Laaaalalalalalalalalalala

Laaaalalalalalalalalalala

Andi Kananaj

Shpjegimi im i parë për këngët me “lalalalala” në refren ishte i thjeshtë: mbaruan fjalët. Imagjinoja sesi do ishte nëse teksteve te Shekspirit për t’i thjeshtëzuar t’u ndodhte e njëjta mënxyrë. Sigurisht që duke menduar në këte linjë disfatiste dhe refuzuese ndaj muzikës pa tekst, po gaboja. T’i thuash të gjitha mendimet që të kalojnë nëpër vazo kthehesh në mizantrop paranojak. Me mundim çdo mëngjes të duhet t’i bësh ballë joshjes së vetë-frenimit autokonservativ, motiv idioma metaforike e zotërisë që përmendëm më sipër: Të jesh apo mos të jesh (në vendin dhe kohën e duhur). Nuk mund t’i thuash të gjitha, jo me një frymë të paktën.

Ose duhet të kesh kah, se mund të degdisin në polin e ftohtë nihilisteve. Andrea Stefanin takova dje. Ndihej akoma keq që askush nuk kishte kuptuar rrezikun e ndryshimit të kushtetutës. Fiton si pa të keq famën e armikut surrogat, dhe me një dorë heq nga supet sikletin e të paturit miq në administratë. Po a është kjo e keqja më e madhe. Po ta kishim dëgjuar Andrean, Blendin, etj. do të kishim ende një parlament dhe një president funksional. Po fakt është që nuk i kemi të shëndetshëm ashtu sic duhet, dhe arsye është barriera emocionale që i vëmë informacionit kur vjen tek ne bruto. Më mirë kur e dëgjon me këngë sesi vriten heronjtë. Këtu ngec rrugëtimi im, se rregullisht denigrohen gatuesit e teksteve naive. S’kam asnje asnjë provë fizike, s’di as të këndoj por askush s’ma mohon dot kënaqësinë e provës tekstuale. Koka në Stamboll e trupi në Janinë................

...

“Lalalalala” Rama.

Rama po behet i djathti i parë liberal afër ekstremit, që po përdor popullin e majtë nominalisht për të shtypur popullin realisht të majtë. 1 milion socialistë që ende duan Enver Hoxhën po tentojnë të mallkojnë si “Punistë” dy Benët rebel. 1 milion socialistë nën hipnozën e pushtetit po mohojnë historinë dhe prejardhjen e tyre. Po mohojnë se ka patur një revolucion komunist pas luftës së dytë botërore. Do të mohojnë se janë ndëtuar shkolla, që në ndryshim nga këto të sotmet jepnin diploma, jo shami menderesh. Janë gati të harrojnë se janë ndërtuar hidrocentralet që sot po shiten. Banka sigurimesh që pastaj folën gjemanisht. Gati, që pa përdorur veshët të tregojnë se nga këto anë s’ka patur të majtë përpara Ramës. Duke pranuar vetëm anën negative të sistemit ku një pjesë e madhe e socialiste qenë aktivë, po refuzojnë të kuptojnë pjesë nga realiteti i këtyre diteve. Fakti që Shqipëria dhe pas 20 vitevesh nuk ka gjetur ekuilibër në normalizimin e shtetit tregon se dhuna ka qënë zgjidhja e vetme në sytë e Hoxhës. Akoma skemi një model qoftë dhe disa orësh që të provojë të kundërtën. Niveli i lartë i korrupsionit në gjykatë dhe në administratën shtetërore vërteton se zinxhirët e kontrollit të shtëtit nuk funksionojnë në formatin që kanë përdorur “perëndimorët”. Trashendentojmë gjithë frikërat tona tek perversiteti i një njeriu. Besojmë tek sadizmi i lindur i tij dhe jemi të qetë me ndërgjegjien tonë. Nuk përkthejmë në mësim kohën e kaluar nën terror, por bëhemi të kujdesshëm që të zbulojmë simpotmat tek liderat pasardhës. Rama e di dhe tremb të majtët me Berishën. Mostra e re, e përshkruar me retorikën e frikës na largon nga e vërteta. Duke u bërë pre e propagandës të majtët, duket sikur po luftojnë Berishën nën petkun e diktatorit jo-stabël, por në të vërtëtë do i presin damarët partisë së tyre. Duke mohuar historinë në emër të fitores pragmatike, duke mos qënë më të majtë, duke mos qënë me “Punistë”, po kërkojnë një datë e re për themelimin e ri. Kjo teknikë qesharake e fshehjes së moshës se ish-marksisteve në kohën e post marksizmit ngjan aq bizarre sa do të dukeshin për së afërmi operacionet plastike të plakave mbi 80. Më lini t’ju kujtoj Luçianon lojtarin brazilian që uli moshën për një kontratë me Kievon. E falën se luante mirë nga krahët, por nëse do kishte të fshëhur në dollap kohën e egzekutimeve pa gjyq, vështirë se do ta federonin me mirëbesim. Për të ndrërruar ditën e lindjes, partive u duhet më shumë sesa një çertifikatë e re. Nuk do ish keq si nisje një mea culpa e sinqertë. Një tentativë për të analizuar kompleksivitetin e kohës post-revolucionit. Kërkesë e kaherëshme e papranuar nga Berisha në fillim të viteve 90, bërë nga komunistët e ndershëm. Për ironi këtu u bë thyerja midis kësaj kategorie dhe ish presidentit të asaj kohe. Nuk do të ndodhë as këtë herë. Jo tek PS të paktën. Këtë herë komunistët s’po ngrenë kokë për dinjitetin dhe historinë e tyre siç do ish’ normale. Do ketë afërmendsh një skenar komploti për rehabilituar humbjen në zgjedhje. Duhet shpëtuar Rama që të na shpëtojë të gjithëve, duke na mohuar. Tradhëtarët janë heronjtë e vërtetë në ditët e flijimit. Janë ata që me ndërgjegjje të plotë po bëhën gati të zhduken përgjithmonë nga historia, dhe jo vetëm. Ata do të jenë “pluhur” dhe në listë-pritjet për tenderat e qaforeve, qumështit pluhur dhe corapeve nailon për ushtrinë tonë, që egziston vetëm se duhen tenderat.

