Kujt i flasin Berisha e Rama

Top Channel paraqiti në lajmet e dy ditëve më parë një lajm montazh me dy liderët e partive kryesore, Berisha dhe Rama, që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen dhe të komentohej.
Fillimisht u paraqit Berisha në Shkodër, nga kronikat e ditës, në një tribunë, i rrethuar me katër fëmijë, dy djem e dy vajza, të veshur me kostume kombëtare dhe me Jozefina Topallin në krah. Po i fliste Edi Ramës që nga Shkodra në Tiranë: "Shfrytëzoj këtë rast për t'i bërë thirrje zotit Edi Rama t'i kërkojë të falur Shkodrës, të dënojë krimet monstruoze të komunizmit që sistemi barbar ka kryer në të gjithë vendin dhe në Shkodër në veçanti…" Pastaj e ktheu në njëjës duke harruar fare fjalën "zoti": "Në rast se ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë qysh në rini, siç po thonë, dënoi ato … përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur qysh në rininë tënde…". Pasi përdori fjalën tredhje ndaloi dhe e kapi e qeshura bashkë me turmën "çfarë mund t'i themi,, - i tha turmës, ndërkohë që çuditërisht dy djemtë e vegjël që ishin në krahun e Berishës po duartroikisnin kurse dy vajzat në krahun e Jozefinës po rrinin si të hutuara ndërkohë që ajo po u rregullonte jakët.
Në vazhdim të kësaj sekuence Top Channel dha një kronikë të dikurshme të një mitingu ku Edi Rama, i veshur kuq e zi, po u drejtohej dëgjuesve të tij: "Kjo që kemi pas 17 vjetësh nuk është Shqipëria që kemi amanet nga të parët tanë, idealistë që në kohë të ndryshme dhe në barrikada të ndryshme u vranë, u pushkatuan, u helmuan, u varrosën dhe u zhvarrosën… … Sot unë jam këtu për të bërë thirrje për një bashkim të ri për Shqipërinë dhe fatin tonë të përbashët përtej të majtës dhe të djathtës … për të parë tek Shqipëria atdheun tonë të bukur që e kemi amanet nga Gjergj Kastrioti, rilindasit tanë të mëdhenj, nga Ismail Qemali, dëshmorët e lavdishëm të Luftës Antifashiste, nga At Zef Pllumbi dhe të gjithë martirët e diktaturës komuniste…"
Ky montazh është shumë domethënës për të ballafaquar personalitetin e të dy liderve, retorikën e tyre dhe programet e tyre elektorale do të thoja.
Së pari meriton të komentohet Berisha. Ishte skandaloze skena ku ai flet me fjalë të tilla si "tredhje" dhe për të tilla gjëra si krimet e komunizmit duke patur në krah fëmijë të cilët duartrokisnin të çoroditur, teksa dëgjonin se për çfarë po flitej. I duhet thënë ndal dekorit me fëmijë që përdoren në skenat e burrnimeve dhe zhburrnimeve të lidërve tanë politikë si në kohën që Berisha pretendon se po denoncon. Të paktën prindërit nuk duhet t'i lejojnë fëmijët e tyre të hipin në kësi tribunash ku ata përdoren pa e ditur.
