KUR VËMË EMRA

Duket sikur kjo çështje e emrave të njerëzve ka të bëjë me dëshirat private të njerëzve, mirëpo në të vërtetë në vënien e emrit ka gjithnjë gisht autoriteti – sa kohë që emri e dallon individin jo vetëm në komunitet, por edhe më gjerë; por edhe ngaqë autoriteti pagëzues, më parë feja dhe më vonë [...]

38 Komente

Kur vëmë emra, mendimi im ky, duhet të kemi parasysh se edhe me kë do na lidhen fëmija në të ardhmen. Përshembull,  martohesh me një brazilian, lind një djalë që ia vë emrin Jesus Luz, i cili kur rritet bëhet i dashuri i Madonës. Biblical, with a lil of a Oedipus touch.

Une problemin me te madh nuk e kam me emrat ilire, ka nga ata qe me pelqejne shume, por e kam me emrat e rinj qe ju vene femijeve sot... Frenk, Xhek, XHensila, keta lloj emrash amerikane qe nuk kane lidhje kurrkund me mbiemrin e familjes... si psh, kam ca te njohur qe djalit ia kane vene emrin Sindi.

Kam pershtypjen se emri ndikon shume ne personalitetin e njeriut, madje shpeshhere, njohim nje njeri antipatik me x- emer. Edhe emri ne kete rast merr nje konotacion negativ, sa here qe e permendim, pavaresisht se dikush tjeter mund te kete te njejtin emer, por eshte e kunderta e personit te pare.

 

 

Sikur ketij Jessusi prej Brazili ti bije me koke me nje goce me emrin Dudi prej Shqypnie , me pas te lindin po nje vajze qe ta quajne Farfurie  ..Kush do i pengoje ?? 

Me intrigues eshte edhe zgjedhja e venia e Nic-ut , qe vetzgjidhet , vetemertohet ne moshe madhore te menduari ose moshe te "pjekur", megjithse i ka te dy funksionet sipas artikullit . Por eshte teper e cuditeshme kur gjen si i Tredhuri , Huri , me Strange, Spiker , rrusp , e kushedi cfare vetemertimesh. Ose makari edhe Idris , pa le mo Bedrije smiley . A mujtet dikush me i dhene shpjegim , si e ka kjo ??? 

nje gazetar qe po bente research per punen e emrave kishte gjet brenda nje lagjeje gjashte klintona dhe dy sadama. si dhe nje femije qe quhej kazagrand.

Ajo e Madonës me të dashurin e saj Jesus Luz ishte e vërtetë smiley

Edhe ajo e Sadamit eshte e vertete. Kam njohur nje djale te vogel, ne Shkoder, qe e kishte emrin Sadam, dhe kishte nje fytyre aq te paster e engjellore sa me ngriheshin nervat me baben e vet, qe i kishte vene ate emer djalit. Kurse baba, qe qelloi ta takonim, ishte krenar se cuni do t'i behej i forte si Sadami...

He, se tani u kujtova, kam nje kusheri te tim eti qe e ka emrin Sovjet. smiley

njona (me shkolle dhe e kenduar) ja kish vene emrin cunit GEI anej sapo kish hy demokracia ene si dinim kto mesybetlleqet e kapitalizmit smiley

kur u more vesh ca ishte gay anej pas viteve, me duket se ja ka nrru ..

qekan tregu " umili" smiley ja paskan heq lord-in nga prapa. Njoni ketu quhet Gaylord, por eshte aq i vjeter sa vet emri dhe sja vle ta ngacmosh hic..

Une njof dike me emrin Sllavi smiley  

gaylord focker smiley

http://www.filmfodder.com/movies/reviews/meet_the_parents/images/meet_the_parents.jpg

hihihiii...  sa i 10 eshte ky moment, really  smiley

sidoqofte, nje nga hotelet me ekskuizite ne Florida (near Orlndo) ka vertet ket emer gaylord. dikur gay i thojshin gzimit modh, ky brezi funit e prishi doren fare smiley

ps ene faggot isoj; i thonin i turre me dru i her vaktit, me u nrof, por erdhen "kta" t'rit, me "trillik", pane fjalen "turre" dhe e moren per ters smiley

 

 

te tim eti.....shprehje pe Korce  smiley . Eshte shoku im , po pse ja ke heq ate mrapa ...tik . Sovje- tak , tuk tik smiley . Dmth  mbiemri i fillon me H smiley

he mre dolet krushqi ee   smiley

eh katunaret sa te shtume qe jeni smiley

Eh, jo, s'eshte pe Korce, Idris... eshte nga fshatrat e Fierit qy kushua... smiley

