Lajmet skiÇ - 26 Tetor 2009

Janë të lutur gazetarët e Ora News të mos na e zhvasin punen me copy paste. "Lajme skiÇ eshte segment i "Klubit të mëngjesit" në ClubFM 100.4 dhe ClubTV.
Faleminderit.

Tiranë - Televizioni informativ News24 u nderua në fundjavë me çmimin prestligjoz "Hanibal Lekter" për kontributin në ilustrimin e kronikës së zezë me pamjet më horror. "Asnjë televizion nuk sjell aq shumë imazhe kufomash nga aksidentet e ndryshme sa News24" - tha për të pranishmit Sqepar Gazepi ndërsa i dorëzoi çmimin kryeredaktorit Babaramo. "Ne jo vetëm që informojmë shqiptarët për çdo makabritet që ndodh, por jemi të përkushtuar të sjellim pamjet e dhunës së tmerrshme në shtëpitë tuaja," - u shpreh Babaramo për reporterët. "Si staf kemi ndjerë një kënaqësi të veçantë në ato raste kur familjarët e viktimave e kanë marrë vesh lajmin e vdekjes së të dashurve të tyre pasi kanë parë kufomat në ekranin tonë."

Gaza - Pas suksesit të emisionit Opinion që vuri përballë ish-drejtorin e Hartografisë, Myslym Pashaj dhe Kundëradmiralin Kristaq Gërrvërri, mësohet se gazetari dhe opinionisti i televizionit Klan, Blendi Feviziu, ka marrë një ftesë nga Asambleja e përgjitëshme e Kombeve të Bashkuara për të organizuar një emision të tillë edhe mbi territoret e pushtuara në rripin e Gazës, çka do të zgjidhë përfundimisht konfliktin midis Palestinës dhe Izraelit. "Është një dopjo-ftesë," - u shpreh sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun, - "pasi vjen njëherësh edhe nga Hamasi, edhe nga qeveria Izraelite. Të dyja palët në konflikt, dhe ne si OKB, jemi shumë entuziastë dhe të bindur se pasi ta marrë në dorë Fevziu këtë punë, çështja e Palestinës do të sqarohet një herë e mirë.

Tiranë - Kopshti Zoologjik i Tiranës organizoi mbrëmjen e djeshme banketin e titulluar "Bishat janë si ne" që synonte ngritjen e fondeve për të përmirësuar kushtet e kafshëve dhe shpendëve të këtij kopshti. Biznesmenë të fuqishëm, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe miq të kafshëve morën pjesë në mbrëmien gala që u mbajt në ambientet e Kopshtit Zoologjik. Përveç shampanjës pjesëmarrësve ju servir edhe mishi i mrekullueshëm i dy mjellmave të fundit të Kopshtit. Menyja përfshinte edhe dhelpër të pjekur. "Është një ide fantastike u shpreh Z. Henri Çili, i ftuar në banket, - "mishi i zonjës dhelprës qënka, ç'qënka! Tres Bon! Merci, merci." Banketi arriti të grumbullojë rreth 261,000 lekë që do të përdoren për blerjen e një furre me dru aq të madhe sa të nxërë ariun.

Gjirokastër - Firma e arkitektures "Artisti" me aktivitet në disa rrethe të vendit tregoi për vizitorët në panairin e ndërtimit se nuk përdor asnjë lloj matjeje dhe softwaresh për të projektuar godinat e banimit. Hafiz Kasollja, projektuesi kryesor i firmës shprehet: "Jo më kot e kemi quajtur firmën "Artisti". Ne nuk besojmë tek matjet, as tek vizatimi teknik kur vjen puna tek projektimi i godinave, ne punojmë nga mendja. E bëjmë me shpirt këtë punë, jo me kompjutera. Akshe akshe asnjë prej nesh nuk është arkitekt me zanat, por, s'do as mend as kalem kjo punë. Po deshët jua bëj unë një pallat tani në vend, për 10 minuta, gati." Fjala e Zotit Kasollja u duartrokit nga punëtorët e firmës së ndërtimit "Kolaps shpk".

6 Komente

shejtani fle ti e zgjon

"Janë të lutur gazetarët e Ora News të mos na e zhvasin punen me copy paste. "Lajme skiÇ eshte segment i "Klubit të mëngjesit" në ClubFM 100.4 dhe ClubTV."

Ah, ah, ah, mishi i zonjes dhelper qenka c'qenka! Grazie! Grazie! smiley

konflikti Izrael-Palestinë ka për tu zgjidh mbi tullën e Fevziut.

aty do ndërtohet harta.

 

'bishat jane si ne' aahahahahahahah

Fjala e Zotit Kasollja u duartrokit nga punëtorët e firmës së ndërtimit "Kolaps shpk".

najs!

Banketi arriti të grumbullojë rreth 261,000 lekë që do të përdoren për blerjen e një furre me dru aq të madhe sa të nxërë ariun.

Ha ha ha. Sa kum qesh me ket. Blendo te lumte penda!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).