Por, po aq e rëndë sa kjo skenografi me fëmijë më duket mënyra e "distancimit" dhe e "dënimit " nga ana e Berishës e krimeve të komunizmit. Nuk mund të mos sjellësh ndërmend se kryeministri ka qenë tridhjetë vjet komunist dhe madje sekretar partie. Si ka mundësi që flet sikur të ketë ardhur nga Marsi? Megjithë fjalët e egra që thotë: "krime monstruoze", "sistem barbar" ndjehet se në ndërgjegjen e tij, thellë thellë, ai nuk ka asnjë refleksion për atë kohë, asnjë ndjenjë përgjegjësie vetiake po ashtu. Në stilin e njohur të propagandës komuniste e keqja u prejektohet të tjerëve, kundërshtarëve. Berisha duket sikur ka harruar se sa hymne e lavde i ka thurur Enver Hoxhës në mbledhjet e organizatës së partisë. Si intelektual i asaj kohe e i kësaj kohe do të ndihmonte shumë më tepër dekomunistizimin sikur të shpjegonte, duke u nisur edhe nga përvoja e tij, se mbi çfarë mekanizmash trushpëlarjeje dhe dhune njeriu bëhej pjesë e atij regjimi - bashkuvujatës dhe bashkëfajtor thoshte ai dikur. Në mënyrë që të kuptonim më mirë edhe se si sot, që jemi gjoja në liri, në partitë tona nuk goxon kush të kritikojë liderët si ai. Mirëpo ai duket se ka bërë njëherësh amnezi dhe amnisti për veten dhe të kaluarën e tij ndërsa kërkon ta përdorë atë vetëm për kundërshtarët e sotëm duke mos kuptuar se, tek e fundit, dekomunistizimi na duhet për të mos përsëritur historinë dhe jo për ta përsëritur atë. Përndryshe duhet t'i kërkojë edhe ai të falur Shkodrës, pse në gjirin e saj Partia Demokratike ka pasur qysh në krye të herës shumicën komunistë që edhe për këtë e kanë lënë atë në gjendjen në të cilën ndodhet sot. A mund të dekomunistizohet vërtet Shqipëria nga njerëz të tillë dhe nëpërmjet instrumentalizimesh të tilla të antikomunizmit - lind pyetja. Apo dekomunizmi, duke u përdorur si kali i rradhës në betejat politike të ditës, me stilin e një propagande komuniste banale, do të humbasë me humbjen e politikanëve që e përdorin atë, siç humbi antikorrupsioni aq i denoncuar tre vjet më parë?
Kjo e dyta ka më shumë gjasë. Ashtu sikurse i ka ndodhur edhe një herë tjetër në qeverisjen e tij të parë, Berisha e ka filluar me tjetër kalë beteje luftën politike, por, dora dorës që i lindnin kundërshtarë, jo për arësye të së djeshmes, por të aktualitetit që ai po gatuante, filloi t'i hipte kalit të antikomunizmit duke i luftuar kundërshtarët me të shkuarën, që në fakt e kishte të përbashkët me ta. Kështu klasa jonë politike u nda në ish komunistë të mirë dhe të këqinj, në spiunë të mirë dhe të këqinj ndërkohë që ish të persekutuarish asistonin në këtë luftë për pushtet me gisht në gojë. Dhe dekomunistizimi mbeti në fakt pa u kryer pikërisht pse ish komunistët i riabilitoi Berisha me sjelljen dhe veprimet e tij që sollën katastrofën e 97-tës. Duket se edhe tani Berisha po shkon dramatikisht drejt të njëjtit skenar.

