ky qiell i butë përmbi

 shqip-greqi1.jpg

 

Si qiell i butë
Dora jote mbi sytë e mi
Shikimi yt në mospasjen time
Si qiell i butë
Masha e mbrëmjes
Mbi prushin e ëndjes
Bie
Dora jote mbi  sytë e mi
E s’më lë të shoh përtej
            Mospasjes time
Në këtë mbrëmje kur unë
duhej të kisha gjithçka
por kam vetëm
këtë qiell të butë
mëndafsh të zi mbi sytë e turpëruar.
 
Mos shih, mos fshih
Jeto me çfarë di.
 
Në sy të errët me mua bie
Ti kurrë s’më ke parë në dritë të tillë
Skutat ku fshihem janë shtuar
Skutat e fshehta ku ndihem i lirë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).