Kush po na e luan identitetin?!

Kush po na e luan identitetin?!

Arjeta Rexhepi

Për shumë vite Ballkani u njoh si zona më e tensionuar në Evropë. Më 28 nëntor 1912, shqiptarët arritën atë që u takonte, shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Otomane. Mirëpo, të drejtat e tyre nuk u njohën dhe aq më shumë nuk u respektuan nga fuqitë e mëdha. Vendet anëtare të fuqive të mëdha penguan krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnik real dhe e copëtuan kombin, duke e ndarë pa të drejtë. Pra, problemin tonë e kanë krijuar vetë fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Edhe më tej, fuqitë në fjalë vazhduan ta ngatërrojnë problemin, ndërsa vitet e fundit tek ballafaqoheshin me te, habiteshin se si nuk mund t’i jepnin fund. Përveç Konferencës së Londrës, ishin edhe Kongresi i Berlinit, Konferenca e Versajës, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (me ç’rast u miratua Karta e Atlantikut dhe shqiptarët u copëtuan përsëri), ishin ato që përjashtuan shqiptarët nga drejtësia. Përsëri e përsëri ndërkombëtarët përpiqeshin të përjashtonin shqiptarët, përkundër parimeve që vet bashkësia ndërkombëtare proklamon. Kosovarëve, shqiptarëve- si shumicë absolute në këtë rast, nuk u njihej e drejta themelore e vetëvendosjes së popujve, deri në shkëputje dhe formim të një shteti. Dihet mirëfilli se në të kaluarën politika ndërkombëtare ka qenë e ashpër me shqiptarët, çka është zbutur tej mase dekadën e fundit. Ndër arsyet kryesore, pse Kosova ngeli deri vone akoma një plagë e hapur në Ballkan, ishte mosdefinimi i statusit përfundimtar të saj. Arsye tjetër mbase ishte se edhe vet ne, nuk arrinim të organizoheshim në një kundërshtim të fuqishëm e aktiv ndaj politikës fqinje dhe skemave të fuqive të mëdha.

Jemi dëshmitare të 17 shkurtit, Ditës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit më të ri në botë, Kosovës. Kohët e fundit, saktësisht pas datës 17 shkurt, dëgjojmë e stërdëgjojmë opinione nga të vetëquajturit intelektualë, se Kosova po ndërton identitetin e vet kombëtar! Nuk iu duket një absurditet i kohës?! Shqiptarët luftuan me dekada të tëra, që besa edhe shekuj të tërë, vetëm e vetëm ta ruajnë identitetin e tyre... Ndërsa tani, tek jemi të lirë ta ruajmë dhe kultivojmë atë, këta pseudo-intelektualë na dalin me “tezat” e tyre mbi krijimin e një identiteti të ri, atij “kosovar”! Nuk e kuptoj se ku e marrin guximin të dalin në publik me këto ide sllave?! Ku i gjejnë ato pak argumente të lodhura për të arsyetuar idetë e veta akoma më të lodhura? Pikërisht “baballarët e kombit kosovar” janë disa njerëz që u ka humbur nami (që nuk e kishin kurrë realisht) dhe tani përmes “lojës” me identitete, mundohen të dalin në skenë. Uroj të jetë kjo arsyeja! Ajo që të habit më shumë nga e gjithë kjo, është hapësira mediatike që u kushtohet “autorëve” të kombit “kosovar”. Apo edhe mediave u duhen të tillët, me qëllim të përmbushjes së emisioneve?! Edhe këtu uroj të jetë kjo arsyeja!