Le t'i kthehemi fjalimit të Ramës.
Kuptohet se komenti i parë që mund të bëhet është se përgjigja e Ramës ishte montuar nga Top Channel, me shumë gjasa me porosi të tij, për t'i treguar publikut se ai i ka dënuar, në fakt, krimet e komunizmit. Do të kishte qenë më serioze që gazetarët të shkonin t'i merrnin komentin për ato që tha Berisha në Shkodër, dhe jo të përzgjidhej një fragment fjalimi i djeshëm duke provuar kështu akuzën se Rama mban lidhje direkte përdorimi me disa nga televizionet e rëndësishme të vendit.
Së dyti, nuk mund të mos të të tërhiqte vëmendjen gjuha nacional - komuniste e përdorur prej Ramës, paçka se pa fyerjet dhe banalitetet e kundërshtarit të tij - ndoshta edhe sepse në këtë rast kishim të bënim me një fjalim me letër. Është e çuditëshme se si ky njeri, që e ka filluar shfaqjen publike në skenën e fillimviteve 90 me përqeshjen e propagandës nacional - komuniste, flet tani me terminologjinë stereotipe të asaj propagande: "atdheu ynë i bukur" "amaneti i të parëve" "i Gjergj Kastriotit" "dëshmorët e lavdishëm" pa kuptuar se, duke u shtuar këtyre amaneteve, edhe ato të martirëve të diktaturës e të Zef Pllumit nuk bën gjë tjetër veçse thekson fallsitetin e retorikës së tij.
Rama në fakt e ka si të shkruar në ballë se nuk i interesojnë aspak amanetet e të parëve për atdheun qofshin këta Skënderbeu, dëshmorët e lavdishm apo martirët e diktaturës, dhe po ashtu dënimi apo mosdënimi i krimve të komunizmit, por vetëm e sotmja e tij politike. "Amanetet e të parëve" është histori e njohur. "Të parët" vihen të flasin me gjuhën e interesat e të sotmëve. Bashkohuni rreth meje kundër Berishës siç u bashkuan princat shqiptarë rreth Skënderbeut kundër turqve. Jemi thjeshtë në një retorikë politike, anakronike dhe shterpe sado i pakultivuar apo i shpëlarë trush të mendohet publiku shqiptar. Është po ashtu shterpe thirrja e tij për tu bashkuar të gjithë "përtej të majtës dhe të djathtës" sepse është jorealiste dhe antidemokratike gjithashtu.
Po ashtu futja në një thes e të gjithë "idealistëve të persekutuar e të vrarë…" sëbashku edhe me "dëshmorët e lavdishëm" duket më shumë një manovër për të shmangur dënimin qartas e prerë të krimeve të regjimit komunist, për të ruajtur kështu unitetin e partisë e të elektoratit socialist që në bazë të tyre kanë gjeneratën e dytë dhe të tretë të persekutorëve të djeshëm. Edhe me këta, ashtu sikurse me Berishën, dekomunistizimi është i dënuar të dështojë sepse, për arësye të të sotmes së tyre politike, ata preferojnë të heshtin për atë kohë, por edhe sepse përdorin të njëjtën kulturë që ai ka lënë trashëgim.
Edhe një koment i fundit:
Në retorikën e dy liderve, ashtu siç u paraqit ajo në lajm-montazhin në Top Channel, mund të dallojmë dy strategji elektorale. Ajo e Berishës është e bazuar mbi sulmin dhe diskreditimin, por edhe frikësimin e kundërshtarit nëpërmjet gjuetisë së shtrigave të së kaluarës. Çuditërisht ka hequr dorë nga dikreditimi nëpërmjet hapjes së dosjeve të korrupsionit dhe po përdor dosjet e komunizmit. Strategjia e tij synon çarjen më dysh të shqiptarëve në "ne' dhe "ata".
Kurse Rama është në një strategji mbrojtjeje dhe bashkimi. Ai kërkon më shumë të përfitojë nga gabimet e Berishës duke tentuar të mbledhë konsensusin rreth tij edhe të gjithë atyre që janë zhgënjyer nga Berisha. Duket një strategji që premton më shumë sukses sesa ajo e Berishës, aq më tepër duke patur parasysh se tek ne gjithnjë fitorja ka ardhur si dështimi i kundërshtarit. Por ajo që shqetëson është se mungon një vizion tjetër nga ai i Berishës për Shqipërinë ekomomike, sociale, kulturore, për Shqipërinë në krizë.
Janë dy strategji që kondicionohen nga njëra tjetra që publikut të gjerë, që po përjeton përditë drama social - eknomike (mjafton të kesh parasysh se si po rritet eksponencialisht numri i krimeve, por edhe i vetëvrasjeve), i interesojnë shumë pak. Si për Berishën edhe për Ramën mund të thuhen se kemi të bëjmë me damagogë që në vend se t'u flasin njerëzve për hallet e tyre të përditëshme: për punën, për ujin, për dritat, për rrogat, pensionet, çerdhet, kopështet shkollat e fëmjëve, poliklinikat e spitalet, kërkojnë t'ua shpëlajnë trurin me retorika boshe. Të duket se të dy, ashtu siç e ilustron edhe lajm - montazhi i komentuar, të verbuar edhe nga militantë që i duartrokasin çfarëdo banalitetit që thonë e që u tundin para syve pankarta e flamurë, nuk janë të vetëdijshëm se kujt po i flasin e çfarë po thonë. Jemi në një mjerim të politikës që përforcon perceptimin se ajo, me këtë klasë politike e me këta lider, po largohet përditë e më shumë nga hallet e vërteta të shumicës së njerëzve. (Korrieri, 29 janar 2009)

