Lajmet sKiÇ - 17 Tetor 2009

Tiranë - Një studim i kryer nga Ministria e Shëndetësisë javën e parë të tetorit zbuloi se përpjekja për të zbutur reagimet e njerëzve në gjendje të rëndë emocionale duke i këshilluar të qetësohen ishin të efektshme vetëm 9% të herëve. Gjatë kërkimeve të kryera në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, pjesëmarrësve u induktohej ankth duke i goditur në mënyrë të përsëritur me rrymë elektrike të tensionit të lartë. Pas kësaj pacientëve që ulërisnin u thuhej "të qetësoheshin" dhe "ta merrnin shtruar". "U habitëm jashtë mase kur zbuluam se pacientët jo vetëm që nuk qetësoheshin por në shumicën e rasteve e humbnin toruan edhe më keq", tha për Klubin e Mëngjesit psikologu Durim Papanasto. "Edhe në rastet kur pjesëmarrësve u rekomandonim të qëndronin ulur dhe të merrnin frymë thellë, ata irritoheshin edhe më shumë dhe reagonin me të qara dhe jargë të pakontrolluara." Studimi i Ministrisë së shëndetësisë zbuloi gjithashtu se kur pjesëmarrësve u thuhej "mbaje veten se le nam", 73% të rasteve përfundonin në konfrontime fizike mes tyre dhe specialistëve të ISHP-së. Në një prononcim për shtyp Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili tha se rezultatet e këtij studimi përbëjnë një hap cilësor për integrimin e vendit.

 

Vlorë - Edhe pse prej vitesh eshte viktime e abuzime fizike dhe verbale dhe jeton me ndjenjen e terrorit per shkak te kerkesave dhe xhelozive te partnerit te vet, telefoni i tipit Nokia E51 nuk ka gjetur dot mbeshtetjen e autoriteteve per te shpetuar nga dhuna psikologjike e Tefik Derës.
Dëshmitarë të shumtë okularë e kanë parë 43 vjeçarin Dera të humbasë kontrollin në shumë raste, duke e ofenduar rëndë dhe duke e goditur telefonin. "Fatkeqsisht, ky është një rast i përsëritur në Shqipëri", u shpreh për Klubin e mëngjesit, Donika Shehi, përfaqësuese e fondacionit "Celularë me dinjitet". "Nokia E51 për të cilën po flasim ka ardhur tre herë për riparim në qendrën tonë këtë vit. Telefonët celularë, shpesh bëhen pre e dhunës së përdoruesve dhe e mentalitetit. Pronarët thonë se u ra nga dora, apo se e fëmijët ua zhytën në ujë, por ne e dimë që këto janë raste flagrante abuzimesh", shton Zonja Shehi. Klubi i mëngjesit u munda të kontaktonte Nokian E51, por celulari dilte i fikur.

Korçë - Të afërmit dhe familja e Thoma Vangjelit nga qyteti i Korçës konfirmuan për Klubin e Mëngjesit se babai i tre fëmijëve me profesion shitës ambulant zgjohet çdo mëngjes i pregatitur për të dhënë edhe jetën po u desh, në rast se dikush përpiqet t'i marrë stilolapsin e tij të preferuar. "Ai nuk e heq asnjëherë nga sytë," na tregon një antare e familjes së Thomait në kushte të anonimitetit. "Edhe një herë që më la ta përdor stilolapsin në shkollë ai më ndoqi dhe më vëzhgonte gjatë mësimit nga taraca e godinës përballë gjimnazit. Ndonjëherë gënjen dhe thotë se nuk e ka stilolapsin me vete, edhe pse duket qartë se e mban në xhepin e xhaketës." Thoma Vangjeli e ka humbur për herë të fundit stilolapsin në mars të vitit 2003, kur e harroi në një bankë. Kur ndodhi kjo, Vangjeli bleu një stilolaps tjetër.

 

Shkodër - Pas aksidentit te rende automobilistik qe mori jeten e 5 te rinjve nga Kërrbaci i Shkodres mbremien e se merkures te aferm dhe miq te viktimave u mblodhen se bashku per ta perkujtuar kete humbje te thelle dhe vendosen te dorezohen plotesisht.
Ne momente te veshtira si ky, te mbledhesh veten e te gjesh forcen per te vazhduar jeten, thjeshte nuk eshte e mundur – tha per Klubin e mengjesit kryeplaku i fshatit Kerrbac, Naim Qemali. Vdekja e parakohshme e Zamira Zybës, Fijona Buçes, Ziko Asimit, Stafet Qemalit dhe Rudina Korbës ka shkaktuar nje traumë te rende mbi fshatin e vogel shkodran. “Nuk shoh sesi banoret e fshatit tone mund te mbeshteten tek njeri tjetri per te perballuar kete humbje, apo qofte edhe per ndonje hall tjeter. Eshte teper e tmerrshme – shton kryeplaku. Qemali na thote se te afermit dhe fshati nuk kane plane per vigjilje perkutjimore dhe as kane vene lule ne vendin e aksidentit. “Po te mblidhemi bashke e ti kujtojme keta te rinj te mrekullueshem,vetem sa do na shtohet dhembja dhe do ndjejme edhe nje here sa e rende eshte kjo tragjedi. Te ndjeret nuk do ta donin kete, thote me lote ne sy kryeplaku.
Sipas tij, dhimbja nuk do te pushoje kurre, plaget nuk do te sherohen por do thellohen e qelben, vit pas viti e dekade pas dekade. Kjo tragjedi e rende do harrohet vetem kur te gjthe banoret e Kerrbacit te kene vdekur.

Tiranë - Militantë të vjetër e të rinj të Partisë Demokratike kanë nisur një peticion online drejtuar Kryetarit të kësaj partie dhe njëherësh Kryeministrit të vendit, Zotit Sali Berisha. Peticioni që synon të mbledhë mbi 20,000 firma i kërkon kreut të qeverisë të dalë nga Parlamenti dhe të organizojë një vale mitingjesh të mëdha në çdo shesh e kodër të vendit. "Vendi i Partisë Demorkatike është në rrugë" - u prononcua për Klubin e Mëngjesit, nismëtari i peticionit, Beqir Çela. "Është e pafalshme për ne si demorkatë që të shohim punët tona ndërkohë që Partia Socialiste del në protesta. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha dhe deputetëve të shumicës që të dalin nga parlamenti dhe të zbresin në shesh si njëherë e një kohë në mënyrë që ta ngjyrosim blu kryeqytetin. Ne nuk i konsiderojmë mitingje, ato që u mbajtën gjatë fushatës elektorale. Ato ishin spektakle, ne duam emocion të pastër militant. Thirrja jonë është "Digje Votën Time!", e presim Liderin Berisha në shesh. I rëntë kanceri mu në fyt Opozitës."

4 Komente

Mbase eshte fantastik artikulli, po s'me behet ta lexoj me titullin qe ka; flushi informativ. smiley Ca eshte flushi ne shqip mer yahoo dhe pse e mbani gjalle manine e shqipnglizmes. Shqipitalizma eshte reduktuar gia. Merrni shembull dhe thuajini jo prirjeve shqipnglizuese.

hahahahahahaha, ajo me Thoma Vangjelin nga Korca dhe kjo me Nokian e51 ishin gjeja me e bukur qe kam lexu tek peshku. mos i nderprisni smiley smiley smiley

OK, kshu me titull shqip ka lezet. smiley

E lexova, votoj dhe une per ate me Nokia dhe klubin "Celularë me dinjitet". Gut uan. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).