Kur gruaja hakmerret permes billbordit

Nuk di si eshte ndier Steven-i, as se cfare ka qene pergjigjja e tij, mirepo e di qe ky eshte billbordi me i mire qe kam pare ndonjehere:

Shperndaje kete artikull:

113 Komente

"poorly-endowed slimeball"!!!!

Aj aj aj smiley

Boooo, edhe unë e çoj rrogën tek llogaria bankare e gruas... më duhet të preokupohem? smiley

....shif ça bohet smiley
...ju (seksi kundert) duhet te flini te gjithe me nje sy hapur, se si dihet smiley 

S'kanë faj çunat që lidhen vetëm me çuna... bëni kshtu juve, ene pastaj s'ju ngelet vetë të shikoni djem të lumtur të dashuruar me njëritjetrin smiley

Homo-t jane me keq se femrat per pune hakmarrjesh.....ke parasysh nje femer histerike ngrije ne katror dhe do kesh parasysh nje gay smiley 

fantastike, konfirmoj "ky eshte billbordi me i mire qe kam pare ndonjehere" !

 

Epo kur propozohen gjindja me billboard, pse mos te ndahen me billboard smiley.

PS: "poorly-endowed slimeball" - kshu labce: te lumte, motra smiley

Ky eshte boomerang per Emiline, me duket mua... Tani, sa per te bere avokatin e djallit... tek dera e Emilise, une do te lexoja: KUJDES!!!! KAFSHON!!!! 

Edhe nje gje, pse nga llogaria e perbashket budallaqja? T'i kishte marre ato para, te kishte mbyll llogarine dhe te kishte shkuar per ca pushime te mira per te qetesuar shpirtin e vet te trazuar diku nga karaibet dhe t'i linte pendet Stivenit me nje pusullke qe kullon mjalte...

"I dashur, une po nisem per ne Karaibe... Kam nevoje per nje periudhe reflektimi... Kur te kthehem, mos te te gjej ne shtepi.... " smiley

 Ka pas nje billboard tjeter te papare ne downtown Chicago, jo shume larg Sears tower. 

E kishte nje firme avokatie e specializuar per divorce, dhe billboard kishte nje femer dhe mashkull, te dy super-modela. 

Citati poshte: Life is short, get a divorce!!!

Nuk e kuptoj pse kjo Emily ,paska pas mendjen e Shqiptareve gra!

smiley

qenka tip fare kjo gruja smiley

 

Kjo eshte nje hakmarrje shume e civilizuar. Do kisha shume deshire te njihesha me kete grua por nuk di se si.

Do që të dalësh rruar  e qethur? smiley

Edhe me lot ne sy them une. Teper e nxehur, tjetra per momentin.  Hakmarrja eshte nje pjate qe serviret e ftohte dhe atehere mund ta shijosh... plotesisht fitoren. smiley

nuk ka menyre me te bukur se kjo, per t'ia mbledhur paq nje burri

bravo gruje, bravo smiley

Po ho mi ju mblidhjani i cik burrave ,mos u mburrni me te tjeret !  smiley

Kjo eshte nje hakmarrje shume e civilizuar

Ku ka civilizim tek parja !?!

Ti mbash vec-e-vec paret , ky eshte civilizim!

 

dhe ne fund, pasi i ra mire lapsit dhe pasi billbordin e lau shiu, gruja i tha burit  :

"E mo mire, se te pakten kjo e jona qenka me e mire se e atyre"

she si krekosen me budallikun e tjetres smiley 

gru qe sja di per nder burrit! ene i thote ske pik muskuli, ene se le me shku ne palester smiley  

Shkofshi ne palester, njehere e mire jarabi smiley

chene, me shkrive, your sense of humor was missed smiley.

thuaj mire qe nuk pagoi ndonje reklame ne televizion

 

 

Kjo s'eshte gje hiç ne krahasim me ate qe i ndodhi nje kolegu para ca kohesh: ne pune kemi rrjetin e brendshem te komunikimit dhe me nje klick tek "dergo gjithe departamentit" mund ti besh namin tjetrit. Tani per thjeshtesi, laptop-in privat e bejme log-in automatikisht. Kap gruaja me te dashuren kete budallain, te nesermen fotot e ketij bashke me ate femren e urte lakuriq ne e-mailin e gjithe departamentit. "E njihni kete bastardin? Po kete k**ven?" Mori pushimet e pershpejtuara i shkreti bashke me noren, si pame me per jave te tera.

