Kundravajtje

Këto degë,
ishin të destinuara që të thaheshin
sipas të gjitha
gjasave,
fakteve,
parashikimeve...
dhe ashtu të thara të priteshin.

Ka kohë që mbajnë mbi lëkurë
shenjën e kuqe
të shënuar nga druvari,
pas një pranvere të dështuar.

Sot fshehurazi, një syth i gjelbër
bymeu ashpërsinë e lëkurës së murrme
dhe stepi sopatën…

10 Komente

E shkelqyer. Nga ato qe mbahen mend gjate. Imazhi eshte i perkryer. Merci, Kamomila. 

 

Ces branches-là,

selon tous

les faits,

toutes les attentes

et les prévisions,

étaient condamnées

à sécher,

et ainsi,

toutes mortes,

à être coupées.

Ça fait un temps qu’elles

portent sur l’écorce

la marque rouge

du bûcheron,

suite à un printemps avorté.

Mais aujourd’hui,

un bourgeon vert

a fait craquer la peau

dure et sombre

et fît arrêter net la hache.

Me pelqen dhe mua, eshte e thjeshte dhe mesazhi i nje jete qe rilind percillet shume bukur, e embla kamomile. smiley

 

Kamomil, shume e bukur, me pelqeu. Pata pak problem me vargun e parafundit por u kujtova qe eshte poezi dhe gjuha ketu iu bindet ligjeve te tjera. U riktheva dhe lexova "Rondonda" sepse me ka pelqyer veçanërisht. Pershendetje.

Hurbinek, AnaH, fh, ju vleresoj shume te treve.

Faleminderit per komentet

Edhe ti me te kuqe, moj bije ?

Me ne fund. Te uroj qendrim te kendshem. Dhe kur te kthehesh, na fol ca fjale te mira se kam nevoje per ca optimizem.

Dhe une te jap fjalen te te perkthej dhe nje poezi tjeter, nga ato qe me pelqejne mua.

Salut.

pro apo kundra nuk ka rendesi!

sipas aresye-hetimit nuk eshte aspak kundravajtje sepse natyra - sipas aristotelit - ben vetem iterin e saj. une e kuptoj qe poesia eshte jashte natyres por eshte njekohesisht edhe jashte republikes se Platonit qe do te thote:

jashte

jashte

jashte

jashte

Ne qofte arsyeja e hetuesit keshtu, kushedi sa te pandehur paske marre ne qafe.

Platua po fliste nje dite me Riston.

P : C'ben mo, nga ke humbur ?

R : Po hiç mo hiç, ja ullinjte po piqen.

P : Bereqet i madh sivjet.

R : Po, por jashte eshte jashte dhe brenda eshte brenda.

P : Si keshtu ? C'lidhje ka me ullinjte ?

R : Asnje lidhje. Por ama, jashte.

P : Mire, jashte.

R : Dhe nganjehere brenda.

P : Po, ne te rralle.

R : Sa per te thene.

P : Sepse kushedi.

R : Po, vertete, kushedi.

P : Po iki.

R : Jashte ?

P : Po, jashte.

R : Une po rri brenda.

P : Mire.

R : Mire.

Me falni qe trokas vone por kisha hequr spinen kibernetike me qellim mbrojtjen e syve nga poli negativ i poesise!

Sa per shqetesimin e hurbinek-ut ajo nuk ishte e nevojshe sepse nuk ka me kapistra pe te lidhuar ata

Faleminderit flo smiley

Edhe une me te kuqe, Hurbinek. Do i flas ca fjale patjeter, kur te kthehem. smiley

Hetues, pa polin negativ nuk mund te ekzistoje ai pozitivi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).