15 Komente

Le t'i kthehemi fjalimit të Ramës.
Kuptohet se komenti i parë që mund të bëhet është se përgjigja e Ramës ishte montuar nga Top Channel, me shumë gjasa me porosi të tij, për t'i treguar publikut se ai i ka dënuar, në fakt, krimet e komunizmit. Do të kishte qenë më serioze që gazetarët të shkonin t'i merrnin komentin për ato që tha Berisha në Shkodër,

 

Si keshtu Fatos ?

Me siper harxhon nje tefter te tere per ate qe bene Berisha e Cusepina ne Shkoder dhe sapo mbaron kete i kerkon Rames te komentoje ate palacolluk . Po je krejt gabim me duket mua.

Cer ti komentonte Rama kesaj :

 Në rast se ti nuk je i mjeruar, pra me vrimë qysh në rini, siç po thonë, dënoi ato … përndryshe do më bësh të besoj se je i tredhur qysh në rininë tënde…".

 

Cer te komentoje Rama kur Kryetarja e Parlamentit mbledh grate e Beratit per te promovu aparatin e mamografise dhe ulerin : Ed Rama ka rraf nanen e vet .

Po lere tani se nuk i ha njeri keto reflektime  si kofini mbas te vjeli. Mbase ne nje nisje tjeter, nga nje rast tjeter por nga ky shembulli i "tredhjes" aha sikur shkelim ne shtigje qe duhen harru se egzistojne.

Me keq se Kac Muftaraj qe merret me krizat e persoalitetit dhe fillon qe nga suma e Enver Hoxhes e deri tek oralet e Zanfit. Po ketij gjene nuk i ve faj une, por ty nuk ta fal.

Ju lutem shumë mos e fshini komentin!!!!

Nëse nuk ju pëlqen KOMENTOJENI.

 

Ky është bërë BOZË fare! Aty në temat e identitetit e 10u krejt, po dhe këtu po i del krejt boja.

Koth, pak a shumë në një vijë mendimi... që kur e lexova vura re një çiftosje të përdhunshme të Berishës me Ramën. A thua se si Tos që është, i është dashur patjetër të heqë vija paralele nga njëri te tjetri. thelbit i ka rrujt prapanicën.

Shumë i zhgënjyer.

Lubonja ben nje analize shume interesante te Berishes dhe Rames dhe strategjive te tyre elektorale.  

Jemi në një mjerim të politikës që përforcon perceptimin se ajo, me këtë klasë politike e me këta lider, po largohet përditë e më shumë nga hallet e vërteta të shumicës së njerëzve.

Pikerisht! Fatkeqesisht!

Jam dakort deri diku me kete qe thua. Dmth ate qe thote se strategjite e tyre bazohen ne demagogji eshte e vertete. Po ashtu dhe turpet e mediave, se ky mo(ut)ntazhi i top qenit ishte vec nje ilustrim i demagogjise dhe varesise politike te mediave. Ne vend ti ofrojne popullit ndonje gje qe eshte relevante, i ofrojne nje klip ku pellet Berisha dhe nje fjalim te shekullit te kaluar te Rames si pergjigje per kete klip. 

Por Lubonja i bie pak si me top analizes, dmth pa shume gjera konkrete ne disa pjese te kritikes se tij, dhe duke i pergjithesuar te gjitha dhe te gjithe.

P.sh. thote qe Berisha duhet te kerkoje falje per gjemat e komunizmit se dhe ai ishte komunist e sekretar partie. Kjo eshte qesharake. Berisha ka bere kariere ne profesionin e tij, goxha kariere. Si mund te beje kariere ne ate kohe pa qene komunist? Ideja nuk eshte te persekutojme cdo njeri qe ka qene komunist, se nje parti ishte atehere, nuk kishe shume zgjedhje po deshe te kishe nje fare perspektive dhe karriere ne jete, me perjashtim po te ishe i persekutuar dhe nuk beheshe dot komunist dhe po te deshe.