Ajo "Do I have your attention now?", me shkrin gazit.

Pjesa tjeter, gallate per dynjane, qe ate do.

ndersa mua  me kujton ate pjesen nga filmi "spanglisht"

kur u thote kjo meksikania atyre

"nuk duhet te fle kesaj rradhe ?"

Mund ta imagjinoni se si jane ndier te gjithe ata persona me kete emer qe jane te martuar me Emily. Kjo tregon qarte qe meshkujt mendojne me "COCK" dhe paguajne shtrenjte me kuleten.

 Hem! Kjo gruja do kete vujt shume qe ka arrit deri ketu. Nganjehere nuk u ve dot faj robve...

Megjithese nuk eshte per te gjykuar se kushedi si i ka pasur kjo Emily punet qe ka marre masa kaq drastike, une nuk kam per t'a kuptuar kurre manine e Amerikes se Veriut per t'i nxjerre te gjitha te palarat e jetes personale ne publik.

 15 minutes of fame...?

'15 minutes of fame...?'...perhaps...po kam pershtypjen se ka te beje edhe me nderimin e tepruar ne Ameriken e Veriut ndaj konceptit te hakmarrjes ku 'ai qe ka te drejte' ne fund del 'fitimtar' dhe gjen paqe kur hakmerret. Personalisht mendoj qe koncepti i faljes se fajit qe eshte bere nga ana e viktimes eshte me frytdhenes. Eshte nje keqkuptim me kete koncept ku shumices se njerezve kjo ju duket jo e drejte pasi i lehteson gjithshka atij qe ka bere fajin kur ne te vertete falja ndaj demit te bere eshte shume me me teper dobi per viktimen. Ajo i mundeson viktimes te beje paqe me te shkuaren dhe te merret me te ardhmen pa e ngarkuar ate me komplekse. Nqs vazhdohet me hakmarrje, viktima nuk be gje tjeter vetem se vijon te harxhoje energji per nje kauze qe e ka treguar me se mire qe nuk e meriton.

Let it be...thoshte Paul i madh...

Me dhe shkas te mendoj per filmat amerikane, qe ne pergjithesi finalen (cjerrjen e maskes lol)  e kane  ne menyre sh plateale. (Scent of a woman, Wall Street, Disclosure... keto me vijne ne mend pa u menduar sh).

Ky eshte stimulim ekonomik qe ju jo-amerikont smund ta kuptoni smiley    

Po sikur kjo Emily te kete genjyer?

Kush do tja rregulloje reputacionin e Steve-s,pasi te dale genjeshtra?

Pasi dihet se deri tani ne te gjithe e kemi marre per te vertete ate qe thote Emily,por mund te mos jete e vertete.

Genjeshtra e pare e Emily fillon tek vetja duke menduar qe mund te pronesoje nje qenie tjeter njerezore. Genjeshtra e dyte eshte perdorimi i moralit social per te denuar mashkullin qe s'arriti dot ta mbante te lidhur per vete. Genjeshtra e trete eshte qe nuk konsideron veten si faktor i asaj qe beri ai mashkulli i urte.

Genjeshtra e pare eshte qe ate e genjyen...

.

ose.... mund te jete kshtu...:

 

ky steveni me emiline kane ndoshta nja 3-4 vjete bashke edhe kane nje femi me emrin jack... mirepo steveni ka nja 3 muaj qe shkon me kte tjetren, me emrin sarah ndoshta.. edhe kjo e fundit eshte shume uncomfortable me faktin se po prish nje familje edhe se nuk eshte e afte te gjej nje mashkull te pazene vete... mirepo steveni ka nja 4 jave qe po i thot se se shpejti do i kerkoj divorcin emilise por saras kjo sja ngroh tamam zemren sepse.... e para e punes..... ajo e njeh veten e vete se kush eshte.... edhe..... ideja se dikush do te kerkoj divorc nga gruaja e tij 2 muaj pasi eshte njohur me kete.. i tregon asaj se ky ne fakt eshte shume vari lesht e palare. Pervec ksaj, pas ditelindjes se nje te treti ku te dy kta ishin ftuar... ajo thjesht donte te shkerdhehej fort (hardcore) prej dikujt.... dhe s'e pat kurre ne plan te lidhej me stevenin,, mirepo steveni qelloi te ishte aty edhe perfunduan te dy tek apartamenti i saj....... tani emilia e morri vesh edhe pas ktij billboardit saraj s'e sheh me stevenin as si mashkull te dikujt tjetre... por s'i ushqim i kthyer mbrapsht..... per nja 2 jave kjo ska per tja hapur telefonion stevenit... edhe pastaj kur te perplasen aksidentalisht ne pune ajo do i thot se ndihet shume keq qe u be shkaktare e ndarjes por nderkaq asaj do i tingelloj ne vesh "poorly-endowed slimeball"... pas 2 javesh steveni do diagnozohet me grip te derrit edhe do vdes.

