Leter bashkeshortes (mesmars)

Leter bashkeshortes (mesmars)


Andi Kananaj

Dita e pare

Po te shkruaj leter, edhe pse sot nuk shkruhen me letra, po zeri s'me del per telefon… Po te shkruaj se ne keto casti djalin e ka zene gjumi. Ka kaluar nje dite tashme, pak mund te te them. Trupin e ka 70% te djegur thote diagnoza. S'e di, po jam i pushtuar nga ndjesi te keqija. S'e di nese duhet te te tregoj ate qe po me thone mjeket. Me duket sikur do te te percjell denimin me vdekje te birit tone. Atij me te voglit, qe ndoshta e donim me shume per shkak te ngadalesise… qe te jep i linduri i fundit… Dhe tani qe po te shkruaj ndihem ne faj per kete qe ka ndodhur. Ndihem sikur ajo qe do te te tregoj do jete per fajin tim… se une po e tregoj. Nje babai nuk i falet qe te mos mundet te ndihmoje birin e tij. Te mos mundesh qe te lesh nga pas endrrat dhe shenjat qe jeta duhet te lere si mesim. Per cfare duhen nese nuk mund t'ia kalosh krijeses qe aq shume te ngjan. Kam frike. Kam shume frike se bashke me te do vdese cdo deshire e imja. S'e di, po pervelon. Ka me vete te gjithe zjarrin e djeshem. S'e di nese duhet te shkruaj, por me duhesh me shume se kurre tani. Kam frike se nuk jam ne gjendje te bej asgje per te. Mjeket pastaj flasin italisht dhe mua italishten ma perkthente im bir. Me duket sikur nje here qe duhet te perktheja per te... Sa i bukur qe eshte, dhe ashtu i shtrire.

Dita e dyte

Kam gjithe naten pa gjume. Djali ka vuajtur shume. I jane nderruar plaget, dhe mjeket po bejne sa kane mundesi. Ata jane fetare dhe po me thone qe dhe une te lutem. Duhet te ndodhe nje mrekulli, mesa duket. Po dridhem. Jam ne kohe vetem sa te shoh sesi... nuk dua as ta perdor ate fjale. Si cdo shpirt njeriu dhe une po kaloj si i cmendur nga terbimi tek qetesimi, nga frika... tek shpresa sa here qe ai leviz ndonje gjymtyre. Me kalojne mendime te egra ne koke, por me duket se jam fajtori vete. Duhet te largoheshim nga ajo banese. Ose duhet ta mbaja gjithmone me vete. Ndihem keq. Duhet te isha une ne vend te tij... dhe s'e di si mund ta bej. Dua te besoj fort tek zoti. S'kam besuar asnjehere por tani po ndihem fajtor. Nese ka zot, duhet te nderroje tek ai krevat... duhet te jem une ne vend te tim biri. Ai nuk mund te vendoste dot se ku do te banonim, ndersa une po. Une isha i ati, qe nuk po e ndihmoj dot qe zoti me befte hi.

Dita e trete

Fjeta tek koka e krevatit te tij. U nisa te dal per pak, por djali me tha: Rri me mua. Une ndalova dhe me tha faleminderit. Qava ne heshtje. Ndoshta kjo me beri qe te qetesohesha per pak dhe qe disa caste te dremisja. E pashe ne ender te rritur. Me krahe te forte, qe me ngrinte sa here doja te levizja. Me fliste me ze te ulet pa me vene ne dukje qe ajo qe po tregoja ishte hera e 100-te. Me duronte ndersa po i kerkoja llogari se pse s'po martohej... se po ikte koha... se duhet te bente femije si shoket e tij. Qeshte. Ti e di, une nervozohem po s'me degjuan me te paren. Dua nuse dhe dua te jetosh afer me shtepine time. Sa bukur qe qeshte... ne enderr. Ndoshta jam baba jo i mire, se tentoj qe femijet e mi t'i udhezoj per gjithcka. Ndoshta duhet t'i rris pa nderhyre. Ata dine me shume se ne. Tani eshte i qete. Po sheh dhe ai endrra me siguri. Jam pak xheloz se po kuptoj sa shume te ngjan...

Dita e katert

Mjeket jane dorezuar, por ata s'mund te dine gjithcka. Ai hapi syte dhe me kerkoi te falur. E kupton me kerkoi te falur qe ish larguar pa leje. Foli. Dhimbjet e tij po me bejne te pandjeshem per dhimbjet e cdo njeriu tjeter ne toke. Me duket sikur po te ndodhe ajo qe thone mjeket une nuk do mund te kem me asnje ndjesi. Jam i mpire qe tani. Rreth birit tone kane vdekur dy njerez te tjere... nga i njejti zjarr... po une s'qava. Besoj se im bir do t'ia dale, do ta beje per mua... per ne. Eshte eshte kaq i bukur dhe kur eshte i zbehte.....