Lubonja me te drejte akuzon Berishen qe ai perdor antikomunizmin dhe vuajtjet e djeshme thjesht si retorike per avantazhe te sotme politike, se Berisha nuk e vrau mendjen per lustrimin deri tani qe eshte fundi i mandatit te tij te trete, dhe i duhet qe te fitoje prap zgjedhjet. Po ashtu dhe kritika per Ramen qe i fut ne nje thes "pertej te majtes dhe te djathes" qe nga Skenderbeu e deri tek te perndjekurit dhe partizanet e luftes, dhe ben argumente bajate te tipit po te doni Skenderbeun votoni per mua.

Por Lubonja ben te njejtin gabim ku dhe ai i fut ne nje thes aferat e komunizmit, dhe meqe ai paska bere burg, simbas tij i bie qe ne '92 ne politike duhet te angazhoheshin vetem ata qe kishin bere burg dhe qe s'kishin qene komunista, dmth efektivisht asnje qe kishte nje fare arsimi dhe kualifikimi, apo qe u dashka qe Berisha dhe cdo njeri qe ka qene komunist te kerkoje falje dhe te ndaje njesoj pergjegjsine, nderkohe qe fajet nuk i kane bere te gjithe, se shumica ishin komuniste per arsyete qe thashe. Po dhe ata qe i kane bere faje nuk i kane njesoj; s'kemi pse i fusim ne nje thes me retorika te pergjithshme te tipit duhen denuar apo duhet te kerkojne falje. Kujt i plasi per falje tani mbas 20 vjetesh? Ngjall ajo kerkese falje ndonje te pushkatuar dhe te vdekur burgjeve? Ne ka bere dicka konkretisht Berisha si komunist, dmth ka persekutuar njeri etj, atehere kritikoje per ato qe ka bere konkretisht, jo thjesht se ka qene komunist.

Por me e rendesishmja per dekomunistezimin, gje cka i meshon Lubonja ne kete dhe shkrime te tjera, eshte qe ata qe i ane duart me gjak te mos jene me pushtet dhe administrata. Dhe per kete Lubonja nuk ofron asnje keshille konkrete ketu.

Po ashtu dhe kritika e tij per platformat per zgjedhjet te Berishes dhe Rames eshte po aq e ceket dhe pergjithesuese. Te thuash "te dy jane te keqinj" nuk eshte kritike, eshte koment Peshku. Kritike eshte se pari ti besh secilit  rezymene e arritjeve dhe mangesive te tyre ne funksionet dhe detyrat perkatese, dhe pastaj planet per te ardhmen, etj. Po kjo kerkon me shume pune sesa shkruarja e nje shkrimi te pergjithshem si ky, me gjera te pergjithshme dhe vetem pjeserisht te verteta, qe dihen nga te gjithe dhe qe s'kerkojne detaje.

Po ti jepja valute Peshku, nga 5 te mundshme do i jepja 3 yje Lubonjes per shkrimin. smiley

 

Me falni per onjoroncen e pafajshme. Po ai kadosh Sale ka thone "i tredhur ne rinine tende" apo "i tredhur ne lirine tende"? Se diten e pare te siti i Top-it flitej per lirine e jo per rinine. Po ka shume mundesi qe t'ja kene myt kot se nuk do e kishin per here te pare.

Sidoqofte Koth, ka nje ndryshim shume te madh, mos-pergjigjia e Rames per "tredhjen" dhe mbeshtetja per kriminelet qe kane bere krime ne komunizem. Nuk mjafton t'i quash viktima ato qe u vrane e masakrune. Duhet t'i quash KRIMINELE edhe ata qe vrane. Ai nuk del kunder tyre se fale tyre kerkon te marre pushtetin.

Ju e dini simpatine time per Lubonjen, po ketu besoj se kerkesa eshte per kete te dyten dhe jo per tredhjen.

Na u lodh koka dhe na u ca trapi me keto pseudo-perplasje deklarative mbi tema qe jo vetem qe sot jane te vdekura, por as nuk kane qene te gjalla ndonjehere.

