Kur “pleqtë” e vjetër t’u lënë vendin “pleqve” të rinj

Kur “pleqtë” e vjetër t’u lënë vendin “pleqve” të rinj

Andi Kananaj

Nuk duhet sforcim i madh për të gjetur marrëveshje fjale kur duhet të përshkruajmë një të moshuar që po i ngrys vitet e fundit në Shtetin e shqiponjave. Dihet me kohë se ata lexojnë gazetën që me natë, arsye për të cilën ata nuk do të klasifikohen asnjëherë si njerëz cool. Sikur të mos mjaftonte e para, janë dhe partizanët e shqetësimit për shkeljen e të drejtave të njeriut, duke treguar se janë thjesht “mbetje dogmatike” të së kaluarës, për rrjedhojë, të panevojshëm për tregun e madh të së ardhmes.

Ne më të rinjtë e kemi vendosur që të drejtat e njeriut janë të parakohshme, në këmbim të zhvillimit ekonomik. E drejta për jetën, e drejta e shprehjes, e drejta e jetës private, vijnë në radhë pas shifrave monetare. Sa herë do të thartoheshim për shkak të një kolegu myslyman ndërsa ushtronte ritet e faljes në pikun e punës? Pa e zgjatur, do ta shihnim si gjetje për t’i bërë bisht detyrimeve përkatëse, duke i dhënë të drejtën morale punëdhënësit ta largonte nga puna kur dhe si të donte. Sa mirë që vetëm komunizmi e ndalonte besimin e lirë.

Para komisariatit të qytetit të Vlorë tre të moshuar që nuk ishin familjarë të afërt të asnjerit prej anëtarëve të aleancës për shpëtimin e gjirit të Vlorës (të vetmit që nuk ishin në fakt) po diskutonin me zjarr për lirinë e shprehjes.

-Ti nuk më degjon, po të protestosh hyn tek të drejtat themelore.

Kushedi pse, megjithëse diskutonin me të njëjtat argumenta, dukej sikur kundërshtoheshin. Ndoshta, sepse ishin lebër.

Në ADN -në e një gjyshi lexohet urrejtja për Berishën, bezdia për Ramizin dhe dashuria për Nanon para dhe pas martesës me atë femrën që i prishi mendjen. Meta? Metën vetëm me dru do ta çonin, nëse do të pyeteshin. Po Rama? Nese kongresi e lë të parë, do t’u duhet ta votojnë përsëri. Të rinjtë duket se nuk dëgjojnë më me veshë.

Gjyshërit dinë të ndryshojnë, aftësi që ne, prurjet anagrafikisht më aktuale, nuk dimë akoma ta zotërojmë. Bisedat e gjyshërve nuk janë më për luftën e klasave, por për cilesinë e pluralizmit, duke ndërruar kah me 180 gradë. Poshtë këmishave gjithnjë të hekurosura ata janë komunistët e vërtetë, por kjo nuk i pengon të votojnë për PS - në e reformuar. Vënë në dyshim veprimet e tyre pa rënë në sy, duke qenë të gatshëm për çdo tranzicion.

Janë (ata egzistojnë akoma) më tolerantë sepse kërkojnë të mos drejtohen me dorë të hekurt. Janë të lirë sepse nuk u duhet pushteti. As nuk duket se joshen nga ajo që ne me dashamirësi e shohim si “torta e tenderave”. Mund të kërkojnë si nder ndonjë vizë për nipin që nuk do të punojë në Shqipëri, por vetëm kaq. Ndryshuan një herë kur pinë Koka-Kola dhe dukshëm u zgjenjyen, se nuk qenkësh ajo pija e rrezikshme (ferrnet e përzier me kokainë). Kjo limonadë shije karamele mirë që bëri lëmsh dynjanë (vetë xhaxhot në të ri ishin vetëkapur mat duke u hedhur në det për kanaçe bosh)… Shpesh i gjen të ankohen fshehtas se kapitalizmi qenkesh si kjo shishe, i ngjyrosur mirë, plot sheqer që të semur.....