...

Kjo leter e shkurter u nis me poste, per te arritur me vonese ne adresen e duhur. Trupi.... me kobin kishin ardhur nderkaq.

20 Komente

Une nuk e kuptoj cfare eshte kjo. Letersi nuk eshte, se ne qofte nisur per letersi, eshte plehre e ricikluar emocionale. Shqetesim publik nuk eshte. Ne qofte se eshte e vertete, eshte dhimbje personale qe nuk ka pasur as edhe arsyen me te vogel per t'u bere publike. Jam puzzled. Saktivista ka gjithmone shkrime te mira. Mos e prishni doren.

Eshte histori e vertete, e treguar nga i ati i nje femije qe dha jete ne itali, pas Gerdecit. Andi e vuri ne leter rrefimin e personit ne fjale, dhe i dha formen e letres.

shume e rende dhe shume e bukur...huh

Monument i dhimbjes njerezore.

Si nuk ka plas zemra e atij babai te gjore.

Te lumte qe e ke hedhur ne leter. E mos e lini pa botuar.

Komercializim i dhimbjes njerëzore! Ajo çka ndodhi më 15 mars është mjaft e rëndë edhe pa qenë nevoja me e komercializuar, për të ngjall mëshirë. Dhe mëshira nuk është ndjenjë fisnike!

shkrim sh. i ndjere...

Mos u nxitoni djema,  tregimet jane dhe ne veten e pare dhe shum personale, dhe pavarsisht se mund te mos kete noten 9-10 nga ana letrare, ky pershkrim,  per shkak te prekjes se ndjenjave ,  vlersohet nga nje publik i gjere lexuesish. Kudo ne bote, pershkrimet mbi ndjenjat, novelat mbi sentimentet, terheqin gjithmone nje numer te madh lexuesish.

Pak hyn letersia dhe komercializimi tek kjo pjesez. Keto jane paragrafe nga mendimet e nje babai real. Te duash ti besh te gjithe deshmitare, tek dhimbja e njeriu qe pak kishte ne dore per te ndihmuar te birin, ne nje ngjarje qe na preku te gjitheve mu duk kaq e natyrshme....

Ska shtesa, nuk ka analiza qe kapercejne ate qe mendon babai i femijes qe e takoj here pas here....kshuqe nuk ka asgje per te blere areso.

Ares,

Nderhyrja jote meriton njefare shoshitje. Nuk eshte aq e lehte. Cfare qendrimi duhet mbajtur perballe nje ngjarje te huaj (qe nuk eshte e jona vetjake, dmth) ?

- ose e shkruan ashtu sic eshte, me emer e mbiemer, dhe kjo e ka emrin reportazh, ku duhet marre PATJETER leja e personave te ngjarjes,

- ose largohesh nga reportazhi dhe futesh ne letersi, duke bere nje trajtim letrar te ngjarjes. Mirepo, edhe ne kete rast, duhet PATJETER leja e personave te ngjarjes.

Askush ska te drejte te shkruaje per jeten e tjetrit, qofte reportazh e qofte letersi. Perndryshe te ngrihet padi dhe paguan demshperblime morale.

Rob-terneti e keshillon ta botoje, e une i them : sidomos jo ta botosh. Kuptohet pa lejen e protagonisteve.

Kurse per trajtimin qe i ben ngjarjes (pas lejes se te interesuarve), kjo mund te jete e shkelqyer ose e mjere fare. Te dyja ndodhin : kjo ngjarje, ose bie ne nje pene te forte ku ajo fiton permasen kolektive, duke iu larguar permases se ngushte familjare, ose bie ne nje pene te rendomte dhe e con ngjarjen dem duke shkruar budalliqe.

Ky eshte nje nga ato rastet, qe sic thote Balzaku, realiteti ja kalon artit.

Nuk ka asgje komerciale ketu. Vete shkrimi nuk flet fare per Gerrdec a konotacion politik. Keshtu qe s'ka pse te lexohet me syza te tilla. Apo dilni nga ato dreq llogoresh se u kalbet ne balte. 

Dhembja eshte pjese e natyres njerezore, dhe shkrimi pikerisht pershkruan ate ne nje dimension universal. Edhe nje here, kapelen autorit. Kuptohet ate timen, se arti ashtu shijohet, privatisht. Kolektivce behen gjera te tjera.

Antirrotë, e drejtë çka thua. Por, të kuptohemi dhimbjen e këtij babai dhe e dhjetëra të tjerëve e respektoj jo prej shkrimeve të këtilla (dhe emisioneve të ngjashme "Njerëz të humbur" e më the të thash&eumlsmiley por sps jam koshiente për atë ndodhi më 15 mars 2008, më 9 janar 2004, në tragjedinë e Butrintit etj.

