokut Edi, që kodi na i fuste gjishtin nga pas. Zoti Gjinushi, jo se s’u përpoq, po aq i mërzitshëm sa është ai, as ne nuk e dëgjojmë dot deri në fund, jo më shoku Edi që është çun i ri, dhe i kërcen mëndja degë më degë.
  9. Dënojmë martesat e burrave me burra, po po na i kërkoi ligji, s’kemi ç’bëjmë do martohemi, se me shtetin o ‘lla nuk hahesh dot. Për të njëjtën arsye jemi martuar dhe me gratë që kemi, që në fakt ngjajnë si burra, vetëm se na i kërkonte ligji.
  10. Dënojmë çdo njeri që nuk është përmendur, sepse nuk na ka shkuar në mëndje. Mund të ishim më të ashpër, por e mbajtëm gojën.

Dega bazë e Partisë, Sevaster, Vlorë falënderon për mundësimin e këtij prononcimi:

  1. Shokun Adil Çarçani, kryeministër në fuqi, anëtar i Byrosë Politike
  2. Stresorin, fitues i emisionit të famshëm reality shoë, Opinion, nga Blendi F.
  3. AMC në që me whatsupin e saj na sjell shumë afër, si dhe Marcconin që shpiku radion dhe komunikimin pa tel
  4. Adri Nurellarin për iniciativën e tij kuptimplotë për legalizimin e kultivimit të bimës mecidinale, bimë kjo mecidinale e cila i mundëson fshatarit të thjeshtë të skërkave të jugut që të ngjyejë bukën në një tas gjellë, përtej të majtës dhe të djathtës.
  5. Falënderojmë televizorin, që na nxjerr mallin e kryetarit tonë piktor, që s’na ka ardhur asnjëherë për vizitë, edhe pse ka kaluar dy herë këto pesë vjet në Vlorë, po s’u ngjit këndej nga malet tona, se përgjithësisht nuk e ka hobby alpinizmin (shkurt përton).

Degën tonë bazë të Partisë Sevaster Vlorë e falënderojnë:

  1. Ad Krasta për demaskimin e Ardit Gjebresë dhe lidhjeve të tij me pushtetin.
  2. Stilolapsi me kamera i Saimir Tahirit, i cili ka hequr shumë i fshehur vend e pa vend për t’i kaluar rrethimit gjermanoberishian.
  3. Na falënderon shoku Rama, i cili na premton rritje rroge, kur të vijë në pushtet, dhe na fton që të shkojmë e ti japim një dorë në Tiranë, me qethjen e viçave.
  4. Na falënderon politika e re, për hapësirën që i dhamë.
  5. Na falënderon familja shqiptare, për qëndrimin tonë konstruktiv dhe koherent në këto kohë krize me kohezionin social.

Ne si Parti e Sevasterit i themi vëllezërve tanë të rinj e të reja vullnetarë socialistë e G99-sha që: “Kurajo, se dhe tetë vjet pa dy muaj mbeten nga triumfi i politikës së re. Dhe dymbëdhjetë vjet si këto nuk shtyhen. Jo, jo dhe jo. Sepse nuk ka dy Shqipëri, një është dhe ajo na e futi”.

Firmëtarë:

Andi Kananaj – Ish doganier, në pikën kufitare Tushemisht, ish-shok i ngushtë me Tak Brahon, ish – zëvendësministër dhe ish – shofer i ministrit të ekonomisë. Cinik.

Arbër Zaimi – Ish-drejtor i Pallatit të Kulturës Skrapar, aktualisht Qëndra tregtare Zaimi, Skrapar. Ish – intelektual i zonës, ish – i burgosur politik, dhe ish – mësues fshati. Poet.

Leart Kola – Ish–sekser dogane në pikën kufitare të Morinës, në kohën e krizës së Kosovës, fanc i këngëtares amerikane Pink-fallco, ish-patriot, ish-drejtor i lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ish-taksist, ish-pronar, kleptokrat.

33 Komente

 Do e beni dhe ju te G99 nje deklarate se shpejti ta mbroni kryetarin legjendar, se shume ne qetesi keni rene?

 Nqs jo te me fali, nga emri mu duk si dikush qe eshte i angazhuar. 

Mea culpa!