Ata që deri cakohë më parë urrenin antenën që rikoshetë kundronte Dajtin, tani bëjnë zapping nga njëri skaj i lajmeve tek tjetri, pa i bërë naze dhe kanaleve me kod.

Një psikologe: Më mbytën plakat që shohin channel x. Problemi janë zezakët me përmasat e tyre. Gjyshet e mira, janë shumë të zhgënjyera nga burrat e tyre. Ndihen të gënjyera. U them që përmasa nuk tregon gjithçka por nuk binden.

Që gjyshërit do të vdesin, kjo është e sigurtë (dhe do të na hapin rrugën ne pleqve të rinj). Kur ata të ikin ne nuk do të dimë të jemi të ndjeshëm më shumë se disa fundjava. Do të lemë pamëshirshëm të plaken kutitë e shahut, do të zverdhim barcelatat sa herë të treguara po aq të padëgjuara. Do të bëjmë të pushojnë përgjithmonë partizanët që nuk i trembeshin gjermanëve shofer-si-Shumakeri (dhe jo ss si Hitleri). Do të ndryshojmë datën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Do ta vemë përfundimisht 28 nëntor, të brejtur nga pyetja pa përgjigje: nëse asokohe dera e kapitalizmit do të na ish hapur, a do të ishim pasuruar vetëm me ndihmat e planit “Marshall”?

Mbi sirtare, edhe për ca kohë, do të flenë proteza që kurrë s’kafshojnë si dhëmbët e vërtetë. Do të ikin me ta, historitë me zonjusha të bukura ruse që u thyen zemrat djemve të jugut, aspirantë-oficerë. Më rrallë tek pensionet, e më pas s’do ketë të tillë (kushdo nga të lindurit e pas viteve ‘70 që paguan rregullisht sigurimet le të ndihet i papërfshirë në këto kjo fjali). Do të vdesin gjyshërit dhe do të gëzohen ca nuse në meso-moshë se për bijtë e tyre do kenë një dhomë e kuzhinë (nga ato model rus) më shumë dhe një justifikim më pak për t’u martuar.

Disa do të ikin me gjak të ngrirë se “tradhëtuan” shokët pa e rrezuar Salën. Këta të fundit, në fakt, mezi do ta gëlltisin ikjen pa leje të shokëve të armëve. Por kjo është e natyrshme që të ndodhë. Askush nuk i është shmangur dot vdekjes as kur e vrau ZOTIN si Bimbash pushtues, në mes të qytetit. Jo për të ndjellë ters, por bashkë me gjyshin e fundit do të futet nën tokë edhe kopja e fundit e gazetës, qoftë kjo ZP apo ndonjë version në tentativë për të bindur për pavarësi redaksionale. Kjo është frika që kam më së shumti, pa dashur të bëj romantikun.

...

Kaluan si pa kuptuar 19 vjet me reforma politike. Pjesa më e madhe e tyre e përqëndruar tek sistemi i ri elektoral. Formulë pas formule, lulëzon ideja plebishitare se të presësh zgjedhjet pa bërë asgjë është punë serioze. Parazitizmi pa plan është kthyer në realitet përcaktues.

Koha e gjatë mes reformave, nuk ka provuar ndryshime kostante e të sigurtë për një popull. Më së shumti ka evidentuar paqartësinë në vizionin e shtetit, që ndoshta “dikush” (pas kaq kohësh e vë në dyshim) ende ka vullnetin për të ndërtuar. Historia si e vetmja shkollë mendimi, që ngadalësia e përmirëson, do të përcaktojë nëse kemi kaluar nga tentativa naive e plot imagjinatë për një demokraci utopike, në formatin aktual të qeverisjes nga klane të neveritshëm me stomaqe plot kapacitete surprizuese.