Këta njerëz, kam përshtypjen se kanë harruar vuajtjet e popullit, katrahurat nëpër të cilat ka kaluar shqiptaria dhe medoemos duhet t’u binden të tjerëve, edhe pa të drejtë. Nëse është krijuar shteti i ri, nuk është e thënë se edhe populli duhet ta krijojë “kombin” e ri... Madje është diçka e pafalshme. Termi komb dhe termi shtet nuk janë një gjë dhe e vetme. Vlen të theksohet se kombi është grup njerëzish që i bashkon gjuha, historia, kultura zakonet dhe elemente tjera, ndërsa shteti nuk është asgjë më shume se njësi politike që zotëron një territor të caktuar. Mbase kur të arrijnë të kuptojnë dallimin mes shtetit dhe kombit, do e kuptojnë dhe këta “intelektualët” tanë se e kishin gabim…

Në Kosovë jetojnë shqiptarët si shumicë absolute (me mbi 90%), në Kosovë jetojnë edhe pakicat, siç janë: serbët, romët, egjiptianët, turqit etj... Edhe këta janë kosovar me shtetësi, mirëpo dallojnë me kombësi. Është e njëjta gjë sikur një shqiptari i cili jeton në Maqedoni t’i thuash maqedonas, atij që jeton në Mal te Zi t’i thuash malazez, ose një shqiptari i cili jeton ne Kosovën Lindore (meqë njihet si territor i Serbisë) t’i thuash serb. Identiteti kosovar ekziston, mirëpo ai ekziston vetëm në pikëpamje territoriale dhe në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare. Termi “kosovar” mund të përdoret, por vetëm si përcaktues i popullatës shqiptare që jeton në Kosovë. Identiteti kosovar ekziston, por si identitet thjesht regjional, i cili ka traditat, zakonet, kulturën e vet, sikurse çdo regjion tjetër. Është identitet regjional siç është ai i Labërisë apo i Dukagjinit. Sa i përket identitetit regjional, po, është e vërtetë, jemi kosovarë, po sa i përket identitetit kombëtar kemi qenë dhe mbetemi shqiptarë. Në kornizat e identitetit shqiptar, një shqiptar i Kosovës është edhe kosovar, është dhe ballkanas dhe ne fund fare është evropian.

10 Komente

tani, tek jemi të lirë ta ruajmë dhe kultivojmë atë, këta pseudo-intelektualë na dalin me “tezat” e tyre mbi krijimin e një identiteti të ri, atij “kosovar”! Nuk e kuptoj se ku e marrin guximin të dalin në publik me këto ide sllave?! 

Si duket ideja ka qene po nuk ishte 'kosher' se e perkrahen sllavet. Tani qe 'sllavet' kane ik, e nxjerr koken ky muhabet.

Ose, kosovaret jane sllavesmiley (qe t'ja fus edhe une si kau peles)

(qe t'ja fus edhe une si kau peles)...... faktet dhe zhvillimet tregojne qe "nuk po ja fut kot ". Te trajtosh probleme teorike SOT ne kete amulli eshte krim ndaj Shqiptareve , kur perpara ka detyra dhjetra here me te rendesishme e qe hap pas hapi do te gjejne zgjidhje.

Nje dhe kryesorja , konsolidomi Shoqerise se Shqiptareve te Kosoves pa pranuar e duke qene teper syhapet ndaj nderhyrjeve  politke te Mixhizmit dhe urra-patrioteve.

Kane problem ashtu sic jane shqiptaret e Kosoves . Kane problem se po duan ti mashtrojne me " dialektin GEG qe eshte persekutuar smiley "dhe tu humbasin fillin e orientimit ne kete mjegull Europiane.

Kane probleme ashtu sic jane shqiptaret e Kosoves. Po i shtyjne te formojne prioritete ne psikologji sikur  kane merita  per fitimin e Pavaresise pa i lene te kuptojne QARTe e te Orientohen si POPULL shqiptar pervec relitetin qe arriten  me shume prudence ta "inkuadrojne ceshtjen e shqipetareve te Kosoves , brenda interesave te fuqive perendimore per ngushtimen sa me tej te pan-sllavizmit".

Kane probleme shqiptaret e Kosoves per te ruajtur Identitetin Shqiptar ate qe i pruri deri aty sa qe te mos humbisnin nen trysnine sllave dhe te mos pranojne asnje lloj teorie qe i shtyn ne keto  "shtigje theqafjesh " si intelektuale te spikatur me me shume nivel se ata te Shqiperise e dengla te tjera Mixhiste .