..........

“Lalalala” Matrapazët në qytet, atdheu në shitje.

Kanë ardhur të gjithë. Asnjë merak për shëndetin e “Venedikasve” tanë. Janë të gjithë këtu për të shitur cdo copë te Bunës dhe Vjosës me çmimin më të mirë në treg. S’ka rrezik për stoqe. As për kriza superprodhimi. S’e di mirë se për cfarë flas. Vetë kam shitur vetëm nje ibrik elektrik në vitin 93, dhe akoma po pres të kalojnë zoterinjtë e TVSH(taksës). Duke qënë se janë këtu të gjithë ka shpresë. Ky mund të konsiderohet muaji i mjaltit të kapitalistëve me atdheun. Janë këtu bijtë më të zgjuar, me strategjitë pa fre, me efekasitet pa kufizime. Janë këtu dhe çdo frikë tjetër është margjinale. S’ka strategji marketingu që i tut. Janë më inteligjentë se makineritë e pokerit në Las Vegasit. Kush është kundër tyre është komunist konservator që duhet degdisur në Kore të Veriut. Prosperitet në pak orë, ky është mesazhi. Dhe gunat dhe pushkët, dhe Skënderbeu do shiten për skrap. S’do të ketë më personazhe që evokojnë nacionalizëm ballkanik se do jetë shitur një ditë më parë. Askujt s’do ti mungojë dimensioni Universalitetit, që jo larg nga ajo ditë do përkthehet në viza për jashtë shtetit.

Të ikim, të ikim lalalalalalalala

3 Komente

5*!

E di qe nuk eshte kryesor citimi me poshte, por kjo s'do me thene qe nuk eshte mizorisht i vertete:

T’i thuash të gjitha mendimet që të kalojnë nëpër vazo kthehesh në mizantrop paranojak.

PS Po fitoj siguri qe je nga autoret qe nuk duhen anashkaluar. Cudi, sepse ti analizon me nje qartesi te habitshme kohe qe nuk besoj se i ke jetuar aktivisht. Pergezime!

Kanan, me lejo te propozoj nje rruge neper te cilen duhet te kaloje e majta shqiptare (numrin e leme sa te duash ti, jo 1 milion, po te duash e bejme 3 milione komuniste), e cila, ne fakt eshte rruga qe ka propozuar kryetari aktual i PS, Edi Rama: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 184).

O Spikero, di gjo ku e gjet pak ket librin? As ne Biblioteke Kombetare se kishin.

Sa per shkrimin o pak si shume "komunist" per mu dhe kte ti e di shume mire Hunderro. Pastaj per mu o shume me zarar me i konsideru si "gjona te mira te sistemit", hidroçentralet apo shkollat qe jane ndertu ne ate kohe. Edhe ne Gjermani gjate nazizmit jane ndertu gjona po a mund te themi se u deshen vra aq milione çifut sa u vrane qe te ndertoheshin ato gjona? Sigurisht qe jooooooooo! Prandaj edhe per monizmin s'mund te themi se i beri ai regjim ato pune. Se i bene edhe shume te tjere edhe me mire se ne edhe pa vra asnjeri.

Prandaj hiqni dore nga perpjekjet per te rehabilitu, ne mos krimet (per disa), gabimet e te parëve tuaj. Mos me thuj qe kjo s'eshte e vertete se deri tani nuk kam pa njeri qe ka vujt ne ate regjim qe te vije e te na tregoje te mirat e atij regjimi, por vetem ne mos femije, nipera komunistesh me apo pa pozite. Ndoshta une flas "kaluar" se nuk jom ne pozicionin tuaj, po kjo puna e mos-pasjes njolle komuniste ne biografi, osht si pune trashegimi prone per mu. Dhe si "kapitalist" qe jom una "shes men" me pronen time.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).