Kush do të mund të dëshmojë se këto reforma kanë qënë timoni për të marrë drejtimin e duhur drejt atij që ishte plani fillestar në vitet ‘90? Pasuria e shtuar në politikën dhe sociologjinë e mendimit të shqiptarit pas diktaturës ishte padyshim opozita, të cilën diku rrugës e humbëm. Partitë në formatin e tyre, duhet të ishin mjeti që do të çonte popullin drejt qytetarisë së përgjegjshme. Opozita akoma nuk e ka kuptuar se funksioni i saj nuk është pritja në heshtje duke hartuar listat e përfitueseve dhe aq me keq, të atyre ndaj të cilëve duhet të bjerë pesha e “hakës”.

Duke mos qënë istitucioni i servilizmit, në teori, opozita më kot krijon trampolina dixhitale, për të kapur fundshpinat e leader - ave më potentë. Kjo mënyrë pune nuk përfaqëson planin më frymëzues për të ndërtuar një shtet-prej-vërteti. Aftësia për të përqëndruar tek procesi zgjedhor tërësinë e jetëve personale, pssjell tretjen e funksionit primar të demokracisë.

Frika nga aktualiteti i fabrikuar në lajme (se mund të na ikë treni i fundit i shanseve), duke na larguar nga objektivi për një jetë më të mirë, asgjeson qëllimin thelbësor të demokracisë përfaqësuese. Ankthi se kartat e identitetit nuk do të shpërndahen, se kutitë do të jenë pa vulë apo se boja do të fshihet, përhapet në eter për të na zbehur qartësinë e mendimit.

Zgjedhja e disa njerëzve për të na përfaqësuar në kushtet e këtij interesimi 360 gradë nga ana jonë (edhe nëse nuk duam), e përkthen deformueshëm mesazhin si një përzgjedhje natyrore të më të aftëve për të zotëruar gjithçka (edhe ne vetë). Njëfarësoj, si kampionat në Wrestling ku fitojnë më të bëshmit në trup. Gjatë periudhave vakante nga një katër vjetësh tek tjetri (koha plot reforma), jo rrallë besojmë se lehtësohemi duke zbuluar se politikanët i kemi votuar vetë, pothuaj në përmbushje të karakterit tonë mazokist.

Noshta në mënyrë të pavullnetshme, ky pohim përforcon idenë se formula e demokracisë nuk është hartuar për të qenë funksionale. Përfaqësimi në moralin “egzistues” i ngjan filmave me aksion ku është e zakonshme të mos gjenden policë dhe të të duhet t’i dalësh vetes zot. Ky moral qendror e ka ç’bërë protagonizmin e demokracisë në sistemin të cilit i ka ofruar më shumë se sa përmbajtjen, vetëm logon-kanoçe.

...

Si çdo vit, edhe këtë herë do të festojmë rënien e komunizmit. Do të ketë patjetër garë intelektualësh për të treguar aftësi dëshmiprurëse të sistemit të vjetër. Përshtypja është se tani jetojmë në një sistem ku informimi dhe transparenca janë shtyllat që e mbajnë në këmbë të gjithë ngrehinën. Por në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, fituesit e zgjodhën sistemin që më shumë kishin për zemër, si pasojë ndoshta edhe e aleancës dhe solidariteti të përftuar nga mbijetesa e përbashkët ndaj luftës 5 vjeçare. U pa e udhës që ajo ç’ka kish mbetur të baraz-ndahej.

Çfarë më shumë se barazia mund t’u shkonte për shtat shokëve të luftës? Vështirë të thuhet, sepse edhe sot po të viheshin në provë, fituesit e një lufte do të rigjenin baraket e tyre dhe do t’u kthenin pasuritë tregtarëve, që për hir të pasurisë, kishin treguar vetëm dashamirësi ndaj pushtuesit. E vështirë të besohet. Edhe në filmat me kauboj, pas luftës me indianë del dikush që sanskionon se toka i përket të zotit (që për pak të vrau), dhe menjëherë ulen tonet për t’u arritur një marrëveshje para një gote vere të kuqe.