mos renc ndonjehere ne dore te gruas..................se .................

Dy gram tru kane(femrat) dhe shiko sa keq e perdorin.........ja qaj hallin Steven-it........ska pas faj i shkreti...........

na marrshi te ligat smiley

plaset duke u solidarizu me stevenin

Arber, degjo mua, mbaji ato komentet per vete ndryshe mund te perfundosh me ndonje me me teper se 2gr. tru- qe sipas llogjikes tende i bie te jete mashkull- se femrat kane per te var kanoçen. smiley

La_rosee, Emily e shkreta nje reklame vuri me paret e veta edhe se lene rehat robte. C'fare fitoi? Po hic kot, kerciti njer dhembet ne menyren e vete, ashtu si ja dha kaqolja!

Te kishte ndodhur ty apo ndonje Albo tjeter i kishe vene flaken Manhattan-it.  smiley

Revenge Albanian style! smiley

Une jam paqesore. smiley Te pakten kur behet fjale per parate e mija. smiley Pastaj flaka vihet in a subtle way mo, qe plasa duke te dhene mend dhe ty po merr vesh ti?! smiley

Un nuk po ju shaj gje.............edhe meshkujt 2 gram tru kane vecse i vendosin ne perdorim nje cik me mir...............saper logjiken time se femrat do me varin kanocen ka ndodhur e kunderta(ja kam var un kanocen femrave dhe kam zgjedhur ate qe kam dashur e ne pergjithesi aq sa kam dashur)........edhe me femra si puna jote........te zjarrta per te mbrojtur kauzen feministe , antimaskiliste.........

ajo puna e  bolleve eshte lavderim apo sharje, bre burra? Po te jete sharje, ja ka fut kot pasi i ka patur te tilla edhe para zbulimit apo do i jene prishur pas tradhetise,    Amani or na i tregoni nje cike, sharje apo lavderim eshte ay???

poorly-endowed slimeball

 

A mund ta perktheje dikush kete shprehjen me lart?

flmnd

Ja fut kot La_rose, se ktu te Peshku s'kemi asnji nga ata t'asimilumit që të na e përkthejshin... shyqyr që ju flasin kalamajt anglisht smiley

Edo, ketu vika era t'asimilushmish-fallso. Mashtrim, burra. smiley

pra, kuptimi ne shqip do ishte???

adriatik,

C'rendesi ka c'fare eshte? Per kur.aret eshte lavderim per ata qe s'jane sharrje. Merr e zgjidh vete tani.. smiley

drini,

poorly-endowed- e ke bibilushin e vogel  slimeball - dicka qe rreshqet shume ose me mire si "ngjala" e detit , dinak.

thanks o liqen. po mire atehere, pse qan kjo emilia per nje te tille, ne fakt ajo paska shpetu.

radha, tjetri.

ate them dhe une o drin shpetoi.. Po ec e mbushi mendjen La_rosee , Mondes dhe kryeneces ti..  smiley

Kok-forte !

liqeno si tha franceso nuti te "gjithe faji eshte i parajses"

më la maria por e vendosa une i pari smiley

hahahaha sa e forte.. Mire ta ka bere taksixhiu. Te ka ardhe hakes..   smiley

qe ta shpjegon dada pse qan Emilija: Emilija qan ses'ia ka pa nojherë lezetin Stivenit, po asht tutë me nejt vetëm dhe ka thanë me vete: ma mirë me te, sesa vetëm. po ashtu ka mendu se me atë qullavec, nuk do t'shkoje t' gërmoje fushë e m'fushë, po do t'rrije me Emilinë qi e do dhe pse nuk asht i papam'.  edhe tashti qan se i kanë dalë hesapet keq. qekaq.

