Lajmet skiÇ - 23 Tetor 2009

Durrës - Stafi pedagogjik voton pro lejimit të ngacmimit të fëmijës me mbiemrin që rimon me %#^@. Pas diskutimesh të forta që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, stafi pedagonjik i shkollës 9 vjeçare "Teuta" në Durrës votoi unanimisht pro vazhdimit të ngacmimeve dhe talljeve që shokët e klasës i bëjnë nxënësit Klodian Vidhi. Zv. Drejtori i shkollës, Zoti Perlat Llozi, tha për klubin e mëngjesit se megjithëse e kupton shqetësimin e prindërve të Klodianit, rimat dhe vjershat që mund t'i thuren një studenti me mbiemrin Vidhi janë shumë të gjetura, dhe shërbejnë për të forcuar identitetin seksual të fëmijëve. Zv. Drejtori Llozi shtoi se ky vendim i stafit pedagogjik do të shërbejë si precent për adresimin e ankesave të nxënsve, Pamela Bica, Armand Grima e Elian Tari.

Tiranë - Vdes shoku i Facebook - Të martën e kaluar, ndërsa kontrollonte fotografitë me bikini të Zhakut dhe profilet e 621 friendsave të tjerë në Facebook, Andi Mamaqi vuri re se miku i tij në Facebook, Geron Cofi, kishte vdekur. "Eh, paska vdekur", tha Mamaqi. "E pabesueshme, nuk ka mundësi! Ky dje më dërgoi edhe një videoklip të Big Mamës!!," - shtoi i shokuar. "Sa keq që nuk arrita ta takoj asnjëherë këtë person. Por ishim miq të ngushtë online, e kam pasur "pet". Ja pra pse njeriu duhet ta shijojë çdo koment që i lënë në facebook sikur të ishte i fundit." Pasi kaloi dy minuta duke parë foptografitë e të ndjerit Cofi, Andi Mamaqi, i prekur thellësisht, vendosi t'i bashkohet grupit të programit, "Më shumë dashuri".

Shish Tufinë - Miting madhështor pa ndonjë qëllim - Një miting madhështor u mbajt ditën e djeshme në djerrinat rrëzë malit të Dajtit për të protestuar pa ndonjë qëllim të cakuar. Nuk dihet se kush janë organizatorët e protestës dhe as qëllimi dhe mesazhi i saj. "Kërkojmë më shumë përgjegjësi, më shumë transparencë dhe më shumë përgjegjësi" thërriste pa pushim Bilal Bibiloqi pa ju drejtuar ndokujt në veçanti, ndërsa mijra protestuesit e grumbulluar përreth tij mbanin parrulla pa mbishkrime. "Mos dëgjoni atë se ai është i droguar, ne nuk shkulemi që këtu deri sa të dëgjohet zëri ynë" - klithi për mikrofonin tonë Zenepe Zilja, "nuk kërkojmë asgjë, boll kemi duruar." Pas tubimit që zgjati për mbi gjashtë orë, qytetarët e hutuar. bënë homazhe në varrezën e Shish Tufinës.

Tiranë - Luftë e egër antiduhan - Si pjesë e masave për të ndëshkuar kompanitë e duhanit për dëmin që i shkaktojnë shëndetit publik, Kuvendi i Shqipërisë mbajti dje në orët e vona një seancë për te miratuar masa ndëshkimore ndaj importuesve, duke i detyruar ato të shpërndajnë cigare falas. "Kjo nuk është shaka" - shpalli pas seancës deputeti Krenar Çibuku. "Duahnpirja është një kosto e rëndë për xhepat e shqiptarëve ndaj ne me këtë ligj i detyrojmë kompanitë që importojnë duanin t'i dëmshpërblejnë klientët e tyre." Masat parashikojnë shpërndarjen e cigareve falas në shkollat nëntë vjeçare dhe gjimnazet, kudo në Shqipëri. "ne duam që ta ndëshkojmë industrinë e duhanit për fitimet që mbledh duke shitur helm, dhe nuk ka mënyrë më të mirë sesa t'i detyrojmë ta shpërndajnë duhanin falas. Do të jetë një mësim i mirë për ta.

10 Komente

Lajmi i pare me kujtoi dicka qe kam pare keto dite tek "Le iene". italianet paskan miratuar ligjin qe sharjet neper reality-show nuk jane me te denueshme, dmth. mund ta shash tjetrin rehat -rehat e s'ta mbulojne as me "bip", kur e transmetojne. Keta tipat tani, kishin marre mbare duke share te gjithe VIP-sat e Italise neper festat mondane, po te shara vendce ama, mica micio micio bau bau! E bukura ishte se njerezit s'dinin si te reagonin, mbeteshin te hutuar fare. smiley

Lajmin e trete sikur e lexova dje tek "the onion", vetem se flitej per olympia WA

"Miting madheshtor pa ndonje qellim" ha............................ha.........................ha.............................

Sol, ashtu qenka. Mbase Brisku here tjeter mund te beje nje nenshenim kur perkthen/pershtat humorin e te tjereve. smiley Gjithsesi eshte funny, dhe pershtatja nga Brisku.

"nuk kërkojmë asgjë, boll kemi duruar"

smiley

Kete e propozoj per thenie te dites, pavaresisht se simbolizon protestat post-28 qershore te Rames. smiley

 

Ja dhe ca pasazhe nga kjo origjinalja e The Onion.

OLYMPIA, WA—With random cries of "Enough is enough," "Do something now," and "Huh?" thousands of the nation's biggest morons descended on Washington State this week, some 3,000 miles from their intended destination of the nation's capital.

"I'm against things," longtime North Carolina resident Pam Beucher said. "I'm for things."
"America!" she added.

"I didn't know Washington, D.C. had Seattle in it," said Connecticut resident Kyle Hinton, an idiot. "Anyway, stop the war! No more hate! Swine flu! Iran! Pharmaceutical companies! Illegal immigrants! Never again!"

"Come on out of that precious little palace of yours, Mr. President. We're right here waiting," Pennsylvania resident Kip Callahan yelled toward the marble-columned State Insurance Building. "I didn't come all this way to be ignored. I got kids!"

xhibo,ma trego pak te lutem si bohet kjo e qeshmja se ngela duke qesh me shkronja.

brad che textual smileys

siper dergo komentin

Brad, duhet ta kesh te qeshur te sinqerte qe te te dalen verdhacuket tek Peshku. 

Se harrova me lart,  Brisku urime per nismen, se ata te Obobo News ja varen fare. Do ju sugjeroja ta mbanit unike, me "lajmet" tuaja, edhe sikur te mos jete e perditshme kronika, dhe do keni sukses. smiley

ska faj emo qe te thote "xhibmilet".

Po, po, po. Ka influenca nga The Onion. Kjo e mitingut eshte perkthipershtatje. Une i perdor per programin e mengjesit keto, te brisku i ve ngaqe nuk kam printer ne shtepi. smiley ...Pas shume debatesh, familja Salaj vendosi te kembeje djalin e dyte me nje printer te perdorur, HP 5500...  Gjithesesi, ato qe do shkojne per botim sol, nuk do jene pershtatje. Kur perveteson metoden behet e lehte...stili do kete gjithesesi influence nga the daily show, onion, snl etj si keto.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).