Komunistët e viteve të pas luftës vendosën të gjejnë rrugën e tyre. U menduan dhe gjetën zgjidhjen të cilën e vunë ata vetë në dyshim në fund të viteve ‘80. Disa plane 5 vjeçare treguan se me kokëfortësi u përpoqën të ishin historia vetë. Entuziazmi i investuar bëri që gjithçka të rivihej në dyshim. Po i njëjti proces mendimi, ku argumentat (sado naivë) për dështimin e sistemit, fituan mbi heshtjen dhe sollën demokracinë. Komunistët e vetë-analizuan të parët dështimin. Dhanë mesazhin e humbjes dhe hapën rrugë. Ata menduan.

Sot të paktë janë njerëzit që dinë se çfarë përfaqësojnë reformat e shpeshta si sufllaqe çasti. Të paktë janë ata që marrin pjesë në procesin e përkthimit të detyrimit që Shqipëria duhet të përmbushë gjatë procesit të shumë lakuar të stabilizim-asociimit. Drejtimi aspak transparent i shtetit (si organizëm) bën që i gjithë brezi që vjen më pas të jetë në kushtet e injorances së plotë për atë që do të jetë e nesërmja. Shumë shpejt do të votohet për përkthyesit më të mirë të direktivave të BE. Në në të vërtetë, edhe sikur angazhimi i Shqipërisë në këtë proces të mos ish i përkthyer, ai do të mbetej njësoj.

Gjyshërit tanë në kushtet e izolimit (për të cilin në një farë mase ishin dhe vetë fajtorë), menduan dhe gjetën zgjidhje, qofshin këto dhe të gabuara. Ata menduan, vunë në dyshim veten dhe të tjerët, gjë që i bëri të egzistojnë. Ne pleqtë e rinj, duke mos pasur asnjë mundësi për të aplikuar dyshimin metodik të Kartezios, praktikisht nuk kemi egzistuar kurrë. Ne do të mbetemi hije të një sistemi të cilin e kundërshtuam thjesht për kënaqësinë që jep procesi, kur bezdis më të rriturit.

17 Komente

Ah! Me pelqen metafora skizofrenike 'ne, pleqte e rinj'. kokes i ke rene (per rastet ditura tashme per protagonistet politike te Tiranes nen moshen 30 vjec)

Ke ndonje te dhene per "plakat e reja" si d.... smiley Prurje e embel...me humor te thelle ose te bukur qe "vret". Mire i nderuar . 5...

Megjithate si perfundim kisha nje pyetje i nderuar Andi !

 A ka ndonje shenje drite ne fund te tunelit apo ashtu zvarre zvarre nen avujt e "trimerise" qe shemben komunizmin smiley, kjo hije e cilesuar me te drejte "rini e plakur" do tretet ne horizont si nje kujtim i nje jete bosh , pa ideale , e genjyer dhe e mashtruar , e paafte te vendoste dhe te realizonte te pakten nje projekt ne jeten e saj ? E kishte kete deshire , e kishte kete mundesi , e kishte kete aftesi , e kishte kete pergjejgesi , e kishte kete vizion dhe nuk e lane .....apo si ?  Apo e  shtyne drejt krimit dhe jetes pa moral , ne frymen e pasurimit me cdo kusht , te diegjes e shklaterimit te cdo vlere qe quhej shqiptare ?

Drizo kapje-talizmi fillon gjithmone me nje akt vjedhje. Pleqte e rinj jane ata qe do e legjitmizojne vjedhjen. Nipat e tyre do e bejne pasurine rrush e kumblla. Mbeten sterniperit si shprese e vetme.

Rasti me i vyer ai i Anglise. Anglia e nisi rrugen e kapjetalizmit me pirateri(i rane Spanjes e i moren anijet me ar), e vazhdoi shpronesimin qe i bene Skoceve (i cuan vertet 'per lesh' se ja u moren tokat per mrizim delesh. Keta te gjoret perfunduan ne Kanada ku tani livadhisin si debila me kamiona me koqe hekri), dhe drogim te Kinezeve me opium. Nga keta do marrim shembull ne?