Bedrije, po nipit tim te vogel qe lindi para dy muajsh, desh ia vune emrin Leonid, se stergjyshi i vjehrrit te sime motre e kishte pas emrin Loni... Lere, lere, c'kemi hequr... po shyqyr qe nderruan mendje, pastaj... smiley

Psh, kam nje shoqen time une, e ka emrin Xhevahire. Mbiemri Karadaku. Eh mire, jo se eshte shoqja ime por ajo eshte femra me e zgjuar qe kam njohur ndonjehere. Sa here qe jam me te, dhe me duhet ta prezantoj para ca shokeve te tjere qe quhen Tomison, Skerdilajd, e keshtu, ata ia plasin te qeshurit. Sigurisht qe une prekem, por jam mesuar tani.

Kurse Xhevahirja, le qe eshte e zgjuar por eshte shume e dashur, madje dhe e embel. Njehere vajtem ne nje hotel, e do flinim. Secili ne dhomen e vet. Kur vajtem tek sportelisti, ky i fundit, pasi mori vesh emrin e shoqes sime, dhe duke perfituar nga nje hutim i saj, me shkeli syrin duke bere nje shenje qe nenkuptonte : "po te duash, te gjej nje dhome dyshe, shtrat njesh". Sepse e kishte fjalen qe nese nje djale qe quhet Marlon (ky eshte emri im) shoqerohet me nje vajze qe quhet Xhevahire, atehere e sigurte qe kjo marredhenie eshte pastertisht seksuale, e tipit : nje qytetar gjen nje fshatare te humbur ne qytet dhe i propozon 50 mije leke per nje nate.

Une pastaj i bera shenje qe jo, nuk eshte ashtu. Por ai prape s'me besoi dhe me qeshte ndersa po ngjiteshim shkalleve. Cfare gjumi qe kemi bere ate nate ! Gerrhisnim si derra. Kishim pire nja 4 shishe vere, veç ta shihnit ju Xhevahire katunaren duke pire vere me Marlon qytetarin. Eh mire o mire.

Nejse, po thoja qe Xhevahiren time s'e nderroj me asnje femer ne bote. Ja kaq.

Keshtu tha dhe Bubani ( akush e ka thone , nji nga kta qe bote libra me t'qeshme)..... Ne Ballkan kemi  krushqi ose jemi fis smiley !

Mos na shif vetem nga emrat po na shif edhe nga Niket psh Bedrana ose Bedrije perfshin Bullgarin  , Shqiprine , Kosoven , Greqine, Hungarine , Turqine . Cfare do te thush ti me kete , qe s'jemi ? smiley

Ene ate Sovjetin pe Fieri e kom shok ... Pyte po deshe  e njef Idrisin ??? S'ke ka me hiken ! smiley I kena pas vu emrat me kohen tone . Tani jon me te bukur keta qe njef Bedrija me Gejlorder, Assholder etj ,

hihihii të pikoftë gjerba ke adelati e ta shkriftë ene të raftë damllaja jarebi

hihihii

po Ana, leje mo mire, thuji qe e njef, se katunari kshu e ka, o do dali i njofshem me te gjithe, o vdes.

e kujt je ti moj bije i thote ene gocave n'amerike smiley

Te njef, te njef, Idris... Xhanan burre eshte, me tha! Shpirt njeriu! smiley

I shkojne shokut per vizite pasi ishte bere me djale. Prinderit bashke me femijen kishin shkuar ne konsultore dhe ne shtepi ishte vetem plaka. Pasi bejne urimin shoket, pyesin plaken se ç'emer i kishine vene femijes. Dhe plaka qe j'u thote: Ku di une e shkreta ... l.oqe a k.koqe nuk e mbaj mend mire. Femijes ja kishin vene emrin Karl.

Zef Pllumi, ke ai libri i tij Rrno per me Tregue, flet per nje prift italian qe sherbente diku ne Dukagjin, me duket!

Ai prifti e kishte vertet emrin Karl, po malsuret, nga qe nuk i vinte mbare ti thonin Fra Karli, ia kishin nderruar emrin joformalisht dhe i therrisnin Fra Gjoni, a Fra Marku! smiley

 

I shkojne shokut per vizite pasi ishte bere me djale. Prinderit bashke me femijen kishin shkuar ne konsultore dhe ne shtepi ishte vetem plaka. Pasi bejne urimin shoket, pyesin plaken se ç'emer i kishine vene femijes. Dhe plaka qe j'u thote: Ku di une e shkreta ... l.oqe a k.koqe nuk e mbaj mend mire. Femijes ja kishin vene emrin Karl.