çka nuk më pëlq këtu është fakti që kjo dhimbje hidhet për konsum të gjerë në prag të aktivitetit të Mjaft-it për 15 mars-in dhe që duan s'duan këta çunat e gocat e Mjaftit, e që duam e s'duam ne do shfrytëzohet politikisht, se helbete vit zgjedhor.

E para, aktiviteti i 15 marsit nuk mban mbi vete asnje logo organizate. Je i lire te marresh pjese ne organizim, meqe qenke i ndergjegjesuar.

E dyta, aktiviteti i 15 marsit nuk do te shfrytezohet politikisht, sepse eshte bere publike qe nuk eshte e mirepritur asnjera prej partive politike.

Eshte aktivitet ku pjesemarrja behet thjesht ne baze individuale, dhe jo organizative apo partiake.

E fundit, do s'do ti, apo une, ata te gerdecit, perfshi kete personazhin e tregimit, kane zgjedhur qe mjafti t'i perfaqesoje ne ceshtjet qe pasuan hallin qe u ra...nuk zgjodhen asnje parti, asnje organizate tjeter. Hostiliteti i paargumentuar qarte i ca njerezve jo gjithnje perkthehet ne paranoje publike....

vetem heshtje per dhimbje te tilla!

Sidoqofte une e takoje nje here ne jave babain e atij djali dhe pervec atij ndihem dhe une sikur jetoj ne vendin qe ne mes te dites te shperthen nje repart ushtarak qe te hedh ne ere. Me duket sikur jetoj ne nje vend ku mjeket ose i vret ose te vrasin. Ku shteti te tregon sa i dobet eshte kur duhet te te mbroje dhe sa i forte behet kur i del kunder. Me duket nga nje here sikur eshte vend qe jeton ne varferi dhe njerezit jane te pashkolluar sa duhet....po pastaj lexoj satistika dhe menjehere bindem.....ose lexoj estetiste etatiste dhe kuptoj qe jam fatalist qe nuk i dua te miren ketij vendi, qe mund te bezdiset vetem nga monotonia qe sjell lumturia............

http://www.youtube.com/watch?v=ygzWk56zX8s

Ignorantia, ne fakt kerkoj ndjese sepse e hapa une thesin e letersise atje ku nuk i takonte, por nuk isha ne gjendje te kuptoja se cfare behej fjale. SN me sqaroi dhe nuk e zgjata me muhabetin. E ndjej mllefin tend, edhe pse nuk jetoj ne te njejtin shtet. Ju uroj sa me shume shoke per 15 Marsin. Ju sugjeroj t'a provokoni sa me shume situaten.

Pa merak, se sidoqofte ishte dhe gabim i imi ne llogaritje. Ngaqe jetoj brenda disa situatave, here here i quaj evidente per te gjithe. Diskutimi mbi letersine, filozofine dhe kombinimin e kesaj te fundit me matematiken jane gjithmone perplasjet qe kam me S Nsmiley

Ne fakt kjo qe ke kapur me kete letren premton te jete ndergjegjesim i fuqishem, por qe nuk duhet lene me aq. Isha ne nje leksion mbi zhvillimet ne Bolivi, dhe vura re qe ne krye te revoltave qe sollen ndryshimet politike ne vend ishin grate, nenat, motrat, bijat. Me beri pershtypje, dhe konkretisht ne kuader te provokimit kam nje sugjerim, nje si tip ideje, qe nuk e di se sa mund te ece. Mos e lini muhabetin vetem per 15 mars. Perdorni sa me shume media te mundni per te hapur llafin se festa e nenes dhe festa e mesueseve nuk do behet, ose ne qofte se do behet ato nuk do te marrin urime per kete vit, por ngushellime per femijet, nxenesit, vellezerit, motrat, bashkeshortet e humbur ne Gerdec. Nuk do te marrin lule, por nga nje shirit te zi. Fliteni me njoni tjetrin, do pak pune, por arrihet, dhe ndergjegjesimi dhe pjesmarrja per protesten qe po pergatisni per 15 mars do te ishte dhe me i larte, te pakten per mendimin tim. Jeni me se te justifikuar perderisa ka nje vit qe drejtesia ka mbetur peng e jenicereve qe jane ne pushtet me voten e popullit.

ah mer Lul, po kush po sakrifikon lulet, e kartolinat e parfumet qe shiten per ato dy festa. Pastaj femrat punetore nje feste kan dhe ate do me ua nxi ti?

 

Po mire mi Vize, se ti me ve ne vize mua, atehere lulet, kartolinat dhe parfumet te lidhen me shirit te zi, t'i dergohet nje e posacme Xhozit, dhe nje e posacme Ines, me qe jane femra punetore, dhe ia ku del edhe mesazhi mediatik alternativ: "Sleeping with the fishes."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).