Qafo per qejf tat e timin , aty ke vjedhsit e floririt ( anijeve spanjolle) me duket se qe ngatru dhe nje hajdut francez qe e quanin Huan floriri . Po kete zyben e Frances e perlante nje Hasan Ulqinaku , hajdut deti me nam , qe mcifej ne liqer te Scutarit smiley . Po ne s'trashegum gjo mre. Dhe ato qe patem..... e filloi rinia e pjerdhur e ish kamunizmit me floririn e "xhon Mecgout " dhe e maroi Sala me ate te vjedhurin pa dashje ne magazet e Petreles , qe u zhduk ne drejtim te paditur smiley . Ne sic duket na ka mbete per hise si pasuri Kombetare " trashegim Mixhiste  qe rinohet dhe Forumet Rinore te Partive qe plaken per dite!

a ka drite ne fund te tunelit? po vallai, s besoj se andi do rrinte te shkruante po te mos shifte ndonje drite ne fund te tunelit. po dhe po s'qe drite, do jete ndonje xixellime molotovi.

Po ne fund fare nuk eshte pyetje per andin kjo, a ka drite ne fund te tunelit. Eshte pyetje per te gjithe nje nga nje, eshte pyetje per vetveten e secilit mbi te gjitha. dhe pergjigjen e kerkon te sinqerte, po nga vetvetja. nese individet nuk mberrijne t'i japin pergjigje te sinqerte vetes me ane te kesaj pyetje, me kot pyesin andin, apo njeri tjetrin...

ose perndryshe ka dhe shkelqim bosh ne fund te tunelit mund te jete dhe celja e zambakeve te shoqerise se konsumit, glamouri i reklamave individuale te njerezve qe s'bejne asgje por kundershtojne gjithcka, flluskat e sapunit te pajisura me diplome, rroba te bukura, e status social.

 Ajo drita qe sheh ne fund te tunelit eshte treni qe po te vjen perballe...Run!

Aman ore se kenaqet keshtu gjerash te bukura na bini te lexojme,jo bajga gomeresh!!!!

Hajde rrofsh dhe qellofsh o Andi,qellofsh me teper se mua me qellove dhe me kenaqe.

Hallal pena djale.

Ai shembulli pf , thone qe eshte kur tuneli eshte i hapur ...Dmth si ne rastin e shqipove  . Erdhi Sala me hordhi smiley .Run burra! Ndersa pyetja " a ka drite ne fund te tunelit " eshte per rastin kur germohet pambarimisht dhe s'ka te came. Nganjehere shkelqejne edhe syte e GOGOLIT  ose sykuqit e dhembegozhdes smiley 

Ka sol ka . Po jo ne duar te qaramaneve e servileve ..... Ne duar te guximtareve dhe kurajozeve . Si hapi i pare DENONCONI ne menyre te Rrufeshme strukturat e Forumeve Rinore Partiake . Ato historikisht jane sterprovuar qe jane rrypa transimisioni smiley  Pastaj do shihni se ate vend bosh do te duhet ta mbushni URGJENTISHT. Dhe sic i tha babai djalit ..." Thirini nevojes t'ju ndihmoje" .Thelbi i Rinise eshte dhenia e RITMIT te cdo shoqerie nuk eshte PRITJA ! Thelbi i RINISE eshte kerkimi dhe levizja nuk eshte meditimi . Rinia ne nje fare kuptimi eshte AKSION ose vet Aksioni !

Ja keshtu shkruhet!

O Andi, merr honorare ti per ket? Do doja me bo nji descriptive exploratory data analysis, thjesht nje korrelacion midis nivelit te perceptuar te cilesise se shkrimit (ta zeme nga 0 ne 10, ku 0 = s'ben nje lek dhe 10 = shkrim per se mbari) dhe honorarit ($ per faqe ose thjesht categorical Po/Jo). Kjo mund te analizohet psh me Pearson/Spearman Correlation nqse te dyja keto qe korrelohen jane continuous, ose me ate qe quhet "correspondence Analysis" kur i marrim si category. Nejse, po pritshmeria ime do ishte qe sa me i madh honorari, aq me "per ibret" shkrimet; nje parqadox ky po te dilte i vertete (jo i pari) - enadher mirekell of freedom.