Mua si qytetar sot me ha meraku per prosperitetin tim ekonomik (sigurine e vendit te punes, rritjen e rroges dhe te te ardhuarave ne pergjithesi, rritjen e mundesive te kreditimit te veprimtarive te jetes sime, paralelisht me uljen e kostos se kredive, etj), me ha meraku per sigurine time vetjake dhe ate te familjes sime (sigurine e jetes e te shendetit, e cila mund te kanoset jo vetem nga bandite e kriminele, por edhe nga ushqime apo ilace te skaduara, bombola gazi te mbushura keq, rruge te pashtruara e puseta te hapura, e njemije e nje rreziqe te tjera), jam i shqetesuar per cilesine e jetes e per ceshtje te tjera si keto, per zgjidhjen e te cilave i mbaj syte nga shteti.

Kurse debati i perditshem eshte i mbushur me llogje pa pike kuptimi te llojit diskutime per seksin e engjejve.

Duhen zbuluar "krimet" e Skenderbeut ...biles me ne lashtesi akoma te Piros a Teutes . Rregjimet despotike te tyre, per te pare se ne lartesuam KRIMINELE dhe anashkaluam viktima.....etj etj ...duhet te futemi e zhytemi thelle e me thelle ne zbulimine bashkepunetoreve te Abdyl Hamitit , Pashait te Egjyptit Mehmet Aliu etj etj...duhet te ckriminalizojme me varrim cvarrime te vraret e Fashizmit te Rregjimit dinak e gjakmarres te Mbretit...etj etj  duhet me cdo kusht te zhvarrosim e varrosim te afermit e Rregjimit Hoxhist etj etj ...duhet te ndigjojme te gjithe DALLKAUKET e sotem me mentalitetin DONKISHOTESK qe te kesh midene te merresh me ko..et e Edit, Hiret e Xhozit apo Synetlliksin Sali...e me se shumti te merresh me teorizime "ishesh" . Mbi te gjitha duhet te jetosh ne spitale psihatrike per te mbajtur referate e debatuar, per te konkluduar e parapare se te gjithe te keqijat na vijne nga ISHI..... Jepini Popullit sot LIRI, SIGURI, PUNE, DINJITET . Krijoni bazamente te qendrushme per te ARDHMEN e FEMIJVE jo kurverimin e tyre me "kurva podiumesh" qe ne moshen10 vjecare. Per te mos mbjellur IMORALITETIN dhe INJORANCEN qe Ju karakterizon JU dhe ndjekesve tuaj shpirterore apo edhe ndonje krapuliqi qe hyn ne familjen Peshkkore.

E ndava ne dy pjese per ti thene LUBONJES te CILESUAR :

Ngri akuze ndaj BERISHES dhe JOZEFINES.......per abuzim me adoleshentet ... nje nga krimet me te ndjeshme te KOHES ne te gjithe boten dhe leri denglat donkishoteske me analiza kapakesh e tenxheresh . Keshtu po !....do te tregoje se si e dekomunistizon ti i PARI shoqerine shqiptare.

Le t'i kthehemi fjalimit të Ramës.
Kuptohet se komenti i parë që mund të bëhet është se përgjigja e Ramës ishte montuar nga Top Channel, me shumë gjasa me porosi të tij, për t'i treguar publikut se ai i ka dënuar, në fakt, krimet e komunizmit. Do të kishte qenë më serioze që gazetarët të shkonin t'i merrnin komentin për ato që tha Berisha në Shkodër,

Mire do ishte qe Gazetaret t'a pysnin Ramen edhe pre çeshtjen e illustrimeve te firmosura nga ai ne kohen ne vitin 1983 per konto te Revistes se Sigurimit ... se per kete Rama nuk u pergjigj fare, madje as me "spond". Por ç'fare rendesie do te kishte t'a pyesje xhanem, kur dihet se ai s'do t'a pranonte ?!  Heshtja tregon shume me teper ne kete rast ... mos kundershtimi, mos-pergenjeshtrimi, tregon se dokumentet e publikuara kane qene reale dhe qe i interesuari (ketu, Edvin Rama) s'kishte asnje avantazh nese do te kunderpergjigjej, sepse atehere do ishte i sigurte se fushata kunder tij ne lidhje me bashkepunimin (kolababoracionin) e tij me Siguminin, do te shtohej akoma me teper.

