KUR NUK LAHESHIM

Periudha totalitare e historisë sonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së studiuesve. Por edhe ne qytetarët e thjeshtë nuk i kemi lënë asnjëherë jashtë tryezave tona “

përse

-të” që na paraqiste ajo kohë. Diskutimet përfundonin ndonjëherë edhe në grindje midis miqsh, fjalët e rënda fluturonin nga cepi në cep i odës, por tek e fundit, jemi përpjekur t’u përgjigjemi pyetjeve madhore të llojit: Si funksiononte totalitarizmi? Si nyjëtohej ideologjizimi i masave? Si ushtrohej pushteti? Si shfrytëzohej arti? Si manipulohej historia? E qindra pyetje të tjera serioze si këto.

Më vjen pak turp, por mua herë pas here më vijnë pyetje shumë të çuditshme, që i përkasin periudhës totalitare. Kur kam mundësi, me shokë e miq, rrekem t’u gjej përgjigje, edhe pse e dalloj që, në prani të më të rinjve pyetjet e mia, bizare në vetvete, marrin nuanca jashtëtokësore. Kjo vjen ngaqë pyetjet kanë të bëjnë me përditshmërinë e asaj periudhe. Si rrjedhim, në rast se nuk e ke jetuar atë kohë, bëhet pothuajse e pamundur t’i kuptosh disa gjëra. Sepse ka plot njëzetvjeçarë të sotëm që marrin notë maksimale po t’i pyesësh për karakteristikat e diktaturave, por po t’i kërkosh të shkruajnë konkretisht biografinë e familjes, ai atëherë, për të mos thënë një autokritikë çfarëdo, ngelen detyrimisht në klasë. Të falur, natyrisht.

Kam kohë që kujtoj me shokët e asaj kohe ritualin javor të dushit. Aso kohe dushi nuk ishte i përditshëm si sot. Të paktën shtresa nga e cila e kam prejardhjen, lahej përgjithësisht një herë në javë. Në dimër laheshin fillimisht të rriturit (për të ngrohur banjën), pastaj futeshin fëmijët. Unë po e quaj dush, por larja e trupit bëhej kryesisht me sapllak, me të cilën merrej uji i ngrohur në furnelë me vajguri. Më vonë, dikush shpiku një lloj dushi primitiv me vajguri (e quanim skaldabanj&eumlsmiley, që pati shumë sukses, por edhe viktima. Po e ndërpres këtu shpjegimin, edhe pse e kuptoj që nuk do ishte keq të shpjegoja se në përditshmërinë totalitare blerja e vajgurit ose çarja e druve kishte peshë specifike të veçantë. Personalisht, as që e konceptoj dot atë kohë pa radhët tek vajguri, apo pa zhurmën e sëpatës në dru.

Pa e zgjatur po ju përcjell pyetjen time: Përse nuk mbanim erë në atë kohë? E kuptoj fare mirë që pyetja mund t’ju duket e habitshme (në rastin më të mir&eumlsmiley, gati e pakuptueshme për ata që nuk e kanë jetuar periudhën para demokracisë, por pyetja mua “më mundon”. Sot, në perëndim, por edhe në Tiranë, po nuk u lave përditë kundërmon erë të keqe. Madje në verë dushi i mëngjesit nuk mjafton, se e përfundon efektin andej nga paradreka. E përsëris: Përse nuk mbanim erë? Si rregull, duhet të ishte e kundërta, meqë ecja në këmbë ishte i vetmi sport i detyrueshëm (mungesa e automjeteve private) dhe meqë veshjet sintetike kishin monopolin e tregut, madje ndonjëherë paraqiteshin me aureolën e modës.

Këtë pyetje ua kam bërë shumë miqve. Shpjegimet kanë qenë të ndryshme, ndonjëherë “ekstravagante”. Shkurtimisht, po jua rendis më poshtë.

1. Mungesa e ndotjes së mjedisit. Nuk mbanim erë sepse mjedisi i atëhershëm nuk ishte aq i ndotur si tani.

2. Faktori hudhër. Në fakt, mbanim erë të gjithë, ndaj askush nuk e ndjente erën. Si puna e hudhrës, kur e hamë të gjithë nuk ia ndjejmë erën e rëndë.