Ose another brick in the wall of absurd.

Andi paguhet 0 $ per shkrim. Madje, do te paguaje, do te jape kontribute vazhdimisht per te botuar nje te perjavshme qe pas shume pak ditesh do te dale ne treg.

Ke kalu duke bere skulptura tani ! Nuk je mo piktor i thjeshte. Ben luane...smiley. Me ca e pi ate kafen e mjesit ?

Sot të paktë janë njerëzit që dinë se çfarë përfaqësojnë reformat e shpeshta si sufllaqe çasti.

Jo vetem qe jane te pakte o Andi,por i duhet dhe te pershtaten me te dehurit, qe nuk gjejne dot rrugen per ne shtepi te vet.Keta te dehur  nuk jane mesuar te pijne dhe ta mbajne rakine e t'a nxjerrin duke vjelle, mu perpara fytyres. Te ndotin rrobat e reja, qe ti ke blere,duke punuar me ndershmeri,tere jeten dhe i mban si te cmuara, pasi ti ja di vleren lekut.Pastaj ti qe e mban pijen vazhdon te pish e te pish pa shqetesuar njeri,derisa te plas shpirti.C'te besh tjeter te marret te quajne te marre!Dhe meqe jane shume here ne avantazh, per sa i perket rapotit numerik,detyrohesh te hash dhe ti sufllaqe casti,per te shtyre diten.Pastaj pret fundin,e kam fjalen reformen e fundit...

Tani krahaso ket shkrim "jo-honorars" me produktet e skotes "analiste" qe paguhet si te ishte profesioniste per mediokritetet qe brockullis ne shtyp. Sa e trishtushme, por edhe tipike.

Sol, ai koeficienti i korrelacionit midis honorarit dhe cilesise se perceptuar vej bast qe del diku midis -0.5 dhe -0.7

Tipike.

Një psikologe: Më mbytën plakat që shohin channel x. Problemi janë zezakët me përmasat e tyre. Gjyshet e mira, janë shumë të zhgënjyera nga burrat e tyre. Ndihen të gënjyera. U them që përmasa nuk tregon gjithçka por nuk binden.

wtf? smiley

Me poshte s'e vazhdova shkrimin. Ka ndonje xhevahir tjeter te tille? smiley

pik'n e fantazis' s'ke. I do gjonat gelldap! smiley

smiley

 

:-D

E di ate barcaleten me plakun e plaken qe i kujtohen kohet e rinise?

Dalin nje dite krah per krah plaku me plaken ne xhiro e shohin rruges çifte dore per dore, çifte qe putheshin, qe perqafoheshin. Edhe i thote plaku te shoqes.

A te kujtohet moj ne kohet tona kur ishim te fejuar.

Po, - i thote plaka, - me kujtohet

A te kujtohet kur te vija prapa e jot ate s'me linte te shikoja, jo me te prekja. Kur te vija ne shpi e jot eme me shihte shtrember nga dritarja.

Po, - i thote plaka, - me kujtohet. Se na futi ne kujtime edhe ti. A bejme sikur jemi te rinj e hajde me fishkello nen dritare.

Ik na ler rehat, se nuk kam terezi, -ja ben plaku.

Ngul kembe plaka. Aman, derman ja mbush mendjen plakut. Shkojne shpi e pasi plaka ngjitet ne apartament, pas nja çerek ore ja nis plaku medemek ti fishkellojne plakes.

Thththee, Thththeeeee nja nje ore se i kishin ra dhembet e nuk i dilte  fishkellima si dikur. Prit, hiç. Prit, hiç. Gjithe nerva ngjitet ne apartament i bertet plakes:

Po ti moj zotqene! A di se kam nje ore qe fishkellej. Pse s'del ne dritare?

Nuk me la nena, - ja pret plaka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).