Gjithsesi, jam dakort me STUDENT SHQIPTAR, sepse ky "debat" lindi vetem nga fjala "tredhje" qe perdori Berisha, me shaka, dhe qe u sterhollua neper media si nje SKANDAL i radhes ... tere keto "SKANDALE" te njepasnjeshme i kane merzitur njerezit, te cilet u interesojne me teper te dine se sa do ta kene rreogen apo pensionin ne fund te muajit, apo sesa te lehte e komode do t'a kene jeten. Fjalet boshe, "Pertej te majtes dhe te djathtes" - qe askush nuk ja njeh permbajtjen, nuk u interesojne asnjerit, perveç demagogeve qe mezi po presin te marrin karriket e humbura ne 2005, per t'a zhvatur perseri vendin, siç e ropen per 8 vjet rresht

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes mazhorancës në pushtet dhe opozitës së Sllovenisë, parlamenti i këtij vendi, nuk e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO.

 

Lajm per Jozefina Topallin !

 """"sepse ky "debat" lindi vetem nga fjala "tredhje"  Rrofshin militantet e te gjitaha kohrave . Lefti mos u mer me politike . Shko andej nga Dostojevski per te kuptuar tipat si Saliu me Jozin . Ose me mire shko shih videon e F.Hases kur i thote grus Rremes : - Rri mi budallaqe se nuk merr veshti. Jane delikat veglat e chunit "

S'je ti kompetenti per te vendosur kush merr vesh nga politika dhe kush s'merr vesh, e kape Idrizo ?!

Sikur te ka hyp vetja ne qejf ketu kohet e fundit dhe s'po le koment nga ato qe bej une pa i dhene pergjigje ! je bere si ato rrodhet qe nuk shqitesh kollaj ... tipik si Erion Braçeja ! (Besoj se e ke per kompliment te krahasoj me Braçen, mos ma merr per ters, megjithese se ai eshte katundar nga Derrdena e Beratit)  smiley

Pastaj une Idrizo, te pakten tregoj nga pak ketu librat qe kam lexuar e qe lexoj, kurse ti shembujt ketu na i jep vetem nga barcaletat apo nga skeçet e humoreve ne TV ... vetem me kaq e tregon nivelin ti, kot sa merrem me ty,  je i denje per ata te PORDHOKALLISE

Ke shume te drejte Lefti. Edhe ne leter kerryerrje-marrje qe kam me Polon keshtu me sygjeroi..." Leftin ne kete fushe te mos ta ndjekesh me kemba kembes por t'ja mbeshteses mejtimet e vyera qe ka dhe jep. Eshte dhenese po shume pak e kuptojne". Ja keshtu me shkroi ne KarTen e fundme. E bej ate kabim nganjehere Lefkofe...dhe kerkoj falje smiley

Kur flet per Berishen, eshte i qarte.
Kur flet per Ramen, behet konfuz.

Shprehje te tilla si "e ka te shkruar ne balle", sikur po luan filmin "Duel i heshtur", nuk bejne analize. Vreri del perseri ne pjesen

"atdheu ynë i bukur" "amaneti i të parëve" "i Gjergj Kastriotit" "dëshmorët e lavdishëm" pa kuptuar se, duke u shtuar këtyre amaneteve, edhe ato të martirëve të diktaturës e të Zef Pllumit nuk bën gjë tjetër veçse thekson fallsitetin e retorikës së tij",

e cila eshte nje hidhtesi e perseritur ala Lubonja. Vlera te pakontestueshme kombetare si Skenderbeu apo deshmoret e lavdishem (te lavdishem sepse FITUAN, jo se qene me patjeter burra me te mire ne rrafsh personal se te tjere kundershtare te kohes se tyre) bashkeshoqerohen me padrejtesite e komunizmit te aplikuara te ne nga regjimi, (ku futet natyrisht edhe burgu i autorit).

meqe jemi, a ka ndonje nga fansat e tij njeriu, qe ti thone se po e perdorin gjarperinj antishqiptare nen siglen "shqiptaret pohojne me gojen e tyre"? Ne i befte ndonje pershtypje Lubonjes kjo, natyrisht. Se mund qe edhe t'i behet qejfi, meqe medemek po e citojne e marrin ne reference si emer te rende e koke mendimtari (krahas kaplan resulit, natyrisht).

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).