Un kujtojshëm se erdhçe për me na ndëriçuar na agnorantave smiley

pse a t'hejt, ç'pietje keshnje ti?

Qyyyyyyyyyyqja!
Kuuuuuuuuje'!

Paskshe shku për TM m'dukna.... sikur se din .... keshnje do tempo qi e bojshe vollnetarrisht...  smiley

ë? vollnetarrisht do e bëja dhe kësaj here, po s'e mora vesh ça doje.

dez ma shpjego njecike kete videon e ksaj se kam turp ta degjoj ketu ku jam smiley ka njerez verdalle smiley

hihihihi

pse ke turp ta shofesh te verteten ne sy lol

hic sta shpjegoj...

hahah

aman se keto kenget e bbf se te diskretitojne

mora nje here taksi dhe e coi te tallavate ai robi

une rreshkita poshte sediljes nga turpi

po me ke ishe ti ne taksi qe te erdh turp mi gru ?

APo me nai doktorr shkencash smiley

po vetem moj , po ai taksisti e ngriti ne kupe te qiellit dhe hapi xhamat

une uroja me veten mos me shihte ndonje i njohur me ate muzike ne sfond  smiley

sheeeeeeeeee

po ti hyp m'taksi t'verdhe mi gru, mos e bej veten per imijlek ma pak ene t'hypsh neper lloj lloj benzi pa licence, ene t'kujtojne dynjaja se pale ....

se po t'pane n'taksi t'rregullt, e dine qe kasetofonin e kontrollon shoferi, ste vejne fajt ty

jalla shofer jalla smiley

 

e licencume dhe e verdhe qe moj

 taksisti qe n'rregull serioz tjetri, (me perjashtim te shijeve muzikore)

aaa

epo mire, anej ka fshati im ty do te te thonin : "Ti dashke zorre mi gru " smiley

smiley

Mos i bjer m'qaf taksistave se hallexhinj jane te shkretet smiley

me ne fund e degjova videon  smiley

 

 

Shume e bukur, por me duket se e kam pare ne gazeta para shume kohesh.

Apo ndoshta eshte nje rast i dyte?

c'gazete mer bir

kjo dhe te tjera ka 100 vjet qe vjen rrotull neper email-e me gallata ne .pps

 

E njejta eshte, ka me teper se nje vit qe sillet verdalle.

Ah, ok! Thashe mos ishte kthyer ne mode ky tip lajmerimi! smiley

Emily e dashur, nuk eshte fundi i botes qe humbe nje trap, se ka me shumice. Nuk kane faj meshkujt. Ata mendojnë për dëshirat e tyre seksuale çdo 52 sekonda, ndërsa në trurin e femrave kjo dëshirë vjen vetëm një herë në ditë. Në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe gatishmeria e përhershme e meshkujve për të qenë në kontakt të afërt me gjininë tjetër, qoftë edhe me një femër të panjohur që e josh.

Te sygjeroj te gjesh nje shqiptar se i kemi te beses, edhe po na tradhetuan na tregojne te paktenTongue 

Ata mendojnë për dëshirat e tyre seksuale çdo 52 sekonda

Po ti ku e di kete? Pse shpif moj xhane? Se ka edhe raste qe s'te shkon mendja per 52 vjet me ndonjeren.. smiley

vetem 1 here ne dite???? thats cant be true! where did you hear that?