Kane probleme shqiptaret e Kosoves ashtu sic jane se e ardhmja e tyre eshte e paqarte si njesi administrative e pranuar ne OKB me statusin e VETVENDOSJES ne te ardhmen .

Ja keto i nderuari Qafo te shtyjne te mendosh se nuk ja fut si kau peles , pavaresisht se eshte shprehje ne fushen e humorit .

Qartesisht nje shkrim me qellim ndergjegjesimi qe synon vendosjen ne shina te diskursit mbi identitetin kosovar e informimin publik mbi koncepte si popull e komb. Edhe pasi e lexova (!) vazhdon te me vrase syrin titulli, "kush po na e luan identitetin" - pyetje qe i jep nje trajte te ngurte e te palevizhme identitetit... Duke e konsideruar shkrimin si leksion apo diskutim me studente, atehere po shtoj nje tjeter arsyetim te ditur e pranuar ne rafshin akademik se identitetet jane fluide dhe ndryshojne me kohen dhe me kontekstin. Cfare do qofte identiteti kosovar do ishte e paimagjinueshme qe me shpalljen e pavaresise se Kosoves te mos transformohej qofte eshte fare pak ajo cka perfaqeson te qenurit Kosovar, ne dimension politik, kulturor e social... Kosovaret do te ripercaktojne e riperkufuzojne veten kolektive ne raport me veten e meparshme, vendet e tjera te pakten ne planin e qytetarise e te kauzes se tyre, prandaj eshte e pakuptimte te pretendohet qe edhe vete identiteti kosovar nuk do preket nga kjo... "Luajta e identitetit' nuk mund te vije asesi nga jashte por ne arsyetimin tim eshte reagimi i brendshem qe lind per shkak te nevojes se pershtatjes e asimilimit te konteksit te ri politik. Identiteti kosovar apo 'identiteti i ri kosovar' sido qe ta quajme do jete produkti perfundimtar (per tani) i ketij transformimi e pershtatjeje, nuk eshte pika e nisjes. Por ky eshte thjesht opinioni im, ai i sotmi, mbase dhe une do mendoj ndryshe neser smiley

 

Ideja e identitetit kosovar ekziston. Ekziston po aq sa ideja e identitetit evropian. Por qe identiteti evropian te kthehet ne nje komb, eshte e pa-imagjinueshme, dmth do te kerkonte nje ri-perkufizim themelor te konceptit 'komb'.

Ky shkrimi me pelqeu, por mu duk teper.. teper i ceket.

"Këta njerëz, kam përshtypjen se kanë harruar vuajtjet e popullit."

Wow! Kaq pak? Edhe kaq, si pershtypje? Duhet thelluar me teper tek kta njerez dhe motivet e tyre. Ne rastin me te mire me duken patologjike, ne me te keqin kta jane agjente qarqesh antishqiptare.

Une per vete mendoj se qafiri ka plotesisht te drejte (urime qafir! e shef qe ka gjithmone nje here te pare)

Te gjithe ata qe thone se jane KOSOVARE jane sllave! prandaj dhe jane 7-8% e popullsise ne Kosove. Na 2-3% jane miks fruta-perimesh, kurse 90% jane VETEM SHQIPTARE.

Po te disha me fut foto ktu do ju kisha tregu nje foto qe kom bo ne Prizren me 10 qeshor, ku ne nje pankarte shkruhej

"SHQIPNI ETNIKE KURRGJO TJETER"

Sa

EClick to view full size image
shte e madhe Shqiperia, intelektualet e vertete duhet te punojne intesivisht per krijimin e shtetit te bashkuar shqiptar.

 

Intelektualet e vertete apo nacionalistet e vertete? Me vjen ne mendje shembulli i Davutoglu, Mininstrit te jashtem turk.

Nje nacionalist i mirfillte duhet te jete edhe intelektual i zgjuar,se ka plot qe vete quhen intelektuale por jane pseudo.

edhe une mendoj se grek e serb na kane vrare gjithmone, pasi kane komplekse inferioriteti ndaj nesh...

shqiperia e madhe eshte zgjedhja e vetme, europa vjen me pas

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).