Barcalet e vjeter kjo Bert smiley.

M'ka dal prej qejfi ky muhabeti i emrave, m'yzybet kur thot bedrija (qe i qofshim fal lol.)  S'mbaj mend sa ufo-izma kam degjuar.  Te le pa fjale fantazia e popllit ne kete leme. 

te paca Monda !

qeke kthu n'ameriqi ?

paske shpetu mire nga data 9.9.09 se u turren budallenjt me rremby aviona smiley meqe ishte date me fat hihihi

E c'te beka nenta.  Se kur ra data 7/7/7 u turr dynjaja per t'u martu smiley

Nuk na rrembyen avionin, kishim vip-a ne avion e keshtu qe e bona rrugen pa merak.  Vipa nga ata qe jane pushim nga punet e popllit, aka parlamenti smiley.

Sa te ecen dhe ty fati, moj cupe! Krah per krah me vipat... smiley

Dhe une qe mendoja kushedi arriti mire a s'arriti mire kjo cupke!

Hugs, shume, shume Monda! smiley

ja poplli shkrete,

se ze gjumi per fatin e Vipave  smiley

Bedrije.Nji komshiu im donte ti vinte emrin djalit Bin Laden ose Mullah Omar,por nuk ja pranuan ne gjendjen civile.

Hugs shume shume shume back e dashur smiley.

Mberrita oj Ane, mberrita, u mundova shume me e humb si avionin e pare, si te dytin, po m'doli per hundesh se vec humba nje valixhe smiley.  Ke pare ti kshu, te te marrin me zor, do ti me humb avionin, s'ka, te vendi i qenit do vesh smiley

bedrije, kshu u ndane keto pune, ca gju me gju me popllin, ca gju me gju me vip-at smiley.  Mu m'hoqi dera si ne atdhe, si ne aeropllan smiley.

smiley

Monda mire se je kthyer atje  dhe mire na ardsh serish ketu smiley

Per Monden. Kjo eshte ngjarje e vertete dhe aspak e trilluar apo barcalete.

Ne trenin e linjes Rrogozhine-Pogradec, ne nje prej vagonave, nje femije bertiste me te madhe...babi m.ti, babi m.uti dhe nuk pushonte. Te gjithe njerzit e shihnin dhe nuk i fliste njeri. Si perfundim hidhet njeri dhe i thot te atit te femijes... Ore je burre ti a ca dreqin je, foli atij femije... I ati i femijes ja kthen me qetesine me te madhe: Me quajne Mahmut dhe me therret shkurt babi M.ti.

PS: Kerkojme ndjese per ndonjerin qe e kemi "lenduar" sadopak me historine e mesiperme.

Po ene gojedhenat o Bert nga ndonje gje pe verteti kane nisur.  Si e gjeten Trojen psh? smiley.

Thashe "barcalete" se kur shfryva njehere dufin per punen e emrave, me treguan ket muhabetin, ene u mbyll ajo pune me kripe e me lezet.  Kete te mire ka Shqiperia, ene kur do te djegesh ndonje ceshtje a ndonjerin, ta kthejne me humor e s'ke c'u thu me tutje.  Jo se ketu te peshku i leme gje manget smiley.

Kemi dhe ne nje Sadam andej nga anet tona dhe Proletar smiley

Eshte edhe nje qe quhet "Termet", ne Tepelene.

ka nji linje evoluimi sa i takon emrave te ne. N'fillim emrat u turqizun ne mase edhe pse me pare ishin greqizu e sllavizu. Me vone, mas Luftes II Bot., kur plasi dashnia e modhe me ruset, u desh me u rusi-zu. Gjithashtu, me urdher nga lart, u ndalun emrat perbuzes si Mize; Shkurte eqetera...

Emra t'vecante qe kom degju un (njonin e degjova sot bile) jane:
Proletar; Kalem; Partizan; Shkenca

Di qe nona ime ka heq te z'injte e ullinit me i mbush mendjen atij robit te gjendjes civile me ma shkrujt emrin Ervin - ai robi kish qellu cik kokemushke dhe kundershtoi me arsyetimin se ishte i huaj. Ligjrisht, emrin ma vuni Erlind mgjse asnji s'me njifte me ket emer...derisa u desh me qit passap. dhe ath. u kry formaliteti me gjyq...

 

Dikush dje a pardje u ankua per emrat e ca adoleshenteve Shqiptare. Une mendoj qe ndoshta Shqiperia duhet te nxjerre ca ligje si keto smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).