Tek revista JETA twintip! Pse se lexon ti?  smiley

a ok... thash se e ka lexuar tek Cosmopolitan sepse cosmpolitan rrejne. smiley

 ketlina, 

ketu ne amerike, sic ti e di mire, ligji thote qe te dyja palet duhet me qen dakort. smiley  Tani, nese ti, bi fjala, meno per ate pune 1 here ne dite dhe mashkulli jot do menote si ty, po nje here ne dite, atehere shancet jane qe per shkak te mos perputhjes kohore ne te ishim rrace ne zhdukje. smiley 

Pra mashkulli jot, qe meno per te miren e rraces, ngaqe e di qe ti meno vec nje here ne dite, ka rrit frekuencen e mendimit te vet per te shtu shancet e perkimit smiley sta di njeri per zot!!!

chene, mos i ngatarro gjerat he te keqen, thjesht kjo qe shkrova eshte nje zbulim i koheve te fundit. Pastaj ne dhjetvjecarin e pare gruaja e do burrin ne shtepi, kur kalon 10 vjet i thote po ik ore dil me shoket per kafe se ngele mbyllur ne shtepi. Big Grin

zbulim i koheve te fundit!  hahahahahaha

Me qafsh thuaj te verteten ti e bere zbulimin? smiley

Ketlina,

keto fakte qe jep ti ketu perfshijne edhe grate shtazena apo jo?

Kam nje shok ketu qe po trembet nga e shoqja shtazene, sepse dhe ajo mendon per deshira seksuale cdo 52 sekonda smiley

ujk po ajo eshte ne muajt e mjaltit ore dhe i falet, ajo keto muaj do mbaj mend gjithe jeten e saj. I thuaj shokut tend mos te trembet se trimi i mire me shoke shume Smile

Po ky eshte femija i trete, sa muaj mjalti duan grate smiley ?

Pastaj mire e ke ti, trimi i mire me shoke shume, por te gjithe keta kalamanj me cfare do mbahen?

por te gjithe keta kalamanj me cfare do mbahen?

Me djersen e ballit te burrit te ndershem (dmth his three jobs) qe do familje tradicionale me 5 klysher, gruan ke votra dhe gjellen e ngrohte ne tavoline kur kthehet. smiley

Avash, avash La_rosee,

Nuk do ai femije, por gruaja, sepse eshte rritur jetime ne shtepi te femijes.

Ah Emily, kjo nuk eshte rruga e duhur per hakmarrje.

Ai "poorly-endowed slimeball" keshtu ishte edhe para se te te tradhetonte.

"Gjithcka eshte ne kasete" - mos do te thote qe Emily ka paguar nje hetues per ta ndjekur apo ndonje honey nga honey trap agencies per ta joshur?

Nese kishe dyshime do te ishte mire te uleshe me te e ta zgjidhnit kete pune mes jush.

Duhen prova per te zgjidhur martesen ne baza thyerje martese dhe per te rrjepur nga parate kete slimeballin ndaj mire ja ka bo. smiley

Emily e dashur, nuk eshte fundi i botes qe humbe nje trap,...

...if that, do shtojsha une!!! smiley

 

Ika!

U flliq Peshki per sot! smiley

Duhen prova per te zgjidhur martesen ne baza thyerje martese

Nuk e kuptoj.

Padine per zgjidhje martese e ben ne ato baza.

Po kjo nuk eshte e nevojshme. Nese dyshimi ka hyre ne mendjen e saj, martesa ka mbaruar. Pastaj sot nuk eshte fare e veshtire re ndahesh, me apo pa prova.

Procedurat e nje divorci ne baza te tjera jane shume me te ngadalta se ato bazuar ne thyerje kurore martesore. Nje gje tjeter eshte qe divorci ne keto baza te shpejta mund ti jepet vetem pales te pafajeshme, jo pales tjeter. Per palen "e pafajeshme" shpesh ka favore financiare duke pare qe mund te ja nxije jeten pales tjeter duke e terhequr ne procedura te ster-zgjatura ligjore.

Po qe per t'ia nxire jeten pales tjeter, ajo vetes ia nxin. Sepse Steven pret qe te zyrtarizohet divorci me te dashuren e Emily shkon ne shtepi duke e mallkuar dhe duke qare vetem.

Se dija qe bota qenka nen-populluar aq shume nga meshkujt. smiley Pastaj aq lehte mos e merr pasi ka raste ku institucionet ligjore marrin parasysh bazat e divorcin ne momentin qe bejne ndarjen e pronave dhe sasine e spousal support.

Sigurisht qe jo, por nuk ka kohe Emily, sepse po mendon si te hakmerret sa me shume ndaj Steven-it.

Sic te thashe dhe mesiper aq budallaqe s'jane femrat qe sigurojne provat e thyerjes te kurores se kur vjen puna tek ndarja e pronave dhe spousal support ka institucione qe fajtorin e nxjerrin ne benevreke. smiley

Po, po.