3. Përparësi jetike. Mbanim erë, por nuk e kishim mendjen, sepse duhet të luftonim për mbijetesë. Kishim halle më të mëdha. Si të thuash, nuhatja shërbente për kurthe më të rrezikshme.

4. Faktori kimik pastrues. Sapuni i atëhershëm (15 lekëshi, për ata që e mbajnë mend) ishte shumë i fortë (në fakt i prodhuar për rroba) dhe e lante shumë mirë trupin.

5. Çështje gjenetike. Jemi racë e pastër, e kemi djersën të kulluar.

6. Struktura ushqimore. Hanim pak dhe gjëra të shëndetshme. Ushqimet e asaj kohe nuk kanë të krahasuar me të sotmet, të cilat janë produkt më tepër i kimisë dhe i gjenetikës se sa i tokës.

Mund të ketë shpjegime të tjera, ndaj diskutimi mbetet i hapur. Unë po iki, duhet të bëj dush…

13 Komente

smiley po te jap nje pese per piken pese

5. Çështje gjenetike. Jemi racë e pastër, e kemi djersën të kulluar.

Hahahha, rrofsh o Flo qe e ndricove kete. Shkrim shume i rendesishem. Madje mu kete mengjes po diskutonim ne zyre pse ne ate kohe nuk i lanim rregullisht dhembet dhe pse cuditerisht nuk prisheshin keta te fundit. Pergjigjja ishte e thjeshte: nuk hanim cokollata, por edhe kur i hanim, keto ishin bio.

Per cfare cokollatash bio flet kjo tropizma?

Ke dale jashte teme.

lase hera e dyte qe me drejtohesh sot, po ndjehem cuditerisht e nderuar.

ne fakt ka ca tema qe, kur perpiqesh t'iu futesh brenda, del automatikisht jashte; ceshtje hapesire.

me pelqen dalja nga skena.. une po iki duhet te bej dush!

Sapuni i Rrogozhines, more, qe i bente rrobat xixe se kishte sode me shumice, sa nuk krahasohet me gjithe pluhurat lares qe jane tani. smiley

 

2. Faktori hudhër. Në fakt, mbanim erë të gjithë, ndaj askush nuk e ndjente erën. Si puna e hudhrës, kur e hamë të gjithë nuk ia ndjejmë erën e rëndë.

 

 Une votoj per kete smiley

Nejse, une vertete bej ca shaka lart e poshte, por tani po e mbledh pak veten : vertete "peizazhet e fjales" kane vajtur deri ketu sa te shkruajne budalliqe te tilla ?

Te pakten budalliqet e mia shoqerohen me pullen perkatese : "kujdes, jane budalliqe", por keto te mesipermet me shiten tjeter per tjeter.

Po pati ndonje qe me shpjegon pak : ç'do te thote e gjithe kjo paçavure me lart, perveç thirrjes se briut per t'ia mesyre nje lukuni e tere qe pas pak oresh do te versulen me arançatat, vapiqet, kasatat e tyre 7, 10, 12, 15, 30 lekeshe.

Oops, u bera shume serioz.

po pse mo hurbo, trajtimi i temave madhore per njerezimin i jep detyrimisht shkrimit cilesine apo rendesine ?

Mendoj " peisazhet e fjales " eshte nder te paktet qe mund t'ja lejoje vetes te shkruaje per tema te tilla pa rene ne zakonshmeri..apo banalitet.

Ska asgje te keqe te kujtosh vapiket ,kasatat,gurabijet 5 lekeshe e keshtu me radhe...ato te kane bere burre te forte :&nbspsmiley te afte te shohesh Arte e te besh shetitje ne Sene

faktori hudher;

Ku ma kujtoi skaldabajen me vaj guri, ne Berat e kam blere se nuk kishin ardhur deri tek ne.

Kur e venim ne pune, dukej shtepia si motobarke.

Me vone jam kam shitur nje Greku , per 200 dollar si kazan rakie antik.

skaldabajen me vaj guri, ne Berat e kam blere se nuk kishin ardhur deri tek ne

Te rrebelat mo?

Mbas 50 vjetesh do pyesim si ka mundesi qe ne 2009 kemi hecur rrugeve pa maska kundragazi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).