KUR ULEN QEPENAT (I)

Dyqanet e muzikës Virgin Megastore janë duke u mbyllur në NYC, madje së shpejti kudo në SHBA. Për shkaqe të mirëditura të konsumit dhe të shpërndarjes së muzikës nëpërmjet Internetit, shitja e CD-ve ka ardhur duke rënë; në një kohë që lokalet e këtyre dyqaneve, në zemër të metropolit, do t’u sillnin pronarëve shumë më [...]

4 Komente

Ajo qe me beri me shume pershtypje eshte renditja e jazz-it si muzike elitare dhe hedhja e vijes barazuese me muziken klasike (ne kete aspekt).  Ky besoj eshte nje lapsus qe nuk i falet atij qe pretendon se eshte nje degjues dhe shijues i rregullt i ketyre zhanreve.

Pse jazz-i eshte pak i kerkueshem sot, nuk e ben ate domosdoshmerisht muzike elitare qe vetem ca njerez me njohuri dhe shije te rafinuara e degjojne.  Po bluzi, ku futet?!

Kjo eshte nje humbje e neveritshme e modestise nga ata qe shkruajne ne kete menyre dhe qe me sa duket nuk e njohin origjinen dhe rrenjet e kesaj muzike te mrekullueshme dhe vendet ku zakonisht luhej kjo muzike.

Problemi eshte me ca njerez qe nuk pranojne te rene ne art dhe jane kokegdhe qe ne te shumten edhe pa njohur format e reja qe zhvillohen, i perbuzin njefaresoj ato dhe i mbajne si formen absolute dhe supreme ate qe pelqejne me shume.  Nderkohe qe kemi edhe krahun tjeter qe perbuz traditen e meparshme dhe kerkon te beje dicka qe ne fund do te jete e pavlere.

Behuni mendje hapur njerez dhe shikoni artin dhe muziken e arrire qe kane bere shume grupe nga zhaner te ndryshem.  Ato kitarat elektrike qe shqetesokan njerezit, kane bere art, kane bere histori dhe luhen nga njerez qe i kane duart e arta, bejne magji me ato vegla.

Thought, magjia ndodh vetëm kur e dëgjon si spektator muzikën.

Pamvarsisht zhanrit, mund të jetë muzikë klasike apo tamburë të ndonjë fisi Kam-kum, mund të jetë Jaz apo një këngë polifonike, kur e dëgjon live është e pamundur që të mos emocionohesh.

Më shumë se kriza e shitjes së disqeve, unë do të thoja që ka një "krizë" në investimet që bëhen për të vlerësuar talentet dhe për të krijuar mundësitë që dëgjuesit (të gjithë, poplli + elita smiley ) të mund të shikojnë/dëgjojnë muzikë direkt në sallë... dhe jo vetëm në radio/cd apo në shfaqjet ku më shumë funksionon playback-u.

Po lere o Edrus tani se ne edhe ushqimin e bejme gati nga 1 deri ne disa minuta me microwave ti flet per spektatore.  Ne fakt po bej shaka pasi edhe gjendja nuk eshte kaq e keqe, d.m.th. njerezit nuk eshte qe nuk shkojne ne koncerte live qe zhvillohen, sidomos ne Angli ka organizime te tilla periodike. 

Edhe shqiptaret kur kane mundesi shkojne dhe shpenzojne per grupin apo muzikantin e tyre te preferuar.  Nga Budva ne Oher dhe me larg kane qene patriotet tane ne ndjekje te ketyre muzikanteve.

Ndersa per sa i perket stileve, jo mer mik se nuk pertypet cdo gje.  Se nuk degjohet Shpat Kasapi me tallava tani, te lutem shume.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).