Kur të famshmit vdesin!...


Kur të famshmit vdesin!...
Nuk vajtojmë Majkëll Xheksonin: Nderojmë pjesën e jetës sonë që ai preku...

Ardi StefaMë kujtohet që kur vdiq Kurt Cobain, reagimi im i parë nuk ishte keqardhja, megjithëse e ndiqja karrierën e tij, më pëlqente muzika e tij dhe kisha katër kaseta të tij. Reagimi im i parë ishte tërbimi, revolta. “Ç’pati trapi që vajti e vrau veten!”,- mendova. Kaq muzikë kishte ende për të më dhënë. Ma kishte për borxh që e dëgjoja edhe atëhere kur askush nuk e dëgjonte në Shqipëri.
Nuk ka dyshim: Të famshmit i shohim si diçka tjetër, jo si njerëz që janë si ne, që kanë mish e kocka. I shohim si pamje dhe si producentë të kulturës që ne konsumojmë. Janë figura që këndojnë, kërcejnë, apo shtiren si duikush tjetër dhe i përdorim për të kaluar kohën tonë dhe të kemi gjëra për të diskutuar apo edhe për të shkruar nëpër blogje.
Dhe kështu duhet.
Por ndikimi i tyre në jetën tonë nuk është sipërfaqësor. Muzikën nuk e konsumojmë si patatina, filmat nuk i konsumojmë si kokoshka. Kanë një ndikim më të thellë, jo shumë të thellë, por të rëndësishëm. Është soundtrack ose sfondi. Dhe për këtë, kur njëri prej tyre vdes ndiejmë keqardhje, thua se vdiq një njeri i zakonshëm me mish e kocka, një i njohuri ynë...
Mua nuk më vjen keq për humbjen e Majkëll Xheksonit, të një njeriu që nuk e njihja personalisht, megjithëse muzika e tij më pëlqente veçanërisht. Nuk më vjen keq për humbjen e Majkëll Xheksonit, të cilin bota e konsideronte si pederast e pedofil, që bota e konsideronte si të çuditshëm e eksentrik, si të ziun që deshi të bëhej i bardhë...
Majkëll Xheksoni kishte shumë vite që nuk ofronte gjë si artist dhe ka shumë mundësi që të mos ofronte më asgjë si artist edhe në të ardhmen.
Ndryshe nga Kurt Cobain apo Xhon Lenon, të cilët vdiqën në kulmin e tyre, Majkëlli (ndoshta) kishte mbaruar artistikisht...
Prodiuksioni i tij i kulturës për ne kishte marrë fund.
Thjesht vdekja e Majkëll Xheksonit- njeri, një ngjarje tragjike, na ndihmoi të krijojmë një Majkëll Xhakson fantastik, të vendosim vijën e fundit të jetës së tij, diku aty nga viti 1992 dhe ekstrati që ngelej ta mbanim si shenjën e tij për jetët tona. Dhe konstatuam, të gjithë së bashku se ishte diçka shumë e rëndësishme.
Dhe nga dita kur mësuam për vdekjen e tij tragjike, bisedat e zakonshme ishin histori që ndodhnin atëherë kur ne dëgjonim Thriller ose Bad.Këto histori janë që sjellin keqardhjen, melankolinë, emocionin dhe ndjenjën e mungesës...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).