Prandaj te gjitha gazetat jane te mbushura me histori dhimbjeje te grave te tilla.

ujku sa me seriozitet  e ke marre smiley

mua me mjafton fjalia e pare per te mos e marre smiley

me vjen te qesh sa here e lexoj

Nuk e di as vete pse u bera kaq serioz. Ne fillim me erdhi per te qeshur, por pastaj m'u kujtua se sa te vrara i le femrat ky proces.

po ti je flori kam thene une smiley

 

smiley

Te pakten shqiptaret nuk qahen per bilbilushat, se pjesa me e madhe e burrave jane bo synet dhe durojne sa t'dush.TongueTongueTongueTongueTongue

Big Grin

Big Grin

Big Grin

Ne fund faren qe te qetesohet poplli, ne origjinal aty eshte nje reklame e Zara, kurse batuta eshte vene siper me Photoshop. Shperndahuni tani,dhe futjani ndonje birre apo akullore sipas deshires.

steven  eshte  viktima  e rradhes....ahhaahha

Ose e ka vene CBS vete per te krijuar viral marketing qe te flitet per te edhe neper blogjet shqiptare smiley

Nje fushate publicitare e tille u be ne Toronto para disa vjetesh ne stacionet e autobuzave per t'i treguar publikut dhe investitoreve qe reklama ne stacione autobuzash eshte me efekt dhe vihet re nga te gjithe...

Nje gje kam pare jetu ne SHBA.Ndoshta e kam gabim,por shumica apo te gjitha ato femra qe jane te zjarrta ne ceshtjen e feminizmit ose jane te pamartuara ose jane martuar disa here dhe tani rrine me macet apo qente.

Dua te diksutohet rreth ketij fakti.Mendoj se feminizmi i tepert apo ekstremizmi kane bere qe meshkujt te tremben dhe te mos ju afrohen.Ne rastin tjeter ato qe kane pastur sukses te martohen,ja u kane sjelle aq shume ne maje te hudes burrave pas martesen sa qe i kane ndare.Ose ju jane dukur burrat shume te rrezikshem per kauzen e tyre dhe i kane ndare ato.

Seriozisht tani!

Mendoj se setatusi i atyre qe paraqesin feminismin ketu ne SHBA eshte bere pengese per vete ceshtjen e tyre.Do te ishte me mire qe kete ta paraqesnin gra te martuara njehere ose qe jane ne martesa te gjata.Keshtu sukesei do te ishte me i madh pasi edhe meshkujt do te ishin me pak kundeshtues apo skeptike rreth ketij procesi.

Por c'te besh qe femrat apo ato qe perfaqesojne sot feminizmin ja u bejne vete gropen femrave!!!Pasi e shane me nene dhe moter Hillari Clinton dhe Sarah Palin keto feministe heshten.Nuk thane asnje fjale,nuk bene asnje proteste.Po keshtu heshten kur u sha nga te gjitha anet me rrenje dhe dege Miss California sepse shprehu nje mendim qe e kane 70% te amerikaneve dhe te gjithe kandidatet per president apo dhe presidenti i sotem dhe zvpresidenti i SHBA.

Me keto te fundit mendoj se levizja feministe eshte bere thjesht nje levizje majtise qe nuk can koken fare per statusin e femres.

Sa mire do ishte sikur shkruesi te kishte bere pak kerkime. Edhe te vetquajturit mbreterit gabojne...

Ky billbord eshte vetem se manipulimi me kreativ me marketingun viral ... Qe ne shikim te pare verehen elemente qe ta bejne me dije se behet fjale per ndonje zyre detektivesh ose ndonje kursimore e parave tuaja. Jam i vetedijshem se ne trojet shqipfolese akoma marketingu tradicional nuk e ka zene poziten e vet qe i takon, e lere me keto format e reja, prandaj edhe reagimet dhe komentet e njerezve nuk mund te jene se kjo eshte (krye)veper marketingu, por ata thjesht kenaqen me humorin qe ofrohet ne ate billbord, duke mos e verejtur mesazhin qe fshihet mbrapa gjithe stories. Sidoqofte, edhe ketu te peshku Virali i kesaj reklame paska arritur qellimin e vet. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).