Mbështesim llafet e shoqes Spiropali, që na nxori mallin e zonjës Çurre, e cila tha: në fakt nuk e mbajmë mënd mirë se çfarë tha, se katundarë jemi helbete, por jemi dakord në përgjithësi, dhe mendojmë se foli mirë.

smiley

 Eh mo eh, qeshni ju po Rama me keto do dali ne 29 gusht dhe do thote me do baza, prandaj do rikandidoj dhe do rizgjidhem me akoma me shume vota se ne zgjedhjet e 2006 ku morri 98%. 

pergezime shokeve firmetare!!smiley)))

Ehhh mer sol, po me vatanin e stergjysherve te mi gjete te kapeshe?  Me Sevasterin? :o

smiley

Jam hidhnu.  S'ta mbajti te shkruaje per ndonje Kuc a Terbac, se ata jane te terbum e s'te falin smiley

Protestoj edhe ne emer te grave te Sevasterit, se gjyshen e kam pasur si llokum. 

PS: Great humor smiley

Qenke patriote me njerin nga tre firmetaret, ne fakt qe personi ne fjale qe nguli kembe qe letra te dergohej nga Sevasteri, se opsionet ishin tre ne fillim. Fitoi Sevasteri, se ishte fshat me pellazg se te tjeret. Nuk di a te te besoj per gjyshen, po do pyes nje here gjyshin e bashkeautorit me origjine nga Sevasteri sa per verifikim smiley se mos e ke pasur si shendetlie smiley

Ik mer tutje, i qenka bere gjaku uje, ene dashka me e sherbetos tani smiley.

Kush nga firmetaret eshte nga Sevasteri, se po s'ia nxora ket leter ne piazzen e fshatit e ta mohojne per fare fare smiley.

po po na i kërkoi ligji, s’kemi ç’bëjmë do martohemi, se me shtetin o ‘lla nuk hahesh dot.

Se me kujtove nje muhabet te gjyshes, ndjese paste. 

Ne bisede e siper thote Noja:

-C'tu besh moj xhane, maloke jane.

-O No, po mos thuaj ashtu se s'eshte mire (i thote halla Nos, duke mbrojtur edhe kunaten qe e ka nga Veriu.  Ime me aty lol.)

-Cupeee, thote Noja.  Ashtu ua ka vene qeveria, moj xhane.  Ne s'na pyeten kur ua vune.  Kur t'ua heqi qeveria s'do u thomi me. 

PS: Gjyshja ndjese paste, e donte shume mamin smiley.

Ne fakt, po do t'ua shkruash dialektin, duhet te shkruash "nno" jo "no". Realisht eshte thjesht forma thirrore nëno, por ë-ja ka rene nga nxitimi i labces, megjithate te dyja n-te shqiptohen.

shikoja ëmrin firmëtarëve, gjëje kush është na Sevasterri

Po te jete nga ana e shqiptimit i bie "Noo" lol. 

Kur te vi babi nga puna do e pys smiley.  Po kshu me hamendje, a me loje eleminimesh Kanani nga ato ane eshte?  Ene mbase s'me bie komshi te zihemi per pune tokash smiley.

Procesi krijues i kesaj duhet te kete qene shume interesant. smiley

Po mer Blendo po, kane pi raki Sevasteri ene ia kane msy muhabetit ene procesit smiley.

Aspak Blend,nje gje monotone e merzitshme ne dreke-)

po t'mos qe dreke aq e merzitshme rrezik s do e kishim shkruar smiley

Cinizmi dhe ironia jane format diversioni me te cilat arti mund te perballet me politiken. bravo cunat!

hahahaha, zinxhiri i humbjeve Rudina-legjendar. Bravo cuna qe nuk e late anonim shkrimin e te mos shpenzonim energji me 'kush valle ta kete shkruar' ........ (se desh harrova, vetem mua nuk me figuron kryeministri me siper apo e kam lexuar me rrembim?)

Te lexosh kete, te vjen per te qeshur e per te qare bashke...

Cuna, dreka mund te kete qene e merzitshme por procesi i krijimit eshte nje gezim i pamohueshem.

Po Chi-futi kush ishte?(apo po i boni karshillik Kac Myftarajt?)

Kam fatin qe jam personi i katert qe e kam lexuar kete dallavere i katerti, pas 3 autoreve smiley

I verejtje kam: Zonja Curre shkruhet me te madhe se e ka pasur me te vertete emrin ZOJA dhe mbiemrin Curre smiley

Po ama te pelqeu tejmase per ke ishte perdor si krahasim, apo jo?

krahasimi eshte made in me. une merrem me pikture dhe skulpture ne kohen e lire, qe kur kam qene i vogel. dhe mu kujtuan nje statuje e zonjes curre ne muzeun e lanc ne vlore, i ngjante per qamet smiley

e papam cuna. ndo1 tjeter te fort si kjo keni?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).